Në takimin me biznesin e vogël, Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi shprehu angazhimin e tij për të qenë afër këtij sipërmarrësve, duke theksuar se biznesi i vogël është një biznes kryesisht familjar, me ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Kavajës.
Kandidati i ASHE për bashkinë e Kavajës, i cili më 21 Qershor do të kërkojë mandatin e dytë si kryebashkiak, tha se ndryshe nga disa vite më parë, sot askush nuk është i detyruar të paguaj për të hapur një biznes.
“Disa vite më parë, për të hapur një biznes në Kavajë, duhej të paguaje 200 mijë lekë, sot kjo taksë është bërë zero, çka lehtëson çdo person që dëshiron të nisë një aktivitet të ri”, u shpreh Roshi.
Ai i ka bërë thirrje këtij biznesi të mendojë për krijimin e një shoqate, e cila do të adresonte çdo problem apo shqetësim të tyrin, në mënyrë që edhe bashkia ta ketë më të lehtë për të vepruar.
Rroshi ka thënë në takim se së shpejti do të hyjnë në qarkullim në unazën e qytetit disa autobusë të rinj, çka do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të qytetit, si dhe do të jetë një ndihmë e madhe për punëtorët që jetojnë në periferi të Kavajës.
Në takimin me biznesin e madh, sipërmarrës të suksesshëm të qytetit ishin të pranishëm në takim, për të diskutuar dhe për të dhënë idetë e tyre se si të rritej më tej bashkëpunimi dhe mbështetja nga bashkia e Kavajës.
Edhe në këtë takim, Rroshi ka kërkuar nga sipërmarrësit që të krijojnë një shoqatë të tyren, me qëllim që të strukturohen idetë dhe kërkesat e tyre, pasi në këtë mënyrë marrin zgjidhje më të shpejtë problematikat që kompani të vaçanta apo të gjitha së bashku, përballen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.
Rroshi ka theksuar gjatë takimit se në ato rrugë ku ka pasur ndërhyrje nga bashkia për asfaltimin dhe ndriçimin e tyre, bizneset e ndodhura në ato segmente kanë ndjerë rritje të të ardhurave.
“Është e vërtetë që në ato rrugë, ku ka pasur ndërhyrje nga bashkia, kanë avancuar edhe bizneset. Një strategji që do ta ndjekim edhe pas 21 qershorit, në mënyrë që ju ta keni më të lehtë ushtrimin e aktivitetit”, tha Roshi. /gj.k/
DONI TE DINI NE TE VERTETE SE KUSH ESHTE KRYEBASHKIAKU I KAVAJES QE SIPAS TYRE ……………… ?????? KAQ SHUME I PERFOLUR ?
EJANI NE KAVAJE DHE KRAHASONI QYTETIN TUAJ ME TE DHE FLISNI E SHKRUANI PASTAJ CFARE TE DONI.