Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të enjte një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit.
Basha është njohur nga afër me shqetësimet e të rinjve për tarifat e larta të shkollimit dhe nivelin e lartë të papunësisë .Basha i ka ftuar të rinjtë që të përcjellin mesazhin e duhur me votën e 21 qershorit.
“A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve në Bashkimin Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur, atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes së të keqes”, u shpreh Basha.
Kreu i PD tha se “Ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri, qeveria ka prioritet fasadat të cilat nuk hapin vende pune por mbushin xhepat e qeveritarëve”. “Sistemi i taksave të larta, çmimeve të larta, mungesës së shpresës e ka çuar vendin në drejtimin e gabuar. Me votën e shqiptarëve, 21 qershori, do t’i japin jetë ofertës së re të Partisë Demokratike për punë dhe dinjitet”, u shpreh ai.
Sipas Bashës duhet të ketë një rend prioritetesh. “Në qoftë se papunësia është problem më i madh, në qoftë se varfëria është problem më i madh, në qoftë se uji është problem më i madh, aty investohet në fillim. E pastaj në projekte luksi. E pastaj në projekte zbukurimesh se njerëzit nuk hanë palma as nuk punësohen majë palmës. Sistemi që po falimenton Shqipërinë është sistemi i taksave të larta, i çmimeve të larta, ku shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Ne do t’i japim fund këtij sistemi. Shqiptarët do të paguajnë taksa të ulëta, do të fitojnë më shumë, do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe do të jetojnë më mirë”, theksoi zoti Basha
Në këtë takim Basha shoqërohej edhe nga kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Elbasanit Ardian Turku. Kandidati Turku tha se prioritet i punës nëse do të zgjidhet në krye të bashkisë së Elbasanit do të jetë ulja me 30% e taksave dhe lufta ndaj informalitetit.
Nuk e kuptoj, taksat jane funksion i deshirave te cdo bashkie apo jane percaktuar nga ligjet e shtetit!!!
Z. Basha keto zgjedhje jane zgejdhje per pushtetin vendor pra shqiptaret vendosin ne baze te punes qe eshte bere ne qytetet e tyre nga kryetaret e Bashkive. Ne ka nje person qe ka me shume pergjegjesi nga kushdo te pakten ne kete moment jeni ju z. Basha, ju qe per kater vite ne krye te qytetit nuk realizuat thuajse asnje investim. Premtuat Tramin, krijimin e hapsirave te gjelberta, premtuat kartat e studentit, premtuat hapjen e qendrave rinore, asnje nga keto nuk eshte realizuar. Jepini llogari qytetareve.
QE TE GJITHE MASHTRONI KETE POPULL TE VUAJTUR POR MOS KUJTONI SE DO TUA HIDHNI AKOMA SEPSE TE GJITHA KETO TAKSA TE RITURA SIC THONI JU NUK JANE VENDOSUR SOT POR JU I VENDOSET QE I RRITET SI DRITAT SI TVSH SI UJIN E TE TJERA PER TE MBLEDHUR ME SHUME LEKE PER XHEPAT TUAJ DUKE JUA MARRE ATYRE QE JANE TE NDERSHEM DHE DUKE FAVORIZUAR ATA TE PA NDERSHMIT. KESHTU QE PA U ULUR TE GJITHA TAKSAT DHE TATIMET DRITAT DHE UJI DHE TVSH NE NIVELET QE KANE QENE ME PARE NUK MUND TE KETE DREJTESI DHE NUK MUND TE FORMALIZOHET EKONOMIA NE MASEN 100% DUKE PAGUAR TE GJITHE PJESEN QE JU TAKON PA VJEDHJE DHE PA MASHTRIME QE NGA JU ATJE LART. FALEMINDERIT
Po ju 8 vjet ne qeveri sa borxhe late ?
Kompanive private, kasses shteterore!
Thyhet kushtetuten per te kaluar limitin e borxhit.
Po spitalet, shkollat,cerdhet dhe rruget qe I late cop cop.
Per te vjedhur ishit mjeshtra,dhe tashti na beni moral,
TURP tju vijë juve dështakeve te kombit.