Rama: Shqipëria, destinacioni i investimeve për sipërmarrësit italianë

14 Maj 2015, 10:45Politika TEMA

124 ndërmarrje italiane, të ardhura nga plot 15 Rajone italiane, marrin pjesë në misionin sipërmarres “ITALIA ED ALBANIA– BUILDING TOGETHER”, që po organizohet në Tiranë nga Agjencia ICE, në bashkëpunim me ANCE – Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë.

I pranishëm në këtë konferencë, kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria është një destinacion real investimesh për biznesmenët italianë”.

Ai theksoi se “Qeveria do të mbështesë këdo që është i gatshëm të investojë. Italia dhe Shqipëria, vende mike”.

“Nuk mund të mos jemi të kënaqur me numrin e ndërmarrjeve italiane në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje afërsinë mes dy vendeve jo vetëm nga pikëpamja historike. Kryeministri u ndal edhe tek borxhet që qeveria i ka ndërmarrjeve private, për të cilat tha se do të shlyhen deri në mesin e vitit të ardhshëm.

“Ky vend nuk është vetëm një ëndërr e parealizueshme për ju, është një realitet. Duhet shumë më pak kohë për të ardhur në Shqipëri, se nga veriu i Italisë në jug. Të vish në Shqipëri, ku mikpritja është shumë e ngrohtë dhe qeveria është e gatshme ti hapë rrugë kujtdo që do të investojë. Jemi dy vende shumë të afërta, jo vetëm nga pikëpamja historike”, tha ai.

Për këtë gjë Rama solli një shembull nga futbolli.

“Ishim shumë të lumtur për ju edhe kur mundët Realin e Madridit. Ne kemi një Italian me dy pasaporta që stërvit Kombëtaren tonë. Vetëm një Italian do të donte shtetësinë shqiptare dhe vetëm një italiani do t’ia jepnim. Se imagjinoj që një gjerman të dojë kombësinë shqiptare”, tha Kryeministri.

Megjithëse vlerësoi faktin se në Shqipëri janë 900 ndërmarrje italiane që operojnë, Rama theksoi se janë pak në krahasim me mundësitë dhe hapësirat që ekzistojnë, duke i ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri.

“Nuk mund të mos jemi të kënaqur për numrin e ndërmarrjeve këtu, rreth 900 por janë shumë pak, në krahasim me hapësirat dhe mundësitë.

Italia është partneri me peshën shumë të madhe të eksporteve në Shqipëri, por besojmë se ka ende shumë, shumë mundësi për të bërë edhe më shumë. Sigurisht ajo çka mund të bëhet në mënyrë thelbësore, mund ta bëjnë ata që punojnë në sektorin privat dhe që kanë aftësitë për të investuar në këtë vend”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se në vend ka përmirësime të ndjeshme për sa i përket lehtësirave dhe klimës për investime. Ai tha se para 18 muajsh qeveria gjeti 720 mln dollarë borxhe ndaj biznesit dhe tha se këto borxhe do të shlyhen deri në mesin e vitit të ardhshëm.

“Jam shumë i kënaqur t’ju them se është një situatë ku ka përmirësime nga të gjitha pikëpamjet, për sa i përket klimës, hapësirës për të bërë biznes në Shqipëri.

Vetëm 18 muaj më parë, na u desh ta ballafaqoheshim me një mal borxhesh që qeveria u kishte bizneseve. 720 mln dollarë, ishin paratë që qeveria u detyrohej ndërmarrjeve private për ndërtime, shërbime, në fushën e mjekësisë, arsimit dhe TVSH-ja e parimbursuar.

Jemi përballur me këtë problem shumë seriozisht sepse duhet të ishim shumë të qartë se duhet të njohim dhe respektonim të gjitha të drejtat e atyre që investojnë në këtë vend. Nuk mund ti trajtonte qeveria sipërmarrësit si vartësit e vet.

E kemi filluar këtë proces për larjen e borxheve dhe objektivi është të shlyejmë gjithçka gjatë këtij viti deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Por kemi krijuar edhe institucione të mirëfillta sëbashku. Ndodhemi në një situatë për të cilën mund të jemi optimistë, sepse nuk ka asnjë kufizim për kapitalin e huaj në një ndërmarrje”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndërsa ambasadori Italian, Massimo Gaiani, u shpreh se, “sipërmarrja italiane ka shumë për të dhënë për Shqipërinë”.

Kjo nisëm merr një rëndësi të veçantë, pasi sektori i infrastrukturës publike konsiderohet strategjik nga qeveria shqiptare, e cila ka vendosur ndër objektivat e saj krijimin e një infrastrukture rrugore të integruar në planin kombëtar, rajonal dhe europian; përmiresimin e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimin e saj në rrjetin rajonal dhe europian; përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në portet detare nëpërmjet rritjes së investimeve infrastrukturore. Sektorë që krijojnë mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

11 komente në “Rama: Shqipëria, destinacioni i investimeve për sipërmarrësit italianë”

  1. xhorxhina says:

    Ne kemi potenciale pafund per tu bere nje atraksion turistik, eshte lene vetem nga neglizhenca e qeverisjes dhe pak promovim dhe mbeshtetje me reforma e lehtesira per investitoret duhet.

    1. arjoni says:

      Italianet do te benin pune te mire, ne perputhje me ndertimet urbanistike pergjate gjithe bulevardit te Tiranes, qe jane te stilit italian, qe te mos kete cudira te shemtise arkitekturore, nje nga kina, nje nga italia e nje tjeter nga rumania…

      1. krios says:

        Ne jemi popull italiandashes, na pelqen cdo gje nga italia, gjuha, kultura, gatimi, arkitektura, plazhet dhe forcimi i marredhenieve mes dy vendeve eshte inkurajues per zhvillimin e Shqiperise, per t’iu afruar me teper stilit italian, pse te mos behet edhe Shqiperia nje destinacion turistik si Italia, me pune dhe perkushtim arrihet cdo gje. Gjerat jane vene ne rrugen e duhur, ndertimet ne bregdet po prishen, plazhet po pastrohen, infrastruktura po ashtu, riviera eshte me e bukura ne ballkan dhe nuk i mungon asgje per tu bere nje perle turistike.

        1. pur pur says:

          Eshte bere goxha pune per te krijuar lehtesira per investitoret e huaj, qe nga ligji i investimeve, krijimi i paketes me lehtesira fiskale per investitoret, permiresimi i kushteve te klimes se biznesit, lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit duke krijuar besim tek te huajt per te investuar ne Shqiperi, qe do te thote me shume para nga jashte ne Shqiperi, per te rritur ekonomine.

        2. era says:

          shqiperia, jugu i saj ka pafund mundesira per te qene nje vend me turizmin me te zhvilluar dhe ne kete menyre i japim dhe spunto dhe zhvillimit ekonomik . rasti i ishullit te sazanit mendoj qe eshte nje gjetje shume e mire dhe interesante

          1. nurce says:

            Italia eshte vertete nje partner strategjik per ti dhene ne nje zhvillim turizmit dhe ekonomise tone .i lumtur pafund qe ishulli sazanit do te hapet per turistat une kam qene vete marinar dhe ky ishull zoteron bukuri qe pse te shijohen nga te gjithe.

            1. hana says:

              Rama po tregon seriozitet dhe zhvillimi i turizmit dhe rritja e investimeve ne kete fushe eshte shume pozitive dhe ndez driten jeshile e rritjes ekonomike

              1. pala says:

                hapja e ishullit te sazantit gezo pamase vlonjatet dhe jo vetem ..bravo per inisiativen dhe shpresojme qe ti shkoni deri ne fund dhe bashkepunimi me italinet duhet te shihet si shume pozitive se gjthm i kemi pas partner strategjik

    2. fabi says:

      vazhdoni me reformat ekonnomike se me sh italjan do vine. duhet se sben dhe nje reform te ato gjykatat e korruptuara qe la saliu me ata gjykatesit e plepave

    3. genti says:

      borxhet e saliut skan fund por shyqyr qe ju po i mbani premtimet dhe pervec borxheve po jepni dhe buxhet per investime

    4. tani says:

      eshte rritur ndjeshem klima e te berit biznes ne shqiperi. kjo fale reformave qe rama dhe qeveria e tij po ben ate qe duhet per vendin. nuk ka llafe dhe propagande kjo qeveri si saliu qe na coi kok me kok me gjermanine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje