Osama Bin Laden ishte fans i teorive konspirative të 11 shtatorit, sipas një liste të publikuar së fundmi me librat që ndodheshin në bibliotekën e tij në Pakistan.
Në listë përfshiheshin dokumenta që i përkisnin ish-shefit të al-Kaedas, të publikuar nga qeveria amerikane këtë javë.
Në disa nga dokumentat e tij ndodhen strategji ushtarake që deklarojnë se gjoja Shtetet e Bashkuara janë bashkëfajtore të sulmeve të 11 shtatorit.
Zbulimi i këtyre librave e dokumentave bëhet pak pas 4 vjetorit të vdekjes së Bin Laden në duart e forcave speciale amerikane.
Lista e librave në anglisht që Bin Laden mbante, ishin tekste serioze në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën dhe ligjin.
Një koleksion i shumtë manualesh për përdorimin e programeve të kompjuterave, printerave dhe antiviruseve të kompjuterit. Këto ishin disa nga gjërat që iu gjendën në Pakistan njeriut më të kërkuar në botë.
“Iluminati”
Bin Laden gjithashtu zotëronte libra rreth skandalit të Watergate-it. Dhe interesi i tij për teoritë konspirative nuk përfundonin vetëm me ngjarjen e 11 shtatorit, por ai kishte edhe libra në lidhje me teoritë konspirative mbi “elitat që qëndrojnë në hijë”, përfshirë “Iluminati” dhe “Komiteti i të 300-tëve”.
Në materialet e tij të leximit bënin pjesë edhe tituj në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, siç raporton politika e jashtme amerikane.
Ndër tekstet më surprizues ishte “Një guidë e shkurtër në kuptim të Islamit”, si dhe libri “A është kjo çfarë zemra jote po kërkon?”, një libër i përdorur për të parandaluar vetëvrasjen.
Përveç librave Osama kishte dhe një video-lojë me forcat speciale amerikane “Delta Force Extreme 2”.
Bin Laden ishte veçanërisht i interesuar për Francën, duke qenë se kishte edhe një numër të madh tekstesh për vendin rreth subjekteve të ndryshme, kulturorë, ekonomikë, pabarazisë së pagës etj.
Ndërkohë, raportohet se në vendin ku fshihej Bin Laden janë gjetur edhe video porno “hardcore”.
Kjo është bërë e ditur nga ana e autoriteteve amerikane.
Por, ato kanë thënë se përmbajtja e videove të gjetura në strehën e Bin Laden nuk do të shfaqen.
Janullatosi ne vitet e rinise se tij
Janulla nuk la vrar njeri ad nuk ka shtyr njeri te ben vrasje apo vetvrasje.
Mese do te kritikosh ndokend kritiko hoxhet psikopat qe i kan kthyer xhamit ne qendra reklutimi
shkrim fantastik!!
më SURPRIZUAT(befasuat)totalisht!!
të tëra këto që tregoni ju nuk tregojnë tjetër veçse psikopatinë e tij!!
Boll me budallalleqe.
Ato qe shikonte Ai i shikojne te gjithe, se per ate pune jane bere, jane kulture kapitaliste, qe ishte e ndaluar ne komunizem, edhe per kete kufizim ne e kritikojme komunizmin.
E verteta eshte se: ne mungese te fakteve demaskuese bindese, per shkak te izolimit te fuqishem qe rrethonte Ladenin,propaganda merret me librat dhe lojrat te cilat vete ajo i ka prodhuar per konsum publik.
E njejta taktike. Fol, fol se dicka do te mbetet ne mendjen e popullit.
Ose. Promovim kaosi ideologjik. Krize.
Ja te ka shtyre ty anullatosi, ty tkfgos pinderi.
Ti dhe anullatosi vrisni me gjuhen gjarper.