Kryetari i PSD-së Skënder gjinushi, ka braktisur mbledhjen e Komisionit qendror të Zgjedhjeve, pas debateve të forta për mos regjistrimin e kandidatit të kësaj force politike në Bashkinë Prrenjas Artur Topi. Gjinushi e ka cilësuar të padrejtën kallzimin penal të KQZ-së ndaj kandidatit të saj Artur Topi, për falsifikim firmash. Sipas tij ai kandidon nën siglën e PSD-së dhe nuk duhet të mbledhë firma për tu regjistruar në KQZ.
Në mbledhjen e kaluar KQZ, vendosi të mos regjistrojë kandidatin e PSD-së për bashkinë Prrenjas, pas kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, se kandidati I PSD-së kishte falsifikuar firmat. Menjëherë pas bledhjes KQZ ka depozituar në prokurori një kallzim penal për Artur Topin, me akuzën e falsifikimit të firmave.
Artur Topi nje injorant qe e vuri PS ne drejtim te bashkise se Prrenjasit, u largua e kerkoi strehim politik ne Kanada ku nuk e pranuan. Tani u kthye te haje prape ndonje kocke me PSD.
Akoma me keta do merremi ne? Larg qofte!