Donald Trump është “kryqëzuar” në mediat sociale pasi postoi një Twitter ku sulmonte gruan e kandidatit për President të SHBA-së, Jeb Bush.
Trump postoi një Twitter ku pretendonte se e dinte arsyen pse ish- guvernatori Jeb Bush e pëlqen dhe është pro “ilegalitetit meksikan”.
Columba, gruaja e zotit Bush, është meksikane dhe çifti u njoh ndërsa Jeb po vizitonte vendin kur ishte student.
Gafa në mediat sociale vjen disa ditë pasi zoti Trump, humbi partneritetin me biznese të shumta dhe mbështetje, pasi i quajti meksikanët “përdhunues” dhe “tregtarë droge.”
Pas kësaj gafe kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio tha se dënon veprimin e manjatit të pasurive duke thënë se vlerat e tij nuk përfaqësojnë qytetin.
“Unë nuk mendoj se ai përfaqëson vlerat e shumicës dërrmuese të Nju Jorkut. Unë mendoj se kushdoqë [republikanët] do të prodhojë për zgjedhjet e përgjithshme, nuk do të përfaqësojë vlerat e jo vetëm këtij vendi, por dyshoj se ata nuk do të përfaqësojnë vlerat e popullit amerikan. ”
Komentet e zotit Trump janë kritikuar edhe nga republikanët e tjerë. I vetmi republikan, i cili ka dashur të mbetet në “hije” nga ky debat ka qenë senatori i Texasit Ted Cruz i cili tha per NBC “Washington Cartel” se nuk dëshiron të adresojë çështjen e imigrimeve ilegale./j.h