Di Caprio, 15 milionë dollarë në mbrojtje të planetit

15 Korrik 2015, 09:53Lifestyle TEMA

Leonardo Di Caprio  do të dhurojë 15 milionë dollarë për të financuar punën e grupeve që do të punojnë për të zgjidhur  problemet e mjedisit.

“The Huffington Post”,  ka pasqyruar fjalën e aktorit, i cili shprehet shumë i shqetësuar mbi fatin e planetit ku ne të gjithë jetojmë.

“Shkatërrimi i planetit tonë vazhdon me ritme të mëdha e ne nuk mund ta injorojmë këtë fakt.  Ne kemi përgjegjësi për të ardhmen”.-është shprehur DiCaprio.  

Aktori 40-vjeçar ka qenë një aktivist mjedisor  gjatë gjithë karrierës së tij. Ai krijoi Fondacionin “Leonardo DiCaprio” në vitin 1998, për të financuar kështu përpjekjet që mbrojnë planetin dhe specie e tij të rrezikuara. Aktivitet ky që aktori e ushtron  në më shumë se 40 vende.

 

Grantet do të shkojnë në drejtime të rëndësishmëve mjedisore, duke përfshirë Këshillin e  Mbrojtjes së  Burimeve Natyrore, World Wildlife Fund, Widlife Conservation Society etj.

Në shtator të vitit 2014, DiCaprio iu  drejtua udhëheqësve botërorë në Samitin e klimës të  Kombeve të Bashkuara duke iu kërkuar atyre që të adresojnë atë që ai e quan “sfidën më të madhe të ekzistencës sonë në këtë planet”.

“Miqtë e mi, ne përballemi, ndoshta më shumë se  çdo herë  tjetër në historinë e njerëzimit  me këtë detyrë të vështirë, por të arritshme.  Ju mund të bëni historinë”- është shprehur ndër të tjera ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje