Gjermania është vendi i Bashkimit Evropian me përqindjen më të ulët e të rinjve të papunë, dhe vitin e kaluar ajo ishte 7,7 përqind, transmeton Anadolu Agency (AA)
Zyra gjermane për statistika, Destatis, ka publikuar rezultatet e sondazhit për papunësinë e banorëve të këtij vendi të moshës 15 deri 24 vjeçare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve.
Sipas këtyre të dhënave, në Gjermani, vend ky i cili numëron 80 milionë banorë, në vitin e kaluar janë regjistruar 330 mijë të rinj të papunësuar, përkatësisht 7,7 përqind, që është përqindja më e ulët e të rinjve të papunësuar në vendet e BE-së.
Përqindja e të papunësuarve të rinj në BE vlerësohet se është 22,2 përqind. Pas Gjermanisë, në listën e vendeve më të dëshirueshme për të rinjtë, janë Austria me përqindjen e papunësisë prej 10,3 dhe Malta me 11,8 përqind të rinjtë të papunë.
Si vendi me përqindjen më të madhe e të papunësuarve të rinj në vendet e BE-së, vendin e parë e zuri Spanja me 53,2 përqind, duke u pasuar nga Greqia me 52,4 dhe Kroacia me 45,4 përqind.
Dhe disa vënde pune në bujqësi që dikur kryej nga të huajt .,sot jan vëndasit që i kryejn.
Po shqiperia? Ne skemi te papune
Te rinjte tane jane te gjithe te punesuar..neper kafene duke analizuar problemet politike te brendshme e te jashme. Po shumica duke matur rruget dhe testuar cilesine e tyre ?
Pra dy “ministrite” me te rendesishme, ate te transportit dhe ministrise se jashme e “mbulojne ” te rinjte. Punesime te dukshme kane filluar dhe te ministria e brendhshme, vrasje, grabitje nga me te ndryshmet…