Meta në Jalë: Rezultati spektakolar në bashkitë e mëdha, rezultat i punës së LSI-LRI

18 Gusht 2015, 12:43Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe kryetar i LSI-së, Ilir Meta, në prani të disa ambasadorëve dhe diplomatëve të akredituar në Tiranë, e ka cilësuar si të shkëlqyer rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit në bashkitë e mëdha, ndërsa ka vlerësuar për këtë rolin e të rinjve të përfshirë në Lëvizjen Rinore për Integrim.

Meta morri pjesë në ceremoninë hapëse të kampingut të LRI-së në bregdetin e Jalës në Vlorë, ku ishin të pranishëm disa Ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së.

 “Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në 13 këshilltarë e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim”,  tha Meta, duke shtuar se shumica e votuesve të LSI-së i takojnë gjeneratës së re, sepse cilësitë dhe aftësitë e tyre mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e kanë treguar vazhdimisht kudo në të gjitha debatet dhe eventet publike.

Ndërsa e ka cilësuar si plotësisht të merituar rezultatin e LSI-së, Meta tha se kjo ka ndodhur sepse shumica e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim i takojnë gjeneratës tuaj, gjeneratës më të re.

Ndërkaq, Meta u shpreh se të rinjtë duhen motivuar që të mësojnë sa më shumë dhe të përmirësohen çdo ditë, sepse Shqipëria Europiane do të mbetet thjeshtë një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron vetëm përmes një rinie më të arsimuar e më të kualifikuar.

Dua t’ju falënderoj edhe një herë për faktin që ju në përgjithësi mësoni. Unë i dua shumë ata që mësojnë dhe ne duhet t’i motivojmë të gjithë të rinjtë të mësojnë sa më shumë, të përmirësohen përditë sepse Shqipëria europiane do të mbetet thjeshtë një slogan në rast se nuk është në gjendje dhe e aftë të jetë një Shqipëri që konkurron dhe mund të konkurrojë vetëm përmes një rinie më të arsimuar, më të kualifikuar, më të aftë e cila njeh jo vetëm sfidat e vendit, por njeh edhe sfidat evropiane, sfidat globale dhe është në gjendje gjithmonë t’i paraprijë atyre”, tha ndër të tjera Kryetari i LSI-së.

Meta u shpreh se Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira.

“Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira.

Dua t’ju falënderoj juve por në mënyrë të veçantë dua të falënderoj prindërit tuaj, që kanë besim te ju, që kanë besim te LRI. Dua t’i falënderoj ata jo vetëm për këtë arsye por edhe sepse ju mbështesin, mbështesin arsimimin tuaj, në gjithçka që ju përpiqeni për të ardhmen tuaj dhe absolutisht që jam i bindur se ky angazhim, ky investim që ju bëni në LRI është dhe do të jetë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për të ardhmen tuaj, por për të ardhmen e të gjithë gjeneratës tuaj”, deklaroi Meta.

4 komente në “Meta në Jalë: Rezultati spektakolar në bashkitë e mëdha, rezultat i punës së LSI-LRI”

  1. Eh mo like, po na flet me fjal te medha si udheheqes,po kujtohu,kujtohu cili je ne te vertete,ti dhe ata qe te rrethojn.

  2. Tema says:

    Politika të mos bëhet si feja myslimane

  3. shoku qe te do te miren says:

    Ishallah te fusin ne burg O LIKE te shpetoje ky vend nga hajduti i floririt,maskara ai e maskareshe Monika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje