Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se 720 milionë lekë të OSHEE do t’ia japë një miku të Qeverisë, përmes prajnimeve.
“Është hera e parë që OSHE vendos të shpenzojë kaq shumë para për trainime. Sipas ekspertëve, organizata e shpërndarjes së energjisë, ka mbledhur të gjithë trajnimet bashkë, për tia dhënë me një dorë klientit të Edi Ramës. Këto 720 milionë lekë që dorovit OSHEE sipas qejfit e interesave, janë sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie, dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike. OSHEE është denoncuar për afera korruptive vazhdimisht, dhe abuzimin e ka tiparin e saj kryesor. OSHEE ka aplikuar që në fillim dy standarde, duke dërguar në burg e duke i nxitur drejt vetvrasjes famijarë të pamundur për debi deri në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka favorizuar klanet afër qeverisë e deputetë me detyrime qindra milionë lekë energji”, theksoi Zëdhënësja e PD-së.
Sipas saj, OSHEE është e specializuar në abuzime, pasi vetë drejtuesi i saj, i përzgjedhuri i Edi Ramës në krye të organizatës, është hetuar për abuzime në dhjetra tendera në Bashkinë e Durrësit.
“Tenderi i fundit, ose më saktë, porosia e fundit për ti dhënë njeriut të Edi Ramës 720 milionë lekë, është në vazhdën e skandaleve qeveritare me fondet publike, me taksat e qytetarëve.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë këtë rast skandaloz të abuzimit financiar.
Partia Demokratike do të vërë para ligjit e para përgjegjësisë abuzuesit me fondet publike, sapo shqiptarët ti besojnë drejtimin e vendit”, theksohet në deklaratën e PD.
Kur e trazon plehun bije ere.Turp te kene ne se eshte e vertete,se kjo s’eshte rilindje,po vazhdim i hajduteris berishiste.
Ju s’keni as te drejte te flisni me ato qe keni bere duke shpendare brenda familjes dhe miqve gjithe pasurine kombetare qe mund ta rimekembte vendin si naften,minierat,transportin etj.
Te detyruar ndoshta,po berishet i moren gjithesesi.
Po mire moj cupe, po kush eshte miku? Edhe ju me duket se keni frike ta beni denoncimin te plote.
Mos e lejoni. Ai qe duhet ta mare tenderin duhet te jete miku i Enno Bozgos.
Prisni kur te komentojne kamikazet e edit
Nje pyetje te thejshte kisha per Partine Deomkratike qe sot po mer ne dore flamurin e antikorrusionit, kur ishte ne qeverie, dhe kishte ne dore te gjitha instrumentat pr te lufruar korrupsioin dhe te korruptuaarit, si me dosjen e Gerdecit ku vdiqen mbi 15 vete, u plagosen me qindra dhe u shkaktuan deme pre miliona eurosh, perdosjen e rruges se kombit (po flas per dosjet me te njohura e te perfolura) à u denua kush nga pergjegjesit?
Sot Lulezim Basha drejton Partine Demokratike, dosja etij nuk u hetua kurre ne thelb po u byl si shume dosje per “kalim kohe te proçedurees”!!
Boll na hapet barkun se si te majte, si t djathe keni 25 vjet ne krye te qeverive dhe rezultati eshte i njeti “Shqiperia mbetet vendi e i korruptuar ne Europe.