Suedi, ekstremi i djathtë kërkon një referendum mbi imigracionin

30 Gusht 2015, 10:01Bota TEMA

Partia e Demokratëve të Suedisë (ekstrem i djathtë), që del për herë të parë në krye të sodnazheve, kërkoi organizimin e një referendumi mbi politikat e favorshme ndaj imigracionit në vend.

“Është koha që në Suedi të kemi një referendum mbi politikën tonë të imigracionit”, deklaroi kryetari i këtij formacioni politik, Jimmie Akesson, në një fjalim para përkrahësve.

Megjithatë mundësitë e sja për të realizuar një referendum të tillë janë të vogla pasi parlamenti duhet të shprehet për mbajtjen e tij, dhe vetëm gjashtë të tillë janë organizuar që prej vitit 1922.

Suedia priti 80 mijë refugjatë vitin e kaluar, duke dalë në krye të vendeve të BE-së në raport me polullsinë e saj, që është 9,7 milionë banorë.

Me sistemin e saj social shum bujar, reputacionin e tolerancës dhe të një ekonomie të shëndetshme, Suedia është një nga destinacionet e privilegjuara të migrantëve që i largohen konflikteve, diktaturave apo varfërisë

1 komente në “Suedi, ekstremi i djathtë kërkon një referendum mbi imigracionin”

  1. Bond says:

    Edhe Lulushi yne eshte ‘i djathte’! Prandaj sikurse ‘vellezerit’ suedeze te propozoje nje ligj per imigracionin qe te ndaloje ardhjen e pakontrolluar drejt Tiranes (e qyteteve te tjera kryesore) te popullsise nga zonat e ‘varfra’ te vendit si dhe nga Afganistani, Libia, Somalia, etj.
    Nese Lulushi dhe PD nuk e ben nje propozim te tille, atehere keta jo vetem nuk jane te djathte por i takojne ekstremit te majte qe do t’ua kishte zili edhe vete Enveri (qe kishte rregulla per ‘levizjen e lire’)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje