Ishte menduar që të mbaronte në nëntor të këtij viti dhe madje po bëheshin plane edhe për miqësoren në të cilën do të inagurohej, por stadiumi “Loro Boriçi” është e sigurtë se nuk do të mbarojë deri në fund të vitit 2015. Kjo ngaqë ritmi i punimeve ka rënë shumë dhe në këtë kantier aktualisht nuk punojnë më shumë sesa 20-30 punëtorë. Nuk dihen arsyet pse po ndodh kështu, por me këtë ritëm, natyrisht që duhen së paku edhe 3-4 muaj për t’u përfunduar ky stadium, në mos më shumë.
Nën zë thuhet se firma e cila po merret me rikonstruksionin e stadiumit nuk ka marrë lekët për punimet që po bën dhe, në rrethana të tilla, ka ulur ritmin e punës, ngaqë tashmë nuk ka edhe një afat përfundimtar se kur duhet të mbarojnë ato. Fakti që nuk u luajt ndeshja me Serbinë, ka bërë që tashmë gjërat të neglizhohen, megjithatë, nuk pritej deri në këtë pikë.
Dy tribunat e reja kanë mbaruar së ngrituri në këmbë, por normalisht që duan shumë punë për t’u përfunduar plotësisht, ndërsa rikonstruksioni i dy tribunave të vjetra vetëm sa ka nisur, por duan shumë punë për të përfunduar. Nga ana tjetër, sa i takon tapetit të fushës, ende nuk dihet se kur do të nisë shtrimi i tij dhe në këto kushte, natyrisht që duhet të presim vitin e ardhshëm për ta parë të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”./ Telesport
po t’ishte bo ne kohe do kishte dicka qe nuk shkonte ….tani jemi rehat …..gjithcka shkon si “duhet”
hahaha…
stadiumi punën e vetë e bëri. rama zgjedhjet i mori. mbaroj propaganda boshe. ramës iu grisën këpucët duke vajtur në shkodër.
bëni një spital more hajduta.
Ne Shkoder zgjedhjet i fituan Hajdarat dhe Salirat or cerr…
Kur kane mbajt fjalen politikanet?
Me mire avash dhe te behet sakllam(turqisht), se sa shpejt dhe pa kualitet.
avash = ngadale
kualitet = cilesi
Stadiumi do perfundoje , por Shkodranet nuk e mbajten fjalen. Ketu qendroni, pak me vonese dhe dolen te pa bese.
Po ti lefter cfare ke. Te ka ngrene pabesia si gjithe Shqiperia. Ik or budalla. Ai preu kedo ne bes se te pabese kemi qene historikisht. Nje popull qe i meshon beses dhe ia njohin per cilesi i pa bese do jete.
Po normale qe nuk mund te perfundoje ne 2015, se duhet te hane (derrat) nje here, pastaj te mbarojne punimet. Pastaj, do ta shihni sa do shkoje kostoja e ketij stadiumi, njesoj si rruga Durres-Kukes, 4-fishin e vleres reale.
Rikonstruktimi i ketij stadiumi do te pakten dy vjete. Une u habita kur deklaruan se do behet ndeshja me Serbine.
per efekt elektoral cfare nuk premtohet
Nuk e kuptoj pse ndertohet me keto kabina anesore,pse nuk plotesohet e te mbulohet, mos nxitohet por te behet tamam, mbeshtes mendimet e meparshme.
E thjeshte,nuk ka aq para sa te behet ndertim i plote! Keshtuqe behet ndertim i pjesshem,me keto “kabinat” anesore.Ne nje faze te dyte kur te kete kerkese dhe kur te kete para fare thjesht mund te behet plotesimi i “kabinave” anesore dhe te behet ndertimi i plote!
E thjeshte apo jo?
Ate stadiom e premtoi se do e ndertonte shteti shqiptar dhe po ndertohet dhe pak rendesi ka se mbarohet brenda 1 muaj, 6 muajsh apo nje viti, ky stadium po ndertohet sipas projektit qe edhe pse une kur e pashe ate projekt nuk me pelqeu dhe nuk me pelqen, por a e meritojne shkodranet ate stadium nga kryeministri socialist? Per mendimin tim Jo. E paten 20 vite ne pushtet Berishen here ne opozite por me shume ne pozite dhe ai jo vetem shkaterroi infrastrukturen e sportit ose me mire nuk beri asgje , por ai si mjek shkaterroi sistemin mjeksor. Shodra ka mbaruar dhe nuk ka sot asnje lidhje me shkodren e kultures e njerezve te mire. Shkodres sot mund ta thirressh Dukagjin, Puke, Malsi e Madhe por jo shkoder, shkodranet e vjeter kane ikur, shume jashte, shume ne tirane.
E vertete dhe se luan topi.
E kuptoj dhimbjen qe keni per Shkodren tuaj dhe te gjithe shqiptareve,por une besoj se ky qytet eshte futur ne rrugen e mbare te rilindjes,e nuk mund t’a quaj kurre kete qytet qindra-vjecar Puke,Dukagjin,Malsi e Madhe.
Nuk esht e keqja e SHkodres Dugagjinsit,Pukjant apo Malsort por jan vet Shkodrant qe e kan lan Shkodren ne mshir te fatit.Per sa i perket stadjumit te shpresojm qe te ndertohet si duhet dhe pa hajduta, kur perfundon pak ransi ka
More po ju shkodranet duhet te jeni te lumtur sepse ku kryemashtrues nuk ia morri dot voten, po ne te shkretet nga jugu qe na i merr dhe as genjeshtra nuk na thote te pakten.
Ti nuk je nga jugu mor TRAP,ti je nga Marsi ?