Kombëtarja i trembet play-offit, rrezikon përballje të vështira

10 Shtator 2015, 16:05Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare duhet të japë gjithçka nga vetja në dy kualifikueset e fundit në grupe të fushatës eliminatore të “Euro 2016”, që të shkojë direkt në finalet e Europianit të Francës.

Në të kundërt, nëse i mbetet në dorë vendi i tretë, që s’i rrezikohet më nga askush, do ta ketë thuajse të pamundur ta “hedhë lumin” përmes “play-off”-it.

Kjo për shkak se në shortin e kësaj faze shtesë të këtyre kualifikueseve do ta vendoste Shqipërinë në vazon e dytë, të skuadrave më të dobëta, duke pasur përballë kundërshtarë mjaft të fortë.

Duke u bazuar në koefiçientin e rezultateve: 20% nga Kampionati Europian 2012, 40% nga Kampionati Botëror 2014 dhe 40% nga Europiani i tanishëm, kuqezinjtë mbeten në mesin e katër skuadrave më të dobëta të vendeve të treta në grupe, shkruan Telesport.

Duke bërë llogari në këtë drejtim, referuar renditjeve aktuale të skuadrave, konstatojmë se mund të jemi në një vazo me Izrealin, Republikën e Irlandës dhe Slloveninë në shortin e “play-off”-it, ndërsa përballë, në vazon e parë, pritet të kemi kombëtare të forta si Suedia, Turqia, Ukraina, Hungaria apo ndoshta edhe Kroacia.

 

14 komente në “Kombëtarja i trembet play-offit, rrezikon përballje të vështira”

  1. Pelasgian says:

    Dhe i vetmi ekip qe mund te rrahim eshte Hungaria !!!!

    1. lopa e trojes says:

      Pse Holanda, me ke nuk ka humbur?
      apo i ka shitur?

  2. xxl says:

    Shqiperia sipas meje do tja dal te dali e dyta ne grup i ka forcat.

  3. Toni says:

    Dhe i vetmi ekip qe ne mund te rrahim eshte kamza

  4. albanistan says:

    Kshu e ka shqiperia perhere,e merr me vrull e pastaj i bien breket.

  5. vedeta says:

    AH GANI GANI çna bone me at formacion muti ne mesfush me portugalin,do ishim te ter ne qiellin e shtat,nalojani kontraten ganiut po u kualifikuam ti rinovohet ne te kundert e dum fort na vjen keq po dum me shum kombetaren ton.

  6. texi says:

    po cekipe te veshtira thoni..jane ekipe qe po ke kellqe e po di te luash vete e luan..nuk po perballesh me itali france gjermani..tregove qe di te luash si me danimarken si me portugaline…gjithsesi duhet te tregojme qe dime te fitojme me serbine..kemi ende kater match ball per te vajt ne europian..dy ndeshjet e grupit dhe playoffin..forza shqipe..gjithsesi faleminderit qe na cuat ne playoff..nuk eshte pak per ne qe jemi mesuar gjithmon me vende te fundit

  7. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Vetem fitorja me SERBET ( (gje qe me duket mision imposible )),na kualifikon ,ne te kundert ,me cilindo ekip qe do te na bjere shorti ne Play- off jemi automatikisht te skualifikuar .
    Te shenosh vetem 4 gola ne 6 ndeshje ,ku ne TRE ndeshje nuk shenuam asnje gol ,mua me duket e mjaftueshme per te mos thene me shume .
    Por kam mendimin se edhe SERBET do te vijne per Hakemarrje ,duke bere te njejten gje qe bene dhe Portugezet .
    Shkuarjen ne France do ta shikoja si nje eveniment Madheshtor qe do te na jepte me shume autoritet ne ne syte e Europes ,Putanes-plake .

  8. SHQIPE says:

    Akoma ka shpresa?kembanat bijen per ata qe kane veshe ,De Biasi vetem qe nuk po e thote hapur qe nuk mund te merret me te korruptuarin .Duka i futbollit qenka nje Duke shume i fuqishem .nuk po i hyn gjemb ne kembe,interesat kombetare nuk kane aspak rendesi per Duke te tille qe Zot kane vetem parane .Puna eshte sepse ky Duke nuk mund te veproje pa u marre vesh me Princin biles edhe me vete mbretin te cilet i falen te njejtit Zot!

  9. liku says:

    E di si do te shkojme ne ne evropian ?
    Vetem nese Ganiu do te beje nje mbledhje si kjo :
    https://www.youtube.com/watch?v=GK5jRPxh6L4

  10. Gaetano says:

    Pordhe me rigon.play-offi shqiptar u nda ne serbi.luajten futboll mbi gjithcka.kujt I trembet kombtarja?idese se ne per ne france sdo udhehiqemi nga kapiteni I anijes de biazi.filluan avazi kace,meha,apo ballist morina.te tre kta jan shqiptar na kan bere te ndiemi krenar,po kombtarja pa de biazin?po se paskemi ditur qe per dhjetra dekadash duka ti thote Jo nderhyrjeve mbi shqioerin.hajt ta zgjedhim kryeminister,dhe platinija I kujdesuri per ballkanin.italianet jan nostra maestro per gjithcka,merpo per gjithcka,dhe ne me mire na ka ra se te jemi nen trion turke,greko,apo serbe.rinovim I de biasit?100 leke ekstra mbi bilete ne ndeshjen me serbin,ne duhen familiar dhe femij shembullor ne stadium ate dite,sduhet te lejohet asnje politikan te ulet ne stadium ate dite.berisha me fasllic,rama me ket kryeministrin serb le te ulen normal si ne studiot ku ulen ne Europe te ulen te Bari kryeministris duka me platini dhe serbet ne sheraton.vip zone duhet te jete!!!armata kuq e zi,familja e adem jasharit,,ismail qemalit,isa boletinit,cdo familje heroi shqiptar qe kurre skerkoi gjak mbi gjak te marre,duhet te jene familjet e te gjithe ketyre djemve te stafit te komtares(ketu dhe duka)qe sakrifikuan Jo idene e te shkuarit ne France,po ti tregojne kujdo,we are proud Albanians.ky eshte play off yne si komb.sna duhen pordhe pacolli me carter,politikan qe flasin nga te pjerdhurat e te tjerve,play off per ne seshte te shkojm apo Jo ne france.per ne duhet te rrenjoset,dhe te ngeli,ate dite ne stadium te jene familje te denja shqiptare,qe mos ta hajne mikun ne bese per ate dite.play off shqiptar eshte me de biasi ne fushe te betejes.dhe sa turp me qene shqiptar,ku dhe ne futboll,te kemi familjet e ketyre qe na nxine faqen cdo te enjte ne parlament.doni te behet shqiperia???de biazi me neshtetsi shqiptare eshte.kanndidoheni kryetar parlamenti,bohet shqiperia.ky eshte momenti I play offit shqiptar.se per futboll?vec ne Paris blehen lulet me para,tek ne I zoterojn gomerer.fjale te nje filmi keto.

  11. veri says:

    Nuk e kuptoj cfar njerzish jemi ne Shqiptaret!Kur u hodh shorti per eleminatoret e Europianit,te gjithe pa perjashtim ,duka i pari thane se eshte nje grup ferri dhe ne ato momente nuk cohej fare neper mend jo kualifikimi direkt as plai-of por diskutohej vendi ikatert se nuk ishte i sigurte dhe diskutohej nje paraqitje dinjitoze si perhere te mos turperoheshimne cdo ndeshje.Tani qe ky trajner fantastik vetm me punen e tije ka sguruar vendin e trete dhe po mundohet per kualifikim drektper here te pare ne historine e ketij kombi,jeni kaq te pa turpshem qe i beni preson si federata ashtu dhe tifozat,perse humbi nje ndeshje dhe me ke me portugaline (sikur te ishte San Mario)dhe aq me teper 90% per faj te Canes dhe Berishes qe asnjeri nuk e thote dhe tranjneri i mori pergjegjesite per vete.Mire eshte te vendosni trajner shqipetar si Redi jupi qe me gjithato talente ne ekip nuk hengri me shume se gjashte me po kete portugali,apo ndonje zagare tjeter qe rrine gjithe diten ner televizione dhe i japin mend De Biazzit,kur e dine te gjithe qe gjysma e tyre e kane ndritur kombetaren.

  12. bastexhiu says:

    Ky tranier qe ka shqiperia ne kete momente eshte me i miri qe ka pasur ndonjeher shqiperia, kurse lojtaret shqiptare jan te ngathte, ne dy ndeshjet e fundit tranieri u fut ne fushe per te mbajtur barazim. kace eshte i vetmi lojtar shqiptare qe eshte i palothshem dhe levize 90 minuta e kam par shum her me paokun dhe eshte lojtari me i mir qe ka paoku. Po tranjeri e di me mire se themi pse nuk luajti ne sulem, po te kishte luajtur ne sulem do ti kishte humbur te dyja ndeshjet me keta lojtar qe ka shqiperia. Tani e vetmja shpres ngelet qe poetugezi te rraje danimarken ose nje barazime dhe duka ta blejne nje fitore o me armenin o me serbin, se drejte per drejt nuk rrahim asje nga keto dy ekipet.

  13. besi says:

    Futbolli eshte genjeshter sot loja me Portugalin eshte e shitur shikone me kujdes reagimin e Canes dhe do te binduni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje