Grupi më i madh i tifozëve rë Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, janë irritur me sjelljen e policisë për ndeshjen me Portugalinë.
Sipas tyre, ata janë trajuar sikur ishin në shtet mik.
Ky grupim thotë se janë ndaluar veshjet me simbolet kombëtare, ndërkohë që tifozet femra janë kontrolluar nga punonjës meshkuj të policisë.
Deklarata e plotë e “Tifozave Kuq e Zi” për ndeshjen Shqipëri – Portugali
“Drejtuar: Federata Shqiptare E Futbollit dhe Ministria e Punëve të Brendshme
Ishim koshient për masat që do të merreshin për sfidën ndaj Portugalisë, kur ajo është vetëm një muaj larg ndeshjes së rëndësishme me serbinë. Por sigurisht askush nuk priste një trajtim të tillë poshtërues, si ai që kemi vuajtur në ‘’Elbasan Arena’’. Një hyrje në stadium që ngjasonte me hyrjen në një doganë të një shteti armik që të identifikonte nga veshja.
Transparentët tanë ‘’Tifozat Kuq e Zi’’ dhe “O sa mirë me qënë Shqiptar!’’ janë ndaluar në fillim të ndeshjes të vareshin në tribunën tonë duke kërkuar të hiqeshin apo vendoseshin në stadium sipas qejfit të momentit që kishte secili prej ‘’shefave’’ që i kontrollonte. Transparent që na kanë shoqëruar në tribunat shqiptare tash e 12 vite të veprimtarisë tonë.
Janë ndaluar veshje me figura kombëtare, si ato të: Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Çerçiz Topullit, si dhe shprehja Autochtonous. Duke zhveshur, dhe më pas plackitur, nga Policia e Shtetit Shqiptarë (veshje apo gjësende të tifozave që nuk u kthyen kurrë mbrapsht).
Në hyrje të sektorëve nuk kishte kontrollore femra, dhe tifozet femrat janë detyruar të kontrolloheshin prej policëve meshkuj, ose përndryshe nuk do të mund të futeshin në stadium. Përsëri një sjellje tejet arrogante (ju kërkojmë të merrni kamerat e sigurimit në stadium për verifikim).
Na u është cunguar e drejta bazike për ujë të pijshëm. Në 5 orë qëndrimi në stadium nuk kishim mundësi të blinim qoftë dhe një gote ujë. Nderkohë kjo e drejtë nuk ju ka munguar policisë apo sigurimit të stadiumit.
Prandaj u bëjmë thirrje dhe kërkesë të gjitha institucioneve shqiptare që marrin përsipër mbarëvajtjen e ndeshjeve të Kombëtares, që pikësëpari të respektojnë ligjin shqiptar dhe jo “tekat” e shefave apo eproreve, ligjin i cili nuk ndalon asgjë nga pikat e sipërpërmëndura.
Në rast të mos marrjes së masave paraprake që nga ndeshja me Serbinë këto institucione duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë për situatat e pakëndshme që mund të ndodhin në stadium, gjë që nuk do t’i sillte përfitime askujt.
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!”
Vend rrumpalle.
Vetem ne jemi jevgj, as greku e as shqiptari nuk eshte
Politiken beheni ne rruge jo ne stadium ..
bravo
Shume dakord me “Qetesi…”. Ato parrulla nuk kane fare kidhje me ndeshjen. Biles nqs shoqerojne edhe veshjen tradicionale ato me shume demtojne mesazhin paqesor shqiptar sesa i shtopjne ndonje vlere sportive kombetares sone. Ato parrulla mbajni larg sportit se nuk kane lidhje me te!!!! Vecse na prishin pune. Vuajtem me muaj te tere per te marre 3 pikeshin nga serbi dhe paguam 150000USD per slogane te tilla ne stadium. Heronjte tane kombetare i duam te gjithe por t’i nxjerresh fotografite e tyre komshinjeve tane qe na kane pushtuar 100-200 vite te shkuara ne kohe sporti sot eshte vecse INJORANCE!!!
Situatat e pakendeshme qe mund te krijojne ne stadiume, sjellin penalizime vetem per ju o tifoze idjote. SHQIPERIA DHJETE NDESHJE PA TIFOZE.
O sa mire jo me qene, por me zagare shqiptare, pastaj.
Po pse ca na propozon ti, qe ti lepihemi si tu doje qefi “shefave”. Me mire ben dicka edhe nese do jete me pasoja e te vene mend ata sesa te marin neper kembe e rujna zot kur ne ndonje ndeshje te dalin e te urdherojne “nuk do therrisni Shqiperi Etnike”
Kush do mbaj pergjegjesi per punonjesit e policise meshkuj qe kane kontrrolluar ato femra? Ku eshte Avokati i popullit? Sajmir Tahiri ka pergjegjesi? Drejtori Policise ka pergjegjesi? Shkarkojini nga puna te marrin vesh qe populli i paguan
Keto jane rregulla te forta te cilat nuk ,jane te pranueshme nga tifozat vendas . Tifozat Shqipetar nuk njihem per huligana ,vete paraqitja e tyre e jashteme te veshur bukur, shume jane me kostum kombetar ,tregon fisnikerine e ketij populli .
Pergjegjesia e madhe bie ne radhe te pare tek Kryeministri dhe Ministri i Rendit ,te cilet nuk duhen te trajtojne njerzit e tyre si njerez te rrezikshem ,por duhet ti trajtojne ashtu si ato jane Xhentelmen .
Edi Rama ka me bo shtet.
Ju ngrefet ju tifozave ene sillni lloj lloj parullash ne stadjum.
Hej vllazen te dashun asht ndeshje futbolli dhe jo demostrat ose parapregaditje per luft.
Ulni shpinen e punoni dhe te dini te defreni duke par futbole ne stadjum.
Ju po e degjeneroni ndeshjen e futboleve ne nji nacjonalizem njisoj si serbet.
sflitet per parrulla o gomar. Te kontrrollohen femrat nga femrat ne stadium, tu jipet me pi uje apo sdi te lexosh lexo ate qe te intereso
Ae pate si foli trajneri i danimarkes per ate qe i puthte grushtin canes ..e ca donte me tregu ai
Shume mire ua kane bere ketyre tifozave kaqalashe. Bluzat me shkrimin sutoktone duhet te digjen. Si mund te quhen autoktone ne token shqiptare pasardhesit e turqve??????????
Nje bravo e madhe policies se Tiranes.
@enter, TE PELQEN APO JO TY O LEGEN GREK SHQIPTARET JANE AUTOKTONE JO VETM NE SHQIPERI POR NE GJITHE BALLKANIN ,NDERSA JU EVGJITET GREKE JENI TE ARDHUR
Po ti cfare ke me jevgjit,
po deshe te shash greket perdor term tjeter
Edhe amerikanet (qe kane kontrollin e botes) nuk jane autoktone, ne cfare epoke jeton ti?
Po kur flasin per autoktoni 1.5 milione evgjiter anadolli te 1922….kulmi….hahaaaaaaaa
Edhe ai qe esht 5 vjec e di qe po shkosh ne stadium duhet dhe uji me vete
Policet tan jan ca palaco qe ne uniform bejn si gestapo kur lirohen jan ca pacavure te rendomt ca qurrasher kellira qe thyejn ligjet te paret.
Jini bere pale me fshf,ju kini dhene mundesine analfabeteve,te duken te zgjuar,qe nga ilir shulku[qe ka zene vendin edhe nuk e leshon]e kini bere duken don,bashke me digitalbin[eshte aksioner ne digikurva]prandaj keto pasoja do prisni.Refloktoni sa nuk eshte vone,sepse keshtu do tju marin neper kembe,edhe ata do pasurohen ne kurizin tuaj.Edhe nje sygjerim tjeter;boll me ate qeleshen,ka edhe zona te tjera shqiperia qe kane edhe ata veshje kombetare me te bukur se qeleshja e ballistave.
Nuk ka njeri problem me simbolet dhe as me bluzat me fjalen autokton.. Por keta lesh “tifoza” mbulohen me flamurin shqiptar , veshin bluzen me fjalen autokton edhe bejne te fortin apo huliganin duke sharre apo gjuajtur ne fushe me cakmak apo monedha.. Duan ta mbushin stadiumin me banderola kot me kot sikur jemi ne vitet 80! I shikoni stadiumet ne Angli e Gjermani me banderola te tilla kur luan kombetaria e tyre? Tifozat e kombetares nuk jane vetem ata te grupit “Tifozat Kuq e Zi” , ka edhe te tjere qe thjesht duan te shohin futboll, pa zhurem e pa banderola. Nuk duam te behemi kopje e shemtuar e Serbeve , Turqeve apo Grekerve qe bejne si egersira neper ndeshje futbolli e basketbolli kur mblidhen bashke.
E dini pse festuan lojtaret e Portugalise ne anesore per golin perballe tifozave shqiptare ne minuten e 92? Ishte provokim qe te shihej nese dikush do gjuante. UEFA na ka hale ne sy sepse Shqiperia i poshteroi me Serbine. Komisioni i disiplines se UEFA ate kerkon hakmarrje.
O ZARO po pse normale te duket ty te te thote polici nuk do dutesh ne stadium me bluzen me Cerciz Topullin e pak me vone te thote ec e futu se qenka Ce Gevara ne bluze. Po pse more a ka surrat kush te vendose Ceguevaren me lart se Cerciz Topullin ne mes te Shqiperise, po pse more nenat u ka bere Ceguevara ketyre, njerez te poshter, servila e bythelepiresa pa fijen e dinjitetit.
Policia dhe ju qe kujtoni se nje shtet si ju qe nuk dini se cfare eshte simboli kryesor flamuri juaj, nga vjen, cfare simbolizon ateherec pret nga njerez qe nuk dine nga vijne, ku shkojne dhe bejne cfare I thone te tjeret.
A eshte figura me e madhe eketij vendi te quajtur Albanistane Tereza sepse I kanedhene politikisht nje titull Nderi?
A nuk ishte thjesht nje misionare me qellime “ndihme te varferve me ndryshim dogme?
Cfare ka bereajo per kete vend?
A eshte kjo bashkejetesa e Dogamve meqellime politike?
A do I jipnin cmim ne qofte se nuk I perket Katolicizmit?
Mos Boni pordhe ne ndeshjen me serbine se do na heqin nja 6 pike pernjiher
te mos vin fare te nacionalistet kosovare te vet quajtur tifoza. nuk kemi nevoje per tifoza me qeleshe si ne mesjete dhe parulla te shqiperise se madhe . shkoni ne turqi dhe beni tifo per turqin. shkerdhata
‘razo’ bjeri gjerave drejt problemi yt nuk eshte menyra se si bejne tifo kuq e zinjte problemi yt eshte se ty te vrasin syte ngjyrat e kombit tone…
askush nuk ka te drejte te akuzoje tifozet shqiptare te te gjitha grupimeve,une vet jam tifoz dhe nuk bej pjese ne asnje grupim por me pelqen tifo e organizuar dhe e qyteteruar qe bejne shqiptaret…kemi shkuar ne kaq e kaq stadiume europiane dhe asgjekundi nuk kemi krijuar tensione prandaj mos hani mut kot sepse ju qe shani tifozet shqiptare jeni vec funderrinat filogreke qe ngahera i bini me nje vrime..BALLIST MORINA ESHTE NDERI I KOMBIT TONE sepse i tregoi vendin serbit ,tifozat e te gjitha grupimeve si ata te shqiperise edhe ata te kosoves e te maqedonise jane nderi i kombit tone sepse ate qe politika nuk po e ben dot keto grupe tifozash po e bejne me taq bukur dhe me aq rezultat saqe i kane rrezuar kufijte dhe na kane bashkuar te gjithe shqiptaret bashke..per nje deshire dhe nje qellim ashtu sikurse thote edhe himni yne kombetar..prandaj LARG DUART nga tifozet shqiptare sepse ata jane nje lum i fuqishem PATRIOTIK qe nuk i bashkon as hajduteria e politikaneve as degjenerimi as etja per para ne na bashkon atdheu dhe ngjyrat kuq e zi…mos lozni me zjarrin se do digjeni…ju politikane te degjeneruar e keni mbushur kupen dhe e kuptoni qe lojrat tuaja politike nuk pine uje perball lumit kuq e zi…ky nuk eshte si ai lumi i 90 qe i ndryshoi drejtimin neritan ceka…ky lum po theu digen do tju shkerdheje rreze me rreze per te gjitha mekatet qe keni bere keto 24 vjetet e fundit..organet perkatese te dalin dhe te reflektojne dhe te mos mundohen te lendojne dhe ndrydhin krenarine shqiptare..
Zhaku mere shtruar se asnji nuk ka gje me tifozat por me ne fund po degjojme nja dy fjale te mira per shqiperine dhe krenohemi se na nxine faqen delinquent et .te vijne e te rrijne urte ose ta shofin ke ekrani i edit
1.ne stadium kishte shume femije. dhe nuk mund ti lesh pa uje per ore te tera. 2.femrat duhet ti kontrolloj nje femer dhe jo polic mashkull. 3. tifozet shqiptar nuk kan kriju kurre probleme as ne shqiperi dhe as jasht vendit. keto ti marri parasysh saimir tahiri para se te krijoj konfuzion te kote
Shume keq ishte . Nqs jane keto masat e sigurise per ndeshjen me Serbine . Cenonjne te drejtat e njeriut dhe te qenit Shqiptar . Federata e Policia ta organizojne me mire ndeshjen . Asnje shishe uji , as monedha , as bluza me Autochtonous apo flamuj , as celsa shtepie apo makine , asgje prej gjeje , trajtimi ishte sikur kishin perballe ndonej kriminel ! Nderkohe shume mire per te gjithe keto masa represive sikur me qene ne Serbi e jo ne Shqiperi , tifozet Shqiptare qe vijne nga te 4 anet e Kombit duhej te ishin lajmeruar qe me pare . FSHF Turp ! Policia Turp !
Nuk e kuptoj nje gje !!!?? Jetojm ne vitin 2015 dhe akoma vazhdon edukata KATUNDARE tek ne. Shkojm ne stadiume neper bote ose tani edhe brenda shqiperise me QELESHE . Hajde UFO Hajde!! Na nxoret bojet gjithandej. Pershtatnju kohes qe jetojm e mos na ktheni mbrapa sepse vetem ulim vehten. Do i beja thirrje shtetit te pakten brenda qe mos te lejohet asnji idiot se nuk meriton emer tjeter cilido ( ai ose ajo )qe hyn me Qeleshe ne stadium, sepse kto katundar te humbur ( qe me siguri jane Kosovare ) jane injorant te pakten ne te shqiperise mos te behemi viktime e tyre.
Njerëzit që bërtasin dhe përsërisin me rast e pa rast, për të treguar diçka “që kanë” (cilësi, karakteristikë, trashëgimi etj), në shumicën e rasteve janë kompleksikë, sepse “e ndjejnë” që “këtë gjë” nuk e kanë…(?!) Kur je i sigurt për diçka, dhe bota e ka pranuar, s’ka nevojë të bërtasësh e ta përsëritësh duke e bërë parullë…(?!) Kjo më shumë bëhet për të bindur veten, se sa të tjerët (të huajt), që zakonisht janë më realistë…! Kompleksiteti që kemi me historinë tonë, shpesh na del në formën e një nacionalizmi dhe urrejtjeje të verbër, për fqinjët tanë e më gjerë…!
Jam ne mbeshtetje te tifozave, eshte shume e drejt nje rremuje e krijuar pa shkak nga ana e sigurise se stadiumit. Vetem nje pike kontrolli ne hurje te stadiumit qe krijonete shtyrje dhe iritim tek tifozet. Duhet te ishin minimumi 4 hurje te ndryshme po flasim per rrethimin e pare.