Pavarësisht humbjes dramatike me Portugalinë, Xhani De Biazi beson se Shqipëria ka ende shanse të kualifikohet në Euro 2016.
Nga Italia ku tashmë do të jetë edhe në rolin e opinionistit te RAI në programin “Novantesimo Minuto”, drejtuesi i stolit kuqezi përcakton objektivat për dy sfidat e fundit në Grupin I.
“Portugalia na krijoi vështirësi, por edhe ne kishim shanset tona të shënonim. Ata janë një prej skuadrave të para në renditjen e FIFA-s dhe jam i kënaqur nga skuadra.
Futbolli është sporti më i bukur, por gjithashtu mund të jetë i vrazhdë. Për neve ishte i bukur deri në minutën e 90-të. Gjithsesi duhet të mësojmë nga këto gabime.
Kualifikimi në Kampionatin Europian është ende i mundur. Kemi edhe dy ndeshje për të luajtur, duhet ti fitojmë të dyja”, tha De Biazi.
Gjatë prezantimit në programin sportiv për Serinë A, ku do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian si Cesare Prandelli dhe Alberto Malesani, trajneri i Shqipërisë analizoi sfidat e radhës me Serbinë dhe Armeninë.
“Luajmë përballë dy ekipeve që janë jashtë garës. Por, me serbët ekzistojnë këto problemet mes dy tifozerive dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.
Shpresojmë ti mbyllim sa më mirë kualifikueset, pasi jami paraqitur shkëlqyeshëm edhe krahasuar me Danimarkën, që është rivali ynë direkt”, tha ai./ SS
Suksese dhe me FITORE!!!
Oficeret rromake (italiane) me ushtaret ilir (shqiptare)pushtuan boten. Jo me nje gare kualifikimesh ne futboll ?
Respekte e gjithe te mirat
Ahahahaha
Ka ardhur koha edhe per shqiptaret te shkojne ne france,jemi ne 2016 o gani
PO luajtem ne mbrojtie si di ti ta lesh ekipin harroje europianin,le qe me armenin harroje fitoren se luajn pa pretendime ne jemi 100 per 100 ne presion ata desh na rrafen ktu,edhe serbia nuk ka çfar humbet,mos deklaroje GANI ej çuna esht portugali, po freskoje ekipin ne mesfush at ndeshje dhe luaje ne sulm i barabat qe te fitoje, me shum seç humbe nuk kishe per te humbur na le ne dor te serbit dhe armenit legen,frikacak.
Ky eshte shkaketari qe po pengon ekipin tone . Ato jane shume mire si ekip ,por ky i shet ndeshjet .
Skandalose ushte kthimi ne mbrojtje . Turp qe e mbani kete tranjer . Me Ganiun kombetarja jone do te perfundoj hume keq .
O De Biaz ke vendosur te shkosh ne France me autobus te parkuar. Nuk shkohet ne France duke luajtur me 11 lojtare ne mbrojtje. Ne dy ndeshjet e fundit nuk kishim as mesfushe e as sulm. Pse nuk luan me ashtu si luajtem kunder Frances dhe Italise?
E thashe dhe para ndeshjese qe po nuk sulmuam dhe te shenojm do humbasim. Ashtu si po shkonte ndeshja dihej qe portugalia do shenonte. Tani shpresa e vetme eshte serbia qe mendojn qe do te na i len ndeshjen se nuk ven per azgje dhe nuk mendojne qe do thyejne kembet thjeshte per flamur, kurse me Armenin jemi te humbur. Po dhe portugalia nuk mendoj qe do ta lerin danimarken te fitojn. Keshtu qe jemi ne france.
Aha ……ky e gjeti punen afer shpis …..tani te pjerdhsha ne kombtare …..
Si ishte slogani per te shku ne Brazil 2014 –” UNE BESOJ” …..kshtu me duket
dhe pastaj e pame Besimin ne tre ndeshjet e fundit !!!!!
Te knaqet zemra kur shef Islanden e p…dhit ropve me 300 mije banore qe LOZ FUTBOLL , nuk mbrohet si breshke , por sulmon e kundersulmon dhe kualifikohet ne Europian !!!!
Ajo Islanda qe na “shokoi” ne eliminatoret e Brazil 2014 ….vajti ne playoff , tani kryen misionin se nuk futen ne fushe “”” OOOOOOOOOOOH ….PO ME DRIDHEN GJUNJTE ……ESHTE DANIMARKA …….OOOOOOOOOH PO ME DRIDHEN GJUNJTE …..ESHTE PORTUGALIA ………
Po Gjermania dhe Anglia ca jan per ju ? Alien qe fluturojne vetvetiu ?????
Edhe Mali I Zi jep shpirtin ne fushe …..
nderkohe ne ti bejme statuje Ballist Morines se as Gani e as Tramezzan skan pas per te na cu ne playoff pa ate 3-0 !!!!