Gjyqtari ndërkombëtar Cuneyt Cakir ka çuditur mbarë sportdashësit me një vendim të çuditshëm të dhënë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Irlandë e Veriut-Hungari.
Ai i ka dhënë të njëjtit lojtar dy kartonë të verdhë brenda një aksioni.
Cakir ndëshkoi Chris Beard për një faull në sulm dhe një tjetër të kryer në mbrojtje.
Cfare ka te cuditshme ketu . vendim shume i drejte .ndoshta me sakte do ishte karton i kuq direkt per nderhyrjen e pare .
Karton te kuq per nderhyrjen e fundit duke pare dhe ate me perpara durim..Por jo te gjykosh me te verdhe dicka qe ti e ruajte qe lojtari beri dhe ju shkrep albitrit t’ja japi kur te doje.. Kjo s’ka ndodhur asnjehere madje po te shohin rregulloren ai ka thyer rregullat e albitrazhit..
S’ka thyer asnje rregull arbitri. Ne rastet kur lejohet avantazhi, kartoni i verdhe jepet ne perfundim te aksionit! Lojtari, i cili me perpara ka lozur per Southampton dhe atehere mbahej si goxha talent, ka bere gabim qe ne momentin e pare, teksa ben faull kundershtarit pa top dhe rrezikon te kuqin qysh ne ate moment! Mendoj se eshte vendim i drejte i arbitrit!
Shume vendim i drejte!
Une mendoj se ska asgje te keqe
sic thote njeri me siper ndoshta duhej e kuqe direkte dhe e mbyllte diskutimin se te dyja nderhyrjet ishin antisportive, nje pa top dhe tjetra nga pas dhe forte e rrezikshme
Por ai ndaj i ka dhene dy te verdha per tia treguar se beri dy nderhyrje tendencioze te qellimshme
ndoshta rregullorja mund te kete nje hapesire te vecante kur shpjegon se nese vazhdon loja gjyqtari e jep kartonin ne fund te aksionit, e ne rastet kur i njejti lojtar nderhyn perseri rrezikshem per sigurine e kundershtarit, kete rast kavilja, atehere mund t’i japi dy te verdha te shpjegueshme
Po te jepte te kuqe direkt nuk do e shpjegonte dot ne procesverbal
kurse keshtu e ka kollaj, e la vazhdim aksionin pasi nderhyrja ishte pa top skishte lidhje me rrjedhen e lojes e para dhe tek e dyta ishte nderhyrje direkte pra dy te verdha
Ai eshte gjyqtar nderkombetar dhe ne fakt nje nga me te miret aktualisht
o akrep, shume mire i ke thene te gjitha por ate fjaline e fundit hiqe, se ky albiter eshte perdorur nga fifa disa here ne ndeshje te shitura, apo se ke idene fare se ca po them???
Paska qenë trap fare.
Sipas rregullores 2 kartona te kuq.
Te dy faullat jane te qellimshem nga prapa. Dhe jo pak agresive.
I pari ne loje pa top dhe jo ne sulm si ia fut kot gazetari.
Vendimi I arbitrit eshte teper professional dhe shume I drejte. Nje lojtar fajtor , per lejim te lojes se avantazhit , denohet me karton pasi aksioni ka perfunduar. Vendimi per kartonin e dyte te verdhe eshte per nderhyjen tjeter te gabuar. Perfundimisht arbitri ka vepruar shume mire.
2 te kuq dhe jo 2 te verdhe.
Vendim i cuditeshem????
O gazetar injorant!!! O mjere juuuuuuuuuuuuu, o mjere ne duart te kujt ka rene gazetaria ne SHQIPERI!!!
Super vendim i gjyqtarit.Shume korrekt edhe i drejte vendimi.Denohet me te verdhen e pare per nderhyrje nga pas ne rastin e pare pa top,por si gjyqtar profesionist e lejon lojen ne vazhdim,edhe denohet ne rastin e dyte po prape me nje te verdhe sepse beri nderhyrje te qellimshem.Thjesht lojtari qe i pafat qe te dyja gafat i beri ai.Do ishte me mire ti kishte ndare nderhyrjet me dike tjeter trapi.
Ku eshte CUDIA ketu….O gazeta TEMA…..lat kokren e namit
Shume shume i sakte
Titulli i videos e thote qarte: Chris Bard merr ne menyre jo te zakonshem 2 kartona te verdhe njeheresh..nuk thote vendim i cuditshem i arbitrit..aq me shume ai qe e ka postu ne Youtube mund te jete Irlandez…vendimi i arbitrit 100% i sakte…per momentin eshte me i miri i FIFA-s.
o gazetaruc ik meso anglishten pastaj bej lajm.
Ç’ka këtu për t’u çuditur mor debila…?! Karton i verdhë për faullin e parë (që nuk u dha në moment, për të lënë avantazhin) dhe karton i dytë i verdhë për faullin e dytë, në vazhdim të lojës…Të dy kartonat, shumë drejt, u dhanë kur u ndërpre loja, pas faullit të dytë… Bravo gjyqtarit…!