Ardhja e Ronaldos në Shqipëri u prit me shumë bujë nga media dhe tifozët e shumtë.
Dëshira për ta takuar ishte e madhe dhe për këtë arsye siguria për të ka qenë thuajse e hekurt.
FSHF në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kishin marrë masa të forta për mbarëvajtjen e ndeshjes por edhe për sigurinë e yllit portugez të Realit.
Megjithëse nuk u bënë publike për mediat masat e marra për mbrojtjen e Ronaldos ishin të shumta, që nga helikopterët të cilët patrullonin vazhdimisht “Elbasan Arenën” deri te snajperët që ishin vendosur rreth stadiumit.
Edhe Garda e Republikës ishte angazhuar për këtë takim për shkak edhe të personaliteteve të shumta të politikës shqiptare që ishin në stadium për të ndjekur ndeshjen.
Me rujt pickatoren ……
Sa te dashur jane ne popull keta politakanet tane!!!!!
Prandaj e ruajne veten me snajpera e garde.