Kur kanë mbetur 180 minutat e fundit të kualifikueseve, futbolli i luajtur i ngjason një sfide në shah.
Taktikat në fushë shkojnë paralel me llogaritë në letër për të arritur objektivin e kualifikimit në Euro 2016.
Në rastin e Shqipërisë, ekzistojnë disa skenarë për të siguruar biletën direkte në Francë.
Në dy ndeshjet e mbetura, kombëtarja duhet të marrë të paktën dy pikë ose një fitore, për të siguruar vendin e dytë në Grupin I.
Nëse Portugalia fiton me Danimarkën më 8 tetor, kuqezinjve mund t’u mjaftonte një sukses hipotetik përballë Serbisë.
Minimalisht ekipi i De Biasit nuk duhet të humbasë në ndeshjen e fundit në Elbasan Arena dhe më pas të synojë një pikë edhe në Armeni.
Fati i kombëtares është i lidhur ngushtë me sfidën në Braga.
Situata komplikohet nëse danezët barazojnë në tokën luzitane, duke bërë që Shqipërisë t’i nevojitet me patjetër një fitore në dy takime.
Nëse Danimarka triumfon në Portugali, atëherë misioni bëhet më i vështirë.
Kuqezinjtë do të detyroheshin ti fitonin të dyja ndeshjet e tetorit për t’u kualifikuar direkt në Francë.
Kualifikimi direkt nga grupi, synohet edhe sepse gara për vendin e tretë më të mirë është komplikuar.
Kroacia është e para me 12 pikë, ndërsa ka edhe dy ndeshje, me Bullgarinë dhe Maltën, me pikët ndaj kësaj të fundit që nuk llogariten, si ekipi më i dobët në Grupin H.
Përpara kuqezinjve qëndrojnë edhe Ukraina dhe Hungaria, ndërsa rrezik përbëjnë Rusia dhe Republika e Irlandës.
Nëse Shqipëria nuk siguron pjesëmarrjen direkte në Francë, rruga më e gjatë, ajo e kualifkimit nëpërmjet fazës “play-off” është edhe më e vështira, pasi në garë janë edhe skuadra si Izraeli, Turqia dhe Estonia./ SS
Me vjen keq per cunat tane ,por pregatitja morale e tyre, per te fituar me Portugaline ishte zero .Ata kane luajtur te gjithe kohen duke u perpjekur te mos hajne gol dhe luanin me shume ne mbrojte ,per te mbajtur rezultatin 0-0 Kjo eshte e pafalshme per ta ,sepse kjo gje rezultoi qe ata te mos fitonin . Me kete ndergjegje nuk shkohet ne France .
Daku çdo gjë ka rradhën e vet. Avancimi bëhet me etapa. Shqipëria ështe si a nxënësi i 8-vjeçares që sapo ka fillu të marri nota të mira. Nuk futesh dot direkt në shkollë të lartë pa kalu nga gjimnazi. Objektivi i kësaj Kombëtareje është të kualifikohet me cinizëm në finalet e një Euro/Botërori dhe pastaj të kalojë në shkollë të lartë dhe të ofrojë spektakël. Kjo Kombëtare mund ti lejojë vetes lojë kreative dhe sulmuese me doza të vogla ndaj ekipeve të të njëjtit nivel (gjë që e bëri me Armeninë) dhe në ndeshje miqsore (gjë që e bëri me Italinë dhe Francën). Kur luan ndeshje kyçe si me Danimarkën apo Portugalinë duhet catenaccio + kundërsulm. Kjo taktikë e përgatitur më së miri nga Ganiu ka funksionuar për mrekulli dhe ka dhë në rezultate. Pikërisht se u lujt në mbrojtje për 0-0 çdo gjë funksionoi për mrekulli. Kur ndryshoi ritmi nga minuta e 70 dhe pati një lloj lirimi dhe lojë sulmuese, niveli i disiplinën mbrojtëse domosdoshmërisht ra. Mjafton një moment i vetëm pakujdesi dhe fat i keq dhe ndodhi goli.
Humbja e parë s’ka pse të na dekurajojë apo të vemë në pikëpyetje lojtarët dhe trajnerin. Të vazhdojnë me të njëjtin ritëm me të njëjtën strategji dhe çdo gjë është OK. Frustrimi nga humbja s’ka pse ul motivimin tonë. Forca Shqipëria!
me ndeshjen qe humbem die per fain komplet te trajnerit gani abazi SHQIPRIA shancin per kualifikim e ka 5 perqind,kur nuk dolem dije me nje portugali me te dobet se armenia nuk do dalim dot me, FORMACIONI mizerabel dhe taktika lojes na humben ndeshjen,portugalia i le fitoren danimarkes dhe ne dy ndeshje nuk i fitojm dot kurr, vetem po i blem me lek,portugalia dhe me humbje ndaj danimarkes vendin e par e ka te siguruar se danimarka ndalet me 15 pik kurse portugalia ka dhe nje ndeshje tjeter per vendin e par plus qe dhe me pik te barabarta del portugalia me golavarazh me te mir,PUTHENI NE FAQE GANI ABAZIN ME ATE FORMACOIN MIZERABEL QE HODHI NE FUSH DHE ME STILIN LEGJENDAR 0 0 GJITHMON DHE GRISJANI KONTRATEN NESE DONI TE KUALIFIKOHENI NE BOTROR,GANIU DETYREN SI SELEKSJONER E MBAROI TANI NA DUHET TRAJNER PER FORMACION DHE TAKTIK LOJE.
Llafe llafe llafe dhe vetëm llafe! Mqse je ekspert i midhjes dhe peshkut, lëri llafet dhe sharjet dhe na thuaj atë stretegjinë, formacionin dhe taktikën tënde të mrekullueshme që është më e mirë se kjo e Ganiut. Të paktën kur të shprehesh me diçka konkrete mund edhe të të marrim seriozisht. Për momentin je thjesht një komentues inatçor që po shfryn dufin e humbjes nëpër internet.
Sa turp! Nuk pame asnje skeme taktike, nuk pame asnje ndryshim nga ndeshja ne Danimarke. Nuk u nxor asnje mesim nga ajo ndeshje. Zoti, si gjithmone, e do Shqiperine, por kur nuk di, do te ndeshkohesh. Ashtu si ne Danimarke, fati ishte me ne, por edhe dje, 4 raste te pastra, ku rezultati, me ate mbrojtje te lodhur, do te ishte realisht 0-4. Qarkullime te kota, te merzitshme, pa asnje skeme sulmi, qofte edhe per ta mbledhur disa minuta kundershtarin ne mbrojtje, sa per te fituar kohe. Me ate Cikalleshi te pafuqishem dhe te ngathet, qe gjuante kot dhe perplasja me lojtarin, rastesisht e devijoi dhe e coi topin tek shtylla. Ku jane sulmuesit e kombetares?? Rastesisht nuk shkohet ne France, duhet ta meritosh.
Mos harroni se ne Tetor do te kemi nje ndeshje :
Shqiperia – Serbia+UEFA+Arbitrat e Platini.
Nuk e kaperdijne dot vendimin e CAS-it ato. Do bejne nje gje per te na bere te humbim.
Dhe skenari pastaj eshte I qarte :
– Portugalia ia le ndeshjen Danimarkes.
– Serbia do te shkarkoje gjithe baterite ne elbasan dhe me ndihmen e UEFA do te fitoje.
– Portugalia pas 4 ditesh shkon ne Serbi dhe fiton dhe Serbia justifikohet se ka qene e lodhur nga ndeshja ne tirane.
Perfundimi :
Portugalia e para , Danimarka e Dyta , ne ne Play off ku na bie ndonje Holande dhe si perfundim do te fitojme vetem Vazon e 3 qe kemi enderruar.
1000000 % sakt komenti LIKU
Lojtaret e Kombetares le te fillojn te prenotojne pushimet e tyre per vera2016 se larg jane me kualifikime .
Nganjere mendoje keta lojatre a jane profesional apo tipik amatera pa asnje aksion 80 minuta loje ne mbrojtje 12 minuta ne mesfushe.
Shume ?????? ka por mos harroni qe ndeshjet dhe shiten. ,Ganiu ka marre shume para .
o zaho droga a e perfundove ate stadiumin “Loro Borici”te SHKODRES
se vetem ne ate stadium munden ciganet srb,ndryshe nuk shkojme ne france
se armenine e kemi kollaj i blejme me para.
Or ti, ne Shkoder thua? Ne Shkodren qe kendon gjithe diten e dites serbisht do fitojme?
Llogarit e leshit
E kam thene qe ne fillim. Mbas nje seleksionimi te gjate te gjithe shkojne ne vendin qe meritojne ne te vertete, pavaresisht ndonje suksesi te momentit.
-Si perfundim, Shqiperia nuk kualifikohet. Ndeshja e djeshme i dha fund endrres.
Kam një biletë për ty tek vagoni i disfatistëve. Shkoni luni një dorë letra me njëri-tjetrin dhe qani hallet.
Nuk kualifikohemi dot. Shpresa ishte barazimi dje dhe nqs Portugalia rrifte Danimarken na duhej vetem 1 pike. Tani ndeshjet duhet ti fitojme dhe skemi kellqe per kete pune. Do ndodhi njesoj si heren e kaluar 4 ndeshjet e fundit, 1 barazim dhe 3 humbje. Frika eshte ne ndeshjen me Serbine, duke shpresuar te jete vetem ndeshje futbolli. Nqs ndodh ndonje gje kane per te na denuar shume rende, dhe me shume gjasa do te ndodhi, kosovaret kujtojne se eshte lufte ne vend te nje ndeshje futbolli
Kam ndjekur ndeshjet me Danimarken dhe Portugaline.Deshira eshte e madhe te marrim pjese ne Europian porme kete nivel nuk e meritojme.
Ndeshja me Portugaline ishte skandaloze, ishim me fat qe nuk u shpartalluam 5 me 0.
Ik ti or palle kkkk mos na bej kopetentin e specialisti ketu shko kendo ndonje meshe ne bodrumet e Janulles ate bej ti kastravec Serash
Ca ke more shqiptar kokderr e gjaknxehte??? Mundohu te jesh me realist e te mos flesh mbi dafina…
Ishte vertet skandaloze
Me Danimarken na ndihmoi fati,e po nuk te ndihmon gjithmone ai.
Kur futesh ne fushe me qellim per te marre nje pike,normalisht qe pritet humbja.
ne bejme llogari pa hanhiun! prandj nuk bejme perpare! dje e kishin ne dore! cana skishte pse ta mbante topin ne miniten e 91 para portes! per cfare? tani ska me llogari tani ka vetem nje rruge te loz per fitore ose te vdesin duke u munduar!
Llogarine lejani shakos se ai e qan pastaj ai vetem kur te nxjerri flamurin nga breket ne shkojme ne france pa nje pa dy
Prisnim nga GANI ABAZI ndryshim ne formacion nga ndeshja me danimarken,CANA,AJETI,XHIMSHITI,dhe mbrojtesi majt bashk me XHaken dhe portierin nuk duhet te ndrroheshin se bejn pjes tek mbrojtia dhe kjo esht mbrojtia jon me e mir e momentit duke mar parasysh mungesat,por mesfusha e zgjedhur me tipare me shum mbrojtese u desh ndrruar pa tjeter,prisnim te shikonim ne mesfush Migen Bashen,Ergys Gaçen Andi Lilen,Odise Roshin,ne sulm Gashin dhe Balen,ky ishte ekipi qe do ta degjeneronte portugalin e para se kjo mesfush ishte e fresket dhe e dyta esht mesfusha jon me e mir teknikisht qe asfiksoj dhe mesfushen franceze,sistemi duhet te ishte 4-4-2 kjo ishte skuadra qe prisnim nga GANIU TI I ZOTI XGUNGLES, se formacionui i danimarkes ishte per barazim plus ishin te drobitur nga lodhja me vetem 24 or pushim,me portugalin na interesonte fitorja me kta lojtar fitohet dhe me kte skem sigurionim daljen ne europian,ne nxehemi me te drejt se presim gje tjeter dhe shikojm nje loj shokuse te lodhur te pa fuqishme pa vizion dhe pa ego per fitore kjo na nevrikos me te drejt se jemi tifoza dhe ne dum te shkojm sa me larg se muncia ishte po naj hoqi nga dora GANI ABAZI na budallalliku nga frika apo ka pas arsye tjeter per kte pysni GANIUN, per mua NDESHJEN dje e humbi GANI ABAZI ky esht i vetmi fajtor se ka dy ekipe me rezerva dhe futi ne loj ekipin e drobitur nga lodhja e ndeshjes se dy diteve me par,SI TE DUKET MENDIMI IM ZOTI XGUNGLES.
Ashtu siç e dyshova ti je partizan i lojës ofensive, i yrxhymit në sulm. Të kuptohemi, nuk ka ndonjë gje të keqe ky koncept loje, por thjesht duhet pa si mund të aplikohet për Kombëtaren tonë meqenëse si ide nuk është se është e re. Eshtë rrah e debatu me qindra herë nga ekspertët apo pseudo-ekspertët e futbollit shqiptar, para dhe pasi Ganiu mori drejtimin e Kombëtares dhe filloi të aplikojë skemat e veta. Problemi është i thjeshtë: megjithë ndryshimet e trajnerëve të Kombëtares (nga shkolla të ndryshme futbolli), megjithëse kemi pas lojtarë me tipare ofensive, kesaj shkolle s’ja kemi pa hajrin fare. Kaq për të kaluarën.
Për të tashmen, Ganiu ka një strategji afatgjatë shumë të qartë dhe të pastër:
faza 1: mbushja Kombëtares me talente dhe vendosja e politikave të rekrutimit (kjo u fut në shina në 2 vitet e para të punës)
faza 2: rritja e kualiteteve mbrojtëse të skuadrës nëpermjet sistemit shkatërrues qysh në mesfushë. Filozofia “mbro portën pastaj kërko të shënosh”. (Rezultatet janë të prekshme. Në nivelin mbrojtës kurrë s’kemi qenë më mirë dhe ky është realitet. Për detaje shif statistikat.)
faza 3. Kur Kombëtarja të marrë kompensimin (kualifikim ne Euro/Botëror) për realizimin e fazës 2, atëhere dhe vetëm atëherë do të fillojë të ketë një ndryshim taktik drejt një loje më ofensive. Tranzicioni do të jetë i ngadaltë në mënyrë paralele me automatizmat e skuadrës dhe talenteve që ajo do të ketë.
faza 4. Stabilizimi i përhershëm i Kombëtares ne FIFA top30. Krijimi i një identiteti të futbollit Shqiptar. Ngritja e emrit, që sjell thithjen e talenteve nga sfera mbarëshqiptare dhe motivimin personal të futbollistëve brenda trojeve shqiptare.
As mos u lodh duke kërku fajin për golin mbrëmë. Goli erdhi nga goditje standarte. Ashtu si ne, edhe skuadrat e tjera i përpunojne dhe përgatisin këto lloj goditjesh dhe ndodh që të fusin golin.
Gjithashtu as mos u lodh ti kërkosh Ganiut ndryshim strategjie se nuk ka për të ndodh dhe as që duhet të ndodhë. Specialisht kundër skuadrave si Portugalia që ka talente individuale, kjo nuk duhet të ndodhë KURRE.
Po e mbyll me një këshillë miqësore. Mos u vreros kaq shumë! Humbja na dhemb por s’duhet me harru që humbje a jo, Kombëtarja është ngrit në nivel dhe është në rrugën e duhur. E vetmja gjë për të cilën Kombëtarja s’ka nevojë në këto momente, është pakënaqësia jonë.
thjesht te fitojme
Te themi te verteten, ne nuk kemi takat te fitojme!!!
Si do I lej portugezi neshjen danimarkes? Po I la neshjen portugezi dhe danezi behen 15 pike. Ne rast fitore te shqiperise Ne shkojm 14 pik. Po humi portugezi neshjen me serbin dhe Ne marrim barazim Ne Armeni a there portugezi del Ne play off.
Mos shikoni armiq kudo. Portugezi do vendin e par matematikisht kunder danezeve. Tash shqiperise Po te kemi byth dhe kta lojtaret tane zemer dhe inat na mjafton nje fitore me serbet. Kuptohet cka themi Jan deshirat tona dhe shpresojm te ndodhin. Po sluajten fort dhe kunder serbit ather Ne djall vafshin.
E veshtire por jo e pamundur por duhet te sulmojme me shume. Te futemi ne fushe per te fituar dhe jo per te barazuar. Kto dy ndeshje ska shume llogaritje. Te luajm futboll ashtu si dime dhe po fituam ok nqs jo do tè thoj qe aq e kemi hapin