Ja si e komentojnë mediat daneze humbjen e Shqipërisë

8 Shtator 2015, 11:36Sport TEMA

Mediat daneze e kanë përshkruar si ndihmë të madhe fitoren e Portugalisë ndaj Shqipërisë.

“Portugalia me Danimarkën do të jetë një finale”. Kështu e nis titullin kryesor gazeta daneze “Ekstra Bladet” duke iu referuar sfidës së 8 Tetorit në Braga ku skuadra nordike do të udhëtojë për sfidën e fundit të Grupit eliminator.

Pasi kjo e përditshme i kushton një hapësirë të madhe suksesit të Portugalisë në Shqipëri me titullin, “Portugalia i jep një dorë Danimarkës”, thekson se skuadra e trajnerit, Morten Olsen po kalon një moment negativ pasi në dy ndeshjet e fundit nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe tani është e detyruar të luajë një 90 minutësh vendimtar.

Gazeta sjell në plan të parë intervistat e lojtarëve dhe trajnerit portugez, sipas të cilëve, sfida e Tetorit është vendimtare për kualifikimin në Euro 2016, shkruan “Supersport.al”.

Edhe gazeta tjetër “Jyllands-Posten” i kushton një hapësirë të madhe fitores së Portugalisë duke veçuar Etrit Berishën si një nga më të mirët në fushën e lojës.

Ndërkohë, në faqen e internetit, televizioni TV2 bën lojë fjalësh me titullin: “Ndihmë e shpejtë për Danimarkën, Portugalia fiton në kohën shtesë kundër Shqipërisë”, duke shtuar se luzitanët arritën të gjejnë tre pikëshin ashtu si në “Telia Parken” vetëm në fundin e takimit, duke kryesuar bindshëm me 15 pikë, të ndjekur nga Danimarka me 12 dhe Shqipëria me 11.

1 komente në “Ja si e komentojnë mediat daneze humbjen e Shqipërisë”

  1. Pelasgian says:

    Per ca gzohen kto idiotat aman….asgje s’eshte ne doren e tyre edhe sikur te marrin rezultatin maksimal ne Portugali…

    Gjithcka eshte ne dore te Ganiut me shoke …

    dy fitore te shqiperise e bejne danezin me qajt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje