Sokol Cikalleshi përplaset me policinë shqiptare, i rrahën vëllain pas ndeshjes me Portugalinë

8 Shtator 2015, 13:31Sport TEMA

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është përplasur me policinë pas ndeshjes me Portugalinë në “Elbasan Arena”.

Një ditë e keqe ajo e 7 shtatorit për sulmuesin kavajas, pasi sikur të mos mjaftonte humbja në minutat e fundit me luzitanët, Cikalleshit i duhej të përballej edhe me forcat e policisë.

Afro 15 minuta pas ndeshjes, vëllai i sulmuesit të Kombëtares ka dashur të hyjë në ambientet e stadiumit, me qëllim që të takonte Sokolin.

Ai është prezantuar si vëllai i tij dhe ka thënë se donte të takonte Sokolin, por pa e kaluar kufirin e lejuar, ndërkohë që policët i kanë bërë me dije se nuk mund të hynte kurrsesi brenda ambienteve.

Pas një debati që përfundoi edhe në prekje me duar, vëllai i futbollistit është larguar me forcë prej aty.

Pas pak minutash ka dalë nga stadiumi Cikalleshi, i cili është vënë në dijeni për incidentin e të vëllait me policët dhe ka nisur të pyesë uniformat i irrituar se me ç’të drejtë i kishin goditur familjarin e tij, raporton “Panorama Sport”.

Jashtë rrethimit të stadiumit ka nisur një debat verbal i ashpër mes futbollistit dhe policëve. Ky i fundit u thoshte se ata mund të mjaftoheshin vetëm duke mos e lejuar të hynte brenda, por jo ta dhunonin, ndërkohë që policët i kërkuan sulmuesit kuqezi të largohej dhe të mos e zgjaste me këtë bisedë.

Ka pasur edhe kontakte fizike mes lojtarit dhe forcave speciale, por pa kaluar në dhunë të mirëfilltë

24 komente në “Sokol Cikalleshi përplaset me policinë shqiptare, i rrahën vëllain pas ndeshjes me Portugalinë”

  1. shvejk says:

    Pse jo me duar? Me cfare duhet ta preki policia ate qe nuk i bindet urdhrave, mos duhet te nxjerri ndonje organ tjeter per te prekur te pabindurit.

    1. i says:

      i vendos prangat nuk ka pse ta rrahi. rrahja denohet penalisht dhe nuk ka rendesi kush e ben

      1. Flamur says:

        Po e kundërshtive policin në SHBA të rrasin në burg,nëse përdor dhe duart mund të hash dhe koqen e plumbit. Vëllai i këtij sulmuesit të dështuar ka shpëtuar mirë se meritonte burgun. Ky tjetri sportisti tregoi se është anadollak e nuk njeh ligjin.

      2. ed says:

        nese nuk pranon qe ti vihen prangat??????????

        ca duhet te beje policia?????????

        ti paguaje bursen e studimit ne oxford??????

  2. qytetaria says:

    Patjeter duhet te hynte ne stadium i vellai ,duke thyer normat. . Cfare behet keshtu .???

  3. Korca says:

    A cou enver nga varri pun e madhe se eshte futbollist ka vjejte me i shkerdhye nanen hu ligjet e shtetit jan per te gjithe barabar

  4. Christopher Columbus says:

    Ktu e ke gabim more djale se rregullat jane njesoj per te gjithe.

    Ndoshta vllai jote ka dashur te hyje me force! Here tjeter thuaj vellait te respektoj reegullat.

  5. elton john says:

    pune KAVAJSASH……hajde goca ikim ne,se nuk jane punet tona:

  6. Kol Tivari says:

    Përsëri, “pordhë shqiptare”… Ku do vemi kështu…???!!!

  7. Jeronim de Rada says:

    Duket qe Cikalleshi ka filluar te behet mendjemadh!

  8. Erzi says:

    E dime se cnivel ka policia tone. Pavarsisht asaj, vellai e vet ky futbollisti nuk kan te drejte ketu.

  9. enter''" says:

    SHume mire ja ka bere. KUsh qenka ky qe dashka te thyej rregullat? Atje nuk lejohet te huhet dhe pike.

    Bravo policies shqiptare

  10. Opinonisti says:

    I thuaj faleminderit qe nuk e kane futur ne burg.
    Nuk priste edhe 30 minuta vllai sa te dilje ti?! Apo e myti puna si gjithe shqiptaret.

  11. stela says:

    Po sipas teje mor bukurosh, i bie qe secilin lojtar ta vizitoje nga nje familjar edhe te behet rrumpalle aty, ne nje kohe kur ndodhen ne dhomat e ndeshjes edhe lojtaret e ekipit kundershtar. Mban pergjegjesi policia per ato lojtare.

  12. taso kume says:

    DUART e policise perdoren vetem per te vene prangat,te gjitha te tjerat jane dhune fizike O DEBILA o fshatare prishet SHQIPERINE tani doni te spekulloni dhe nen roben e policise te thyeni ligjet universale te qytetarise.

    1. Flamur says:

      Ti flet për qytetari si këndezi majë mullarit me bajga, po kundërshtive policinë dhe nuk i bindesh urdhrit arrestohesh. …nëse kundërshton arrestin me forcë të rrahin derisa të mos kesh më forcë për të kundërshtuar,……e kur polici rrezikohet nga kundërshtimi yt me forcë ka të drejtë të nxjerrë dhe armën. Ky është ligji në tërë Europën.

  13. mirmir says:

    po une qe skam ngritur aspak dore por akuzuar fallco nga policia amerikane dhe rrahur deri ne vdekje? cfar eshte kjo? vrasje lali
    thjesht bera pak argumente me fjale dhe ata e montuan te gjithe skenarin e bukur

  14. labi says:

    pse vetem e kane rrahur? nuk i kane fut shkopin nga mbrapa? kush jane keta? mbreter? ne dru te gjithe ata qe nuk binden!

  15. korcari says:

    Po si mos e takonte vellain e tij legjendar,goleshenuesin me te mire te shqiperise,[ka bere ndonje gol apo jo]Veshgjati cikaleshi nga kavaja[ganiu mos eshte gje homo]sepse italianet shquhen per kete.E di veten akoma sikur luan me kuksin.

    1. Skenderbeu says:

      11 ndeshje asnjë gol…që nga 2009 ka shënuar vetëm një gol me shpresat ….sulmuesi kryesor i kombëtares ka bërë 1 gol në 6 vjet dhe atë me shpresat…rekord në Europë e ndoshta në botë.

  16. enter''" says:

    Ja pse nuk fiton kombetarja jone…

  17. 17nentori says:

    e paskan prekur me duar? haha ky eshte me fat, po te preken policet me dicka tjeter iken ne spital!
    kta policet shqiptare qenkan shume te sjellshem… nje e prekur me dore dhe ben dy hapa prapa dhe i ben zile vllait te madh!

  18. Ben says:

    Anadollak kavajet hesapi. Du me taku vllan ske ven tjeter ta takosh mor rrot karit

  19. carthu says:

    Si mund te dhunosh vellan e lojtarit te kombetares? Po edhe kusheri te ishte a cfare duhet tolerance.Pse se shisni vendin te Serbia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje