Neptun Bajko është njëri nga trajnerët e kombëtares shqiptare në të shkuarën, në kohët kur kuqezinjtë mblidheshin aeroporteve dhe merrnin bukë me vete. Një realitet me të cilin, kush më pak e kush më shumë, janë përballur të gjithë shqiptarët që e kanë drejtuar ekipin tonë përfaqësues në futboll. Krejt ndryshe ka qenë situata me të huajt, në epokën “Duka”. Që nga Dosena e deri te De Biazi, kanë patur kushte optimale, si çdo kombëtare tjetër në Europë, për të bërë përpara.
E vërteta është se vetëm De Biazi, në fushatën eliminatore aktuale, po e mban gjallë ëndrrën e madhe të shqiptarëve, për t’u kualifikuar në finalet e një kompeticioni madhor, sikurse është Kampionati Europian. Meritë e tij dhe e lojtarëve që ka përzgjedhur e stërvit. Të hënën në mbrëmje, Shqipëria pësoi humbjen e parë në këto eliminatore. Prishja e një “rekordi” e ka hidhëruar paksa mjedisin kuqezi, megjithatë shanset për kualifikim si të dytët në grup mbeten reale.
Neptun Bajko, ish-trajneri i kombëtares në periudhën 1994-1996, duke analizuar ndeshjen kualifikuese me Portugalinë dhe situatën e krijuar pas humbjes me luzitanët, shprehet: “Personalisht kam qenë nga ata që e kam deklaruar qysh para ballafaqimit me Portugalinë se ndaj Serbisë, në “Elbasan Arena”, do të jetë ndeshja më e vështirë e pjesës së dytë të kësaj fushate eliminatoresh. Kështu si erdhi puna, që u mundëm nga Ronaldo me shokë, situata bëhet edhe më e vështirë, në shumë drejtime.
Duke qenë një njeri etik, edhe profesionalisht, nuk ia lejoj vetes të hyj në detaje tekniko-taktike, sepse kombëtarja ka një trajner për këtë punë. Ai është aty, i njeh më mirë se kushdo lojtarët, formën e secilit, dhe në fund përzgjedh formacionin me të cilin luan. Dëgjoj tani, pas betejës, të bëjnë edhe kritika, pse u luajti me këtë formacion, me këta lojtarë, me këtë apo atë modul, zëvendësimet nuk ishin të duhura, apo ishin të vonuara. “Pas pilafit”, sikurse thotë edhe populli ynë, është e kollajshme të bësh kritizerin.
Para ndeshjeve, të gjithë thonë, kudo u jepet mundësia, se kemi një ekip cilësor, me lojtarë shumë të mirë, se luajmë për fitore. Unë mendoj se një ndeshje futbolli fitohet në një aspekt, sikurse edhe humbet. Kjo ndodhi me portugezët. Si ekip që na interesonte edhe barazimi, luajtëm për diçka të tillë deri pesë minuta para fundit të ndeshjes. Kush e njeh sadopak futbollin e kupton se edhe Portugalia na e lejoi në njëfarë mënyre ta arrinim këtë objektiv, pra 1 pikë, si ekip i madh që është, ashtu në mënyrën e vet të (mos)luajturit.
Por, neve na rrëmbeu euforia. Kombëtarja nuk u drejtua më nga trajneri në 5 minutat e fundit, por nga pasioni dhe stadiumi. Skudra veproi në bazë të thirrjes së tifozëve. Dhe u ndëshkuam, sepse tejkaluam veten dhe atë që në njëfarë mënyre kishte minuta të tëra që na e kishte lejuar kundërshtari. E përsëris, në detaje taktike nuk ndërhyj, as pse nuk luan Kaçe, apo dikush tjetër, as përse sakrifikojmë një lojtar sulmues me detyra mbrojtëse. Kjo është puna e De Biazit, për këtë merr meritat dhe përgjegjësitë.
Në fund të kualifikueseve le të gjykohet, jo pas një ndeshjeje. Tani është momenti për t’i qëndruar të gjithë pranë kombëtares, pas një humbjeje që ka ndikimin e vet negativ në moralin e lojtarëve. Do ta kemi shumë të vështirë me Serbinë, e përsëris, më të vështirë se në të gjitha këto kualifikuese, ndaj aty duhet të jetë përqendrimi. Portugalia iku, nuk kthehet më. Kualifikimi për në Europian mbetet një çështje e hapur, një mundësi reale edhe për ne, por pas humbjes me portugezët ka ndodhur një ndryshim: Deri dje e kishim ne në dorë shkuarjen në “Euro 2016”, tani na kanë të tjerët në dorë.”/ Telesport
Ne pjesen e dyte me Danimarken dhe 90 minutat me Portugaline ekipi ka qene i shperfytyruar.Psikologjikisht i pa pergatitur dhe dukesin sikur ishin PA TRAINER!Portugalia na e dha nje pike me lojen qe beri,por traineri yne u be aventurier duke kujtuar se mund te merrte 3 piket, kur ne fund futi sulmues e jo mbrojtes.Nuk e kuptoj se si u shperfyturua skuadra ne dy ndeshjet e fundit?KAM SHUME DYSHIME TEK De Biasi!
PROFESOR ne flasim dhe komentojm mas pilafit se nuk na fut kerkush ne pilaf,por prisnim formacion me te mir ne mesfush me lojtar me teknik ne organizim loje dhe freskin e gjysmes ekipit pas nje ndeshje te lodhshme ne danimark 48 or perpara,kte qe prisnim nuk e pam dhe humbjen e pritem qe kur filloj loja, panvarsisht se mas rezultatit ne armeni PORTUGALIA e leshoj lojen dhe pjesen e dyt priti vetem barazimin i doli okazioni ben gol hallall taktikisht ishin te vendosur me mir se ne.
Zoti Neptun, vertet mendon se ndeshjet nuk shiten?
Ajo dihet, e ka UEFA shperndarjen e skenareve per cdo ndeshje
Maqedonine e rreh Luksemburgu dhe humbet vetem 1-0 me Spanjen,
kush i ha keto?
Spanje -vendi i pare 2-0
spanje – vendi i fundit 1-0
Po te na rrihte ne spanja 1-0 do ta mbanim veten per heronj
Po maqedonia ka debiaz, kuqezi apo skenderbe?!
Shikoni skenarin e madh qe skuadra te vogla jane kualifikuar si kurre me pare
pra kjo eshte dore e Uefas, jo e Debiazit, apo Kuqeziut apo DUkes
Pse nuk e fiton Evropianin Islanda, Irlanda e veriut apo ndonje tjeter “e vogel”
thjesht trazime goglash me kushtin qe Evpropianin ta marre Italia,
Gjermania apo Spanja
Shihni rastet e Spanjes, kur duhet gjuajtur pason apo triblon
dhe kur duhet pasuar e gjuan ne dore te portierit apo jashte
Respekt, no to racism, po trukut dhe marrjes se parase me llotot
Po te tjeret do na kene ne dore perderisa ne e kemi mendjen vetm tek fati : “Shpresojme te mos hame gol” , “shpresojme te ngecim ndonje gol”. Person alisht mendoj se me Portugaline me mire te kishim humbur 5-0 dhe te kishim bere nje loje futbolli me mbrojtje por edhe me sulm.Apo keta tanet dhe De biazi me duket se kujtojne Greqine qe vetem me mbrojtje fitoi kampionatin Evropian ne 2004 ? E ce do ate futboll ?
Dalengadale po vertetohet ajo qe na ndodh gjithmone …marim 10 pike fazen e pare te ndeshjeve dhe 1-2 pike ne fazen e dyte kur piket jane te arta….Trajneret shqiptare te mesojne tejene konstante ne loje …
Pastaj fillojne dyshimet per shitje ndeshjesh,,,Eshte i pakuptimte disporporcioni i pikeve ne dy fazat,dhe pse kuptohet qe faza e dyte eshte me e veshtire.Por 10:1 nuk lejohet…Eshte lenie me vetedije e pikeve…
profesori qenka pjek ne diell…eshte e turpshme te thuash varemi nga te tjeret…jo ti varesh nga forcat e tua..ti duhet te fitosh dy ndeshje,dhe po i fitove nuk arrin te pengoj njeri..de biasi ka bere skuader,i ka mesuar taktiken qe ne se kemi pas ndonjeher..kush jane keta lojtaret teknik qe ka shqiperia.?!faleminderit qe na cove ne eliminatere se e akuzonim kombetaren gjithmon per shitje ndeshjesh..me ata lojtar qe kemi ne nuk e imagjinonim te ishim aty ku jemi.dhe de biasi ka meriten e tij..dhe tanipresim qershin mbi torte
Po ne e kemi ne dore o bajko.fitojme 2 ndeshje dhe jemi te dytet sido te dale portugalia me danimarken.danimarka shkon 15 max ne 17 max keshtu qe