Nga Fatjon Baze
Humbja e pamerituar që përfaqësuesja shqiptare mori ndaj Portugalisë në minutën e fundit të ndeshjes, la një shije të keqe tek lojtarët dhe tek tifozët kuqezi, pasi ishte edhe disfata e parë në këto ndeshje eliminatore.
Por, pavarisisht kësaj humbjeje shpresat që kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku, Gianni De Biazi, të shkojnë në Francë nuk janë shuar, pasi janë ende shumë të mëdha.
Kjo pasi Shqipëria ka dy takime të tjera me Serbinë dhe Armeninë, ndërsa kundërshtari jonë Danimarka ka vetëm një ndeshje atë kundër portugezëve në transfertë.
Në një prononcim për TemA TV, mbrojtësi i kuqezinjve, Andi Lila, është shprehur i bindur që përfaqësuesja jonë do të shkojë në “Francë 2016”.
Ai tha se ëndrra e madhe është në dorën tonë dhe në dy ndeshjet e ardhshme Shqipëria do të arrijë kualifikimin.
“ Ndaj Portugalisë ishte një ndeshje e luftuar fort nga të dyja skuadrët , dhe nje humbje që nuk e meritonim në minutën e fundit që normalisht që nuk me vjen mire. Por gjithsesi nuk është fundi i botës. Ne do të fitojm ndeshjen e ardhshme me Serbinë dhe jam i bindur që do të shkojmë në “Euro 2016”. Ëndrra e madhe eshtë në dorën tonë. Do ja dalim…”
Më tej 29 vjecari shprehu bindjen e plotë se kuqezinjtë do ta arrijnë kualifikim që në ndeshjen ndaj Serbisë duke thënë se fitorja do të jetë e padiskutueshme dhe Danimarka do të humbë ndaj Portugalisë.
“Do fitojm me Serbinë dhe Danimarka do te mundet ne portugali. Dhe ne do jemi automatikisht të kualifikuar. Me besimin në zot ne do ta bejm ëndrën realitet”
Në fund kavajasi tha se ecuria e kombëtares në këto eleminatore ka qënë mjaft e mirë, cka u vu re edhe në ndeshjen e fundit ndaj një kundërshtri tepër të fortë si Portugalia.
“Portugalia është një nga skuadrat më të mira në Bote dhe kjo dihet nga te gjithë. Por unë nuk pash diferenca me skuadrën tonë dhe kjo do të thotë që ne jemi rritur shume dhe ndaj cdo kundershtari ne mund kemi mundësi që të fitojm. Ndaj portugalis me pak fat fitorja ishte e jona. Shqipëria është shumë e fortë dhe këtë e dinë të gjithë…” përfundoi prononcimin e tij Andi Lila.
Nuk pe diferenca o Lila se Portugalia nuk lujti mire. Serbia nuk ca cfare te humbi vjen vetem si e si te ndaloj Shqiperine te mos kualifikohet, plus qe ka dhe inatin e 3 pikeshit.. Ajo do jete me verte ndeshje sh e veshtire per ne..
Une kam me shit tan shtepin e lagjen e
kam me e vendos 1 per shqypnine,
Nse skena fitu, a ke me mi kthy lekt Andi???
Sa te keni Ganiun si tranjer harrojeni fitoret ,eshte Sabotuesi i Shqiperise ,nje plere Italiane. qe ka marre nenshtetesine Shqipetare per te bindur kete popull naiv qe eshte me ne . Do te bindeni qe ai e pengon ekipin per te fituar .Gjynah se ato cuna jane shume mire .
Sistemi i De Biazit eshte nje sistem qe mund te funksionon kunder skuadrave te medha si Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Italia, Holanda, Belgjika, Portugalia dhe me pak fat mund te arrihet edhe te rezulltati pozitive, 1:0, 1:1, apo 0:1, pasi te gjitha jane ekipe sulmuese.
Aty ku kerkohet te shenohet GOLI Shqiperia qalon dhe do ta kete me kete sistem pothuaj te pamundur ta shenoje edhe nje Gol te vetem. Nuk mund te thuhet qe mungon kualieti te ky ekip, ate e kemi bile edhe me te mire se sa Islanda, por dallimi eshte se Islanda rregullisht po shenon.
Kjo ka te beje me guximin, skudra shqiptare nuk e ka guximin te pasoje pa frike, te gjuaj pa frike dhe kjo ka te beje me Trajnerin, i cili nuk ju beson lojtareve…
Jam i bindur qe ky sistem nuk e mund dot Serbine as Armenine, sepse edhe Serbia do te luaj ne Elbasan me mbrojtje te ngjeshur, duke u koncentruar ne kundersulme, pasi ata e dine qe Shqiperia nuk ka lojtare kreative qe mund te bejne lojen dhe ata duan me cdo kusht ti prishin hesapet Shqiperise per evropian.
Armenia ne vendin e vet do te na hakmerret nese nuk e ndryshojme sistemin, shkurt e shqip do te na mund me kete sistem
UEFA me referim ne kete ndeshje mund te tregoje te fuqishmin per ti treguar Shqiptareve se CAS-i nuk ju dergon dot ne Evropian jane gjera te padeshiruara qe pritet te ndodhin.
Nese DE BIAZI nuk e arrin objektivin e kualifikimit, eshte nje deshtim pa diskutim per shqiptaret, por kurrsesi per De Biazin, i cili permes Shqipersie ka bere emer dhe nuk e ka te veshtire te perfitoje kontrata me ekipe te ligave te forta
Teper i sakte !
Si lojtar me pelqen shume o Andi ,,,,,je luftetar dhe mjaft i shpejte , nuk e di pse nuk po loz me titullar , ndoshja sje ne forme ose ndoshta je i demtum , sdi ca te them por uroj te rikthehesh sa me shpejt titullar !
Ktu per mendimin tim po flet “percart” , ne nuk lozem aspak te barabarte me portugaline dhe ata as qe mendonin per barazim , para 10 minutave te fundit vetem fati deshi qe topi i Eliseu mos te hynte ne port .
U ndje shume mungesa jote , mungesa e Hysaj , mungesa e Mavraj dhe me se shumti u ndje fort mungesa e nje mesfushe cilesore !
Kukeli ,Abrashi dhe Xhaka nuk kan cilesi dhe vizion per mesfushor , ne vend te tyre duhen Kace , Memushaj dhe Basha .
Abrashi eshte per tu fut ne 10-15 minutat e fundit per me kafshu kaviljet e kundershtarve sepse ai vetem ate di te beje , s’eshte as i shpejte , as i gjate per te fitu dyluftimet ajrore , ska as vizion loje per te hap lojen e per te kriju hapesira !
Pse dreqin u fiksu Ganiu me kte mesfushe ????
Kukeli ngjan si refugjat ne fushe , ende se kam kuptu se c’dreq roli ka !
Xhaka eshte i mire por jo per te hap lojen , ai eshte i mire sidomos para mbrojtes !
Mesfusha me Kacen dhe Memushajn shkatrroi mesfushen Franceze ,,,dhjene Pogban !!!
Pastaj ka ardh koha per disa forca te reja , psh Kroacia e ka titullar Marko Pjacen ,po ashtu edhe Serbia po i jep hapesira Andrija Zivkovicit
Pse nuk e thjerr ne kombtare Berishen e Skenderbeut Ganiu ???
Eshte mjaft i shpejte dhe per loje me kundersulme te thy brinjet , sidomos po ta fusesh ne loje nga minuta e 70 , koha kur Lenjanit i mbaron benzina!
4 – 4 – 2 eshte skema ideale per te loz per fitore , ndryshe shqiperia do te jet gjithmon ne rrezik deri ne minuten e 95 sepse skema 4-5-1 te jep vetem rezultate 0-0 , 0-1 , 1-1 , …..rezultate leshi me pak fjale !!!!
Don Zoti e jeni te gjithe ne forme ne 8 tetor !!!!
Ne duhet te shfrytzojme cdo goditje kendi , cdo fall qe fitojme !
Me Portugaline morem nje fall ne pozicion shume te mire per goditjet nga vendi qe bene Kace Snajperi ose Meha MIG-u , dhe shiko shiko ….qe te dy mungojne dhe topin e gjun Xhaka dhe natyrisht vret disa laraska !!!
GANI ABAZI = VOTA PER KTO DY NDESHJE = 4,5 !!!!
Te flasim pa dorashka dhe pa komplimente;Zoti giani di biazi Gashi nuk ka rolin e mesfushorit te djathte dhe nuk e kryen ate rol,ai eshte i pregatitur qe ne moshen 15-te vjecare per sulmues extrem.Kukeli dhe Abrashi nuk jan ne referencen e duhur kete nuk e dije?Xhimshiti nuk luan dot ne te djathte sepse eshte mbrojtes pyk i avansuar edhe kete nuk e dije? Per te gjtha keto probleme stolin e kishe plote me lojtare qe mezi presin te japin gjithcka