“Jemi një vend plot me ëndrra, ashtu si Italia e dikurshme”.
Bumi ekonomik i Shqipërisë për Kryeministrin Edi Rama qëndron i gjithi tek pasioni dhe dëshira për emancipimin e një populli, pas vitesh diktature të egër. Projekti “Nga Lindja në Perëndim” i Fondacionit Corriere della Sera dhe Corriere del Mezzogiorno mbi tarracën e Pallatit Diana, me ndalesë në dhe rreth Tiranës, mbush një boshllëk të njohurive të italianëve dhe veçanërisht puliezëve në lidhje me vendin e shqiponjave.
Në një video intervistë dhënë Maddalena Tulanti-t, Kryeministri Rama, ish kryebashkiaku gjenial i kryeqytetit, është fokusuar në miqësinë mes dy brigjeve të Adriatikut, tani të “bashkuar” përmes trageteve, tashmë të dyfishuar dhe të shpejtë, mes Barit dhe Durrësit (40 mijë shqiptarë kanë ngritur sipërmarrjet e tyre, jetojnë e punojnë këtu dhe krijojnë punë për ne). Më pas ka kujtuar origjinën italiane të lidhur me një gjyshe veneciane dhe të dënuar, se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, ka trajtuar të gjitha nyjet e koklavitura të politikës ndërkombëtare. “Ndjejmë mungesën e një Europe të bashkuar, strategjike dhe politike, – ka shpjeguar – ndërsa paguajmë mungesën e strategjive të qarta për Sirinë dhe Pranverën Arabe. Në sfond, shtetet janë kapur rreth interesave të tyre nacionale.
Megjithatë, Europa është projekti më i bukur i mendjes njerëzore, për të garantuar harmoninë mes popujve.” Drama e refugjatëve i ka kujtuar publikut të pranishëm anijet e sheqerit nga Vlora në portin e Barit, ndërsa Ramës, kthimin pas në ’99-n , kur “mikpritëm në territorin tonë 500 mijë refugjatë nga Kosova.” Më pas, debati u rikthye tek aktualiteti, me projektin e gazsjellësit TAP, që u konsiderua nga Kryeministri si “gjeopolitikisht strategjik”, “një projekt i garantuar në planin mjedisor, që nuk bën para duke ndotur ambientin në kurriz të brezave të ardhshëm.” Nuk mungoi edhe një krahasim me futbollin, me lavdërimin e trajnerit italian De Biasi, i cili po njeh suksese të mëdha me kombëtaren shqiptare.
Rama, që gjatë ditës ka nënshkruar me Presidentin e Rajonit të Pulias, një marrëveshje për statusin e ardhshëm të ujësjellësit puljez, e ka mbyllur intervistën duke kujtuar që “Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj, një vend i vëllazërisë së besimeve fetare, siç e përshkroi edhe Papa Francesku”. Në fund ka përshkruar pluralizmin fetar që jeton në familjen e tij: “Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët ortodoksë dhe fëmija i fundit katolik.”
Bumi ekonomik !!!!!!!;
Me falni por kur ndodhi ?!!!!
Me nji fjal shqiptaret kerkojn azil ne gjermani sepse jan te perndjekur nga bumi ekonomik ne adhe.
Uaaaaauuuuu. Cfar kryeministra qe nxier ky vend te papar.
Vetëm se ne ëndrrat i shohim ME SY HAPUR.
shqiptaret po mbushin breket me enderra
Nuk ka gje…mjafton qe t’i shikosh dhe te enderrosh per dite te tjera me me shume enderra…
Piktori ka dale jashte realitetit dhe flet percarte.
A e dini ate barcoleten:
Bum!Bum!Bum!…Bum!
Lereni te flase budallane, sa ti vije ndonje e ti presi gjuhen si neper filma!
..ITALIA duhet te njohe TE DREJTEN E “CEKUT FAMILIAR”_ose I AshtuQuajturi “Assegno Familiare”..,per Femijet e SHqiptareve qe punojne ne ITALI(dhe Familjen e kane ne SHQIPERI)!..sepse kjo Ju Njihet SERBEVE apo Maqedonasve!!???…Kjo quhet POLITIKE…Z:Kryeminister dhe jo RETORIKA BOSHE si AJO e PARAARDHESIT SALI……….
t’emen,qenka e shkruar qe ai vend te prodhoi nder vite vetem sunite tradhetare dhe ndonje kryeminister te tredhur kristian…………!
Ky si PR eshte OK , po si KM nuk ben dy LEK .
REBELI QE U REBELUASE GJIZES I HIDHESH UJE,E SE BYREKET NUK HAHEN ME KOS ,POR NE VEND TE KOSIT PERDORET LLALLA,PIKTORI I PIKTURUARE,E PENSONISTET NE SHQI-PERI QE MARRIN 100EURO NE MUAJ,E EDHU-I RUMANATIT ME ORIGJINE ITALIANA ME MBIEMER RUMA,TE NA ROSH MOJ SHQI-PNI SE DOMATET E BREKET NE RRUGE VAZHDON TI SHESESH TI.
Edo mi sa che devi cambiare spacciatore che questo che hai ti dà la robaccia .dammi retta anche subito perché questa roba ti dà molti allucinazioni.
Pikerisht enderrat jane problemi!
Kur te zgjohen nga gjumi e ne vend te enderrave te jetojne te tanishmen, vetem atehere do ta shohin realitetin ne sy e do te dine ta ndajne shapin nga sheqeri: me qarte ta qerojne politiken shqiptare ne çdo aspekt.
Andrea Radi
Komentet qe lexoj me bejn te shkruaj ,o njerez gjerat shihen a jan me mir se sa ishin me par ,te gjith vetem ankoheni ,nuk ndryshon dot rrenjesisht ekonomia e nje vendi per 2 ose 3 vjet nuk ndryshon ekonomin e nje familje per pak koh jo me nje shtet.
KY popull eshte SI Gomari kur e kapi Ujku, tha o Zot bane anderr. Kjo eshte situata e andrrave te ketij populli dele. Per andrrat tjera ja kan vra diktatoret perpara teje. Kjo asht e fundit kur te mbaroje edhe kjo ate here KY popull pa dinjitet per veten, do ta kuptoj se cfare ka ndodh.