FOTOT/ Mediat krah PD-së: Ambasadorët u keqpërdorën nga Rama

16 Shtator 2015, 20:32Politika TEMA
FOTOT/ Mediat krah PD-së: Ambasadorët u keqpërdorën nga Rama

Të pranishëm në konferencën e sotme të kryeministrit Rama për arritjet e policisë në 2014-2015 ishin një sërë ambasadorësh si ai i SHBA, ambasadori italian etj.

Por për mediat afër PD-së Rama i keqpërdori ambasadorët.

Sipas tyre Rama ka patur nevojë për praninë e ambasadorëve për t’i dhënë besueshmëri asaj që prezantonte.

Më tej citohet edhe Lulzim Basha i cili thotë se “As me shfaqje me regji qendrore, as me keqpërdorimin që i bëre sot ambasadorëve, duke thyer dhe kodin e lashtë të shqiptarëve që thotë se miku nuk tallet dhe poshtërohet kur e fton në shtëpinë tënde. Sepse edhe ambasadorët ishin aty në krah të policies, e nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vulë e krimit, inkriminimit që Edi Rama i ka bërë shtetit, përdhosjes që Edi Rama i ka bërë Policisë së Shtetit”.

 

2 komente në “FOTOT/ Mediat krah PD-së: Ambasadorët u keqpërdorën nga Rama”

  1. shvejk says:

    Sa keq qe nuk eshte Rayersoni ambasador.

  2. ILIRET says:

    Ashtu eshte, e vertete eshte. Edhe nga fotot duket qe Rama i ka mare me dhune ambasadoret dhe i ka detyruar te mburrin punen e policise dhe te qeverise.
    Ata nuk kishin dashur te shkonin ne ate takim, por Rama i kercenoi me jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje