Dekriminalizimi, qeveria miraton draftin: Ndalim i përjetshëm kandidimi për 73 vepra penale (LISTA)

16 Shtator 2015, 14:37Politika TEMA
Dekriminalizimi, qeveria miraton draftin: Ndalim i përjetshëm

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën në mbledhjen e radhës projektligjin “Për emërimet në funksionet publike”, i cili i jep zgjidhje debatit për dekriminalizimin. Ky vendim u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Deklarata

“Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave Projektligjin ‘Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë funksione publike’.

Nëpërmjet këtij Projektligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debatit të kohëve të fundit mbi të ashtuquajturin “dekriminalizim”.

Falë kësaj nisme të Këshillit të Ministrave, frymëzuar nga ligji italian “Severino” dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që adresojnë të njëjtën problematikë, qeveria shqiptare i jep votuesve mundësinë për t’u njohur me të shkuarën e secilit prej kandidatëve që pretendojnë të zgjidhen, emërohen apo të ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë.

Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demokracisë shqiptare. Asnjë individ, që në të kaluarën e tij është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik dhe as të fshehë të kaluarën e tij të errët.

Konkretisht, Këshilli i Ministrave përmes këtij projektligji propozon:

Ndalimi për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krimet e parashikuara në ligj edhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendime dënimi nga gjykatat e shkallës së parë. Pra, janë dhënë vendime dënimi jopërfundimtare, ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personal, apo është lëshuar një urdhër kërkimi nga një autoritet gjyqësor i huaj.

Për këtë kategori personash ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë.

Në rast se do të rezultojë që të sipërshënuarit, janë tashmë të zgjedhur apo të emëruar, apo janë duke ushtruar një funksion publik, ata do të pezullohen nga çdo lloj funksioni i tillë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të kërkimit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë.

Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimi për të kandiduar, zgjedhur ose emëruar në funksione publike do të jetë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës që ata kanë kryer, në kuptimin që për veprat penale më të rënda, të nominuara shprehimisht në ligj dhe të gjendura në listën bashkëlidhur, ndalimi do të jetë përjetë.

Ndërsa për vepra të tjera penale ose për dënime të caktuara, ndalimet do të jenë me afate si me poshtë:

20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg për dënime që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cenojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve;

10 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit në burg për personat që janë dënuar me jo më pak se dy vjet burg.

Verifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjidhshmëri dhe pakandidueshmëri, do të bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet, e mandej përmes verifikimit që do të kenë për detyrë të kryejnë të gjitha organet shtetërore që konform detyrës së tyre funksionale, të përcaktuar nga ligji ose Kushtetuta, do të administrojnë këtë lloj dokumentacioni.

Refuzimi për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit apo mosdorëzimi i tij, do të përbëjnë shkak për mosregjistrimin e kandidatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo për mos emërimin nga organi përgjegjës.

Të dhënat e formularit të vetëdeklarimeve parashikohen të jenë publike, ndërkohë që titullari i formularit do të mbajë përgjegjësi penale në rast të të dhënave të rreme ose të shtrembëruara.

Verifikimet për të dhënat e personave në fjalë, do të kryhen si brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë apo çdo organ tjetër kompetent që disponon informacionin që nevojitet.

Jo vetëm të dhënat e vetëdeklarimeve, por dhe rezultatet e verifikimeve parashikohet të jenë publike dhe kjo shkon në vijë të drejtë me gjithë frymën e ligjit, rritjen e besimit të publikut përkundrejt përfaqësuesve të vetë në rang kombëtar apo lokal, dhe administratës publike.

Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike, pikërisht përmes të njëjtave instrumente, vetëdeklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend do paraqesin menjëherë në Parlament këtë projektligj, sëbashku me draftin për ndryshimet kushtetuese që reflektojnë parimet e kësaj nisme, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje me interes publik.

Dua të theksoj se jemi të gatshëm të ballafaqohemi konstruktivisht me opozitën mbi këtë projekt dhe të integrojmë në të çdo kontribut që është në përputhje të plotë me frymën dhe germën e ligjit “Severino”, që nuk cenon asnjë standard ndërkombëtar dhe që nuk përbën asnjë lloj shpikje alla shqiptarçe”

 

Lista e veprave penale, dënimi për të cilat ndalon këdo dhe përjetë, nga ushtrimi i funksioneve publike, zgjedhja apo emërimi në to.

1.Genocidi

7.Vrasja për gjakmarrje

8.Vrasja në rrethana të tjera cilësues

9.Vrasja e funksionarëve publikë

10.Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit

11.Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

12.Sigurimi i kushteve dhe mjeteve material për të kryer vrasje

13.Tortura

14.Tortura me pasoja të rënda

15.Plagosja e rëndë me dashje kur ka sjellë si pasojë vdekjen apo e kryer kundër disa personave, ose atyre që janë bashkëshort/bashkëjetues, gjini e afërt/krushqi e afërt

16.Shitblerja e transplanteve

17.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

19.Marrëdhenie seksuale me dhunë me të rritura

20.Marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur

21.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur

22.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës

25.Vepra të turpshme

26.Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

27.Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

28.Zhdukja me forcë

29.Trafikimi i personave të rritur

30.Veprimet që lehtësojnë trafikimin

31.Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

32.Shfrytëzimi i prostitucionit

33.Trafikimi i të miturve

34.Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

35.Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

36.Vjedhja me armë

39.Skemat mashtruese dhe piramidale

40.Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

41.Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake

42.Marrja e shpërblimeve

43.Vënia në shërbim të shteteve të huaja

44.Atentati

45.Komploti

47.Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

48.Thirrjet publike për veprime të dhunshme

49.Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

52.Financimi i terrorismit

53.Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin

54.Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur

55.Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit

56.Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

57.Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste

61.Organizata terroriste

65.Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

66.Trafikimi i narkotikëve

67.Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

68.Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

72.Grupi i strukturuar kriminal

73.Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Vepra të tjera

5.Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

6.Korrupsini pasiv i funksionarëve

 

 

25 komente në “Dekriminalizimi, qeveria miraton draftin: Ndalim i përjetshëm kandidimi për 73 vepra penale (LISTA)”

  1. ari says:

    25.Vepra te turpshme ???

    1. Cubi says:

      Asgje e re dhe dobishme. Kodi Zgjedhor, ligji per A.Publike, Sh. Civil i ka keto parashikime por Ristani u be jo anetar por kryetar por nuk eshte thelbi ketu qe kerkohet nga opinioni publik vendas dhe nderkombetar ka te beje ne thelb me mosjustifikim e pasurise se zyrtareve te larte pamvaresisht jane denuar apo jo ketu eshte nyja qe duhet prere dhe keta te tjerat veprat penale jane ne te gjtha ligjet ne fuqi per karriere. Mos i hidhni tymnaje publikut sikur po bejme gje asgje .

  2. Uskania says:

    Veprim i drejtë.Por, disa përcaktime, si “thirrjet publike për dhunë”, apo “propaganda për dhunë e destabilizim”, mund të interpretohen në luftën politike dhe ka rrezik të kthehemi te agjitacioni e propaganda kundër pushtetit popullor.Jo se duhet të ketë thirrje publike për dhunë, por, duhet përcaktim më i qartë se kur një thirrje ose organizim publik për dhunë (cënim i rendit kushtetues), merret si e tillë, p.sh. materializimi i saj etj.Pra një thirrje që sjell pasoja konkrete etj.

    1. Odeta says:

      Dallimi eshte shume i qarte dhe i thjeshte kur behet thirrje per protesta te dhunshme…

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ja mire,u njohem me keto krime,te cilat ndalojne personat qe kane kryer nje nga keto krime,te punojne ne administraten publike dhe nuk do te zgjidhen apo emerohen,si deputete,ministra dhe funksione te tjera shteterore.Halli eshte,se a ka gjykate ne Shqiperi sot per sot,qe do na i denoje keta qe kryejne nje nga veprat e mesiperme?A nuk jemi deshimtare,qe policia ndalon,prokuroria ben sikur heton dhe gjykata perfundimisht i liron?
    Ky eshte problemi.

  4. ILIRET says:

    Sipas kesaj ju ndaloka kandidimi edhe Berishes dhe Bashes.

  5. paradoxal says:

    43. Venia ne sherbim te shteteve te huaja

    I bie te hiqen 90% e parlamentit. Por ka dhe disa qe ja bejne “MU”. P.sh. vishen me uniformat ushtarake te shteteve te huaja, ngrejne flamurin e ketyre shteteve, kerkojne aneksimin e territorit te vendit nga keto shtete dhe me pas zgjidhen deri Ministra te Mbrojtjes????

    eh, teater, teater

  6. Bardhi Tolabi says:

    @ari
    Veper e turpeshme pershembeull,eshte te dalesh lakuriq ne publik.Veper e turpeshme eshte gjithashtu edhe nxjerrja e organeve gjenitale qellimisht ne publik,etj si keto…

  7. raqi says:

    Po ata qe thyej embargot do lejohet te kandidojn?

  8. EJ says:

    Po keto:
    *perjashton nga kandidimi per nivele te larta (deputet, minister, kryeminister, president, shef shtabi, kryeprokuror, prokuror, kryetar gjykste etj.)
    1. ategoria e personave me shendet te cenuar mentalisht (diagnoza te trajtuara te semundjeve nervore, si sociopate, psikopate, mitomane etj )
    2. Perdorues te drogave
    3. Bixhozcinj
    4. Kliente prostitutash
    Kategori qe nuk disponojne qendrueshmeri te shendetit fizik dhe moral per vendimarrje te ketyre niveleve te larta

    nuk jane gjithaq te papranueshme
    per zotnine tuj?

    Apooooo …?! hihih,
    Ky kujton se ina ene ne Piktore….

  9. Bardhi Tolabi says:

    @paradoxal
    Nuk vihesh ne sherbi te sherbim te shteteve te huaja ne se vesh nje uniforme ushtarake,te huaj,qe ngre nje flamur te huaj,sepse kjo nuk ka asnje te keqe.Sa mire na vjen kur nje i huaj vendos qeleshen tone ne koke,apo vesh ndonje bluze me simbolet tona kombetare,sic kemi pare ne rastet e ndeshjeve te Kombetares tone te Futbollit.
    Ne sherbim te te huajit,eshte ai qe futet si bashkepuntor me agjenturat e huaja,qe kryen veprime dhe qendrime qe bijen ndesh me interesat tona Kombetare,sic eshte rasti i shitjes te 352 km2 det Greqise,qe dorezon tek te huajt sekrete shteterore,sic ishte rasti i pjesemarrjes te qytetarit Fazllic,mik i Berishes ne Komisioni i Sigurise Kombetare,etj…

    1. paradoxal says:

      Te vishesh si gjeneral grek nuk eshte problem sipas teje? Te ngresh flmurin grek e te deklarosh qe jugu ti bashkohet greqise edhe kjo nuk eshte problem per ty? Greqia i nderuar ka akoma ligj lufte me Shqiperine. Akuzohet per gjenocid ndaj shqiptareve… cfare e provon me shume se kaq se punon per ate vend dhe jo per Shqiperine?

      Jo se shitja e detit eshte me pak. Perkundrazi, po ketu duhet filluar nga ngjarjet e 97-es, me vrasjet ndaj pstrioteve shqiptare, me arrestimet e luftetareve te UCK-se, e deri te kjo e fundit qe i vuri kapakun, shitja e detit. E po ti shohesh te gjitha ngjarjet, kane koherence midis tyre. Nuk eshte rastesi qe ai qe i shiti nafte serbit, vendos minister mbrojtje ate “gjeneralin” grek, mbeshtet antishqiptaret e thekur si puna e Bollanos, Spiro Kseren, vendos Janullatosin ne krye te kishes etj etj.

      Nuk besoj se e sheh si koincidence takimin e Janullatosit grek me Kryepeshkopin serb mu ne Tirane.

      Halli eshte si t’ja bejme me keta…Avni Rustemçe ka ngel vetem se tjeter menyre s’shoh. Njerezit jane teper te varfer e teper te pa arsimuar qe te presim ndonje reagim ndaj ketyre akteve nga kombi.

  10. ananananananannannanana says:

    Antikushtetuese. Nuk eshte ceshtje ligji. Politikanet si likja nuk ndalohen nga ligji.

  11. Mentari says:

    “Faleme kesaj nisme”???????????????????????????????? shkruahet aty lart artikullshkruesi sikur ky te na jet nje social-komunist I betura.Pyetja eshte se pse tani qe Basha apo Opozita po I demaskon per dite keto Unuke kriminele te Aleances se Qelbesirave?pse bashkepunuan me krimin per te marre pushtetin dhe te vjedhin votat e shqiptarve? deri dje ai Edvini deklaronte me arrogance se ne partine e tij,ne Aleancen e tij dhe qeverine e tij nuk ka njerez kriminele? nga na dolen sot keto kriminele? konkuluzioni eshte qe kjo qeveri te dorhiqet e te shkohet ne zgjedhje te reja qe te kemi zgjedhje te drejta e te ndershme dhe jo me vjedhje votash se me vjedhje votash nuk mund te ket demokraci nuk mund te ket zhvillim te shqiperise.Basha eshte *************,I beri keto depsyza te pranojne se kan ardhur ne pushtet me ndihmen e krimineleve ,kan vjedhr votat e keti populli dhe kane vjedhur destinacionin e ketij populli.

  12. gezim says:

    Ky vendim te ngjadhe shprese dhe cliron energji tek populli, kjo eshte ajo nga disa gjera qe mazhoranca duhet te beje. Faleminderit.

  13. Daja says:

    Gjera te mira ne teori qe natyrisht qe ka nevoje per konsulence me te gjere dhe te kujdesshme larg synimeve dashakeqese partiake kundrejt nje pale apo tjetres..
    Kujdes psh ate “shperdorimin e detyres”
    Per nje veper te tille mund te shkoje ne burg pothuajse cdo funksionar I shtetit…… Kjo veper konsiderohet si “thes I cpuar qe mban sa do ti fusesh Brenda ” ose si nje thes mielli qe sa here do ta shkundesh tym nxjerr … Pra ne kete rast duhet te specifikohet me drejt…… Gjithnje kjo veper penale eshte gjendur e shpetuese per prokuroret qe nuk mund te referohen ne ndonje gje specifike per ndonje kuader te kallzuar dhe qe ka pasur e mund te kete predispozite per ta hequr qafe , per ta denuar etjer….

  14. arian says:

    Na kthyet dhe nje here luften e klasave.pas kryerjes se denimit cdo person eshte i lire te kerkoj ate qe mendon se mund te bej .

  15. perkthyesi says:

    Duke u mbeshtetur ne pervojen e hidhur te politikanuceve te ketij vendi, e them fort dhe me ze te larte: Jane mashtrime te radhes, asnje nuk ka per tu prekur nga ky ligj. Shqiperia tashme ka marre fund! Qofsha i gabuar!

  16. Shqiptar i Ndershëm says:

    PROPAGANDE POLITIKE.

    25 VJET MASHTRIM POLITIK.

    DEMOKRACIA SHQIPTARE ESHTE PRODUKT I MONIZMIT.

    DEMOKRACIA SHQIPTARE ESHTE PRODUKT I AUTORITARIZMIT.

    NE SHQIPERI DEPUTETET DHE KESHILLTARET NUK PERFAQESOJNE POPULLIN.

    NE SHQIPERI DEPUTETET DHE KESHILLTARET JANE VETEM LISTA SERVILASH.

    SISTEMI ELEKTORAL SHQIPTAR KA BERE DHE BEN VETEM RROTACION KORRUPSIONI.

    Paperjashtim te gjithe kandidatet per deputete percaktohen vetem dhe vetem me Liste nga kryetaret e partive ne qender.

    Paperjashtim te gjithe kandidatet per keshilltare percaktohen vetem dhe vetem me Liste nga kryetaret e partive ne baze.

    Madje kryekaret e partive poltike ne Shqiperi percaktojne jo vetem listat e servileve por edhe numrin rendor te emrave ne listat e servileve.

    T’I GEZOJME DEPUTETET DHE KESHILLTARET QE KANE ZAPTUAR SHQIPERINE DHE KANE VARFERUAR POPULLIN SHQIPTAR !

    O Burra dhe Gra servila dhe servile lapanjoza dhe lapanjoze te kryekareve ne sulm per te gllaberuar Shqiperine dhe per te ruajtur vendin e punes ne administrate.

    MJERE SHQIPTARET E VARFER !!!

    MJERE SHQIPTARIA !!!

  17. ILIRIA says:

    Ore po te jeni vertet per dekriminalizimin atehere ju duhet vetem 1 ligj qe te gjithe te denuarit me vendim gjykate ose qe jane ne hetim per keto krimet qe shkruhen me lart nuk kane te drejte te zgjidhen ne poste publike te cdo lloj niveli ose poste drejtuese kaq mjafton per te pastruar te gjithe administraten shteterore ose per ata qe jane te denuar me pare te jete e lejuar vetem per pastruesa ne komunale sepse s”mund te drejtoje nje i denuar nje ndermarje, komune, bashki apo digaster tjeter shteteror qofte i zgjedhur apo i emeruar. Faleminderit

  18. Emri says:

    Po kur ben 15 dite burg per drejtim automjeti pa patente?!

  19. 2015 says:

    OK! Ligji shume i mire! Tani pyetja qe shtrohet eshte: “Nese ndodh nje reforme magjike ne drejtesi, kush do ngeli ne parlament”?! ?

  20. fjori says:

    Po per veprat tjera penale qe mban kodi penal nuk quhen persona me precedente penale….. Futja pordhe e grij sallate ish prokurore trape…….

  21. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Ketu hyn edhe Nelson Mandela, Gandi, Vaslav Havel, etj etj. Eshte shume e rendesishme te dish te besh ligje e te ndertosh shtet. Kopjojne nga Italia nje ligj shume te gabuar qe deri tani gjysma e saj eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e Italise, ne dy vitet e ardhme do te hidhet e gjitha poshte. Keto gjera nuk i bente as Enver Hoxha, ishte Gjykata ne kohen e Dulles, nuk mund te jete ligji qe perjashton njerzit, kjo eshte absurde. Kam degjuar per absurditete te Nanos, te Sali Qenit e tani ne fund shume budalleqe te Rames.
    Se Rama ose çdo tjeter ne vend te tij don te luftoje korrupsionin duhet me pare te njohe menyren e korruptimit, e dyta te njohe punen e zyrtarit te thjeshte, te atij qe ka kontakt me popullin. Shume gjera Une personalisht i kam aplikuar ne kohen e komunizmit dhe per koinçidenze i ka gjetur edhe ne Europe, duke njohur menyrat e korruptimin ndertohen rregulla qe e ndalojne korruptimin. Jo per çdo semundje gjendet ilaç, as kunder korrupsionit nuk mund te gjenden te gjitha ilaçet por ne 300 dite ne shqiperi nje KM i afte mund te zhduke 95% te korrupsionit shqiptar pa fol asnje fjale por duke fiksuar rregulla te qarta.
    Marrim nje shembull qe kuptohet nga te gjithe, policia rrugore shqiptare eshte shume e korruptuar e kriminale, per kete mund te marre modelin perendimor ne 90% dhe 10% te permirsuar akoma. E para ne Europe jane te shenuar ku ndalet Policia Rugore dhe ka tabela qe edhe 500 metra te paralajmerojne, por te kuptohemi nuk ka pastblloqe qe vijne nga koha e luftes se dyte boterore, e dyta dihet se çfare pyetjesh te ben Policia Rrugore, kerkon pese dokumenta dhe te kontrollon per alkol e stupefaçenti, ketu fillon korrupsioni ne shqiperi, polici te kontrollon per çfare mallarash ke ngarkuar, jo Ka te drejte te kontrolloje peshen etj etj. Polici Rrugor ne shqiperi i kalon kompetencat e ketu fillon korrupsioni.
    KM duhet te heqe menjehere postblloqet, te vihen tabela ku mund te dalin per kontroll dhe kur dalin duhet ti kene te shkruara pyetjet qe ben e polici vetem ti plotesoje pyetjet dhe ne anen tjeter te kete ne dore edhe qytetari qe i ploteson pyetjen menjehere dhe ne te njejten kohe me policin. Ne fund polici i jep kopjen e P-V dhe qytetari i jep kopjen e tij. Etj, Etj,Policit shqiptare nenepunesit shqiptar nuk i duhet lene asnje inisjative ne pergjigjje, i duhet thjeshtuar puna etj etj,

  22. xhenet says:

    Po per zhdukjen o fshehjen e fallsifikimin e dokumenteve zyrtare nuk eshte konsideruar si krim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje