Rama: PD-së i janë prekur interesat, iu premë miliardat e drogës (dhe një batutë për ambasadorin amerikan)

16 Shtator 2015, 13:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur jo vetëm sulme politike akuzat e opozitës për lidhje të politikë me trafikun e drogës, por prekje të interesave.

“Janë miliardë që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më”, deklaroi shefi i qeverisë.

Pa përmendur emra konkretë, Rama tha se me logjikën e tyre, opozita është kokë e këmbë e lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal.

Ka një përputhje tragjike midis sasisë së rezultateve dhe sasisë së baltës. Sa më shumë vendet, policitë e ndryshme në të gjithë globin, drejtues të tyre janë përpjekur të luftojnë dhëmbë për dhëmbë me këtë industri kriminale, aq më shumë është rritur sasia e baltës nëpër media, nëpër Parlamente, pse? Të jetë thjesht politike?

Ka plot rrugë të tjera për të bërë betejë politike? Nuk gjejmë ne dhe nuk ka asnjë qeveri në botë që të jetë e përsosur në pikën që opozitë do duhet çdo ditë të shpifë për të ndërtuar fabulën e vet. Ka plot. Kjo nuk është vetëm politike, sepse në shifrat e ekspozuara nga ky operacion flitet për rrënjë, hektarë, sasira droge, por ato përkthehen në euro.

Janë miliarda që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më.

Ky është një operacion që ka prekur interesa. Pse nuk kanë bërë asgjë për të reaguar dhe për të zhdukur këtë kancer.

Në logjikën e tyer kanë qënë kokë e këmbë të lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal. Me logjikën e tyre kanë përfituar miliona e miliarda… Përtej konferencave, përtej pallateve të mbledhjeve dhe kongreseve, përtej mediave dhe ekraneve e gazetave, përtej gjuhëve dhe lapsave ka një popull që nuk ia ha qeni shkopin, siç themi ne. Unë i besoj shumë atij popullit, që është spektator i këtij teatri absurd ku policia lufton si kurrë më parë me krimin, me drogën, me korrupsionin dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë , jo vetëm nga opozita por nga një sërë segmentesh të lidhura me njëra- tjetrën”, u shpreh kryeministri.

Sot kemi vetëm një detyrë, tha kryeministri Rama, “të mos dëgjommë asnjë nga ata që përpiqen të hedhin baltë duke goditur figurën morale të njeriut.

Ne sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe kemi vetëm një detyrë, të mos dëgjojmë askënd asnjë nga ata që përpiqen të hedhin baltë dhe përpiqen të vendosin pengesa nga më të mëdhatë, duke përpjekur aty ku dhemb më shumë, tek cënimi i dinjitetit të njeriut,duke u përpjekur aty ku sulmi është më i rëndë, tek goditja e figurës morale të njeriut.

Dhe duke u përpjekur aty ku gjithmonë kanë synuar kastat e korruptuara, jemi të gjithë njësoj, jemi të gjithë të lidhr me krimin, të zhytur në drogë. Sepse nëse fiton ky perceptim, gjithmonë fiton pala që ka më pak të drejtë, është e provuar historikisht, makinat e baltës për këtë janë ngritur.

Duke pasur një eksperiencë të gjatë në këtë aspekt sa më shumë dëgjon aq më shumë lëndohesh dhe dekurajohesh. Një kriminel, një nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e vetë dhe ti pakësojë në radhët e vet, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje, dhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim, nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por paraqitet për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës, të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar sa poshtë ka rënë ky pazar”, vijoi shefi i qeverisë.

Rama e mbylli fjalën me një batutë për dekriminalizimin duke përfshirë dhe ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.

“Gjithçka sot u shfaq këtu dhe fatmirësisht mori vulën e dy partnerëve, dy ambasadorëve që u përfshin drejt për drejtë në emër të shteteve të tyre në këtë përpjekje, nuk besoj se ishin gënjeshtra dhe nuk besoj të fusin ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizmin”, tha Rama.

 

40 komente në “Rama: PD-së i janë prekur interesat, iu premë miliardat e drogës (dhe një batutë për ambasadorin amerikan)”

  1. ganiu says:

    ne na premtove emra komkret dje zoti km. kush ju urdheroi te mos flisnit konkretisht por te mjaftoheshit ne fjalen tuaj vetem ne slogane te pergjithshme qe ne i degjojme perdite?

    1. Ramiz Agaçi says:

      JU ZAGAREVE, HURI POPULLOR

      do jua thyeje jo koken, po kembet e brinjet, per t’ju mbajtur gjalle per te dhene llogari per krimet qe bete e do beni deri ne diten e gjykimit universal. Eshte mire qe e ditke rraportin e zagareve me hunjte e shqiptareve !

      Askush nuk beson ne “ndershmerine” e Zaganit, aq me teper ne “çiltersine” tuaj te zgjyrte, çuni i Kristaqit firmatar urdherash per varje poetesh shqiptare. Dukej nervozizmi me te cilin u permallove para nje grupi punonjesish policie te sjelle ne Pallatin e Kongreseve me forcen e kercenimit, me forcen e buke-negimit, me forcen e gangsterit qe ndeshkon edhe mushkonjat po ti fluturojne rreth vesheve dylle-mbushur, nga lufta per jete a vdekje qe beni me sapunet.

      Faktet jane me kokeforta se jargezimet me hip-hopet e perballimit tend me realitetin, Ato nuk mund ti ndryshosh as ti dhe as ata qe te mbajne me kenge e valle daullzhurmuese. As po te tentosh te hedhesh “Napolonin” me shamine e virgjerise, sepse duke mbrojtur deri ne ekstaze gangsterin Tahiri, nuk le as edhe nje shteg te dyshimte interpretimi sa i zhytur je vete ne kete zezire kriminale.

      Audi e rregjistruar ne TIMS, eshte ne emer te gangsterit tend Tahiri, edhe vozuesit e saj, kushurinj te tij, jane koke-qepet e droges ne jugun tend gjysme prinderor. Edhe gomonja e ruajtur ne Korfuz eshte e gangsterit Tahiri, edhe netet perrallore te kaluara ne Imperial te Korfuzit, nuk mund ti fshish me hulla-hopin tend prej te semuri psiqik.

      Me sa eshte publikuar, Zagani nga proku-leshet tuaj akuzohet vetem per dhenje informacioni nje oficeri italian te Guardia di Finanza, duke e klasifikuar si “abuzim ne detyre” dhe aq. Askush nuk ndjen simpati per nje personazh te tille, e vetmja “merite” e tij eshte se nga planci ju nxori gjithe krimet qe keni bere, beni e do vazhdoni te beni, ne dem te mireqenjes se shqiptareve qe i tradhetuat qe diten kur u bythengulet ne drejtimin e ketij vendi te martirizuar.

      Nuk besoj te ndihesh i çliruar nga “mbeshtetja figurative” qe te paska dhene Donald Lu. Ai ishte i vetmi qe nuk vuri kufjen e perkthyesit. Dhe jo se kupton deri ne gjeneze gjuhen shqipe te folur nga ti, po me shume per broçkullat qe ishte i bindur se do nxirrje nga gojerrefimi yt lote-ndjelles. Amerika ju njeh me dhembe e dhemballe sa te zhytur jeni ne krimin e perbindeshem, ndaj te cilit publikisht mundoheni ti tregoni vampirizmin tuaj te ndyre.

      I vetebindur apo i urdheruar, vete Donald Lu, shume shpejt do ju çjerre masken e hipokrizise, me te cilen degjeneruat edhe ate pak krenari qe i mbeti shqiptareve, ne kete bote te mbushur me antishqiptare te te gjitha ngjyrave, per te ngelur ne temen qe aq shume te eksiton.

      Edhe nje keshille te fundit: nga sa verejta ne “show”-un qe bere ne kete paradite, opaciteti qe mbeshtillte puèpilat e zmadhuara, me jep shkas te mendoj se paske probleme me melçine e zez,mbase nje hepatit qe vetem ti e di ku dhe si e ke “dashuruar” …..

      1. pilo says:

        Havash ramiz se na bere te vrasim veten dhe pastaj per ke do shkruash ti? Per Saliun nuk shkruan dot se ai ehehehe, te tredh. Se per demokraci nuk pjerdh njeri, vetem per komunizmin inekzistent mendojne njerezit.

      2. Ramiz Agaçi says:

        E bere normen per sot ne “shtypje tartabiqesh” o Pilo gjysme-opinga? He te keqen se te duhet te ushqesh jo vetem gojemutngrenjen tende, por edhe ate te haleve qe mbron.

        1. Gregor says:

          O Ramiz Gagaci, qenke kokrra e idiotit. Jo per ato qe shkruajte per Ramen, sepse eshte e drejta jote e fjales, qe t’a dha Rama kurse Saliu u mundua t’ja hiqte te tere popullit. Idiot je nga pergjigjja qe i dhe ketij Pilos. Cfare pate mor kokrra e gomarit? Po Piloja nuk te ofendoi!! Ty si te erdhi qe e ofendove? Apo te ofendoi Saliun? Edhe ka te drejte te kete mendimin e vet apo jo? Apo nuk je per demokraci? Prape tek regjimi me nje parti do na cosh? Buf pulash.

          1. Ramiz Agaçi says:

            GREG-BABA-KRISTAQIT

            ore spurdhjak lendinash ku bajgojne lopet, fjalen e lire ma ka dhuruar perendia qe surrogateve si ti u nxjerr syçkat me dare shkulje dhembesh.
            E paske harruar deshmine qe beri per ty, yt vella ne gjykaten e ndarjes me tet’eme?
            Idiot, biles me kartele eshte yt vella, po me sa shoh e paskeni trashegim familjar te qenurit psikopate bipolare te pasherueshem as edhe me shurre delesh te kullotura ne sarajet e Surrelit. Pty !

      3. xhipi says:

        Nje hartim fantazmografik do ta quaja kete shenim

      4. forca rilindje says:

        Ndersa ti qe ke shkrojtur keto fjale qenke shume i poshter ,nga ata njerez qe nuk duan as veten e tyre. Pse cduhet te thoshte sips teje kryeministri. Ai po u thyen hundet ju te poshterve qe dini vetem te baltosni dhe eshte i sukseshen ne reformat qe ka realizuar se eshte me te drejten . i jati i tij eshte artist ishquar i ketij vendi,veprat e tij jane monumentale.I biri ka nje veshtiresi se maskarenjte jan te shumte.

      5. befana says:

        Edhe ti o tradhetar tek ambasadori amerikan e paske shpresesn per te rregulluar kete vend?Ashtu si flet ti ,vetem gjak kerkon ,urrejtja po te ben te pelcasesh.Mbaje shpresen tek amerika se ajo do te te shpetoje,ashtu si cpo ben qe nga lindja e mesme e deri ne ate te largmen.Ju qe mbillni urrejtje e qe vetem shani jeni armiqte me te tmershem te ketij vendi.

    2. Cubi says:

      Iku Lena erdh Prena iku Lazarati erdhi Tepelena pra u priten miliardet PD ti marre Ps pasurohen me radhe kriminelet se zbatojne ate kenge nato maja ……..rripa rripa ik ti boll se e mbjell une tashti.

  2. kuku kuku says:

    po Izet Haxhia, pse nuk sillet te vuaj denimin o pleher, po e perdorni per shpifje gjith diten e dites me ate kurven e kazhanit?,, pse..apo te duhet kjo pleher

  3. Peco says:

    Epo te mbledhesh te gjithe stafin e policies, te cilet ligjerisht me kushtetute jane te depolitizuar dhe tu flasesh jo si Kryeminister por si Kryetar i Partise Socialiste, duke i trajtuar sikur te jene anetar te saj, kjo nuk ka bythe ku te rrije. Te merresh vetem me Opoziten dhe OSBE ne gjithe ate diskurs te gjate, kur thjesht duhej tu drejtoheshe si Kryeminister, kjo hapur flet per nje shqetesim te rende te brendshem. Fjalimi dukej sikur vendi ishte ne fushate zgjedhore. Po ashtu, mbledhja dukej me teper si nje kercenim ndaj atyre qe guxojne dhe vene ne dukje pune nen hije te qeverise, duke u lene te kuptohej se kush eshte perkrahja e vertete per te dhe Partine qeverisese. Te dukej me teper si miting i nje partie fashiste, sesa nje mbledhje pune e nje qeverie demokratike.

  4. tironci says:

    edhe 1 show i rradhes..BRAVOOOO
    duartrrokisni tani syllesh

  5. Spartaku says:

    Me kryeministrin Edi Rama,vendi yne do shkoi perpara.Sukseste jane te mira,dhe ne te ardhemen do te jene akoma me te mira.Por Edi Rama me qeverine e tij,po bene lufte ne dy fronte.Nje kundra varferise,qe la Sali Berisha me qeverine e tij,dhe fronti i dyte eshte opozita agresive qe i del pengese duke vene trare perpara rrotave,dhe duke shpifur e nxire çdo gje te pa qene.Balta qe po hedhe opozita,Dyshja Berisha-Basha,jane pr te destabilizuar vendin,per te ndalur çdo pune te mire qe po bene qevewria.Me e keqja eshte se Basha shkon andej nga kancelarit e evropes,shpife, shtremberon,genjen,dhe te gjitha ato krime qe kane bere vete ata,ja faturojne padrejtesisht Qeverise.E keqja e dyte eshte se edhe dhe ata te evropes(Kukani me kompani),i marin per te verteta,i besojne keto shpifje,dhe i versulen qeverise.Pra opozita shqipetare,veçanerisht pd-ke,nuk eshte per reforma te domosdoshme.Ajo flete se eshte dakord,por vepron ne te kunderten.Reforma ne drejtesi eshte nje domosdoshmeri,duhet patjeter,por Dyshja Berisha-Basha do ta pengojne me te gjitha mjetet.Ata jane te kriminizuar dhe kane frike nga denimi penal.Kete te keqe ata e dine dhe e kane te sigurte

    1. Deputeti says:

      Ashtu posi ashtu posi. Perpara nga fitorja ne fitorje. Ne lufte te perditshme me armikun e brendshem dhe te jashtem.

  6. Kryemonster i pandreqshem i vetmi k.m qe flet pergjithesisht pergjithkend dhe per askend bravooooooo.

  7. ben says:

    O Edo,po behesh si Sala.Emrat pra,se per fjalime jeni te vetmit.Keshtu si e ke kthy pllaken o Edo,ne 2017 do te themi bye bye

  8. Dielli says:

    Mire e keni ju!
    Ambasadoret ju bejne presjon juve dhe kur ju u pergjigjeni …..ata ua heqin emrat nga listat per ca kohe.
    Keshtu beni dhe me njeri tjetrin duke u nxjerr te palarat ne shesh se vetem keshtu lini njeri tjettrin te qete per te perfituar ne menyre te pa ligjshme.
    Ecni aty se vetem per veten tuaj mendoni ju Bolsheviket e PS dhe PD, por e shkaterruat ate vend me themel………….

  9. luis says:

    Mero nuk e di cfare po ndodh me forumin tuaj qe nuk po kalon asnje koment i imi.Une me duket se nuk e kam shkelur etiken me keq se te tjeret perkundrazi jam perpjekur te jem korrekt.

  10. zeni afezi says:

    Sı te gjıtha konferencat e tjera….u pıne ca kafe, uje dhe u thane ca brockulla, kjo ıshte nje tjeter “arıtje e madhe” e kesaj qeverısje…vazhdonı te tregonı peralla ju dhe dıplomatet e huaj…nuk benı dot dallımın e “ujkut dhe te gjurmes”…..

  11. populli i varfer says:

    dje kuptova qe sot z.Kryeminister do te plaste bomben e atyre qe lozin drogen….sot nuk kuptova asgje…!! e di partia !!

  12. albti says:

    Bravo Edvin Caushesku.

  13. y,yyy says:

    Z,kryeminister I shqiperise dhe shqiptareve kudo qe Jane,fatkeqesisht ke te besh me nje popull dhe politikane qe,Jane mesuar qe per 25 vjet Demokraci (I thencin) te jene te lire si bagetia pa BARI,,te leshuar ne meshire te fatit ME QELLIM,Jo kot, ka nje kuptim gjith kjo RREMPALLE,kush kupton do te ndjeki ,kush nuk do ban pjese e asaj Bagetie qe Rrempalla eshte menyrat e vetem qe dine,,nuk mendojne nje dite femijet do rriten,me RREGULLA ne vendin e tyre,dhe nje te ardhme me te mire,,vazhdo ne kete menyre,vazhdo te ecesh perpara,asgje mos te ndaloj deri ne diten e fundit te Mandatit,,nuk I more prap VOTAT ,Jam I sigurte qe do pranosh qe u Mundove por Ky popull ate te ardhme do sepse eshte I semure qe cdo gje behet hap e mbyll sure,,nje keshille,,po nuk more VOTAT prap ik largohu,se Ste meritojme

  14. Loran shehu says:

    Hahahahahhahahahahahaahhahahaah ku jan provat o zoti edi rama qe premtove dje apo ishe i pir dje……

  15. tano pg says:

    po ky gomari sikur do jepte prova sot.thjesht perseriti ato qe i ka thene qindra here dhe eshte bere aq i merzitshem sa po nderrojme kanalin kur del ky pervers ne tv.

  16. Cun Tirone says:

    Edo le nom lale! Jo per gjo por je dhe cun Tirone, aq me teper je edhe artist.
    Ne cdo vend te Botes dihet se cfare jane politikanet, por prape se prape kur u vjen sa do pak ere e keqe , me e vogla qe bejne japin doreheqje, dhe si sheh me me sy populli. Ndersa politikaneve Shqiptare iu plas Boti i Mutit ne turinj dhe asqe nuk duan tja dijne per popull.

  17. bobi says:

    Kjo eshte politika. Hedh nje shashke nje dite perpara, merr ate qe do, dhe pastaj vazhdon programin sikur s’ka ndodhur gje.

  18. Agim e Alban Dega says:

    Opinione nga larg

    NGA “REPUBLIKA E LAZARATIT” DHE “KANABIS BERISHES” NE …
    MODEL KUNDER DROGAVE

    – Nje pasqyre model e nje lufte te fituar ne vetem dy vjet …

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Vetem ne dy vjet

    Ndoqem drejtepersedrejti Konferencen e sotme te organizuar nga qeveria shqiptare per suksesin e shkelqyer ne luften kunder droges. Ishte ora 5 e sjysem e mengjezit ketu ne Nju Jork
    Shifra dhe fakte te gjalla…
    Fjale e fakt … Fjale e foto… Fjale e realitet
    Nje analize reale e shkelqyer.
    Nje veprimtari shembullore per nje lufte shembullore jo vetem per Shqiperine por edhe Evropen e Boten ne pergjithesi.
    Nga 330 hektare me droga te mbjella ne Shqiperi sot ka rene ne me pak se 43 hektare. Vetem ne dy vjet.
    Nga kanabisi qe kishte shpallur Republiken e Eskobarit nen hunden e Saliut ne Tirane apo Fushe Kruje ne Lazarat apo mbare Shqiperine, ne kanabisin qe po e zhbijne edhe ne shkrepat e Vermoshit apo humbetirat e Lumes se Gashit ne vendlindjen e Saliut….
    Nga rreth vetem 7. 5 per qind e droges se kapur para dy vjetesh ne mbi 99 per qind e droges se kapur ose djegur ne vetem dy vjet.

    Me gjuhen e fakteve

    Nga Shqiperia e rrenuar nga droga ne drogat e rrenuara nga Sqhioperia ne me pak se dy vjet !
    Nga Republika e Lazaratit dhe Canabis Berishes … ne model boteror per luften kunder droges.
    Rreth 5000 police te angazhuar ne kete lufte titanike per nje shtet te vogel; e te varfer si Shqiperia…
    Nje pjestar i tyre i rene ne krye te kesaj lufte vertete titanike ne me pak se 2 vjet. Nje deshmor ose hero. 5- 6 te plagosur.
    150 000 forca policore e ushtarake pat mobilizuar Kolumbia ne dy vjet lufte kunder karteleve te kokaines…
    Mbi 4.500 te vrare…. mbi 20 000 te plagosur midis forcave te rendit… 4 000 numri i viktimave midis kultivuesve dhe tregtareve te saj.
    Jemi krenare per vendin tone. Jemi krenare per bijte dhe bijat me uniforme te vendit tone.
    Jemi krenare sa per Edvin Ramen aq edhe per per Saimir Tahorin , per ministrin e Brendshem me te suksesshem jo vetem te Shqiperise, sic e kemi deklaruar disa here.

    Sa brutale edhe te trashe….

    Jemi krenare per qeverine e vendit tone te lindjes qe e ktheu ate nga Kolumbia e Evropes ne kohen e Lul Mul Sal Vicidol Lazaratit ne shembullin e luftes se suksesshme me nje minimum viktimash.
    A nuk e pohuan kete fakt me gojen e tyre edhe ambasadoret italian e amerikan ne Tirane.E Mafia politike e mediatike shqiptare nderkombetare e narkotrafikut e korrupsionit , e kryesuar nga Sali Eskobari e banda e tij e gangstereve nuk lane shpifje e balte, sajim e trillim pa perdorur per te baltosur e llangosur kete qeveri.
    Sa per Shqiperine, askush e asnjehere nuk e ka baltosur e llangosur me shume se kjo bande gangsteresh me Berishen ne krye.
    Sulmoje armikun ne piken me te dobet te tij, thoshte Makiaveli. As kete nuk dine ta bejne
    Keta as te shpifin nuk dine. Keta as te luftojne nuk dine.
    Sa brutale aq edhe te trashe !

    Drejtesia vonon por nuk harron !

    Perdorin deri edhe nje bastard te diskretituar e degjeneruar te narkotrafikut berishain, nje kriminel fierak qe nxirrte ne prite koleget e tij per te njollosur kete sukses qe e lartuan emrin e policise dhe te shtetit shqiptar.
    Sa brutale aq edhe te trashe !
    Nuk kane faj mjeranet e krimit te organizuar. U ka hyre lepuri i shtetit ligjor ne bark.
    I ka zene tmerri i krimeve te pandeshkuara nga impuniteti i vetdhene.
    I ka kapur paniku i reformes se drejtesise. i ka kapur tmerri i dores se hekurt te drejtesise qe po afron mbi impunitetin e Luigjit te 14te, lexo Saliqit.
    Drejtesia vonon por kurre nuk harron.

    1. zekthi says:

      Me falni, mos jeni gje motra ?

    2. shqip says:

      Te lumt Agim dhe Alban Dega! Kini lumturuar shume zemra te trishtuara, nga propaganda e ndyre,gjer ne peshtirosje e partis se saliut,(Parti demokratike s’ka!),vdiq me 92.shin… Komenti juaj bardheron…

  19. luis says:

    Nje koment brilant i Agim dhe Alban Deges. Nuk kam se cfare te them me shume.
    ALBAN per nje gje te jesh i ad sigurte se lehaqenve te Berishes nuk u mbyllet haleja e gojes kurre sepse e kane siguruar opoziten e perjetshme.

  20. sit..back..and relaks →→→ says:

    si fillim bla bla bla bla bla bla dhe pastaj doja qe te thoja qe bla bla bla bla bla bla sepse faktet jane keto piiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiip, dhe ne fund nje mesazh per opoziten bla bla bla bla bla bla. hidhu pirdhu i mbars mali e pordhi nje mi

  21. rrushi tirones says:

    Sit back and suck loli pops. …do you know what I mean ;)…. idiot

  22. Konservatori says:

    Shume zhurme per azgje z Kryeminister,me llafe te bukura na ngope nga 2007 e tehu flas te pakten per veten,te besuam ,te ndoqem te dhame voten…thjesht u nderruan fytyrat e ca fasada pallatesh,degjoi cte shkruajme ketu,jo se kam besim se ja u ve veshin,po zgjedhjet vijne shpejt e atehere sdo keshe me “TE FORTET” te mbledhin vota ndoshta edhe do i kesh po te dish qe njerezia kane filluar mos te te duan jane te ZHGENJYER,NGA ATO QE PREMTOVE ME KETO QE PO NDODHIN!

    1. forca rilindje says:

      Konservator po qe se ke sy neballe dhe mend ne koke duhet te kesh te qarte se per dy vjet Edi Rama ka realizuar :-ndaloi ligjin qe e kthente Shqiperine ne kosh plehrash te Evropes ,-kufizoi lojrat e fatit qe pongriheshin ne cdo pallat,-beri reformen e pensioneve,- Ndaloi vjedhjen e energjise elektrike,-realizoi reformen administrative nga 400 komuna e bashki mbushur me hajdute e injorant ne 61 njesi administrative,- realizoi reformen ne arsim po i ben lufte te hapur mafies se droges,po lufton evazionin fiskal, deshiron te realizoje dhe reformen ne drejtesi po e lane maskarenjt, dhe te gjitha keto me bze ligjore atehere cfar kerkon o konservator me teper.Edi Rama duhet perkrahur e inkurajuar per te miren e popullit e te vendit.

  23. y,yyy says:

    Memoria jone si SHQIPTAR eshte e shkurter,, te gjithe ato qe shajne e lajne qeverine e tanishme me duket se u pelqen ajo qe ndodhi nga 97 e siper si dhe vet ju komentuesit e dini cka ndodhur,,OK 97 nuk ju mjafton,,,ai popull vuan se pari ato leke qe kishte ia mori,I dha armet,I LA te ikte maleve ,,detit,,kamionit,,ato ketu I bani parazite,,bizneset I mori per vete dhe zagaret e tij,,shiti shtetin neper Kompani qe nuk paguheshin asnje takse,,vetem zarfa pranoheshin,,cdo toke fshatari u kthye ne fusha kanabisi,,dinjiteti yne ishte poshte zeros,ne cdo ane,,spitale,shkolla per turp,,hapur kerkoheshin lek nga pastruesja deri te doktori ,drejtoresha,,japesh dyqan vetem me nje emer te muri,,e tjera e tjra,,pa llogaritur Gjykatat,,Tani te pakten ashtu duket po ndodh e kunderta,,preferoj nje politik te tilla ne fillim,, pastaj te tjerat arrestimet apo dekriminalizimin,, po mjer ne qe parazitet Jane me shumic,,dhe njerezit e drejte heshtin

  24. england says:

    Mero Baze ja arrite dites qe dhe vete dora e tij Sali Ram Berisha te beje komente ne kete gazete te nderuar!Pasi e degjenerove me te vertetat e penes tende per 8 vite rresht ne kete gazete,ja nxorre te palarat ne hajnite e gjithe fisit te tij,por ne vecanti Zenit dhe Gites,erdhi momenti qe plakushi i rrjedhur Sali te komentoje ketu me nick-un Ramiz Agaçi…

  25. Vizionari says:

    EDI RAMA … the show man

  26. pastrim says:

    njesoj si ishet,
    te tjerat jane pordhe,
    policet e thjeshte meritojne,
    kurse kupola ben para droge dhe transferon ata qe nuk bejne pjese.
    jeni si struci
    fundi ju pret ligji

  27. Barist ne Vucidol says:

    Shoku Bojkaxhi, nje dite me pare na le pa fryme, kur deklareve se do te ishe konkret dhe gjithe vegjelia do t’a merrte vesh me emra konkret se kush ishin dhe jane baronet e droges dhe te krimit, nuk te morrem vesh asnje gje se nuk na the gje. Kesaj i thone ku ishe asgjekundi, cfare bere, asgje. Futja pordhe shoku Bojaxhi e gri sallate, sa te kaloje edhe kjo nate, e ke lepurin ne bark nuk kemi se cfare te te bejme, toc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje