“Pastroni sistemin nga mollët e kalbura, keni humbur 10 vjet kohë”

16 Shtator 2015, 12:21Politika TEMA

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, ka thënë se Shqipëria ka humbur 10 vjet kohë për të bërë reformën në drejtësi.

Humbët 10 vjet mundësi për reformen ne drejtesi.

Eshtë një reforme mjaft ambicioze.

Kur thuhet se shqiptarët kanë probleme me reformën ne drejtësi, nuk do te thotë se nuk ekzistojnë ligjet, por në fakt duhet bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, prandaj ju inkurajojmë ju për të bërë atë që duhet”­ deklaroi ambasadori gjerman.

Nuk është e nevojshme të them se cdo përparim i Shqipërisë drejt BE ka të bëjë me reformën ne drejtës.

Edhe kancelarja Merkel është marrë personalisht me cështjen e refomës në drejtësi.

Unë jam dakord me termin tuaj, “mollë e kalbur”.

Shumë norma dhe ligje ju duhet të modifikoni. Unë uroj që të gjendet mënyra që të pastrohet sistemi nga këto mollë të kalbura.

BE luan një rol të rëndësishëm në këtë reformë dhe nëse do ta humbisni këtë mundësi tani, keni për ta humur për një kohë të gjatë dhe nëse nuk e kryeni këtë reformë tani e keni humbur mundësinë për 10 vjet.

Të gjithë duhet të kontribuojnë edhe minoranca edhe mazhoranca, zgjidhja më e mirë është të diskutohen problemet”, theksoi Hoffman.

1 komente në ““Pastroni sistemin nga mollët e kalbura, keni humbur 10 vjet kohë””

  1. Laveri says:

    Mire e ke ti ,por shpellarin me shoke ju e mbajtet ne pushtet, apo na e harrove bushtren Doris Pack qe na e sillnit çdo 3 muaj dhe na tregonte perparimet qe kishte bere Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje