“Aq shumë sa bërtet dhe shan Berisha në Kuvend, nuk do kishte muzikë që të mbyste zhurmën”

16 Shtator 2015, 09:50Politika TEMA
“Aq shumë sa bërtet dhe shan Berisha në Kuvend, nuk do

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, në dy seancat e para të Kuvendit për këtë sesion, është parë me kufje në vesh, kur fjalën e merrte Sali Berisha.

Ajo ka sqaruar se përse i mban kufjet, kur flet Berisha.

Është një zgjedhje e imponuar dhe aspak e dëshiruar prej meje.

E imponuar nga një person, i cili ka 25 vjet që mban peng fatet e këtij vendi dhe që pa pranuar asnjë përgjegjësi nga ato shumë që ka në kurriz për gjendjen katastrofike ku e çoi vendin, vazhdon të dhunojë verbalisht parlamentin.

Një njeri, i cili uzurpon për 30-40 minuta foltoren e Kuvendit, duke lëshuar nga goja lumenj gënjeshtrash, mashtrimesh, fyerjesh, epitetesh ordinere për kolegët deputetë e të tjera si këto.

Po sigurisht që nuk dëgjoj muzikë siç është aluduar, edhe pse me aq sa bërtet ai nuk do kishte muzikë që të mbyste zhurmën.

Mund të them se në botën virtuale ka shumë gjëra të rëndësishme, studime të nevojshme shkencore apo materiale të tjera që ofrohen në formën audio dhe që sigurisht janë më të domosdoshme për mua se fjalimet e Berishës”, shprehet ajo për “GSH”.

6 komente në ““Aq shumë sa bërtet dhe shan Berisha në Kuvend, nuk do kishte muzikë që të mbyste zhurmën””

  1. sovjetiku says:

    Moj ministreja e inovacionit dhe e shejtanit ke dy vjet qe erdhe ne pushtet me antiberishizmin…akoma vazhdoni me “fajin e ka saliu”?nuk e kuptoni qe kete vend po e coni drejt rrenimit te pakthyeshem?

    1. deda says:

      e paske kombinuar perfekt emrin me mendjen.

  2. shvejk says:

    Sovjetik , nuk eshte e thene qe te gjithe ta kene kujtesen e shkurter sa e jotja. Si shume po nxitoheni per ta harruar Saliun. Te garantoj se demet qe i ka bere Saliu ktij vendi nuk riparohen as per dy e as per njezet vjet.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Zj. Ministre dua te te kujtoj se Saliu eshte personi te cilin familja juaj e ka votuar per 25 vjete me rradhe

  4. Tom says:

    Me siguri degjon fjalimet e Rames ne menyre konstante.
    Ska si te jete ndryshe.
    Romantiket franceze ,dhe me duket ajo ka “studiuar” atje, kishin kultin e adhurimit te objektit te tyre.Ata jetonin sa jetonte objekti I tyre adhurues.Me pas kryenin hara-kiri.

  5. matteo says:

    Keshtu do te ndodhe perderisa ai qe bertet me ore te tera, do te kete super te drejta, qe te tjeret s’i kane. Kush e ka fajin ketu? Saliu…apo ai (ata) qe e lene te beje zap 140 burra e gra ne ate salle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje