Republikanët: Raporti i OSBE-së, paçavure. Agron Duka është njeri i ndershëm, të merren me Ylli Sheun

15 Shtator 2015, 18:25Politika TEMA

Partia Republikane ka reaguar në lidhje me raportin “sekret” të OSBE-së, ku akuzohet edhe deputeti i tyre, Arben Duka, për biznese të dyshimta.

PR thotë se ky raport është paçavaure, pasi sulmon Dukën, që sipas tyre, është i ndershëm.

Ndërkohë, PR ka sulmuar ish-deputetin e vet Ylli Shehu, që ka kaluar tek LSI, duke thënë se në raport përmendet Duka, dhe jo Shehu.

Qoftë ky dhe një material i brendshëm i kësaj organizate serioze, tregon papërgjegjshmëri, e cila bie në nivelin më të ulët e të turpshëm të ndonjë media të shkruar, e cila manipulon fakte për qëllime politike dhe përfitimi.

Deputeti dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, z.Agron Duka, nuk ka asnjë lidhje me akuza të përdala të cituara në të ashtëquajturin “Raport”.

Ai është një njeri i ndershëm, i respektuar dhe me mbështetjen më të gjërë në qarkun e Durrësit.

Si biznesmen ka qenë i ndershëm, në respekt të ligjit dhe të shtetit. Përsa i përket lidhjeve me interesa kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë, këto janë pjellë e mëndjeve të sëmura, të cilat kanë bërë këtë Raport, apo shpifin.

Ylli Vesel Shehu, ish- deputet i PR-së, nuk ka paguar asnjë qindarkë për t`u bërë deputet i Partisë Republikane.

Ndërkohë, akoma ky deputet rezulton se nuk ka shlyer detyrime mediatike përkundrejt subjekteve private, për fushatën e tij elektorale.

Këto, si OSBE ashtu edhe ata që i bëjnë hosana këtij raporti, mund t`i vërtetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me deputetin Ylli Shehu, i cili tashmë është deputet i LSI-së.

Për sa sipër, Partia Republikane kërkon një qëndrim publik të përfaqësisë së OSBE-së, lidhur me këtë aport paçavurë, si dhe i kërkon autoriteteve shtetërore që të mbajnë qëndrim për këtë çështje”, thuhet në reagimin e republikanëve.

2 komente në “Republikanët: Raporti i OSBE-së, paçavure. Agron Duka është njeri i ndershëm, të merren me Ylli Sheun”

  1. Kellira says:

    I ndershem sa Mediu

  2. ILIRIA says:

    Keta politikanet tane kur akuzojne kundershtaret e tyre politik me cdo gje jane te verteta ndersa kur i akuzojne keta te gjitha akuzat quhen pacavure dhe me to vene ne banjo si per NYT qe e bene leter higjenike prandaj nuk ka per tu rregulluar Shqiperia per sa kohe do te drejtohet nga keta mashtruesa , hajduta dhe kriminela. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje