Berisha e quan paçavure “raportin” e OSBE, por “RD” hap gazetën me të. A po luan Basha me Berishën?

15 Shtator 2015, 10:52Politika TEMA

Sali Berisha me një letër të gjatë drejtuar ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, e cilësonte si paçavure “raportin” për politikanët e inkriminuar shqiptarë.

Ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike”, shkruante Berishë.

Por, po dje, gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike”, hapej me shkrim kryesor, pikërisht raportin e OSBE-së.

Kuptohet, nuk përmendte Berishën, por deputetët e majtë.

Por, duke e publikuar këtë raport, “RD” e ka bërë të besueshëm atë.

Ndërsa Berisha nga ana tjetër e quan paçavure.

Kjo gjë ngre disa pikëpyetje, mes të cilave edhe atë se pas kësaj loje qendron Lulzim Basha, i cili për më tepër, nuk përmendej fare në këtë raport, edhe pse akuzat për të si në rastin e Rrugës së Kombit, janë të faktuara.

3 komente në “Berisha e quan paçavure “raportin” e OSBE, por “RD” hap gazetën me të. A po luan Basha me Berishën?”

  1. Tomorri says:

    Kjo eshte parti pacavure me ideale pacavure me njerez pacavure. Mjere ne ke kemi pasur ne krye e te shpresojme qe te shnderrohen ne nje OJQ sa per sy e faqe e te na lene rehat nje here e mire……

  2. Kol Tivari says:

    Lojrat e pista i bëjnë “miqtë” tanë ndërkombëtarë, që përdorin “si lojtarë”, haletë e politikës sonë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje