"Shekulli" kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria

15 Shtator 2015, 09:04Politika TEMA

Gazeta “Shekulli” kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria.

Këtë gjë ajo e bën me një intervistë të Paskal Milos.

Ky i fundit thotë se misioni i OSBE ka qenë i rëndësishëm deri në vitin 2000, ndërkohë që tani, sipas tij, nuk ka më vlerë.

Çështja e OSBE-së ka të paktën 15 vite që diskutohet. Pastaj dobia ose jo e misionit të OSBE-së është edhe çështje interpretimi politik.

Por një vend që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, mendohet se parametrat e demokracisë, funksionimit të saj dhe të shtetit ligjor i ka të plotësuara dhe nuk do të kishin vlerë gjykimet e këtyre institucioneve të rëndësishme në rast se del një institucion tjetër dhe vë në dyshim këto vlera në të cilat janë mbështetur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian për t’i dhënë Shqipërisë në rastin e parë anëtarësimin dhe në rastin e dytë statusin e vendit kandidat.

Kështu që ka një kontradiktë të brendshme në vetë gjykimin e institucioneve ndërkombëtare.

Në rastin konkret, për mendimin tim, OSBE-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fazën e parë, deri në vitin 2000, por pastaj roli i saj erdhi duke u zbehur sepse Shqipëria nuk është më vend burim konfliktesh dhe shqetësimesh të mëdha.

Shqipëria prodhonte siguri pas këtyre viteve, nuk konsumonte siguri prandaj dhe për rolin e OSBE-së në Shqipëri, tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim”, thotë Milo për Shekullin.

OSBE është vënë në qendër të kritikave, pas rrjedhjes së një raporti për politikanët e inkriminuar shqiptarë, që është konsideruar si jo serioz.

Mes politikanëve të përmendur ishte edhe Koço Kokëdhima, që thuhej se ka lidhje me mafian ruse.

8 komente në ““Shekulli” kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria”

  1. GRAMOZ says:

    OSBE DUHET TE LARGOHET NGA SHQIPERIA SEPSE KY VEND ESHTE ANETAR I NATO-S DHE KANDIDAT PER BE..OSBE PO THUR KULISA TE PAQENE ,POR LULZIM BASHA PO LUAN QARIN ME NJE GUR PO VRET DY ZOGJ BERISHEN DHE RAMEN..

    1. Pashai says:

      Lulushua është përdorur aq shumë nga *ali baba saqë nuk i ka ngelur gjë tjetër përveçse të bëj vetëvrasje (por jo politike).

    2. ruzhdi says:

      Gramoz sesht fjala e individit por komplet per Shtetin ligjor dhe funksioni i Demokracis Shqiptare.

  2. Gerti says:

    Jashtë imperalistet sovjetiko-amerikan

    1. Martin says:

      …tha Kocua dhe shoket e tij mafioze nga rusia!

  3. emigranti says:

    O Pascal ziu, nuk e sheh qe ste var teneqen njeri? Rama tallet sa here qe ka qejf. Te ben te firmosesh kur do e te fut shqelm bytheve pasi te perdor. Shih te hash ndonje cope buke o i zi se as kocka ste hedhin me.

  4. Rinia says:

    Nje komunist i regjur ,Marksist ,Enverist ,eshte turpi i Shqiperise .Si te largohet OSBE ,kur shikon Paskalin qe ligjeron .

  5. astronomi says:

    vetem korea e veriut mund ta beje kete thirrje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje