DOSSIER/ 14 shtatori, një grusht në turinjtë e shtetit (FOTO)

14 Shtator 2015, 19:14Politika TEMA
DOSSIER/ 14 shtatori, një grusht në turinjtë e shtetit (FOTO)

Nga Mero Baze

Mëngjesin e 14 shtatorit, ndërsa po ngjitesha në shkallët e Pallatit të Kulturës, ku po niste mitingu i tij i fundit, u binda se se ai nuk mund të ikte i qetë si gjithë njerëzit e tjerë.

Dukej se i kish mbledh edhe per here te fundit, i vdekur.

E pashë se turma ishte e egërsuar dhe askush nuk kishte mundësi t’i bindte për diçka që shkonte kundër vullnetit të tyre.

Mitingu filloi së bashku me pikat e shiut.

Berisha kishte një fjalim të rëndë, një zë të rëndë dhe një brengë të rëndë. Si rrallëherë, po fliste ngadalë, fort dhe shpërndante mbi zymtësinë e sheshit një mjegull përbetimi, e cila dukej se dikur do të shkarkonte diku lotët që ai po i mbante në kombin e grykës. Turma dukej sikur nuk e dëgjonte, por e përthithte ngashërimin e tij të heshtur duke e nxjerrë në formë të një mërmërime pa kuptim në shesh, të cilën nuk e deshifroje dot. Sheshi, i cili kish mbi 100 mijë veta, filloi të turbullohej nga ana e monumentit të “Skënderbeut”. “Nuk e varrosim! Nuk e varrosim!”, – ishin thirrjet e tyre. Turma filloi instinktivisht të lëvizë.

Berisha kapi sërish mikrofonin dhe tha: “Tani, te varrezat, të përcjellim Azemin, t’i bëjmë atij nderet që i takojnë.” Por një mërmërimë më e madhe pushtoi sheshin dhe askush nuk pyste më për asgjë.

Së bashku me kolegët e mi gazetarë shkuam të merrnim makinat, me shpresë se do të iknim në varreza. Pa mbërritur mirë deri te kafe “Aroma”, u dëgjuan krisma. Një radio private, ndoshta radio “Stinët”, njoftoi e para një lajm të rremë, sipas të cilit Fatos Nano ka dhënë dorëheqjen. Askush nuk llogariste dot efektin e këtij lajmi, por pak më vonë, kur u mor vesh se ishte gënjeshtër, ai shërbeu si eksplozion. Krismat filluan të shtohen. Kishte plasur në bulevard dhe te parlamenti. Stacionet private që transmetonin direkt, shfaqnin shpesh skenën, kur arkivoli qëndronte para derës së Kryeministrisë dhe nga brenda u dëgjua bomba e parë. Pastaj të tjerat e kishe të pamundur t’i numëroje.

 

Hapësira e ngushtë për veprime politike

 

Koalicioni i opozitës rrinte i mbledhur te zyra e Sali Berishës. Kur u pa se situata doli jashtë kontrollit, Berisha propozoi që një delegacion i opozitës t’i propozonte presidentit Meidani të merrte kontrollin e gjendjes dhe të zëvendësonte kryeministrin me kompetencat që kishte. Duhej patjetër që dikush të drejtonte vendin. Kjo ishte dhe një përgjigje ndaj akuzave për grusht shteti. U hartua një deklaratë e shkurtër dhe nja tre vetë u nisën drejt Presidencës. Aty kishin gjetur vetëm Preç Zogajn. Presidenti kishte ikur në shtëpi. Fatos Nano ndërkohë nuk gjendej ku ishte. Dikush thoshte se kishte ikur nga rruga e Dajtit, të tjerë që kishte ikur në Durrës e të tjerë në Maqedoni. E vetmja zgjidhje mbetej kërkesa që Meidani të drejtonte qeverinë. Telefoni i Berishës nuk pushonte. Gati gjithë media ndërkombëtare kërkonte një sqarim se çfarë po ndodhte. Arbnori, Mediu dhe Laço u nisën drejt ambasadorit Everts, për ta sqaruar se cili ishte qëndrimi i opozitës. Telefonoi dhe Bujar Bukoshi. Berisha i shpjegoi se çfarë po ndodhte. Më pas, SHIK e përdori këtë telefonatë si arsyetim për ndonjë bashkëpunim të Bukoshit me Berishën rreth këtyre ngjarjeve. Në fakt, ishte një telefonatë dyminutëshe si gjithë telefonatat që atë ditë kishin një kryepyetje: Çfarë po ndodh? Dhe realisht askush nuk jepte dot ndonjë përgjigje të saktë.

 

Kaosi disaorësh

 

Për disa orë Tirana ishte në kaos. Demonstruesit për 15 minuta morën gjithçka nën kontroll; Kryeministrinë, Radiotelevizionin dhe po hamendeshin për Ministrinë e Brendshme. Ishte një situatë, të cilën askush nuk e kontrollonte dot më. I vetmi mjet ishte komunikimi me mediat elektronike që bënë një mrekulli atë ditë. Në TVSH u shfaq kryetari i legalistëve, Ekrem Spahia. Dukej i tronditur dhe u përpoq të bënte thirrje për qetësi me një fjalor të varfër. Duket që ishte i pasigurt se çfarë po bënte.

Drejtori i TV, Eduart Mazi, kishte kërkuar në telefon Berishën dhe ai i kishte premtuar një thirrje për qetësi. Berisha u shfaq në ekranin e TVSH, në mesditë. Ja fjala e tij e plotë:

“Unë, para së gjithash, përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë që në këto çaste të rënda për vendin, të ruajnë gjakftohtësinë, të vetëpërmbahen, të shmangin çdo lloj shkatërrimi dhe t’i japin mundësi zgjidhjes politike të kësaj krize të thellë, të krijuar nga arrestimi në mesnatë i të gjashtëve dhe vrasjes barbare politike, të projektuar nga kryeministri Fatos Nano dhe të ekzekutuar nga zyrtarë të lartë të policisë, të liderit të demokracisë, liderit të dhjetorit, zotit Azem Hajdari.

Në çdo rrethanë, unë bëj thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Unë i garantoj demokratët që do të jem avokat i palëkundur i kërkesave të tyre të drejta, se do të jem i palëkundur në realizimin e idealeve të Azem Hajdarit, për çka u vra Azem Hajdari dhe idealeve të demokratëve në mbarë Shqipërinë.

Por, ne nuk mund të ecim përpara nëpërmjet shkatërrimit, duhet detyrimisht të japim zgjidhje politike dhe të shkojmë drejt zgjidhjes politike si një zgjidhje që i jep shpresa Shqipërisë dhe shqiptarëve për të ardhmen që ata meritojnë.

Ftoj edhe njëherë kryeministrin Fatos Nano të japë dorëheqjen, sepse çdo gjë po provon se vrasja e Azem Hajdarit dhe arrestimi i të gjashtëve ishin vetëm uvertura e një skenari kobzi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në rast se nuk është kjo, Fatos Nano le të japë menjëherë dorëheqjen, t’i japë mundësi zgjidhjes politike, t’i japë mundësi forcave politike që të operojnë mbi këtë zgjidhje dhe të shkojmë drejt shpëtimit të situatës.

Prej jush unë mora vesh se ka demonstrues përpara televizionit. Iu bëj thirrje demonstruesve të mos prekin RTV, personelin e Radiotelevizionit, gazetarët e Radiotelevizionit, asnjë institucion, sepse ata janë pasuri kombëtare. Ne jemi për ndërtimin, ne jemi për kushtetueshmërinë, sikundër duhet t’i siguroj shqiptarët se në çdo rrethanë, Partia Demokratike nuk përdor dhunën për të ardhur në pushtet. Ky është një qëndrim i pandryshueshëm parimor i kësaj partie.

Ju falënderoj për mundësinë, sepse unë jam përpjekur të komunikoj edhe me mjete të tjera me qytetarët e revoltuar, por ka qenë shumë e pamundur.”

 

Ceremonia e varrimit

 

Rreth orës 14.00, u njoftua se pavarësisht kaosit, ata që kishin mundësi të shoqëronin kortezhin, mund të shkonin në varrezat e Sharrës. Arkivolet e viktimave, të cilët kishin rreth dy orë që ruheshin para selisë së Partisë Demokratike, u nisën në autokolonë. Rrugët drejt varrezave të Kombinatit ishin të shkreta. Dukeshin njerëz të frikësuar që shikonin me frikë dhe largoheshin. Ishim në makinën e Astrit Patozit, kryeredaktorit të RD, kur ra telefoni i tij celular.

Ishte kryeministri Aleksandër Meksi, i alarmuar, po kërkonte të njoftonte dikë nga PD se hajdutët kishin dalë rrugëve dhe po vidhnin dyqanet. “Është e rrezikshme, – thoshte, – ai, – se po vjedhin dyqane, njerëz që nuk kanë lidhje me protestat.”

Astriti i premtoi se do të njoftonte dikë dhe ashtu bëri.

Ritvan Bode doli nga kortezhi i varrimit dhe u kthye në shesh për të qetësuar njerëzit dhe për t’i mbajtur të ndarë nga plaçkitësit. Dikush kishte sulmuar “Pacifikun”, të tjerë një dyqan bizhuterish afër parlamentit, ndërsa disa nëpunës të Kryeministrisë po ngarkonin një furgon me kompjutera nga zyrat e tyre, sipas një dëshmitareje që punonte po aty. Protestuesit as që e kishin mendjen te këto vogëlsira.

Ceremonia e varrimit zgjati rreth 20 minuta. Folën me radhë Berisha dhe të afërm të tij. Ndërsa po flitej, një breshëri automatiku u dëgjua në periferi. Ceremonia mbaroi shpejt dhe kortezhi rihyri në Tiranë.

Te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” pamë një makinë “Benz 2400” që vinte përballë nesh me drita të ndezura dhe automatikë të nxjerrë jashtë dritares. Dukej që kishin vjedhur diçka. Devijuam rrugën dhe hymë në shesh nga stacioni i trenit. Ndërsa po kalonim te “Rruga e Barrikadave”, dy policë që na dolën përpara, sapo na panë, hoqën kapelet dhe i fshehën nga pas. Donin të tregonin se nuk ishin në detyrë.

Skena të tilla kishte gjatë gjithë rrugës. Rreth orës 17.00, policia doli në rrugë, kur pa se njerëzit ishin larguar. Në atë kohë, burrecëria e saj ishte një krim i ri. Policia filloi të qëllojë secilin që e shikonte të pafuqishëm, ndërsa para syve të saj vazhdonin të fluturonin banditë me vetura pa targa. Kryeredaktori i “TV Klan” kërkonte një kolegun tim në telefon për t’i rregulluar një intervistë me Izet Haxhinë që ishte në TVSH, ndërsa paniku dhe konfuzioni po përhapej gjithandej.

 

Zbutja e protestës

 

Në RTVSH vazhdonin të qëndronin ata që kishin pushtuar ndërtesën. Me ta nuk flitej fare. U ngarkua Genc Pollo të bisedonte, por ishte e pamundur. Dikush dhe filloi të fyente. Me shumë vështirësi, u arrit të bindeshin për ta lëshuar ndërtesën. Emisioni i lajmeve të orës 18.30 minuta ishte një komedi. Spikeri i emisionit, Asllan Bajrami, i filloi lajmet pro manifestuesve dhe i përfundoi kundër tyre, pasi ata ndërkohë u larguan nga TVSH.

“Policia shqiptare do t’i mbrojë institucionet. Shteti dhe Shqipëria do të ekzistojnë, shqiptarët nuk duhet të kenë frikë të jetojnë në Shqipëri”, – tha për ATSH, pasdite, Perikli Teta, ministër i Rendit Publik. Teta, që transmetonte lajmet në ATSH prej zyrës së tij, përmes zëdhënësit, ishte i vetmi zyrtar që, pasi kishte pirë së paku një litër raki, vendosi të qëndronte në zyrën e tij. Në Ministrinë e Brendshme atë ditë shkuan dhe disa ministra, ndërsa, sipas dëshmive të një oficeri, të gjithë hapën tunelet nëntokësore që të lidhin me Ministrinë e Brendshme, kur turma e demonstruesve filloi të kalonte para ministrisë.

Lidhur me hyrjen në TVSH, Teta tha se “së shpejti TVSH do të bëhet e përgjegjshme”. Sipas burimeve të policisë, pas orës 16.00 të së hënës, automjete të shumta policore dhe ato të autopatrullave “Shqiponja” filluan qarkullimin në sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke vendosur në to normalitetin e humbur në mesditën e asaj dite.

“E gjithë policia është në veprim për të parandaluar çdo akt të mëtejshëm dhune ndaj pronës dhe institucioneve”, – tha për ATSH Ilir Bellovoda, drejtor i drejtorisë së policisë në prefekturën e Tiranës.

 

Pak nga pak filloi ofensiva shtetërore. Kreu i parlamentit, Skënder Gjinushi, i akuzuari kryesor si organizator i atentatit ndaj Hajdarit, tha se shteti duhet të veprojë plotësisht me të gjithë forcën e tij ndaj shkelësve të ligjit. “Dorëheqjet nuk paraqiten në formën e grushtit të shtetit, duke uzurpuar institucionet shtetërore me armë”, – tha Gjinushi, duke kundërshtuar kërkesën e opozitës për dorëheqjen e Fatos Nanos.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Mariza Lino, u shpreh publikisht, duke bërë të ditur se ajo dhe kryetarët e misioneve të Bashkimit Evropian, OSBE dhe Këshillit të Evropës u takuan po atë ditë për të diskutuar gjendjen në Shqipëri. “Qeveria amerikane, si dhe kryetarët e këtyre organizmave dënojnë me forcë përdorimin e dhunës në Tiranë për qëllime politike. Udhëheqësit e të gjitha forcave politike duhet të marrin përgjegjësi për sjelljen e pasuesve të tyre”, – tha ambasadorja amerikane, Lino.

Sipas saj, udhëheqësit politikë në Shqipëri kishin për detyrë të gjenin një zgjidhje paqësore që të respektonte procesin demokratik. “Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të bashkëpunojnë me presidentin për propozimet mbi zgjidhjen e krizës. Komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar për të përkrahur çdo paketë masash të miratuar nëpërmjet këshillimeve politike. Partitë që nuk luajnë një rol konstruktiv, duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat”, – përfundoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Mariza Lino.

Ndërkohë, një tjetër zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit i bëri thirrje popullit shqiptar të vazhdonte të përdorte të gjitha mjetet demokratike për të zgjidhur trazirat e fundit. Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Ajllin Milloy, tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqimisht përdorimin e forcës si nga protestuesit, ashtu dhe nga forcat qeveritare.

Pasdite, këshilltari i Presidentit të Republikës, Preç Zogaj, bëri të ditur gjatë një interviste, se “Presidenti i Republikës brenda disa orëve do të kishte një takim me liderë të opozitës shqiptare lidhur me gjendjen tejet të tensionuar që kishte përfshirë Shqipërinë. Zogaj bëri të ditur se Meidani kishte mbi tavolinën e tij një paketë të zgjidhjeve politike, të cilën, sipas tij, presidenti do ta konsultonte gjatë takimeve që do të kishte me liderë të partive opozitare shqiptare. Takimi, në fakt, nuk u krye, por ishte një mjet taktik për të zbutur situatën ose, më mirë të themi, një dëshirë e Zogajt për të plotësuar kërkesën e opozitës për takim.

(Mero Baze. Pjese nga libri “Perballja me antiopozitarizmin”, Tirane 2008. Fotografite jane perdorur nga arkiva e fotografit Hektor Pustina)

 

13 Shtator 1998. Digjet makina e Arben Imamit, ish minister socialist

Diegia e makinave pas kryeministrise.

Te armatosur me mitraloz

Rrembimi i tankut

Arkivoli para kryeminsitrise

Sulmi me antitank

Pushtimi i RTVSH

Protestuesit ne ekstaze nga marrja e tankut

Azem Hajdari i sapovrare

Izet Haxhia para kryeministrise

30 komente në “DOSSIER/ 14 shtatori, një grusht në turinjtë e shtetit (FOTO)”

  1. Pelasgian says:

    Regjia : Berisha

    Skenari : Berisha

    Vrasesi : Berisha

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O Edwin
      O Shok e Mik
      S’të kërkojmë
      Një shkop magjik.
      ☆☆☆
      Dëno Salën
      Mos ki frik
      S’ka nevojë
      Për truk magjik.
      ☆☆☆
      Boll me gjumin
      Letargjik
      Do të gjujn
      Me Top Magjik.
      ☆☆☆
      S’e bën dot?
      Ngrihu e ik!

      1. Copy Rights says:

        Mero na kenaqe me kete hartimin e letersise. Mundohesh te mbulosh faktin se grushti i shtetit ishte i organizuar nga Berisha pasi ke qene edhe vete pjese e skuadres se tij. Tani qe e krijuat ate gerdalle tani t’i hani morrat!!!

      2. Berja Durresit says:

        Nuk ishte grusht po shkelm bythes.
        Sa per Saliun kot lodheni se me e madhja qe mund te bej Edi Rama eshte qe ti haje mutin.

    2. Pilo Lala says:

      Ata qe jane ne ato foto, kane 6 muaj pa u lare.
      Tropoja, Mamurrasi, kosovaret e Bukoshit.
      Ja pse Nano frikacaku nuk drejton dot familjen, jo shtetin.

  2. vedeta says:

    NUK thoshin kot; mjer mileti mjer njerzia kur te zbresi ne qytet malokeria,kjo esht diçitura e ktyre fotove me e goditura.

    1. Cubi says:

      Vedeta dhe ju tjeret pak me shtruar: tropojanet jane problematik ne veri dhe perseritsa se vrane dhe B. Currin por:Lym Peza ka vrare vellain e tij meqe ka feste keto dite, Enveri vrau kunatin dhe Kadriun nga Vlora e Mehmetin nga Mallakastra dhe plot te tjere por kapakun ja hoqi Ali pashe Tepelena i cili vrau gjith fshatin e tij , pra permbyset goxha qe jugoret jane me cnjerezore dhe shqiptaret pak a shume jane njesoj. Naten.

  3. Juri says:

    Ske ca komenton, eshte e kote.
    Dihet kush e planifikoi por asnje prej tyre nuk ka per tu denuar ndonjehere.

  4. Peoples says:

    Sidomos telefonata e Bukoshit e vellait KOSOVAR…,Ai dhe Kriminelet naga Kosova nuk duhet te shkelin me ne Shqiperi

  5. Peoples says:

    Berisha plus Tropojanet plus Kosovaret…

  6. Xhejmsi i Mzive - londinez pri Kamze-t says:

    Fara e ndyte e cecenave, shpellareve, ciklopeve dhe shumekembeshave te Vicidolit

  7. illyrians says:

    Duke pare fotot bindesh per te sajten here qe kur zbret injoranca, analfabetizmi, llumi, kafsheria ne qytet, nje vend e merr dreqi. Si mund te ece perpara nje vend me njerez te tille ne foto, me kafshe te egra me bisht! Morracaker, kokpalare, thonjet pa prere, me lecka, zhulsa, analfabete, egersira, talebane, e lloj lloj llumrash. Ja pra, kjo eshte dhurata e “demokracise” 25 vjeçare alla Saliniane, krimi dhe kafsheria te veshur me pushtet..!!!

  8. Bardh e zi says:

    Ai eshte Sami Ameni (alias SRB) tek filmi ‘Fije qe Priten’: “Ehhh sa krime rendojne mbi ate kriminel”!

  9. Labi says:

    Mero, ne kete shkrim tendin, megjithese ke qene ne brendesi te ngjarjeve dhe shpeshhere ideator i shume veprimeve e taktikave te Berishes (tani nuk je me ate dhe mire ben), ne kete shkrim ka sa pasaktesira aq dhe tendence zbutje te veprimeve kriminale, puciste te Berishes, i cili shfytezoi kete rast, per te cilin pergatitej prej kohesh, dhe me ndihmen e forcave te Bukoshes, qe te merrte pushtetin me dhune dhe te fuste vendin ne kaos. Kaosi i vendit ka qene gjitheheret onjektivi e Berishes per te mbajtur Shqiperine larg problemeve te mprehta te Kosoves.

    Nuk eshte aspak e vertete se Meidani nuk eshte gjendur ne zyre ne Kohen qe t’i ben fjale. Me te ne zyre ka qene gjithe kohes Gjinushi. Ai mori lajmin per vrasjen e Azemit nje nate me pare, ndersa ndodhej ne Athine i ftuar te merrte pjese dhe fliste ne nje panel nderkombetar dhe u kthye me nxitim qe ne mengjes. Mariza Lino i telefononte vazhdimisht dhe pyeste se ku eshte Nano. Nderkohe i kane telefonuar presidenti Klinton, presidenti Shirak, presidenti Demirel e shume te tjere te cilet i kerkonin qe te perpiqej te merrte situaten ne dore.
    Eshte bere dhe nje takim me disa perfaqesues te opozites, midis tyre dhe Ngjela, te cilet kerkonin doreheqjen e Nanos dhe formimin e nje qeverie teknike. Takimi nuk u be ate dite, por te nesermen. Nuk eshte aspak e vertete se Berisha ka kerkuar qe Meidani te merrte situaten ne dore, sic eshte e vertete qe Presidenca nuk u sulmua, per arsye te tjera.

    Se pse ktheu Berisha, kete e dime te gjithe, ishte faktori nderkombetar qe e detyroi, ne kohen kur ai sappo ishte nisur per ne TVSH dhe e ktheu mbrapsh nje telefonate e Genc Pollos.

    Te dhena te shumta te sherbimeve sekrete e dinin se Berisha pergatitej per nje gje te tille. Per kete, doli me vone, kishte patur sinjalizim dhe Nano, por qe me natyren e tij e neglizhoi. Ne gazeten “Koha Jone” te dates 10 korrik te atij viti, citohej Berisha te kete thene, duke u dhene kurajo te gjashteve, se ne vjeshte do te kishte zhvillime qe do te conin ne lirimin e tyre.

    Ndoshta do marre dhe pak kohe dhe do dalin sheshit te gjitha komplotet e Berishes dhe se ku e gjente ai frymezimin dhe mbeshtetjen. Nje Shqiperi e shkaterruar ishte ne favor te Serbeve dhe ne dem te Kosoves dhe per lidhjet e Berishes me serbet tani ka fakte te shumta te pamohueshme.

  10. enter''" says:

    Maloket duke marshuar ne Tirane

  11. razo says:

    Tani rrine si muti ne shi.Edhe kryebanditi Izet Haxhia jua dhjeu dhe jua perplasi te verteten ne surrat se kush e vrau Azem psikopatin i cili ishte politikani me psikopat i viteve 90. Nje ish agjent i sigurimit te shtetit se bashku me vellane e tij i perfshire ne krime dhe trafik droge e armesh.

    Po keta race e ndyre bastardesh jane. Pasi e futen ne kurth per ta vrare sot i vene tek varri dhe e qajne.

  12. Elton says:

    Mero ateher, po cthot tani.
    A nuk esht i njejt Mero qe propagandon qe azemin e nxorri ne prit berisha? Athere thoshte qe berisha po mbante lotet?
    Mero esht analist gazetar nr 1 sot per sot, po dhe Ai dikur nuk shkruante sic isht e verteta, por sic i donte interesi tij.
    Plus nje gje Mero genjen. Televizioni u morr me urdher te berishes.
    Ne te gjith mbajm mend kur ekrem spahia doli ne television tvsh duke deklaruar rezuam qeverine dhe burgjet Jane hapur.
    Stregon ky fakt se inisiatori isht berisha se spahia nuk vepronte pa urdher te sales.
    Ne shesh merua kur thot 100 mij veta genjen. Ndoshta 10 mij a 15 mij po. Dhe shumica me arm ne duar. Merua si pa kto arme meqe isht ne shesh?
    Si shpresonte merua te shkonte ne varreza kur e dinte shum mir qe kryeministria do sulmohej. Pra pordh me rigon.
    Ne shqiperi nuk ke nje shtyp tamam te paanshem, kudo interesi momentit.

  13. Shefqet Cela says:

    Nuk po them se genjen Mero Baze, pooor nga deshmite e shume te tjereve, perfshire dhe gruan e Azemit, me rezulton se arkivoli “U NIS PER NE SHARRE DHE DEVIJOI RRUGE DREJT KRYEMINISTRISE”.
    Mero na thote se ishte tek Selia e PD-se.
    Kjo eshte nje hollesi jo e vogel!

  14. Ateisti says:

    Rreth 70 perqind e personave te paraqitura ne keto fotografi jane tropojane

    1. Pilo Lala says:

      Do besh mire ti thush me emra, dhe ku jetojne sot.
      Keto foto jane sa mizore, aq edhe te prapambetura. Keto fytyra mund ti genjesh me nje pjate grosh, kete beri Berisha me Tropojanet dhe Mamurrasin.
      Po te shkosh ne Tropoje , cdo familje ka 2 ose 3 te vrare, e njeta ne Mamurras.
      Megjithate ata vazhdojne te jene me Sali Berishen, sepse i lejon te vrasin dhe vjedhin. Po te pyesesh nenat e grate e tyre, qajne gjithe diten femijet e vrare.

  15. Artur says:

    ne ate kohe ke shkruar te verteten Mero, sikur ta rishkruaje tani, me siguri do e nxirrje Berishen mbi tank, Jozin me kallash ne dore, Boden me shpate, te gjithe PD me maska duke vjedhur. Kthehu ku ishe, gazetar i sakte e analist model.

  16. Ateisti says:

    Rreth 70 perqind e personave te paraqitura ne keto fotografi jane tropojane.
    Mos valle Saliu dhe Lul Basha po pergatiten per nje grusht shteti te rikunder qeverise socia;liste te Edi Rames kete fillim vjeshte te 2015.
    Frymezimi ka filluar me fjalimet e Lulit, Saliut dhe te deputeteve te tjere te P D gjate muajit gusht dhe kete fillim shtatori.
    Cfare po gatuhet ne guzhinen e SHQUP it keto dite, Edi Rama ji vigjelente, Saliu eshte i pabese dhe papermajteshem, per pushtet e para ai ben gjitheshka.
    Popull shqipetar ji vigjelence nga saliu dhe P D nuk priten gjera te mira kete vjeshte.Koha do e tregoje

  17. Sali Qeni qeni i qenit says:

    A Plaku Mero! Ha!ha!ha! Vetem ne shqiperi mund te ndodhin keto gjera. U mblodhen gjithe hajdutet e kriminelet e shqiperise e shqiperia ka shume nga keto. Mi ka treguar nje kusheri i imi ngjarjet, me tregonte e qeshte, o zot i madh, çfare komedie. Kusheriri im me tregonte jo si Ju Plaku Mero, mi tregonte pa doreza mi pershkruante te gjalla ngjarjet siç i kishte jetuar. Kusheriri im eshte demokrat 24 karatesh, se i hyn ndonje gje ne gjep, e me tregonte, “E lane herojn e demokracise ne rruge te madhe. (e qeshte me te madhe) E ju futen dyqaneve pa perjashtim, nuk donin t’ia dinin se jane te socialisteve a te demokrateve, (Cdo fjali e shoqeronte me te qeshura) me ne fund su mor vesh se ku perfundoj gjenazja, e hengeren qent a u varros.(E qeshte me gjithe shpirt kusheriri im demokrat) Edhe Une qe te shkrujta keto dy rreshta po qesh se po me kujtohet tregimi i gjalle.

  18. turpi says:

    O bo te ngjethet mishi kur shikon dhe i kujton keto foto, nuk futen as tropojanet dhe as jugoret, mos beni dallime te tilla, ne keto pamje birisha, meksi, pollo, bode me kompani pregatiten keta njerez fatkeqe dhe te drobitur per te dale ne shesh dhe bene ate qe pritej, dhe ai thote ka prape protesta, ke ka vene ne plan ky plaku mere per te bere prape gjullurdi, po ky gjatoshi kur do vere para pergjegjesise ata qe e shkrumbuan kete vend dhe nuk u hyri gjemb ne kembe dhe bejne punen e cubit,ne burg te vene te gjithe pa dallim i kujt partie eshte ata qe duan shkaterrimin e ketij populli qe ne saj te qeverisjes se birishes ky popull do ta ndjeje edhe nja 20 vjet te tjera.

  19. albani says:

    Bukoshi, Bujar Bukoshi, agjenti me i rendesishem, mbas Sali Berishes i UDB. Qe te dy kane patur te njejten pervoje, qe te dy ne fillim jane bere spiune te sigurimit te shtetit, pastaj spune, apo agjente sic thone te UDB. Bukoshi me “qeverine e tij te perkohshme”, pjelle dhe loje e UDB-se edhe sot e kesaj dite. Ja perse e ka marre Bukoshi ne telefon Berishen tone, te sigurohej nese plani po shkonte sipas parashikimit.

  20. Barist ne Vucidol says:

    …. dhe kriminelin Sali e kemi ne krye te vendit, pa i hyre nje gjemb ne kembe. Ne cdo vend tjeter demokratik do t’i ishte prere koka o me gijotine, me litar, me nje plumb pas koke apo ne goje, ose me karrike elektrike. Saliu eshte distributori i krimit, i mafias, grabitjets dhe antishqiptarizmit.

  21. astronomi says:

    o meron leri shkrimet perralla nga e kaluara..shiko çfar po behet…shiko sa te mashtruar jane shqiptaret..shiko kush e drejton vendin..parlamentin,bashkite..ministrite..shiko ne cfar niveli ka rene ekonomia,siguria e qytetareve,etj…keto jane ato gjera qe duhet te shkruani ..dhe jo tu tregoni perralla e historiçka shqiptareve..

  22. Kol Tivari says:

    Ai, ishte një grusht shteti, i organizuar “nga të tjerë”, ndërsa Sali skizofren-shpellari, ishte “masha e duhur” për këtë…! Prandaj ai mbrohet dhe sot dhe “ligjëron” kapardisur, sepse pas gjithë këtyre krimeve që ka bërë, do të ishte “varur” me kohë…!!! Azemi u vra, sepse “futi hundët” dhe u përzie në shumë gjera, që ndoshta nuk do të dalin kurrë në dritë…!

  23. pilo says:

    Perfaqesuesja amerikane denonte opoziten per dhunen, por dhe qeverine! E çuditeshme, e njejta linje si Arvziu qe e bente Saliun burre shteti kur vrau me Lulezimin kater veta ne bulevard. Ndersa Mero ben mire qe i kujton se per ditur i dime, por nuk thote se kujt i sherbeu vete qe nga 14 shtatori e 1998 deri ne 2006-en. Nuk jane pak por 8 vjet qe vete Mero i sherbeu Sali Berishes qe sot tregon historite. Pra s’duhet tu besojme ketyre njerzeve se ta dredhin diten ne dreke. Jane shume njerez qe hiqen si gazetare qe bejne rolin e kriminelit ne gazetari si Shkullaku, Bushati, ….i dini vete. Kesaj i thone: mut babai, mut i biri, mut ai qe beri t’ane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje