Koço Kokëdhima: OSBE duhet ë mbajë përgjegjësi për “raportin sekret”, qeveria t’i kërkojë llogari

14 Shtator 2015, 15:20Politika TEMA

Nën drejtimin e Gramoz Ruçit është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar socialist. Disa prej deputetëve të majtë kanë ngritur shqetësimin për atë që ata e kanë cilësuar përbaltje të emrit të tyre pa asnjë fakt në raportin e OSBE-s.

Në përfundim të mbledhjes njëri prej tyre i përmendur në raport, deputeti Paulin Sterkaj i pyetur nga Top Channel dha këtë koment.

Këto janë ca thashetheme të vjetra që nuk kanë lidhje me asnjë nga ato që thuhen. Unë nuk kam shqetësim fare se ça thotë OSBE dhe kushdo tjetër sepse ne jemi drejt në punën tonë”, tha Stërkaj.

Një tjetër deputet, i përmendur në raport, Koço Kokëdhima u shpreh tejet i ashpër ndaj OSBE-s.

Unë them që ai është një veprim që në thelbin e vet është një sulm në institucionet e shtetit shqiptar, është një përbaltje e institucioneve. Minimalisht do të duhej që në këtë raport për çdo person të citohej burimi i informacionit, ose përndryshe të merrej përgjegjësia nga vetë raportbërësi”, tha deputeti Kokëdhima.

Sipas zotit Kokëdhima qeveria duhet t’i kërkojë sqarime OSBE-së për burimet dhe vërtetësinë e asaj çfarë është shkruar në Raport.

Ndërsa deputeti Ben Blushi nuk ka dashur të komentojë gjatë, por ai është pajtuar me faktin se çfarë është publikuar është në kuadrin e thashethemeve.

13 komente në “Koço Kokëdhima: OSBE duhet ë mbajë përgjegjësi për “raportin sekret”, qeveria t’i kërkojë llogari”

  1. dejoni says:

    reagim teper i sakte dhe nga deputeti Kokedhima. Spekullime mediatike vetem

  2. ona says:

    Mungese etike e gazetareve per lajme te tilla ende te paverifikuara.Gazeta te tilla duhet te mbajne pergjegjesi ligjore per informacione te tilla te paverifikuara.

  3. besmir says:

    Kur gazetat arrijne dhe publikojne artikull joprofesional, kjo eshte mese normale qe deputete do duhet te reagojne per mashtrime te tilla jo zyrtare.Mungese etike e gazetareve per lajme te paverifikuara!!!

  4. ananananananannannanana says:

    Se di pse hani m*t kot! E keni pare te gjatin qe s’reagon asnjehere per skandalet dhe pret qe koha te beje punen e saj ne kete vend idiot.

  5. anda says:

    Kur gazetat arrijne dhe publikojne artikull joprofesional, kjo eshte mese normale qe deputete do duhet te reagojne per msshtrime te tilla jo zyrtare!!!

  6. kastriot says:

    shume i sakte Z.Koco

  7. ELIDON says:

    OSBE normalisht duhet te jete etike ne ato cfare publikon sepse ka te beje me personalitetin e individeve qe kane impakt ne shoqeri dhe lajme te tilla sjellin cenim nderi dhe personaliteti dhe keto jane te denueshme ne Kodin Penal te R.SH.

  8. Nardi says:

    Foli pastertia vete…

  9. ananananananannannanana says:

    Mentalitet komunist. Do ti jape llogari OSBE se si e ben punen e saj!!!

  10. LORA says:

    Sa te merakosur deputetet per “raportet” e OSBE-se,,,,nderkaq duhet t’i haje meraku vetem prej opinionit publik shqiptar,,,se votat e shqiptareve (jo te kurvareve te OSBE-se) i kane ngulur ne karriget ,qe mbajne sot.
    Ky reagim i tyre (sipas lajmit me siper)eshte mese i shpifur,per mua.
    Kur do t’a kuptojne keta deputete se shqiptaret e moren me shqelma edhe republiken e ambasadoreve,krijesen-alibi te tyre per ndarjen
    jo-kushtetuese te pergjegjesive te tyre politke dhe shteterore????????

  11. Leone-53 says:

    Ju o servil te politikanve (komentues te mesiperm) mbylleni gojen dhe beni mire te jeni “sherbetor” vetem te Shqiperise, atdheut qe ju ka rritur dhe jo hajdutve te tij.
    Sa per ty o Koco Kokedhima OSBE-ja ka shkruar shume e shume pak per ty nga gjithe ato miliona € qe ti i ke xhvatur ketij vendi me veprimtari jo dhe “aq ligjore” sa nuk numurohen.
    Po te citoj nje “nga ato” qe te kane pasuruar pa mase ne 95-en:
    Firma jote e fameshme 2K ka terhequr ne 95-en (shtator-tetor) cdo dite nga 6-7 apo 8 autobote nga KPTHN-es dhe e ka cuar ne Mal te Zi (kontrbande) duke furnizuar makinen ushtarake te Milloshevicit kunder bosnjakve !…
    E blije naften me 420 lek te vjetra litrin dhe e shisje ne kufi mbi 600 lek.
    Kuzhdo mund ta bej llogarine se sa lek (gjaku) fitoje ti ne dite !
    Per keto dhe te tjera na “detyron” ti shkruajme ca rrjeshta OSBE-se ne Vjene !
    Ciao mister Kokedhima !

  12. ananananananannannanana says:

    Per buken e gojes i bejne komentet. Ske cu thua.

  13. Mos thoni gja per Koqo Kokdhimen, mikun e ngusht te Edvin Rames , se ka me ua qi nonen .
    Pse vetem Koqo ka vjedh nat vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje