Rexhep Meidani: Të zellshimit dhe servilët e Ramës në PS, të japin dorëheqjen pse kanë heshtur

14 Shtator 2015, 12:38Politika TEMA

Rexhep Meidani shkruan se Rama duhet të kërkojë falje publike për depërtimin e të fortëve në PS.

Ai ndërkohë thotë gjithashtu, se të zellshimit dhe servilët e Ramës në kryesinë e PS-së, duhet të dorëhiqen pse nuk kanë folur.

Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë.

Por, nuk ka ndodhur kështu, të paktën në dy proceset zgjedhore parlamentare të fundit apo në zgjedhjet e fundit vendore. Pavarësisht që është pretenduar një miratim nga kryesia e partisë si një strukturë vendimmarrëse në përputhje me statutin, në këto përzgjedhje kandidatësh, ndoshta me ndonjë përjashtim fare të rrallë, është imponuar plotësisht vullneti i kryetarit të partisë.

Pra, në shumicën e rasteve ka dominuar përzgjedhja dhe dëshira e tij, edhe kur ndonjë anëtar kryesie ka “protestuar” ose ka argumentuar të kundërtën. Në këtë kuptim, kryesia e partisë ka përgjegjësi statutore, madje disa anëtarë të saj, të “zellshëm” në heshtjen, servilizmin e nënshtrimin e tyre, duhet të japin dorëheqjen para skenimit ose ekspozimeve të fundit të panjohura më parë apo këtij shëmtimi përfaqësimi të PS-së në pushtetin qendror.

Sipas akuzave të opozitës, probleme të këtij lloji mund të ketë edhe në përfaqësimin vendor. Sidoqoftë, kjo është ana formale – statutore e përgjegjësisë; sepse përgjegjësinë e plotë politike e morale, në kushtet e një drejtimi unitar të partisë, në mungesë të kolegjialitetit e konsensusit në drejtim, e ka, në radhë të parë, vetë kryetari i partisë.

Aq më keq, në kushtet e një mandati të përfunduar që prej 2 vjetësh! Prandaj, e pakta është që duhet t’u kërkohet falje qytetarëve e anëtarësisë së PS-së, dhe e shumta që të dimensionohet pozicioni i kryetarit dhe i kryesisë së partisë! Këtë kërkon etika normale politike e qytetare në çdo vend të civilizuar të botës demokratike, të cilës synojmë t’i bashkohemi”, shkruan Meidani për Panorama.

20 komente në “Rexhep Meidani: Të zellshimit dhe servilët e Ramës në PS, të japin dorëheqjen pse kanë heshtur”

  1. Dinpaku says:

    Ja the mo Presor ja the, po kujt ja the!!!!!!!!!!!

    1. Pilo Lala says:

      Ky ka qene President kur u be Grusht Shteti ne 14 Shtator?
      Ky eshte ne kazanin e Nanos, njeriu me kot qe ka qene President.
      E terhiqte per hunde Berisha dhe Nano.
      Akoma atyre ju sherben

  2. andos says:

    xhepi , me falni per shprehjen , eshte bole fare , sillet sikur ka te beje me suedeze….

    1. Andos te mberrish ti deri tek b…. e profesorit te nderuar do te thote qe je bere dhe rritur me shume seç duhet. Turp palaço

      1. Kapo says:

        andej nga..
        Nuk flitet per vlerat e Rexhep Mejdanit si profesor apo si njeri…keto vlera nuk lene vend per te diskutuar…flitet per vlerat e Mejdanit si politikan..dhe Mejdani si president ka qene me me pavlere..ashtu si Jari sot..presidentet e tjere ..kane patur ndonjehere seder…kane kundershtuar ndonje vendim..Rexhua e Jari..kane thene gjithmon “fluturon gomari”..si u thoshin Nano e Berisha.

  3. eu says:

    Ai doli dhe u qe shfaqesua per kete teme ,ky thote te kerkoje falje .

  4. TJ says:

    Ne Shqiperi shitet shpirti, mendja,morali, familja, nderi gjithcka per nje fjale te mire nga “leader” i rradhes!Mendoj qe varferia dhe etja per tu pasuruar shpejt,sic bene disa me ne krye Berishen! Mercenarizmi vetem per nje fjale “a je burre or taj”shitet tere media,politika dhe c’fare nuk…?!Rama ,duhet ta kuptoje perfundimisht ,qe nuk hyn ne histori, pa largimin e Berishes nga politika!

  5. f says:

    Si mundet ai te kerkoje falje ,kur ai e nxmori veten te pafajshem, ne nje interviste te bere me pare.

  6. Shab Qosja says:

    Me kete rast, edhe ti duhet te dorehiqesh pasi ke lejuar te penetrojne Kac Sumkapuci, Ben Koqja, Tos Qorri, Etem Palla, Makbole Buzetrasha dhe Agimi i Gaqkes.

    1. LORA says:

      Keshillat e Xhepit garantojne vetem qe PS te perfundoje ne therrtoren e dr.tritolit,,,,Xhepi I moshes se trete duhet t’a kete marre kete mendje nhg nahija e bajgave frankofone,ku ben pjese edhe kacarrum-spiun-islami dhe mortjemadhi brekedhjere.

  7. naku says:

    Xha Rexhepi! Nese do te qe ti ne Parlanentin me horrat e PD me Berishen ne krye mendohe se gjate gjithe kohes do te rrije pishte tavolines.

  8. eni says:

    Ti ke qene President ku u be grushti I shteti dhe ke shmangur delegacionin e Berishes(P.Arbnorin-Tomen..

    ) e perse nuk this nje fjale per kete ngjarje?Ju profesoret u bete interesagji e lapanjoz dhe e tradhetuat popullun..

  9. Hashashi says:

    Z. Mejdani ! MevjeN keq per juse jeNi i madh ne mosh.e dhe me grad shkencore Dr. Profesor . Si nuk e keni kuptuar ju qe P.S. Eshte parti e privatizuar nga i gjati. Dhe si e tille ai nuk ka nevoje per mandat tjeter partie apo per te pyetur njei tjeter . I gjati nuk ka privatizuar vetem partine socialiste , por ai ka privatizuar edhe qeverine edhe shtetin . Nuk e shikoni Ju qe ai sa here del ne ekranin e tv. Thote se per kete apo ate arsye do u fus ne burg. Ceshte ky “njer” kaq “i mire ” qe edhe pse privat i ketij shteti ti fusi qytetaret ne burg sa here qe i do qejfi . Nuk mund te quhet ky nji kanbal ndaj qytetareve te ketij vendi . Prandaj votuesit te kene shume kujdes ne votimet e ardheshme . Harram e pacin voten e ketij populli.

  10. faro says:

    Burra te zgjuar ma kane lavderuar kur Mejdani ishte pedagog. Ndersa ne jeten politike po del cdo dite e me shume mendjeceket. Flet sikur politiken e qelbet shqiptare e sheh nga Suedija ( sic thote nje me para meje). Megjithate, ky nuk eshte naiv, qe ta shoh si Suedez, por eshte si ngjala dhe, mbase jo si kaci, por me pak i pamoralshem, keput mufka, si ky ” naiviteti” i mesiperm.
    Perdite e me sh po e ul veten

  11. Illo says:

    Ligji parashef , qe denimet shlyhen . E ligjshme eshte vetem deshmia e penalitetit . Te tjerat jane muhabete te nje dekriminalizimi imagjinar dhe te pa ligjshem . I. Foto

  12. stilian says:

    Komentet e profesorit jane te sakta. Historine e filloi Fatosi kur loboi qe prpfesori te mos zgjidhej kryetar. Fatosi nuk kishte merak per partine pas largimit te tij, prandaj ajo u uzurpua nga njerez qe nuk kishin lidhje me partine. Per force zakoni votuesit e partise votojne me sy mbyllur pa kuptuar se e vetmja pjese e pavarur e partise eshte jashte saj dhe e komanduar nga te tjere.

  13. Odeta says:

    Po ku ishe ti mo Presor?! Kur PS kishte nevoje per ty e per intelektualet e tjere?! Ku ishit ju more presor kur “lufta” behej e hapur dhe nuk kishte vend per llafe pazari, e “per te dhene mend”, por per te ecur perpara e per te shpetuar cfare te mundje… Apo e kishe mendjen te haje ndonje dreke me ndonje mik qe te rregulloi djalin te doganat?! Apo te ka ngel mendja qe te hoqen djalin nga puna?! Po keshtu qenka more presor?! Ke qene figure shume e nderuar dhe e respektuar, por me sa duket “ke ngrene dhe ti pak torte” ne kohen tende, e tani qe ste japin me te vjen pak hidhur…

  14. marcela says:

    Po ike o rexhepe se matufjepsur te gjitha keto i bene se te hoqi nga puna ate djale debile,ike o futu te partia e sali berishes

  15. . says:

    … Ik o Mejdan “qullaci” dhe kerko pune Sales per djalin … te punoj me Arsenin … ha,ha,ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje