14 shtatori/ “Rama doli zbathur nga Kryeministria, Malltezi e bëri në pantallona dhe telefonuesi nga SHBA që zbythi Berishën”

14 Shtator 2015, 09:01Politika TEMA

Në pjesën e tretë të rrëfimit në DITA për grushtin e shtetit në 14 shtator 1998 Izet Haxhia dëshmitar i dorës së parë dhe një nga protagonistët kryesorë të asaj ngjarje, flet për sulmin ndaj institucioneve.

“Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi, nën emrin e FARK-ut. Furnizimi me armë për pjesën tjetër është bërë nga depoja që ndodhej tek Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe që ishte planifikuar të hidhej në erë më pas… – tregon Haxhia për DITA.

Ai flet për momentin e futjes së tij dhe grupit të armatosur në Kryeministri dhe përmend një detaj për ish-ministrin e kulturës Edi Rama:

“Për të ndezur luftën në këtë moment është hedhur nga ana e një polici të kohës tonë, një bombë dore në hollin e Kryeministrisë. Pas plasjes së bombës fillon lufta me muret e zyrat e Kryeministrisë, që nuk kishte kush t’i mbronte, pasi ishin braktisur. Edhe ato pak forca speciale që ndodheshin brenda e që u larguan menjëherë për të shpëtuar lëkurën. Me ata ministra që kishin marrë guximin të qëndronin brenda në Kryeministri, ishte edhe ministri i atëhershëm i Kulturës e Sporteve, Edi Rama. Më vonë më thanë që kishte kishte mbërritur te Rogneri vetëm me çorape, këto të grisura nga ecja zbathur dhe me nxitim me sa duket. I kishin dalë këpucët nga këmba prej panikut dhe nxitimit gjatë ikjes nga kryeministria…”

Haxhia rrëfen edhe si krushku i Berishës Luan Malltezi një nga personat me kostum që mbanin arkivolin e Hajdarit, i cili u braktis, ishte shtirur si i vdekur dhe e gjetën shtrirë në të pëgërat e tij:

“Në mes të katrahurës ku qëllohej nga kush kishte në dorë një armë, shof një njeri me kostum të shtrirë në një pellg që m’u duk si gjak, por që doli që ishte ujë i përzier me gjëra të tjera. Ju them atyre që kisha pranë: Shifeni se më duket si i plagosur! Sepse në intervale kohe ai lëvizte ndonjë gjymtyrë. Kur afrohemi, ç’të shof! Ishte Malltezi krushku i Berishës që braktisi arkivolin dhe ishte shtrirë në një pellg, duke e shumuar këtë me lëngjet e veta që i dolën pa dashje dhe duke bërë numra si i vdekur. E ngritëm në këmbë. U lehtësuam se ai ishte shëndoshë e mirë, paçka se i dukej vetja si i plagosur nga lagia e dyfishtë…”

Izeti dëshmon se urdhërat i merrte nga Berisha:

“Nga Saliu vinin urdhra që të mos sulmohej Ministria e Brendshme, por të merrej Presidenca. Unë mundohesha të mbaja turmën para Kryeministrisë, sepse si “i mprehtë” që isha në politikë, mendoja se pas rrëzimit të qeverisë, kush do jepte miratim për qeverinë e re? Ndaj nuk lejova që turma të përparonte në drejtim të Presidencës…”

Pasi ishte marrë TVSH Izeti ka kuptuar që diçka kishte ndryshuar dhe se Berisha po tërhiqej. Ai thotë:

“…Nga TVSH marr në telefon në zyrën e Berishës, por në telefon më del e kudogjendura Linda Ihsani. I thashë më jep Berishën, por me sa kuptova nga zëri që i fliste nga prapa që pyeste se kush është dhe pasi i tha emrin tim, u kuptua që Berisha nuk donte të komunikonte me mua. Në këtë kohë nga PD filluan të mos dilnin në telefon.

U kuptua tradhtia që na kishte bërë Berisha. Jo se ishim duke bërë ndonjë vepër të mirë, përkundrazi. Por kur i futesh një rruge, edhe e gabuar qoftë, nuk duhet të shesësh ata që ke pranë, pasojat dhe të këqijat që vijnë nga prapa, duhet t’i ndash me ata që i ke futur në këtë akt kriminal ndaj shtetit.

Rreth orës gjashtë e gjysmë vjen Genc Pollo me disa persona të tjerë nga PD. Më thotë që po më dëgjove mua, lëshoje televizionin e mos lufto, sepse Berisha ka bërë marrëveshje me ndërkombëtarët dhe qeverinë dhe është tërhequr duke ju lënë juve të vetëm. – Na ka shitur, e pranon edhe ti, i thashë Gencit. Po, më tha.

Në atë kohë merr prapë në telefon Dan Everts. Mirë, i thashë Gencit, meqë qenka kështu, fol ti në telelefon me Evertsin dhe thuaji që do tërhiqemi, por gjatë rrugës së tërheqjes që është në drejtim të PD-së nuk dua të shof asnjë forcë policie apo ushtarake se përndryshe do hap zjarr. Everts donte që këto t’i dëgjonte nga unë dhe, pasi ia thashë, ai i pranoi kushtet e mia…”

Izeti tregon në intervistën që mund të lexohet e plotë sot në DITA edhe për telefonatën e famshme nga SHBA e provuar edhe nga përgjimet e SHISH që e bëri Berishën të tërhiqej.

Kush ishte ky telefonues anonim kaq me ndikim te kreu i PD-së? Haxhia thotë:

“…Unë nuk kam qenë i pranishëm në atë bisedë telefonike, pasi isha në televizion, por me sa dëgjova më vonë në PD, telefonata me Berishën dhe që i tha të tërhiqet është bërë nga shqiptaro-malazezo-amerikani Frank Shkreli…”

23 komente në “14 shtatori/ “Rama doli zbathur nga Kryeministria, Malltezi e bëri në pantallona dhe telefonuesi nga SHBA që zbythi Berishën””

  1. Flamur_Vlore says:

    BERISHA GJARPRI ILIRIK I SHEKULLIT TONE–NIP I AHMET ZOGUT VRASESIT E TRADHTARIT DHE BIR I ATIT TE TIJ SHPIRTEROR ENVER HOXHES TIRANIT E DIKTATORIT TE TMERRSHEM!

    1. I riu komunist says:

      Mor ti KARagjoz! Mos ngaterro Enverin me keta felliqsira! Enveri eshte Hero Kombetar i shqiptareve! Cope mishi…

      1. Dinpaku says:

        Enveri ne krahasim me monstrat e sotme te politikes shqiptare , eshte heroi me i madh i ketij vendi pas vitit 45.

        Sa per Izet Haxhine, te lumte bytha o kriminel qe po na tregon se sa trima i kemi politikanet tane, dhe mire ja u ben se ti duhet te ishe kalbur ne burg me gjithe ato krime qe ke kryer.

        1. DinPak says:

          Ore Dinpak, po pse u mbaruan emrat qe vete dhe kopjon emrin tim? Megjithate, une e mare edhe per kompliment, sepse te pakten, te ka pelqyer zgjedhja ime, pavaresisht se kjo e jotja “p” e ka te vogel.

      2. Copy Rights says:

        Ky ushtari i Sales nuk thote se kush i dergoi atje dhe si u bene planet por thjesht ky paska qene komandant i operacionit por qe nuk mori mbeshtetjen e Berishes. Tani qe ka mare ca ajer demokracie po kuptoka qe cfare ka bere ka qene gabim.

    2. Shab Qosja says:

      Ti ruac buthen Enverit se sa qe gjalle edhe te pirdhje I merrje leje o hale! Trim me te vdekurit, se me te gjallet, hmmm, dhjet si qen rrugesh.

  2. alex says:

    doni me per belulin, pa u futur saliu mbas hekurave , ky vend s’do te kete kurre qetesi, po kush ta fuse brenda?? DHALLA??, qe siç e ka mbiemrin ashtu eshte edhe vete, po nga ai dhalli qe eshte thartuar dhe qe s’viret ne goje se te helmon, ai eshte vete dhalli i saliut,

  3. trojani says:

    Thone qe ne 97 ne vlore(une nuk kam qene ne ate periudhe aty) te zezat me te medha i bene ata qe ishin afer zan caushit se sa ai vete,jo se ai ishte burre i mire…
    kete vertetoje me te gjithe keta gjoja te penduar,keta e kane ndjekur verberishte katafin ne cnedurite e tij dhe kane mare edhe jete njerzish pervec demin ekonomik dhe moral i bene vendit.
    Ti izet dhe gjithe izetrat e tjere perfshi dhe mero bazen u prishet me gadafin per pune pazaresh se ne te kundert dhe sote do benit gam gam te kasollja e tij,kote beni te penduarin.

    1. Copy Rights says:

      Nuk i leviz asnje presje!!!

  4. Tossi says:

    hahahah Maltezi gjithmone dhjakes ka qene

    http://bit.do/Te-pathenat-e-14-shtatorit

    1. Pilo Lala says:

      Prandaj i eshte beredjali pederas ketij Malltezit? Paska ngjare nga …

  5. pordhi kali ne dere te hanit says:

    pirdhni te çfryeni, ju maloket e mutit qe ju shpetonte shura ne vlore bashke me sali qenin tregoni historira si gjahtaret .Ti shurak muti brez pas brezi shpetuat nga nderkombetaret, se ti berisha dhe azemi nuk do u gjendej nami e nishani o tribu moterqirash.

  6. alfons says:

    duhet te jesh me shume se idiot te merresh me kete gazeten Tema ..nje idiot nga lekli tepelenes shkruan budallalliqe dhe mendon se keshtu behen pare

  7. Albann says:

    Patjeter duhet te ishte nje udb-ist te bente telefonaten…

  8. enter''" says:

    ky maloku u be trim, por pastaj u kthye ne lepur. Jeni me fat qe nuk ju shuajten ate mbasdite te 14 shtatorit

  9. 14 Shtatori, Rama dhe Malltezi says:

    Eshte per te ardhur keq qe per disa nostalgjike te Monstres Hoxha, nuk eshte lene nje pjese e Shqiperise ashtu sic ishte, ne menyre identike. Keta njerez duhet te shkonin here pas here nqs i merrte malli per ate sistem, ose nqs nuk rrine dot pa ate sistem, do ishte mire qe te shkonin te kerkonin strehim politik andej nga Koreja e Veriut. Aty e meritojne te jetojne.

  10. Re says:

    FRANK SHKRELI. ISH SHEF I SEKSIONIT SHQIP TEK ZERI I AMERIKES…

  11. luli i sales says:

    dan everts ka fol me salen dhe jo me ket mashtrusin,dani ka folur nga korridori minstris brendshme me salen dhe tha hiq dore nga puci se nuk te njeh njeri shtetin tat se dhe marinsat e usa jane nisur per ne durres nga itlalia,prandaj sala u dhie ne brek edhe kur e arrestuam nuk kishte me burre frikacak por bravo i qofte nano legenit qe dha urdher ta lironin salen

  12. zonja Milo. says:

    Po perse kaq vrer per Enver Hoxhen ? Kete e them jo per ta mbrojtur por per te verteten qe s,duhet mohuar.Per mendimin tim tre gjera rendojn mbi Enverin.1; Lufta e klasavs.2- Zhdukja e fese dhe 3- mbyllja me boten.Per te tjerat nuk keni cfar te thoni.Perse do thoni ju? Ne qe e kemi jetuar ate kohe e dim dhe perkushtimin e tij per vendin por edhe per popullin e thjesht qe nuk merrej me politik Po shikonte punen e vet.E para ; organizoj dhe drejtoj luften Nacio..Clirimtare,rindertoj vendin e shkaterruar nga lufta,hapi shkollat ne cdo cep te shqiperise ,ngriti kendet sportive dhe activitetet kuturore bile ne nje nivel shume te lart.Shendetsia ishte falas ,shkolla falas ,kishte kerkes llogarije per cdo gje.Beri faljen e gjakut dhe prishjen e fejesave qe ne djep.Ngriti hidrocentrale dhe elektrifikoj gjithe shqiperine edhe ne skajet me te larget,ku ne cdo familje instalimet u ben falas. Ngriti ne vend uzina, fabrika,miniera ,hekurudha dhenjerzit ishin te punesuar ne to .Rendi dhe qetesia ish te e sigurt.Beri mbjelljen e plantacioneve me ullinj ,vreshta,agrume ,si dhe drur halor etj..etj..qe nuk arrij ti numeroj dot te gjitha te mirat e atij sistemi….Po sot ku jane keto te mira qe ishin djersa e ketij populli? U shkaterruan nga banda Berisha u vodhen ,u shiten per skrap dhe u pasurua shpura e tij ,Po qe ketij vendi qe Enveri e ndertoj me dashuri ,Saliu i shkuli themelet.Krimet qe ka ber Saliu ne keto 23 vjet,si beri Enveri ne 40 vjet. Prandaj duhet then e verteta.Duhe keq dhe foli hakun i thon nje fjale.

  13. Adrian says:

    Mesa mbaj mend une ne ate kohe qe flet ky, kryeminstria nuk u morr nga demonstruesit e armatosur pr ata vetem arriten te futeshin ne oborr mbasi hasen ne kunderpergjigjen e gardistave ata u terhoqen e pushtuan godinen e televisionit. Mbasi e mbajten per disa ore televisionin, nderkohe kryeministri i asajkohe Fatos Nano arriti ne godinen e policise te sigurise se larte ne Dajt u dha urdhri qe Garda e Republikes te kyej detyren e firmosur nga kryeministri. Trupat special te gardes dolen ne shesh e arriten te godina e televisionit me atumjete te renda dhe u eshte bere thirrje me autopolant pushtuseve te godines te dorzonin armet e te dilnin nga godina. Kmandanti i operacionit te gardes u dha afat 3 minuta, pas asaj kohe trupat e gardes do sulmonin. Pas 2:30 minutash trupat e gardes qe drejonin autoblindad me armatim te rende hapen zjarr te shkurter drejt mureve te godines se televisionit, ne te njejten kohe u degjua zeri i komandantit te operacionit qe u rikujtonte premtimin qe te linin armet e godinen e te iknin. Sapo ai mbaroi fjalen nja 100 a me shume veta filluan te dilnin me vrap nga godina nga dera dritaret ecdo kati edhe nga dritaret e kateve te treta njerezit po hidheshin e u lejuan te largohen.
    Keshtu qe ca fakte le ti rishikoje dhe njehere ky zoteria.

  14. sovjetiku says:

    Ky eshte nga ajo lloj rrace malokesh qe te vret naten dhe te qan diten..

  15. Agimi says:

    Lani gojen kur te zeni emrin e Enverit megoje,Heqja e fese ishte gjeje me e dobishme per kombin shqiptar, shikoni cfare ndodh sot me Janullen,,,cfar feje sjell,,,fene e percarjes..Berisha eshte nje kelysh I UDB-se, kriminel ordiner, I pafytyre, qe e ber Shqiperine lecke,, per te pasuruar rrethin e tij, Enveri luftoi e punoi per kombin,,,jo per pasuri

  16. Lennard says:

    Po e tregon veten Izeti se sa besnik ka qene karshi Sales.Nuk po i len gja pa qite.Po na del dhe trim i madh pale! E mbaj mend se kur mbaruan zgjedhjet e 1997 , nuk nu pa me kembe maloku ne qender te Tiranes.Kur e arestuan Salen ne kohen e Ilir Metes. Sala i mbushi breket.bertiste Une e due Policine etj. etj. Po nuk vazhdoi shume komedia se nje Prelat i policise dekonspiroi dhe i tha se do tr lirohesh.Po ama jashte Drejtorise se policise nuk u duk asnje mik apo mbeshtetes,Vec Lilit qe i kishte sjelle pizhamat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje