Dekriminalizimi/ PD ngre Komision Verifikimi për përfaqësuesit e saj

13 Shtator 2015, 15:19Politika TEMA

Partia Demokratike ka krijuar këto ditë një komision të posaçëm për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet.

Premtimin e bërë disa javë përpara zgjedhjeve lokale, kryetari Lulzim Basha po e realizon duke vendosur në krye të këtij komisioni ish-kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova, i përgëzuar publikisht për qytetarinë e tij në fushatë nga ambasadori amerikan në Tiranë dhe në raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet.

Burime në Partinë Demokratike bëjnë të ditur se, ky komision do të filtrojë të gjitha emrat që drejtojnë forcën më të madhe të opozitës, nga nivelet më të ulëta e deri në ato më të larta, raporton TCH.

Pjesë e detyrave të komisionit është edhe verifikimi i pastërtisë së figurës së kandidatëve të saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe të atyre që do të drejtojnë vendin, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka kthyer dekriminalizimin në një kauzë politike, e cila – siç shprehet ai, – ka nisur të japë frytet e para. Sipas Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të ketë alternativën dhe njerëzit më të denjë për të përfaqësuar shqiptarët.

Kreu i opozitës thotë se do të bëjë gjithçka, që praktika e përfaqësimit me kriminelë, trafikantë, njerëz të pashkolluar dhe me diploma false të marrë fund sa më shpejt, së bashku me autorët e kriminalizimit të pushtetit, dyshen Rama-Meta.

2 komente në “Dekriminalizimi/ PD ngre Komision Verifikimi për përfaqësuesit e saj”

  1. Ardenica says:

    Si duket Halimi i paska kthyer krevatet e dysheket e marra nga marteniteti per ne konsultoren apo martenitetin e tij ,Ngelet te verifikohet nafta e harxhuar nga makina qe nuk levizte prej 15 vitesh….. Po keto nuk jane gje fare ,ne pike uji ndaj 230 milion eurove te vjedhura nga vet Lulzim basha .C’do te bej komisioni e Halimit? PO i famshmi berishe qe i ka likujduar edhe prostitutat besoj do dali i lare? Kam frike se do akuzojne Ristanin si i denuar nga gjykata ……..

  2. stili> says:

    Ngriti dhelpra nje komision per te vendosur drejtesine ne pyll,e u tha te gjithe kafsheve te pranishme:,, qe tani e tutje do te kemi ne krye ,me te mirin me te ndershmin qe ka pylli ky ,eshte Luani.Pa lejen e tij nuk do haet ,e gjuhet me mish,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje