Drejtori aktual i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmetaj, rezulton të ketë qenë konsulenti kryesor i veprimtarisë së kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj, që është nën hetim dhe bashkëortak me të në një biznes tjetër, po në këtë fushë.
Sipas dëshmive që gazeta TemA ka siguruar nga hetimi i kompanisë DIA, rezulton se Petrit Ahmetaj, në cilësinë e këshilltarit zyrtar të ish- kryetarit të ERE, ka sugjeruar dhe më pas ka hartuar një konsulencë për studimin e tregut të energjisë në Shqipëri, të cilin CEZ ia ka faturuar me një vlerë 1.5 milionë euro dhe që dyshohet se është përdorur për korruptimin e ERE, e cila uli në mënyrë të frikshme çmimin e blerjes së energjisë për ÇEZ nga KESH.
Gazeta TemA ka botuar dokumentin ku provohet se ish- ministri i Financave, Ridvan Bode, ka miratuar sipas një dokumenti zyrtar, uljen në 2.2 lekë për Kw/h, për furnizimin e ÇEZ nga KESH, nga 2,83 që ishte në fuqi ndërkohë, si dhe njohjen e borxhit të keq në masën 16.8 për qind të kësaj kompanie, që buronte nga kontrata e shitjes.
Sipas dëshmisë që ka siguruar gazeta TemA, nga procesi gjyqësor në pikën 20 të dëshmisë rreth “Pasut&Partenrs”, thuhet se zoti Ismaili dhe zoti Ahmetaj, në atë kohë ndihmës i Bordit të Komisionereve të ERE, përgatitën një studim tregu mbi borxhin e OSHE.
Dëshmitari E.M në deponimin e tij për aferën CEZ-DIA thotë se “Kastriot Ismailaj, që në mars – prill 2011 më ka shprehur që çdo gjë e kam rregulluar në Pragë dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ. Më tregoi një dokument prezantimi për DIA, të cilën e kishte prezantuar në Pragë. Ky dokument kishte në faqen e parë kompaninë austriake “Passut & Partners” si autore të studimit…Kur e pyeta Ismailajn për emrin e kompanisë austriake ai më tha se emri është austriak, por prezantimin e kanë bërë dy persona që ishin shtetasit S.H dhe Petrit Ahmetaj, si persona që njohin mirë sistemin energjetik në Shqipëri. Di që pas këtij prezantimi, u firmos kontrata e shërbimit në 1 shtator 2010” .
Për këtë çështje është pyetur edhe shtetasi S.H, një ndër personat që ka bërë prezantimin me Petrit Ismailajn, në emër të kompanisë austriake, vetëm për të përfituar kontratën e mbledhjes së borxheve.
“Këtë dokument unë e kam përgatitur së bashku me shtetasin Petrit Ahmetaj, të cilin e ka thirrur për këtë punë, vetë Kastrioti. Eksperienca e Petritit ishte e madhe sepse ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin energjetik. Dokumenti është përgatitur për një kohë prej rreth dy javësh dhe i është dorëzuar Kastriotit, i cili pasi mbaroi, tha se ky dokument do të shkonte në Pragë te ÇEZ Praga, në funksion të marrjes së një pune. Gjatë verës së vitit 2010 Kastrioti më ka kërkuar që ta shoqëroja dhe së bashku me të dhe një mikun tonë të përbashkët B.S, kemi shkuar në Pragë në Çeki” deponon S.H.
Po ashtu, Ahemtaj dyshohet se ka devijuar tek një kompani e vëllait të tij, ish- kryeministri Vilson Ahmetaj, një pagesë prej 170 milion lek të vjetra, e cila buron nga pagesa për konsulencë dhe që mund të jetë përfitimi që ai ka marrë për lobimin pro CEZ në uljen e çmimit të blerjes së energjisë nga KESH.
Në një dokument hartuar nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës ndaj firmës DIA (Debt International Advisory), flitet qartë për shumat e dhëna të parave, për punime të pakryera.
Kompania A.I.C ku është pronar edhe ish- kryeministri Vilson Ahmeti, ka përfituar nga DIA plot 16.916.667 lekë (pra gati 170 milionë lekë) dhe sipas dokumentit dhe provave, për punime të pakryera për llogari të CEZ.
“Për punët e kryera nga kjo shoqëri inxhinierit të degës nuk iu vendosën dokumentacionin në dispozicion që të vërtetonte kryerjen e këtyre punimeve. Fatura e lëshuar nga kompania Nereida sh.p.k ka përshkrimin “Mbështetje dhe asistencë logjistike për arkëtim të detyrimeve” nuk ka asnjë dokument shoqërues që të vërtetojnë kryerjen e këtyre shërbimeve” shkruhet në raportin e tatimeve.
Të gjitha këto prova tregojnë se kryetari aktual i ERE është në një konflikt të pastër interesi në këtë debat dhe nëse bëhet fjalë për minimumin e seriozitetit në hetim, ai duhet të dorëhiqet për të dëshmuar se socialistët nuk po e përdorin këtë debat për politikë, por për transparencë. Ndryshe ata do t’i krijojnë alibi Berishës, për këtë vjedhje monstruoze, e cila është kryer edhe me ndihmën e njeriut që sot drejton ERE, në emër të socialistëve. Është po ashtu interesant fakti që PD nuk kërkon dorëheqje të këtij personi kyç në pushtetin e socialistëve, por dorëheqje të Ilir Metës, meqë ky i fundit ka pas njohur ortakun e Ahmetaj, i cili është sot në një post kyç që garanton kapjen e shtetit nga CEZ dhe ngre dyshime reale dhe për mënyrën se si u negociua largimi i CEZ nga vendi.
Deshmia rreth konsulences se Ahmetaj
Kompania e Vilson Ahmetaj qe ka perfituar 17 milion lek
Perse doreheqje?!
– Duhet pushuar dhe analizuar nga institucionet perkatese, ndryshe lironi berberet e arrestuar.
Po pse ato te OSBE jane llafe keto te zotit me iniciale V.K qenkan reale?!!!
Na e shpifet ju gazetaret bashke me Llallen tuaj.
Nese kemi korrupsion ne institucione, te dy berberet megakorrupsion, burgim te perjetshem!
kopilat e kuq …..te gjithe bashke hane , ne nje sahan !!!!
Skjuzmi mue, po ky petritua nuk u vetemerua qe te vetdorehiqet. Dikush e proponoi, dikush e aprovoi, dikush duhet edhe ta shkarkoj. Pervec kesaj ai qe e proponoi duhet te behet i ditur per publikun, kush ishte proponatori, vila ishte arsyeja qe u proponua ky e jo ndonje tjeter? A pati kandidature alternative? Etj etj. Sa per faktin pse kerkohet doreheqja e metes e jo e petritos kuptohet qe petritua ka pasur per bos meten se nuk kishte bithe ti bente ne koke te tij ca gjera. Megjithate ka apo nuk ka konflikt interesi petritua me postin e vendos gjykata e mesa duket ata qe po i bejne presion per doreheqje e dine qe nuk e shkarkojne dot me kete motivacion se po te ishte aq e thjeshte do e kishin shkarkuar tashme. Pra petritua di ndonje gje qe ju djeg suma rilindasve dhe po i luten aman ere petrit ik vete se do te te japim edhe ndonje shperblim. Tani ne keto momente petritua po negocion doreheqjen dhe perfitimet plus garancite qe nuk do implikohet ne kete histori dhe qe kjo histori so mbyllet pas dorehqjes se tij. E ca ka MAFIA me shume sesa kaq, asgje, i vetmi ndryshim eshte qe keta tonet jane te zgjedhur me vote plebishitare.
Jane fakte tronditse dhe kur degjon se kush shkon ne burg ktu situata behet me c njerezore!! Po pse kaq e veshtire eshte te c renjosesh nje te korruptuar? Ky thone qe eshte mik me ministrin e energitikes! Sdo mend qe deri sa vazhdon. Kryeministri ka thene qe po pati fakte largon cdo te emeruar!!! Cfare dokumenta a fakte pret akoma. Te arestohet ky i korruptuari, qe ka abuzuar sa 1 milion berbere sebashku
O Mero, sipa ekstraktit te QKR keta ortaket e Vilsonit me mbiemer Peza e di kush jane?
Mero i di te gjitha, por thjesht po perdor veten dhe Temen per te bere diversion, duke hequr vemendjen nga LIKJA. Ka 4 vjet qe historine e uljes se cmimit te energjise se blere nga KESH per CEZ e di gjithe Tirana qe e ka urdheryar e drejtuar LIKJA… Dhe tani na del qe na qenka prapa Petrit Ahmeti…. Hahaha… NUK MBULOHET DJELLI ME SHOSHE MEROOOO (shprehje e zones tende)
Qe dikush i mbron Ahmetajt kjo shihet qarte,cdo qeveri qe nderrohet nuk i prek dot ata,Vilsonin dhe Petritin.Merua i afrohet dhe e di mjaft mire se si ndahen parate,pra eshte Dikush siper qe i mbron ne cdo kohe,askush nuk i ben dot gje Petritit dhe Vilsonit,at kane marre shume por dhe i kane shperndare sipas shkalles.Socialistet dhe Demokratet jane njelloj per Ahmetajt,Ai qe rri siper nuk cfare ti bejne dhe bejne kot show ne gazeta,ata do te dalin gjithmone te pafajshem,te urte,tinzar dhe tgani plot.Kot lodhesh Mero.
duhet hequr me ceremoni dhe me shqelma perjashta deres se ky eshte vampir akoma duhet pritur, doreheqja nuk njihet ne shqypni vetem kur i detyrojne japin doreheqjen
Mirë që P. Ahmeti nuk do të dorëhiqet, po qeveria dhe prokuroria pse qendrojnë indiferente para këtij ortakut të Kastriot Ismailaqit ? …….
a thua se eshte me pak e rezikeshme Qeveria dhe Prokuroria ne kete mega skandal , per te cilat shqiptaret nuk po shohin drite gjekundi , te behet drejtesi dhe shkohet gjereve deri ne fund per cilin do .
Po Fefziu ka kase per Klientet?Po Koco ka kase per Ramen?Vetem Veliaj eshte fukara nga mamaja dhe merret me shurrtoret,mire e ka se Tirana e tera eshte shurre e gjalle.qe nga TV ,e deri tek prokuroria..por pa kase..
Mos u merrni kot me energjine sepse ai qe i di te gjitha eshte ne burg por pa shoket te cilet do ta mbrojne shume mire,kot lodheni atje ska asgje te vecante,thjesht para pa kase.