Shqipëria shton vetëm 12 mijë vende pune në vitin e fundit

12 Shtator 2015, 18:27Politika TEMA

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, në qershor 2015, sektori privat jobujqësor numëronte zyrtarisht 326 mijë të punësuar, ndërsa sektori publik numëronte 164 mijë të punësuar.

Në sektorin privat, përgjatë dymbëdhjetë muajve pararendës janë krijuar 11,944 vende të reja pune, shifër kjo shumë më e ulët se sa në periudhën qershor 2013-qershor 2014, kur numri i të punësuarve qe shtuar me 32 mijë vetë.

Statistikat e punësimit në sektorin privat jobujqësor grumbullohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cili i merr të dhënat nga Zyrat e Punësimit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Këto statistika nuk përfshijnë shqiptarët e punësuar në të zezë apo shqiptarët e vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë.

Këto statistika nuk reflektojnë vetëm gjendjen ekonomike të vendit, por edhe masat e ndryshme administrative që janë ndërmarrë herë pas here për të rritur numrin e paguesve të sigurimeve shoqërore apo të tatimeve të tjera.

Statistikat historike të publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2000, në Shqipëri kishte 116 mijë të punësuar në sektorin formal të ekonomisë. Brenda vitit 2001, kur qeveria vendosi si detyrim për çdo biznes të vogël të deklaronte së paku një të punësuar me sigurime shoqërore, numri i të punësuarve u rrit në 205 mijë.

Nga viti 2002 deri në vitin 2005, numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit me pak mijëra çdo vit ndërsa masa të tjera administrative të kryera në vitet 2006 dhe 2008 sollën një rritje të menjëhershme të vendeve formale të punës me rreth 10 mijë në vit.

Në vitin 2014, numri i vendeve të punës në sektorin formal u rrit me 28 mijë, një rekord historik. Por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shtimi i vendeve të punës ngeci. Nga dhjetori 2014 deri në qershor 2015, në borderotë e tatimeve raportohen të jenë shtuar vetëm 1,557 vetë.

Nga ana tjetër, të punësuarit në sektorin shtetëror, ku përfshihet administrata publike, pushteti vendor dhe kompanitë nën pronësi publike, punësuan në fund të qershorit 164 mijë vetë. Bie në sy se përgjatë tre muajve, prill – qershor 2015, sektori publik ka shtuar 580 rrogëtarë.

Tendenca përgjatë njëzet viteve të fundit në Shqipëri ka qenë pakësimi i të punësuarve në sektorin publik, i cili vijon të konsiderohet si i mbingarkuar me punonjës që në shumë raste, efektivisht nuk bëjnë asnjë punë.

Shembulli më dramatik është numri i stërmadh i të punësuarve në ndërmarrjet publike të ujësjellësave. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në Shqipëri rezulton se ka aktualisht 9 të punësuar për një mijë lidhje me rrjetin e ujit, ndërkohë që ujë shpesh nuk ka.

Statistikat administrative të punësimit hedhin poshtë pretendimet e qeverisë për hapjen e qindramijëra vendeve të punës si dhe premtimin grandioz elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve pune brenda katër vitesh. Ndërsa kanë kaluar dy vite nga krijimi i qeverisë së re, numri i vendeve të punës në sektorin privat jobujqësor është shtuar me 44 mijë, një shifër e konsiderueshme kjo, gjithsesi shumë larg premtimit për 75 mijë vende të reja pune në vit.

Instituti i Statistikave publikon çdo tre muaj dy sete të dhënash për punësimin. Përveç të dhënave administrative, raportohen edhe të dhënat e Anketës së Forcave të Punës, një sondazh kombëtar në të cilin pyeten disa mijëra vetë nëse janë të punësuar apo të papunë në kërkim pune apo të papunë inaktivë.

11 komente në “Shqipëria shton vetëm 12 mijë vende pune në vitin e fundit”

  1. tfgs says:

    doni pune!!!???
    hani corapet e gjatoshit,hani dronin,big albanian,big xhamian dhe big arxidia-t e mia,popull zulu……………

    1. xxxx says:

      Qen kolibje shiko birazeret e tu jane bere BORDELLO GJERMANE buzukun ne bithe do tju a fuse Schäuble prandaj ulni kurrizin e futjuni punes se perndryshe do tju shkerdhejn me keq se ju shkerfhyen Sulltanet 500 vjet ore Hale te Europes

    2. Argita_B says:

      Gazeta Tema, paskeni mbetur me te vertete pa pune, pa para qe prej mujsh sa po postini nje artikull, nje peuso anonim nga regjia juaj poston me tfgs per te provokuar ne menyre qe te riti numrin e klikimeve ne faqet e gazetes e rrjedhimisht te ardhurat nga publiciteti.
      Eshte e pamundur te jete ndryshe pasi prej muajsh ne çdo artikull ku komenton eshte i pari, dite apo nate.
      Boll se na hapet barkun me intriga, qekeni me te vertete te pacipe.

      1. tfgs says:

        ja dhe e tredhura e radhes,ouuussstttttt paliokounistra……..

  2. Rilindja ne marsh te 5te says:

    50 mije vende pune i hapem ne dy vitet e para. Tani do i fusim te 5tin nga vendi dhe per dy vitet e ardhshme do hapim 250 mije te tjera qe na kane ngele. Se kur Rilindja premton, ajo nuk harron!

    1. ruzhdi says:

      Edi Rama premtime boshe.

  3. Pelasgian says:

    Ja se do ket pune shume shpejt…taborre taborre do vemi te pllenojme grat e grekave….

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Shoke: duhet besim!

  4. Konservatori says:

    Edhe keta jane thjesht ish te punesuar qe pas deklarimit duken si fringo nga kutia,po ku mo jane hapur 12 mije vende pune ?Na e thoni se ku e kush i hapi keto vende e na jepni edhe ndonje interviste me ndonje te “punesuar” te ri e te lumtur nga parajsa ekonomike qe na premtuan rilindja me shokun Edi ne krie?Jeni zhgenjimi total.

  5. ari says:

    jo ore enuk i punsoi 50 mije azilant per 8 muaj ne gjermani-tash q po i kthehen rames azilantet si frrok e ndok,prenga e shok do e ripodh parin.

  6. B says:

    Ne po hapim dhe me ekspozita ne Mynih vende te reja pune…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje