Filozofi romak, Marcus Tullius Cicero një herë shkruajti: “Në kohë lufte, ligjet heshtin” (Silent leges inter arma). Vetëm forca, fuqia fizike dhe pushteti mund të vendosin “të drejtën morale”. Përdorimi i dhunës fshihet gjithmonë prej gënjeshtrave, dhe gënjeshtrat mbahen prej dhunës. Në Ballkan, vitet 1990 do të kujtohen si “dekada e tmerrshme”: një dekadë me ligje të heshtura, luftëra të përgjakshme, mashtrime dhe krime.
Unë isha vetëm 11 vjeçe, kur Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë u zhyt në një konflikt shkatërrimtar. Njerëzit që kishin shumë për të humbur, prej tranzicionit paqësor drejt demokracisë e tregut të lirë, e “vranë” Jugosllavinë; Federata nuk pati një vdekje natyrore, apo të pashmangshme nga pikëpamja historike. Pjesërisht, origjina e luftës mund të gjurmohet pas në kohë, tek ngjitja e nacionalizmit serb, mes intelektualëve të Beogradit, në mesin e viteve 1980, si dhe tek përdorimi i qëllimshëm nga ana e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, si mjet për të arritur pushtetin.
Në vitin 1991, shembja e shtetit federal e pati kulmin në shkëputjen e republikave të tij më të zhvilluara, Sllovenisë dhe Kroacisë. Në vitin 1992, lufta ishte zhvendosur në Bosnje-Hercegovinë, dhe Europa përjetoi luftën më të përgjakshme brenda territorit të saj, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në më pak se tre vite, më shumë se 2.2 milionë boshnjakë u zhvendosën me dhunë, njëqind mijë, deri dyqind e pesëdhjetë mijë u vranë, dhe njëzetë mijë deri në pesëdhjetë mijë gra u përdhunuan. Myslimanët, të papërgatitur për konflikt, do të ishin viktimat më të mëdha – të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me trashëgiminë kulturore të rrënuar.
Në të njëjtën kohë, në Shqipërinë fqinje, tolerimi i qeverisë lejoi ngritjen e skemave piramidale mashtruese. Kolapsi i pashmangshëm i këtyre skemave në vitin 1997, hodhi në erë kursimet e një pjese të madhe të popullsisë shqiptare. Deri në janar 1997, populli i Shqipërisë, i cili kishte humbur afro 1.2 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit, doli në rrugë. Mijëra qytetarë organizuan protesta të përditshme, duke kërkuar kthimin e parave të tyre nga qeveria, e cila sipas tyre, kishte përfituar prej skemave. Shtetet e huaj nisën të evakuojnë nënshtetasit e tyre nga Shqipëria. Kriza e skemave piramidale shkaktoi një shpërthim zemërimi dhe shkatërrimi, që rezultoi në vdekjen e pothuajse dy mijë shqiptarëve. Gjatë viteve të trazuara ’90-të, Shqipëria pati një prej shifrave më të larta të emigrantëve. Gjashtë deri shtatëqind mijë shqiptarë, ose pothuajse një e katërta e popullsisë, emigruan kryesisht në Itali dhe Greqi, të nxitur prej problemeve ekonomike dhe socio-politike në vendin e tyre.
Pamjet e refugjatëve të dëshpëruar, që dyndeshin në kamionë dhe skafe, demonstratat e zemëruara në rrugë, dhe shkatërrimi i pronës, e përcjellin më së miri ankthin e asaj kohe. Gazetat nisën të shkruajnë edhe për armë që lëvizeshin nga Shqipëria për në Kosovë, për t’u përdorur në mbështetje të paramilitarëve etnikë shqiptarë dhe lëvizjeve kriminale terroriste. Deri në mars të vitit 1998, situata në Kosovë ishte bërë e paqëndrueshme. Rajoni i Ballkanit pa lindjen e një lëvizjeje militare, e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ose UÇK, që luftonte kundër regjimit abuziv të Sllobodan Millosheviçit, dhe më vonë edhe për pavarësinë e Kosovës.
Shtypi ndërkombëtar e etiketonte Maqedoninë, vendlindjen time, si “oazin e paqes” në Ballkan, për shkak se nuk ishte e prekur prej luftërave rajonale, sa republikat e tjera. Megjithatë, pasi konflikti u përhap në Kosovë, u bë e qartë se konflikti rajonal do të kishte pasoja edhe për Maqedoninë. në sfondin e një frike në rritje mes popullsisë në Maqedoni, në korrik të vitit 1998, prindërit më dërguan në Tennessee, për të studiuar. Në atë kohë, isha 16 vjeçe.
“Është gjëja e duhur për të bërë!”, më tha nëna ime zemërthyer. “Do të shohësh botën… do të përmirësosh anglishten. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë nesër këtu”.
Shumë shpejt pasi u largova për në SHBA, disa ngjarje të tmerrshme e çuan situatën në Kosovë, në një pikë pa kthim. Sulmet e UÇK-së dhe raprezaljet e serbëve e patën kulmin në masakrën e Reçakut, në 15 janar 1999, gjatë të cilës 45 shqiptarë të Kosovës u vranë në fshatin Reçak, në qendër të Kosovës. Raporte të ndryshëm, duke përfshirë atë të përgatitur nga Human Rights Watch, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Jugosllavinë, vrasjet ishin një masakër e qëllimshme e civilëve, nga ana e policëve serbë. Qeveria jugosllave deklaroi se të vrarët ishin anëtarë të UÇK-së, të vrarë në një përplasje me forcat e sigurisë. Masakra e Reçakut u bë një prej shkaqeve kryesore për bombardimin e mëpasshëm të Jugosllavisë nga NATO, një fushatë që zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999.
Çdo ditë gjatë atij viti, unë kaloja orë pa fund përpara televizorit, duke parë me ankth lajmet për tragjedinë e Ballkanit që po shpalosej. Kritikët argumentonin se Perëndimi kishte dështuar për të ndërhyrë në mënyrë decizive dhe me forcën e nevojshme. Të tjerë kritikonin ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, duke argumentuar se ajo që ndodhi në Jugosllavi, nuk ishte punë e komunitetit ndërkombëtar. Dhe ndërkohë që diplomatët dhe politikanët argumentonin mbi rolin e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, lufta po vazhdonte me një racionalitet tmerrues, prej protagonistëve që po luanin lojëra afatgjata pushteti. Deri në prill 1999, OKB raportoi se 850 mijë vetë, shumica dërrmuese shqiptarë etnikë, ishin larguar nga shtëpitë e tyre. Europa Perëndimore, SHBA dhe Kanadaja përjetuan një rritje të madhe të refugjatëve shqiptarë etnikë. Tashmë në këtë pikë, mijëra vetë kishin humbur jetën. Bujtësit e mi në Tennessee ishin një prift baptist dhe familja e tij. Ne udhëtonim qytet më qytet dhe fshat më fshat, për të dëgjuar bujtësin tim që predikonte. “Dërgojini lutjet tuaja për Janan dhe familjen e saj. Vendi i saj është në luftë, dhe njerëzit e saj kanë nevojë për lutjet tuaja”, u thoshte ai turmave besimtare. Duke qenë se vija nga një vend post-komunist, unë nuk e kuptoja shumë mirë fenë. Por, kishte shumë ditë të trishta, gjatë të cilave gjeja ngushëllim tek ajo.
U riktheva në Maqedoni në qershor 1999. Ndërhyrja e NATO-s po përmbyllej dhe thuhej se konflikti kish marrë fund. Megjithatë, problemet nuk kishin përfunduar aspak, pasi lufta e kaloi kufirin dhe hyri në Maqedoni. Veprimet e parë të shqiptarëve etnikë në Maqedoni ndodhën në vitin 2000, kryesisht përgjatë kufirit të Maqedonisë me Kosovën. Mes viteve 2001 dhe 2002, vrasjet etnike u intensifikuan dhe u shfaq një grup që quhej Ushtria e Çlirimit Kombëtar. Ajo mori përsipër përgjegjësinë për sulmet ndaj forcave policore maqedonase, dhe ne u bëmë dëshmitarë të përsëritjes së konfliktit të Kosovës, në vendin tonë.
Sipas qeverisë maqedonase dhe lajmeve në media, në periudhën mes vitit 2001 dhe 2003, pikat e karburantit përreth qytetit të Tetovës grabiteshin vazhdimisht, automjetet qëlloheshin me gurë ndërkohë që përpiqeshin të dilnin nga qyteti, pikat e pagimit në autostradën Tetovë-Gostivar u shkatërruan, dhe shqiptarë të armatosur dhe me uniformë ndalonin shoferët etnikë maqedonas në një “postbllok” të ngritur pranë fshatit Poroj. Televizionet raportonin vazhdimisht për incidente pengmarrjeje dhe torture ne disa pjesë të Maqedonisë. Si pasojë, qeveria na këshilloi ne banorët që të mos dilnim nga qytetet dhe të shmangnim udhëtimin në rrugë të caktuara.
Ndërkohë që disa njerëz vuajtën nga konfliktet në Jugosllavi, nuk ka dyshim se disa përfituan nga ky cikël 10-vjeçar që përfshiu periferitë e Ballkanit. Gazetat lokale shkruanin se mungesa e ligjeve në rajon lejoi ngjitjen e një “mafie shqiptare” të dhunshme, dhe se rritja e tregtisë së paligjshme të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore e bënë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, “vatra të krimit të organizuar”. Duke nisur nga kapërcyelli i shekullit 21, e ashtuquajtura mafia shqiptare u bë globale. Shumëkush ka njohuri për mafian legjendare italiane dhe aktorët e saj të famshëm – si Al Capone, që udhëhiqte botën e krimit të Chicago-s në vitet 1920, apo Lucky Luciano, i cili krijoi sindikatën e parë të krimit një dekadë më vonë. Tani gazetat po shkruanin se një tjetër grup i fuqishëm i krimit të organizuar, i përbërë nga shqiptarë etnikë, po fitonte dominim në botën globale të krimit dhe po rrezikonte Perëndimin. Shtypi ndërkombëtar e portretizonte mafian shqiptare si “mafian e re siciliane” – një organizatë shumë e fshehtë, brutale dhe e bazuar mbi klanet. Njerëzit e zakonshëm nuk dinin shumë në lidhje me natyrën e këtij entiteti, por shumëkush ndihej i rrezikuar prej tij.
Nëpër të gjithë rajonin e Ballkanit, ashtu si dhe në shumë vende europiane, ngjitja e mafias shqiptare u bë një temë me interes të madh. Gjatë këtyre kohërave pa ligje, unë hapa një kafene (ironikisht e quajtur Decorum, që do të thotë “dinjitet, mirësjellje dhe rend”) në Maqedoni. Po çfarë po mendoja vallë? Nuk duhej të ishte surprizë që, katër muaj pasi kisha hapur biznesin, u bëra viktimë e dhunës dhe zhvatjes nga grupet kriminalë lokalë. Megjithatë, mësova shumë nga përvoja ime e papëlqyeshme, dhe e shndërrova në diçka pozitive. Sot, si profesore e Drejtësisë penale ndërkombëtare, jam e specializuar në krimin e organizuar në Ballkan. Kjo është ironia e jetës.
*Parathënia e librit: “Deshifrimi i krimit të organizuar shqiptar: Kultura, politika dhe globalizimi”.
Bota.al
Bukur,,,
I bejme reklame librit Anglisht nga nje Sllav me propagande Anti-Shqiptare…
Sigurisht reklame falas per nje liber qe fetem nxin shqiptaret dhe shume here keto lloj librash jane te sponzorizuar. Duke i botuar, ne u japim legiitimitet. Cdo vend ka mafie, aq me teper FYROM, nga vjen shkruesja e ketij libri antishqiptar,
Kjo sllave dhe te gjithe sllavet kane urrejtje ne gen per shqiptaret. Fakt i qarte ishte qe polaket erdhen ne Shqiperi dhe bertisnin ‘Kosova eshte Serbi’. E papare dhe degjuar. Ky solidaritet dhe urrejtje sllave ndaj shqiptareve pasqyrohet edhe nga kjo autore nga Kalifornia (qe ka bere nje doktorature duke studiuar krimin e organizuar ne Shqiperi). Kjo autore ka plot krim ne Kaliforni ne lagjet zezake qe nuk mund te futet as policia si edhe korruspionin gjigand te politikaneve lokale ne bashkepunim me mafien e atjeshme. Po ashtu ajo ka mjaft subjekt te studioje mafien ruse dhe bashkepunimine Putinit me mafien e atjeshme. Por ajo zgjedh Shqiperine. Dhe gazetat tona nuk lene dite pa permendur kete studim te devijuar nga urrejtja per shqiptaret. Vazhdoni bejini reklame dhe jehone antishqiptarizmit. Shume bukur besa. Perse nuk beni edhe ju nje studim qe ti nxirrni bojen Serbise apo Rusise apo vendit nga kjo sllave shkuar dhe ben dizertacionin e saj ne Kaliforni?
Ka ntelektuale jo vetem Bota por edhe Ballkani ne ngelem tek Fevzi Balliu.
Cudi, qenka vetem per shqiptaret e specializuar, thuaj se nuk ka te tjere ne ballkan. Qe nga titulli e me pas parathenia ta perforcon mendimin qe studimi eshte tendencioz.
Ja dhe nje bushter sllave qe shpif kunder nesh, dhe viktimizon kasapet e ballkanit-sllavet.
Pervec shqiptareve, italianeve, ruseve, irlandezeve, meksikaneve, kolombianeve japonezeve, kinezeve te Hong Kongut, korsikaneve, etj etj asnje etni tjeter nuk ka nxjerre krim te organizuar. Britania e Madhe fjala vjen nuk eshte pasuruar duke grabitur anijet spanjolle me pirate te punesuar nga shteti (ne kohen e Elizabetes I) e duke shitur opium ne Kine (ne kohen e Viktorias). Francezet kurre nuk nxorren nje kokerr leku nga kolonite afrikane, kurse amerikanet nuk kane permbysur asnje qeveri ne Amerike Latine ose ne Lindjen e Mesme per te arsyje komerciale. Per sa kohe qe ne shqiptaret nuk kemi shtet te organizuar, i bie qe krimet t’i kryejne organizata me baza fisnore.
kur u vrane mijera shqiptare ne Kosove …nuk ka rendesi per kete gjyqtaren sllave ,kurse per mafien e sumes ,paska rendesi !
mafie te ben mungesa e ligjit ,papasja ,mungesa e shkollimit dhe jeta ne pergjithesi .
Mafia shqiptare nuk ka te beje me politiken e Ballkanit, mafia shqiptare ka qene dhe eshte nje organizate, apo disa struktura organizatash, qe shohin interesin vetjak, kryejne krime ordinere per t’u pasuruar, nuk kryejne krime shteterore, genocide, shperngulje, apo tmerre, siç ka bere Millosheviçi, perse nuk flet per krimet shtettore te Millos kjo, apo nuk i intereson.
Nuk mbaj mend qe mafia shqiptare te kete shkaktuar trazira ne Ballkan, apo vrasje, shperngulje dhe shfarosje. Persona te tille si kjo -Ovska gjithmone i kane ngaterruar qellimisht çeshtjet dytesore apo tretesore, me ato themeloret, ngaterrojne qellimisht mafien shqiptare qe merret me droge, arme apo prostitucion, me qellim pasurimi,me problemet e Ballkanit.
Millosheviçi vrau me dhjetera mijera shqiptare, kroate dhe boshnjake, greket dihet çfare kane bere me çamet, kurse kjo surrati i keq perpiqet qe te ngreje krimet e mafies ne te njejtin nivel me krimet shteterore. Per fat te keq ka budallenj qe e besojne.
Faleminderit Mero Bazes per reklamen qe u ben antishqipetarevet ne gazeten e tij. Ai eshte shqipetar I vertete
Me mire o Mero Baze ta kishe filluar me nje histori te Arsovskes qe paraprin ate mafie qe la pas Enver Hoxha per ta vazhduar Kauzen e Partise se Punes. Kush ka deshire mund ta lexoje ketu me poshte qe ta mbyllin squpin e “patriotit” fallco debilet dhe dallkauket fansa te regjimit gjakatar:
http://www.kohajone.com/index.php/kultura/shkrimtarja-amerikane-zbuloni-njesine-101k-e-krijoi-enver-hoxha-dhe-mafia-italiane
Perendia s’e ka lene me urdher qe vetem shqiptaret do te shkruajne per historine, ekonomine, kulturen ose pislleqet e tyre. Neqoftese e shkruajti kjo maqedonasja e para qe krimi i organizuar shqiptar e ka mberthyer Shqiperine e Kosoven, bravo i qofte. Pse nuk doli nje shqiptar ose shqiptare te ule bythen e te punoje. Apo na falni, ketu duhet te shkruaje vetem Fevziu dhe debilat qe ka shoke se si rrezuan komunizmin dhe sa trima jane, dhe sa i keq ishte Enveri. Hajt na hani nje mut ju te gjithe qe ju vika keq pse shkruan kjo maqedonasja e fryheni kot si patriote.
Ik o kurve muti shko pallohu me ndonje shqiptar te krimit te organizuar dhe do ndrosh mendim, nga sllavet nuk presim studime per shqiptaret, ne Amerike e kudo qe te jene mbeten sllave vdesin per nje cike Rusi, hajde shko qihu andej nga ke ardhur, kurve muti.
Na cane trapin, mafia shqiptare mafia shqiptare. Kush eshte struktura e mafies shqiptare, kush eshte hierarkia, ku e ka qendren? Kush eshte kupola? Kush eshte boss of bosses? Cilat jane krimet e mafies shqiptare? Kush jane klanet rivale brenda mafies shqiptare? Cili eshte territori ku shtrihet aktiviteti? Cili eshte aktiviteti dhe menyra e pastrimit te parave? Mafie leshi. Jane grupe kriminale vari trapin qe ne shumicen e rasteve jane ushtare apo korriere droge te familjeve kriminale italiane, jane pimpa dhe vrases me pagese. Nuk kane tru shqiptaret te ndertojne strukture te mirefillte mafioze. Krimi i organizuar shqiptar eshte nje pike uje ne oqean perballe mafies italiane, ruse apo kineze. Ne jemi bishti i kavallit qe i fryn kjo debilja me dipllome.
Atij sistemi sado qe e kane luftuar dhe denigruar qellimisht,per korrupsionin qe e akuzojne ju del me paster antiahqiptrizmi.Atehere ryshveti konsiderohej si krim dhe ishte turp per shoqerine.Behet fjale per sasira qe sot te bejne te qeshesh.Korrupsionin e mesuan nga te huajt qe e stimuluan rrufeshem per te marre hisen e tyre te majme.Sot i ngritur ne sistem.Pse jo mafia ne pushtet….
Kjo qenka dashnorja e Dick k.. Martit.
Polaket jan populli ma bythlepires ne bote ne gjith boten si lecka perdoren u ben kta me ba biografi shqiptarve qifut rus gjerman cfar kar rracet jan kto pisa. … shtet me kurva e prostituta
Kjo kulcedra j.arspovska eshte prej maqedonie .I jati i saje ka qene bashkeuntore i zjarrte i milosheviqit.Kjo i sherbene politikes serbo-maqedone kundra shqiptareve.Shqiptaret duhet ti kunderpergjigjen ne te njejten reviste dhe tia mbyllin gojen se ndryshe kjo do e qelbi boten kjo bushter.
Lexoni librin njehere, pastaj komentoni, o te gjitheditur ! Po te mbledhesh e te botosh komentet tuaja idiote dhe bastarde, patjeter qe del nje liber antishqiptar.
Injoranca eshte armiku yne me i madh!
Turp te kete Top Channel qe jep ne artikull te tille sa anti-shqipetar edhe te pavertete ne disa fakte, si psh ne artikull permended sikur shqipetaret e kosoves dhe maqedonise Jane Ata qe nisen ose u bene shkak I fillimit te luftes.
Por perderi sa prinderit paskan pasur leke me te cuar ne amerike per te studiuar kur shume shqipetare skishin buke me henger dhe detyroheshin te shkonin refugjate per te siguruar buken e gojes per te gjithe familjen.
Mos e ke babin gja sigurims I shkijeve?
Ske turp e na vjen e vjell vrer per shqipetaret.
Turp top channel