Arqipeshkëv Vincenzo Paglia, një prej themeluesve të Sant’ Egidios është një njeri joperiferik në politikën shqiptare. Që prej marsit të 1991, kur hyri në Shqipëri i veshur si klerik, i pari pas dhjetëra vitesh ateizmi të imponuar nga regjimi aq sa i tronditi rojet e kufirit që nuk i kontrolluan pasaportën, Paglia ka luajtur rol kyç në disa prej ngjarjeve që kanë qenë determinuese në jetën politike të vendit.
Ai është parë si aktor në takimin e parë Fatos Nano-Sali Berisha, që u ndërmjetësua nga ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe.
I mbuluar me konspiracion, takimi i Triestes besohet se i hapi rrugën rotacionit politik në vend.
Po ashtu, Paglia ka qenë ndërmjetësues në atë që njihet si “Marrëveshja e Sant’Egidios” e vitit 1997 mes shumicës dhe pakicës në vend dhe ai ka “mbikëqyrur”- dhe pse nuk dihet në çmasë- edhe takimin e fundit Nano-Berisha të vitit 2003, që solli jo pak stuhi në jetën politike shqiptare, përfshi edhe një president e kryeprokuror konsensual.
Kryetari i Këshillit Papnor për Familjen në Selinë e Shenjtë, Arqipeshkëv Vincenzo Paglia thotë se i gjithë ky angazhim vjen prej dëshirës për të ndihmuar Shqipërinë. “Raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie”, thotë Paglia në një intervistë për Mapon të dhënë gjatë ditëve të “Takimit të 28 Ndërkombëtar për Paqen” të organizuar prej Sant’Egidos
Ju jeni bërë pjesë e politikës në Shqipërinë e ‘91-‘92. Takimi i Berishës e Nanos në Trieste është shoqëruar me teori konspiracioni….
Unë mbaj mend këtë, e kam kuptuar gjithmonë ndihmën time në Shqipëri si punë për ringjalljen e dy kishave të krishtera, asaj Katolike dhe Ortodokse. Një mënyrë tjetër (për të ndihmuar) është të bindësh palë të ndryshme politike të konservojnë, të thellojnë perspektivat e tyre, por pa përjashtuar palën tjetër, opozitën, nga një ëndërr për një Shqipëri të përbashkët, për një Shqipëri më të fortë.
Çfarë mbani mend se u vendos në atë takim?
Unë mbaj mend për shembull, që në një moment mjaft të vështirë në vitet 90’ kur rreziku ishte për një konflikt për një luftë civile, mblodhëm përfaqësues të të gjitha partive në Romë për një marrëveshje, që në atë rast u quajt “Marrëveshja e Romës”, ku palët e ndryshme politike u zotuan të respektonin të drejtat e opozitës, në të njëjtën kohë duke i lëshuar (opozitës) edhe fuqi kontrolli. Pakti u firmos dhe u përshëndet nga të gjithë. Pati disa probleme në pjesën ku flitej se duhej t’i ofroheshin pozicione kontrolli opozitës, apo që nga zgjedhjet duhej të përfitonin të gjithë, por pakti u firmos.
Keni ruajtur raporte me politikanët shqiptarë?
Vazhdoj të kem gjithmonë lidhje me të gjithë, sepse për mua, raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie. Dhe miqësia nëse është e vërtetë mbetet gjithmonë. Ashtu siç ka ndodhur, ajo bëhet më e fortë në momente të krizave.
Duke iu rikthyer takimit në Trieste…
U bë më shumë në Romë se në Trieste. Pakti i Romës është që filloi në Trieste.
Cilat janë raportet që keni me Nanon dhe Berishën. Tani ata të dy janë tërhequr, Nano më shumë dhe Berisha mbetet ende…
Kam pasur raporte të vazhdueshme me liderët historikë, si me të tjerët. Gjithmonë kam kërkuar të favorizoj takimin, sepse injorimi i njëri-tjetrit dhe mostakimi nuk sjellin asgjë.
Ju si mendoni, Berisha e Nano ishin të zgjedhur, të përcaktuar, apo ishin në momentin e duhur në vendin e duhur?
Historia mirëpritet, nuk është se paracaktohet në ndonjë vend tjetër. Në një vend ku nuk ishte rritur asnjë lloj borgjezie, ishte e qartë që klasa politike mund të vinte vetëm nga ajo që ishte atëherë në fushë (Partia e Punës). Ndihma që mund të jepnim ishte ajo që t’i ndihmonim këta politikanë të hapnin sytë. Të hapnin kontaktet politike dhe të fillonin raporte ndërkombëtare. Ai izolim që kishte “vrarë” Shqipërinë, duhej të shkatërrohej në mënyrë të menjëhershme. Shoqërimi i politikaneve të asaj kohe në takime me politikanë të tjerë ishte i domosdoshëm.
Ky Kardinal katolik, “që fut hundët” në politikën shqiptare, nuk “përbën asnjë problem” për neve, sepse është “mik” i shqiptarëve…(?!) “problem” do të ishte n.q.se do lëshonte “ndonjë pordhë” Janullatosi ose ndonjë prift ortodoks…(???!!!)
Nje pjese jo te vogel te çorbes se qelbur te politikes 24 vjeçare shqiptare e ka gatuar edhe ky prelat i zi, i cili nuk shikon punet e zotit por merret me keto pazare te qelbeta èolitike.
Prandaj ja qiu kurven ENVERI ktyre qe sot qahen se fusnin hundet ne jeten e nje populli kta kurva dhe ne at koh, te ter agjent te simit ITALIAN ishin dalin si engjej sot se i kan vrar e futur ne burg po ky legen qe mer me qaf nje popull si i behet ky nuk ben krim.
Po mire o mire, shyqyr qe shmanget Luften Civile ju (ju dhe neritan Cerka, qe aty e keni ambasador dhe nuk Edush Rama nuk e nderron dot,)
pora jeni penduar se paku tani, qe e shmanget?!
Ju shpreheni qe ne ate takim moren pjese gjithe palet, po tani, se paku tani, a e moret vesh se kishte vetem nje pale? Nuk na e mesoni kerkesen e ndjeses, duke ua dhuruar se paku tani shqiptareve?
Nuk ju vrau syrin se, se paku ata te fotografise qe na keni dhene ne te verberve te pafajshem, edhe Berisha, edhe Meksi madje edhe Nano mavria, te tre (se keta ishin “palet”) ishin veshur me te famshmet “pardesy te bardha”?!
Kush ka ndonje iluzion se qeniet e veshura me kostum religjioz nuk kane qene pjesa me e erret e pushteteve, e intrigave dhe kopmloteve ndermejt shteteve, popujve , ndermjet tyre…
Kujtoni dhe lexoni historine islamit dhe krishterimit.. vecanerisht ne periudhen bizantine.. e mbushur me vrasje helmime…intriga.. autodafe, persekucion.. ndjen neveritje.
Enveri beri gabim dhe faj qe i mbylli se mos i kishte mbyllur ai do ishin mbyllur vete. Shqiptaret jane ateiste ne qelize. Historia e shqiptareve qe ne kohen e ilireve e ka treguar kete gje. Sot ata qe shkojne mbas institcioneve te kultit jane ose fukarenj dhe rekrutohen kollaj, ose jane njerez qe kane kaluar trauma dhe besojne se do gjejne ngushellim, ose jane snobista tralala( nuk perjashtohen injorantet) shume pak jane qe besojne vertet te Jezui apo muhamedi
Prifterinj me kobure-i-imagjinoni dot?! Kur thuhej kjo gje ne kohe te diktatures, sigurisht mendonim se i shpifte Enveri per qellimet e tij.
Ne kohen e “demokracise” shume prifterinjve ne eufori per te treguar se e kishin luftuar komunizmin deklaronin se edhe me arme e kishin luftuar ate. Enveri -i varfri nuk kishte pas genjyer.
Kane tall e vazhdojne te tallin bythen institucionet fetare te huaja dhe shqiptare me shqiptaret e shkrete.
Ky Vincenzo psh asht i hetuar ne Itali nga krimi ekonomik
http://roma.corriere.it/notizie/cronaca/15_maggio_26/monsignor-paglia-indagato-la-compravendita-castello-narni-l-accusa-associazione-delinquere-4fea694a-0382-11e5-8669-0b66ef644b3b.shtml?refresh_ce-cp
Hmmm … shume domethenese … te lumte! ?
Po ky me keto veperime nuk i ka ndihmuar shqiperise,po e ka cuar shqiperine ne agoni..
Turp qe nuk perkrah njerezet e tij po ato qe dhe denuan edhe Zoti!
Zoti ia kthevte!
Ketij!
Ministri i Jashtem i kohes ka qene Giani de Mikelis i hetuar dhe denuar per lidhje te fuqishme me Mafien,i cili per ti shpetuar denimit kerkoi azil politik tek Kadafi i Libise.Pra aty u vendos qe lidhja qe kishte shteti komunist me Mafien italiane do te vazhdonte perseri.De Mikelisit ju premtua si bakshish Riviera e Jugut te Shqiperise.Jo me kot Bulevardi bregdetar ju ka vene emri Lungo Mare,jo me kot ftohet per aktivitete Sant’ Egidios ne Shqiperi e jo me kot KK i jepet plotfuqishmeri ne Jug pasi ai i di mire pazaret e vjetra te regjimit te kaluar.Kot mundohen se nuk ka per tju funksionuar,djemte e Vlores e Bregdetit nuk mund te behen dot sherbetore te Jugut te Italise.Ata dhe gjithe shqiptaret nuk do te lejojne qe territoret e tyre te behen lavtrice te parave te gjakosura te segmenteve te Mafies te jugut te italise te mire lidhura me Mafien sllave(Serbo-Ruse)e cila po punon intensivisht per krijimin e Ballkanise(Serbi + Shqiperi).
O liridon nuk te beson njeri nese thua qe regjimi kaluar donte te falte teritore italianve, mos u bej qesharak he brravo ai sistem vriste me te mirin per nje centimeter tok,mos degjo histori me hirushen qe thon qe fali kosoven ENVERI etj,kosoven e fali anglia amerika rusia franca e gjermania qe ne 1913ten,nese do ti mesosh historin e vendit tend kalamajve te tu msoja siç esht mos i bej gazin e botes dhe ata se nuk kan kurrfar fai se ty ta ka mesuar historin SALIU, mjaft me kto gomarlleqe mos ngaterro ENVERIN me SALIUN territore shiti ZOGU dhe SALIU, ENVERI per te ruajtur kto toka nuk la bunker pa ngritur qe ju e shani gjithmon,nuk beson njeri tek plaku vitit ri he brravo.
Vedeta vetem para pak kohe ne shtypin u shkruajt per veprimtarite e repartit 101K ne Rrashbull.Nuk ta di moshen por po te pyesish shume persona do te tregojne per paketat e cigareve qe mbushnin here pas here bregdetin e Durresit.Terhiqe fillin e do te shohesh vete ku do te perfundosh.Jam ploteisht dakort me ty qe trojet tona i coptoi Europa fishtiane.Zugu na beri nga popull ne Komb.Ai ka shkembyer territore. Shume mire beri qe ja dha Shen Naumin se ne fund te fundit ishte nje objek kulti i cili i perkiste nje besimi te asaj ane.Po ta kishte mbajt sot me siguri nuk do te ekzistonte pasi shtazaraklleku i ateisteve do ta kishte shkaterruar ne ’67.Enveri nuk mund ta shiste Kosoven se se kishte prone te veten por ai bashke me te tjere nuk duhet te shkruhanin “Vellezerit kineze e miqte kosovar”. Gabimi me i madh i Enverit per mua eshte qe ja la pushtetin vezes te pacelur ruse RA,e ky i fundit ketyre legenave qe po drejtojne gjate ketij cerek shekulli.Qellimi i komentit tim eshte qe Rivieren e Jugut ta ndertojne djemt e Vlores e Shqiperise dhe jo segmentet e Mafies Italiane ku Giani de Mikelist ka qene pjestar aktiv.Sidoqfte te keshilloj ta rilexosh edhe njehere komentin tim te pare.Per nje gje te jesh i sigurt nuk vuaj nga tendenca per te me besuar njeri por edhe nga shkenca e faktologjise nuk heq dore ne asnje rast.
— Kjo copez interviste(informacion), edhe kaq sa na jepet, eshte teper rendesishme e domethenese;- VECANERISHT NE DY DREJTIME;
– 1 — TU TREGOJE TE GJIHE ATYRE QE BESOJNE AKOMA TEK PERFAQSUESIT E FUQISE HYJNORE ….SE PER KETE TOKE NUK KA ALLAH, E NJUK KA ZOT. SHUMICA E KETYRE “BARINJVE” JANE TE GENJESHTERT, SPEKULLANT E MASHTRUS, MAFJOZE E VRASES ME DOREZA…
— Prej ketej, perforcohet konkluzjoni se:
– TE GJITHA BESIME FETARE, jane “pjelle” gjate zhvillimit te shoqerise njerezore. Jane krijuar nga grupime te erresires, nga shtresa e klasa te caktuara, me qellim sundimi e perfitimi.
— ESHTE NE TE MIREN E TE GJITH SHQIPTAREVE, qe te bashkohen rreth thenies se ndritur, FEJA E SHQIPTAREVE ESHTE SHQIPTARIJA. Ne respekt te tradites historike, ne interes te konjukturave te kohes qe jetojme , apo dhe per ”mode”, gradualisht e pa sforcime le te orjentohen drejr besimit te origjines, ose laramano-ateist.
— 2 – TREGON EDHE NJE HERE , SE ” DEMOKRATET DHJETORIST”, GRUPIMET E PARTICKAT POLITIKE QE ATA U DOLEN PER ZOT , NUK JANE GJE TJETER, VEC SE PJELLE E DREJTUESEVE TE PPSH SI DHE E TERENIT DHE E DORES SE LIRE QE JU LA SHERBIMEVE TE HUAJA ,PER TE VEPRUAR KU, DHE KUR DO.
— KY LLOJ ”PRIFTI” APO ”JANUILLATUSI”, kur thot ”per te ndaluar gjakderdhjen” ka shum te drejt. Sepse, si ne fillim te viteve 90 apo 97-98, kane qen plotsisht te mundeshme organizime te ”2 prillit-91”, JO VEYTEM NE SHKODER, POR NE TE GJITH SHQIPERIN. E per kete duhet tu jemi mirnjohes jo vetem ketyre , por dhe atye brenda shqiperis per para marveshjen e ber dhe”FJALEN E MBAJTUR”.