Në fillim të viteve ‘90, kur shkova për herë të parë në SHBA, një ditë te barisja në një nga stacionet e metrosë së Nju Jorkut, më kapi syri një pllakat të madh që më tërhoqi vëmendjen.
Ishte imazhi i monumentit të Leninit rrëzuar përtokë, kapur pas qafe me litar dhe nën të me shkronja të mëdha fjalët: “Nuk ka perandori të përjetshme”. Miku që më shoqëronte e vuri re habinë time kalimtare dhe duke soditur edhe ai pllakatin, me gjysmë buzagaz më pyeti: “Pse a nuk është kështu”? “S’ka dyshim që kështu është, – iu përgjigja. – Asnjë shtet apo sistem shoqëror nuk i shpëton dialektikës së historisë”.
Miku im, një malësor nga Veriu i Shqipërisë, i ardhur që i ri në SHBA dhe i dashuruar e krenar pas atdheut të dytë, nuk e ngau më tej bisedën. Por më pas, kur erdhi treni dhe u ulëm në vagon, ndërsa unë isha akoma nën përshtypjet e pllakatit, krejt padashur e pyeta mikun tim, thuajse me një ton qesëndisës: “Po perandoria juaj a është e përjetshme?” Ai hapi sytë dhe ma ktheu menjëherë: “Pasha Zotin, s’ka zog nane që e trand Amerikën!”.
Me kaq biseda për pllakatin u mbyll dhe s’kish arsye ta ngisnim më tej. Pllakati simbolikisht tregonte tek e fundit një realitet të pamohueshëm. Ishte koha kur sistemi komunist në Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore kishte rënë. SHBA-ja tani, s’kish asnjë dyshim, ishte superfuqia e vetme e botës.
Pas afro dhjetë vitesh, në shtator të vitit 2001, unë u ndodha përsëri në SHBA. Kisha shkuar bashkë me regjisorin Viktor Gjika për të bërë një film dokumentar kushtuar historisë së shqiptarëve të Amerikës. Ishin ditë të mbushura me punë, sepse s’ishte e lehtë të rrokje dhe të përmblidhje në një film gjithë jetën nëpër vite të komunitetit shqiptar në SHBA, që përbënte një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Ndaj qemë në kërkim të personazheve, të vendeve, të dokumenteve dhe të relikteve që lypte vepra jonë dokumentare.
Në skenar unë kisha vënë një personazh tepër interesant dhe atraktiv. Ishte fjala për shqiptarin Rrok Camaj nga Malësia e Madhe, që prej disa vitesh punonte në një nga Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Ai kryente punën më të vështirë dhe më të rrezikshme atje: i lidhur me rripa qëndronte varur mbi katet e njëqindtë dhe fshinte xhamat dimër dhe verë.
Guximi i pashoq i Rrokut kishte tërhequr dhe vëmendjen e shtypit dhe të mediave vendëse e të huaja, të cilat e kishin pasqyruar në kronikat e tyre. Unë e kisha njohur Rrokun vite të shkuara. Madje kishim pirë dhe kafe në barin “Dritaret e Botës”, në katin e 110-të të kullës jugore. Ishte një burrë energjik dhe shumë i këndshëm në muhabet, ndaj nuk e pata të vështirë të lidhesha me të në telefon për filmin tonë.
Do të qe një gjë e bukur dhe tepër kuptimplotë që imazhi i tij i rrallë në sfondin e kullave të xhirohej prej nesh për të treguar se në ç’lartësi është ngjitur shqiptari në SHBA. Rroku zemërmadh nuk pati asnjë mëdyshje, përkundrazi u tregua i gatshëm.
“Ç’ka po thue, bre burrë, – më tha në telefon, – këtu më kini, në katin e 110-të, ju pres të martën nga ora 9″. E marta binte 11 shtator. Ne mezi e prisnim këtë takim, sidomos Viktori, që nuk kish shkelur ndonjëherë te Kullat. Atë mëngjes, kur u nisëm për atje, ishte një ditë e bukur vjeshte, që ndillte vetëm paqe dhe dëshirë për punë. Udhëtonim me makinë nëpër rrugët e drejta të Manhatan-it duke dëgjuar nga radioja muzikë të gëzuar. Nuk di sa vazhdoi kështu, kur për një çast muzika ndali dhe në vend të saj jehuan disa zëra të çuditshëm si klithje dhe thirrje alarmuese, zhurma plot potere.
Ne nuk po kuptonim asgjë, veçse Ademi që ngiste makinën e ndali atë përnjëherë dhe doli prej saj. Ndërkaq nëpër rrugë ishte krijuar një situatë që nuk përshkruhej dot. Njerëz që vraponin, makina që thuajse përplaseshin me njëra-tjetrën, një zhurmë e llahtarshme që s’përcaktohej dot se nga vinte. Vetëm kur dolëm nga makina pamë tmerrin që po ndodhte. Atë çast aeroplani i dytë po i binte Kullës jugore. Nuk deshëm t’u besonim syve, ishte si një ëndërr e përbindshme që shihej me sy hapur.
Truri na kishte ngrirë, gjuha na qe lidhur, kishim shtangur në vend. Nuk di çfarë fytyre tjetër mund të kishte apokalipsi më shumë se ajo çka po ndodhte para nesh. Për një grimë herë nuk di se pse më shkoi mendja te Rroku.
Mendova për fatin e tij tragjik. Ku veç atje, te kulla jugore, në katet më të larta, ai do të ishte paraqitur si çdo ditë, po kësaj here dhe me dëshirën se do të priste dy vëllezër nga Shqipëria. Tani kjo dëshirë i qe vrarë mizorisht, ashtu siç do ta pësonte edhe ai vetë.
Morëm të kthehemi, po gjithë rrugët ishin të mbyllura. Forcat e sigurisë kishin zënë të gjitha shtigjet e daljes nga Manhatan- i. Asgjë veç asaj që kishim parë nuk na shpjegonte se ç’kishte ndodhur. Një gjë ishte e qartë, se qe kryer një krim i llahtarshëm, i pangjarë, një atentat i pabesë që e kalonte çdo lloj përfytyrimi.
Se kish mjaftuar vetëm një çast që e keqja të kish triumfuar mbi të mirën. Bota dhe progresi kishin ndalur frymën në këto momente tragjike. Ditët që erdhën më pas nuk qenë të lehta, qyteti më vital dhe më dinamik i botës sikur qe gjunjëzuar dhe lëshuar. Në këto orë dramatike shteti u gjend thuaj krejt i papërgatitur.
Befasia dhe pabesia e kishin goditur keq, aq sa nuk dihej se ku gjendeshin krerët kryesorë të shtetit. Vetëm në mbrëmjen e ditës tragjike u dëgjua zëri fisnik, gjithnjë i mençur dhe realist i kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, që do të shqiptonte para gazetarëve: “Që sot Amerika s’ka për të qenë më ajo që ishte!”
Por Nju Jorku i hutuar e i mekur do të dilte shpejt nga kjo gjendje, që ditën e dytë, e akoma më shumë në ditët që pasuan. U zgjua Amerika e vërtetë. Nëpër ballkone e dritare shtëpish, në sheshe dhe në institucione u ngritën mijëra flamurë kombëtarë. Makina pa fund dolën nëpër rrugë duke u rënë borive dhe duke tundur flamujt.
Dëgjoheshin thirrje plot pezëm dhe hakërrim për gjithë ç’kish ngjarë. Vala e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare kish pushtuar qytetin-mëmë të botës, siç e quante Noli Nju Jorkun. Nëpër ekrane jepej videoklipi i famshëm i regjisorit shqiptaroamerikan Sten Dragoti, kushtuar qytetit të tyre të pashoq.
Ditën e tretë doli para Kongresit Amerikan Xhorxh W. Bush dhe foli. Të gjitha kanalet televizive dhanë fjalën e tij. Unë e Viktori u ndodhëm në një nga lokalet ku qenë mbledhur njerëzit dhe dëgjonin fjalimin e kreut të shtetit. S’kisha parë atmosferë më të ndezur. Njerëzit dëgjonin dhe thërrisnin e duartrokisnin, ngriheshin në këmbë. Ishte një manifestim i gatishmërisë së tyre totale për t’i dalë zot vendit, atdheut të përbashkët që kish ngritur në piedestal punën, demokracinë dhe ligjin.
Unë i ndiqja me emocion dhe durim dhe nuk doja ta besoja atë çka kish ndodhur tri ditë më parë. Kjo ishte forca e vërtetë e Amerikës. Pjesë e kësaj force qenë dhe shqiptaro-amerikanët. Një mbledhje e madhe u organizua të nesërmen prej tyre. Do të merrnin fjalën burra e gra, intelektualë e malësorë, ish-luftëtarë të UÇK-së. Fola dhe unë, u solidarizova shpirtërisht dhe mendërisht, e quajta atë që ngjau një akt të pabesë e aspak burrëror, një dhunim që i bëhej paqes dhe qytetërimit.
Në këtë mbledhje të gjithë u ngritëm në këmbë dhe i bëmë homazhe tre shqiptaro- amerikanëve që kishin dhënë jetën te Kullat Binjake, Rrok Camaj, Simon Dedvukaj dhe Mon Gjonbalaj. Por për mua dhe Viktorin dallonte emri i Rrokut, heroit të dëshiruar të filmit tonë, që nuk arritëm ta xhironim. Por, ndërkaq, ishim të ndërgjegjshëm se Rroku dhe shokët e tij, me vdekjen e tyre, ishin bërë pjesë e tragjedisë heroike të 11 shtatorit dhe kishin hyrë tashmë në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Rroku qe nderi dhe dhimbja jonë e përbashkët. Në mbrëmje, pas mitingut, kur u mblodhëm në lokalin e një shqiptari në Bronks, miku im që më kish pritur në fillim të viteve ‘90 dhe së bashku kishim diskutuar për pllakatin e Leninit, në bisedë e sipër u tregoi të pranishmëve ngjarjen e atëhershme.
Pas fjalëve të tij, një heshtje e tendosur do të qëndronte varur si pyetje. Një pyetje e vështirë, që lypte mençuri dhe kurajë për t’iu përgjigjur. U desh të prisnim një nga burrat, ndoshta më i urti në mes nesh, që të fliste: “Amerika nuk vdes kurrë, – tha ai i menduar, – pushtetet po, ato nuk janë të përjetshme. Kullat Binjake të rrëxueme kallëzojnë sa syçelur duhet të jetë shteti që mendon dhe punon për njerëzi”.
Jam dhe s’jam dakort. “Amerika nuk vdese kurre, pushtetet po..” Po pse Franca, Anglia, Gjermania, Japonia, Kina…. do te vdesin nje dite dhe Amerika jo?
Nasho na i thuaj me shkoqur moralin e ketij shkrimi, cdo te thuash ne te vertete, se sikur ka ca dilema aty. Dije se gjithe bota te permbyset USA do te mbijetoje, kete ta ngulin mire ne koke kush mendon ndryshe,edhe ata kokepalaret e ISIS
Me ke bo me qesh
Qeke vertet “red neck”
Po , ka plote shtete e vende qe sote nuk ekzistojne me, qe jane hequr nga harta e botes,
Franca dhe Gjermania kane vdekur dhe jane duke dhene shpirt. Kriza e emigranteve e vertetoi me se miri qe fuzioni europian ekziston vetem ne fjale dhe ne leter. Anglia dhe Amerika kane nje politike te jashtme dhe jane 2 shtyllat e kapitalizmit te vertete dhe motori ekonomik dhe financiar i botes. Kina eshte nje top plazhi i fyre por qe edhe gjilpera me e vogel mund ta shpoje, manovrat e fundit ne bursen boterore e vertetojne me se miri kete. Japonia eshte ne vije me Ameriken dhe arsyeja pse ekonomia e saj eshte gjigandi i Azise.
Qe te kuptosh ti Lefter pse Amerika nuk do vdese kurre duhet te kalosh nje dite te zakonshme qe ne mengjes deri mbasdite te Times Square dhe te shohesh dinamiken e popullit amerikan. vetem atehere mund te flasim bi Ameriken.
Ruendino, nje koment shume domethenes qe shpreh nje nivel te larte intelekti.
Shume te madhe u a bejne gjilperen ne Amerike!! Amerika eshte shtet dinamik, po eshte shtet qe si shume shtete perendimore jeton duke shpenzuar me teper se prodhon! Ndryshe nga Gjermanet apo francezet qe permend me siper, amrikanet jane te zhytur ne vorxhe dhe individualisht, pra dhe shteti, dhe individi jetojne me borxhe. Niveli i borxheve ka arritur aq larte sa qe behet e pamundur te rimbursohen!
MENDJA ESHTE GJE E MADHE
Ai, Rroku, punonte si pastrues (edhe banjosh)per kompanine ABM, dhe ndodhej ne katin e 105-te. Ti Nasho Mavrija kur te shkruash idiotesite tuaja, eshte mire te informohesh me pare, sepse per shurdhe-memecet mund te behesh me i sinqerte, natyrisht per ne, te tjeret je vetem nje sharlatan. Historine e shqiptaro amerikaneve, me gjithe rispektin per Rrokun, nuk mund ti atribuohet atij.
Ja dhe linku qe te informohesh per te tjeret: http://edition.cnn.com/SPECIALS/2001/memorial/people/4097.html
Roko Camaj
Name: Roko Camaj
Age: 60
Residence: Manhasset, NY, United States
Occupation: janitorial, window cleaner, ABM Industries
Location: World Trade Center, Tower 2, 105th floor
Related: Legacy.com tribute
Updated: September 9, 2003
Tributes and Information
Rest in peace! You will always remain in our hearts and in our minds.
Diana Rukaj, distant cousin
The first time I saw Roko Camaj was in a German TV special about his job on the World Trade Center. A German journalist met him on his job. In this interview, Roko Camaj was so charming and friendly. And although I was just a TV viewer thousands of miles away on September 11, one of my first thoughts was about Roko Camaj. So I searched the Internet to find out if he had survived. Every time I think about september 11th, I will also remember Roko Camaj.
Daniela Mayr from Germany
My thoughts and prayers truly go out to Mr. camaj’s family and friends. I’m a window cleaner for ABM in Portland, Oregon, and all here on our crew, have the same sentiments.
Steve Moran
Nje pytie per NASHO JORGAQIN.Ku ishte vendi qe strehoeshin qyqet e mergates e kujt i perket ti zoti nasho?mergates se qyqeve apo komunistomergates!
Ashtu eshte. Amerika nuk vdes kurre. Prandaj duhej gjithe ai inskenim. Prandaj dhimbja duhet te ishte aq e madhe, prandaj duhej qe te ishte dicka e pa ndodhur dhe parashikuar ndonjeher. Qe mendja e popullit te ndalonte se menduari me llogjike, dhe te vepronte me zemer. Vetem kshu mund te verboheshin nga e verteta. Te gjitha te tjerat qe kane ndodhur me pas, i dim te gjithe. Ska nevoj ti them.
Bukur e ke shkruar o Nasho, po ate dokumentarin per shqiptaro-amerikanet as qe ja u kemi pare dhe as qe ja u ze me njeri ne goje.Shkuat dhe xhiruat restorantet dhe picerite e Kosovareve dhe me aq ngelet…sikur ata po mbanin Ameriken me buke!
Ha ha ha, do kishim ngel pa dokumentar
ne do kishim ngel pa Nasho ty te ardhka keq per dokumentarin qe as qe e ka pare driten e diellit eshte akoma ne negativ.
Ore miq thuaj shyqyr qe ishte ajo vidio e Stan Dragotit qe i beri amerikanet amerikane dhe qe u ngriten ne kembe se ju rra morali fare ate dite.”Neper televizione jepej vidioklipi i Stan Dragotit” thote xhaxhi Nashua.Po i kemi nja 25 vjet ketu ne Nju Jork dhe nuk e dinim se nga e paskemi marre gjithe kete frymezim per Nju Yorku.Po ik o xhaxhi Nasho mos ja fishkelle por-dhes ne kete menyre me reklama “pe qemoti” me Stan Dragote e me Fadil Berishe!
Sot me cdo shqiptar qe flet thot si puna e ktij shokut shpetova per qime se ate dite isha ke kullat
e kujt i plasi per ty.
Nje ngjarje kaq prekese na e jep mbas 14 vjetesh?! Ta them paster qe nuk te besoj, ose nuk dua se nuk i ke bere homazh atij Shqiptari qe vdiq atje. Turp.
ky solidarizimi Amerikan qe ti po na e levdon besoj se dhe ty te ka kujtuar e nxjerrur mallin e kohes se xhaxhit tone ne komunizem
-“Nje nga faqet me te ndritura te historise shqipetare”-Po mundohem te kuptoj thelbin e ketij artikulli te vonuar dhe pa piken e kuptimit ,se mesa di une ka 25 vjet demokraci dhe nuk kam pare apo degjuar qe ndonje patriot shqiptaro-amerikan te kete ardhur e te kete kontribuar per Shqiperine.Por te gjithe shqipetaret ikin e arratisen , sikur po i ndjek njeri nga pas drejt amerikes , e sapo atje zene veten , harrojne per ate vend qe kane lene pas..E ky , “filozofi” , na i quan:Nderi i Kombit , keta persona e shume te tjere shqipetare qe jetojne ne Amerike.Me vjen keq per fatin e tyre , por mos harrojme se shume te tjere humasin jeten e tyre ne vende te ndryshme te botes…Amerika nuk vdes kurre -PO Shqiperia ?Po atehere hajde te ikim te gjithe ne Amerike.Amerika sot eshte nje perandori dhe sipas pohimit te mesiperm , nje dite nuk do jete…Harrojne amerikanet c’hoqen Japonezet pas dy bombave atomike?Nderi Kombit , jane ata qe japin gjithcka per te miren e atdheut dhe nuk shikojne interesat personale , te tjeret jane njerez qe perkohesisht u ra rruga per ne amerike e asgje me teper se ata qe jetojne kudo ne bote…
Po nuk na the kryesoren:Si i shpetove sulmit te Kullat Binjake 14 vjet me pare?
Kush te sulmoi?
Kush e kapi?
Kush e arrestoi?
? ? ? ? ?
Po ate librin e tuaj te famshem”Mergata e Genjeshtrave”a e more ate me vehte ne kur shkove ne Amerike?Ajo Kulla qe kerkon te tregosh ti ishte 107 kate dhe ne ate katin e 107 ishte nje Restaurant Aziatik,Japonez apo Kinez. dhe ne tarace kishte dylbi meDollar.(Cerek Dollari)hajt te rroj Historia e juaj eMergates se mashtrimeve
Dhimbje per njerzit ne vecanti per tre shqiptaret.Dokumentari do te deshmonte sa lart kishte shkuar i ndjeri ne Amerike! Ne katin 110…..
Fjalet e k bashkiakut te bejne te mendohesh akoma me shume,sot….
Po te jete shkruar tani e ka nje mesazh te ngushte qe i drejtohet atyre qe thote maks velo po druaj se eshte shkruar kohe me pare e per kete ka vlera se ky komb eshte nga te paktit qe mban fort shqiprine tone, mos e harroni…dont forget
O injorant qe jeni te tille se nuk lexoni. Shkrimi ka dale qe ate kohe, po ju ishit ne kafene ato dite…O gjynahqare, qe vetem te shani dini. Se nuk ju le kompleksi i inferioritetit. Ky njeri ka nje jete qe u ndricon me studimet e tij mbi Nolin dhe rilindas te tjere. O plehra, qe vete nuk dini te shkruani nje koment te vetem e ky ka shkruar mbi 20 mije faqe studimore….O njerez qe do ikni nga kjo bote pa lene asgje mbrapa vec sharjeve. O gjak i prishur prej ligesise qe pjell injoranca…
Po vetem letersine e Cehovit, shkrimtarit te madh rus e tw perbotshem qe ky njeri ka sjelle ne shqip vlen sa tere jeta juaj, o kolera. Ndjese, se ju ngaterrova. Anton Pavllovic Cehov eshte nje shkrimtar, se mos e merrni per ndonje emer pijeje a bilete llotarie…
O….
o…
e ku ka gjuha shqipe me shume fjale neveritese qe te dalin per ju…
Sa turp dhe keqardhje ndjen te rrosh midis jush…
Duket se cfare dishepujsh si puna jote ka Nasho Qyqja. Ne cdo tre fjale perdor fyerje e kercenime. Ik o Vjosakar se nuk e njeh mire kete intelktualin impotent qe ketij kombi me studimet e tij banale i ka dhene urrejtjen dhe hiperbolizimin e nje sistemi kriminal. Te fala Nasho spiunit
Se ka akoma te tille Vjosekaresh, ndaj marrin kurajon e cicerojne keto plehra qe ndoten gjithcka ne kete vend.
slaves against slaves so that the oligarchy survive!
me pelqen shume fillimi i shkrimit, me pyetjen retorik.
anglezet, amerikanet i krijojne vete leninet, stalinet, enveret, hitleret, saliret… i lene te jetojne si mbreter sa jane gjalle dhe bejne sikur i demaskojne mbas vdekjes duke ju terhequr bustin?!
Vjosen ,ky deshte turpi i shqiperise!
Vodhi edhe dokumentat qe njerezet me besim i dhane edhe i shtremberoj faktet!
Soja ivanaj ngriti PADI kunder tij,per te te treguar sa i ‘ndershem’ deshte ky!
O VJOSAN!
Ca ke qe nxehesh o njeri se dhe keta njerez jane por te ndryshem.. Ju eshte dhene rasti dhe kujtojne se thone gjera interesante…
Mos u nxeh, mere me “qetesi dhe dashuri ” jane tanet skemi nga tia mbajme. Don te ju pergjigjesh ?! -leri mos I perfill dhe kaq…
Cdo Perandori ka lindjen, kulmin dhe fundin e vet. Keshtu ka ndodhur dhe keshtu do te ndodhe. Historia nuk ben perjashtime. Ne na duken si perjashtime sepse rrjedhat jane qindra bile nganjehere edhe mije vjecare.
Edhe Amerika e ka fundin e vet dhe kete e dine te gjithe ata qe kane dy gram mend. Bien perdandorite ashtu sikurse edhe ngrihen. Bien nga brenda me shume se nga goditjet e jashtme. Pra shemben nga brenda kur u vjen koha.
Dy jane mendimtaret me te frikshem sot per sot. Darvini dhe Marksi. Keta kane nje gje te perbashket: DHANE MEKANIZMIN E NDRYSHIMIT. Prandaj kunder tyre dolen shume armiq megjithese keta mendimatare kur nuk menduan te armiqesoheshin.
Pyetaj shtrohet:
A duhet mare SERIOZISHT MARKSI? Kjo eshte pyetja. Koha po flet qarte. Kush ka sy dhe mendje kupton dicka. Por me shume do shohim ne dhe ata qe vijne pas nesh, me shume, me qarte.
Historia nuk ben perjashtime.
Cdo perandori ka pasur nje fund….
Mbeten gjerat per tu deshmuar nga Nasho Jorgaqi…
Nashua kishte shkuar ne Ameriken Imperialiste me pune Partie: voli te dhenat dhe shkroi “Mergaten e QYQEVE”, NJERI NGA LIBRAT ME TE ZINJ TE KOHES SE ZEZE.
Pas 1990-es, Nashaja paska shku serish atje, per te bere film per shqiptaret e diaspores, dmth per Qyqet e Mergates se tij…
Po si s’doli kush atje, ta peshtymte Nashajan, jo pse ia prishi humorin Ismail Kadarese per romanin e 1958-es, por se fyeu tere lirine e enderruar te shqiptareve…
Kishte qene edhe here te tjera ne Amerike, per te studiuar veprimtarine e Nolit e te tjereve, por shkruante vetem ato gjera qe i inetersonin Enveriades, per ta nxjerre Nolin mik te “Djemve te Malit” dhe te “Kumandarit”…deri sa ne Amerike arriti nje profesor i Universitetit te Tiranes, korcar, qe shkroi nje liber origjinal dhe ia rrezoi te tera Jorgos e aq…
Tani na shkruan per te na mallengjyer se Kullat u rrezuan, por Nasho Jorgaqi shpetoi! A thua se vetem Ismail Kadarea do kenaqej sikur te kishte ndodhur e kunderta…
shkrim i dale nga thesi i nje spiuni nderkombetar i cili si beri c’deshi ne kete vend fatkeq, tani guxon ta hedhe veshtrimin neper bote e kryesisht ne USA. Nuk meriton fjale tjeter vecse: rrace muti.
o nasho ne pescara a ke qen?
Jorgaqit, tani i behen kabull te gjitha se mosha e ka bere te veten. Ato punet e pista te meparshme kur do na i rrefeje?
nasho qyqja…akoma gjalle??
Sic duket nuk e keni kuptuar thelbin e shkrimit te xhaxhi Nashos. Duke pare portretin e rrezuar te Leninit atij i lindi ideja qe perandorite lindin zhvillohen e me ne fund vdesin. Po me perandorine Amerike c’do te ndodhe??? Ne gojen e bashkebiseduesit ai ve shprehjen “Amerika nuk vdes kurre”, por me faktin qe pershkruan, (goditjen dhe rrezimin e dy kullave binjake)konfirmon se edhe kjo perandori eshte e vdekshme dhe se hapat drejt ketij evenimenti kane filluar.