Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

11 Shtator 2015, 17:38Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara

Policia njoftoi të enjten se ka arrestuar dy berberë pasi i kapi duke punuar në një dyqan të vogël në Tiranë, dyqan që nuk qe i regjistruar te administrata tatimore.

Sipas policisë, Taulant Hasanaj, 29 vjeç, u arrestua sepse bëri rezistencë ndaj një inspektoreje taksash ndërsa Indrit Lluka, 33 vjeç, u arrestua pasi “u konstatua se zhvillonte veprimatari ekonomike (berber) i paregjistruar në organet Tatimore”.

Në një aksion tjetër, policia njoftoi se ka ndaluar disa kamionë që transportonin bagëti dhe se ka hapur procedim penal në gjendje të lirë ndaj tregtarëve.

Lajmet për arrestimet i dhanë një kuptim të ri fushatës së paralajmëruar të qeverisë kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal, të njoftuar me bujë më 1 shtator por që u shty për disa ditë pasi autoritetet e gjetën veten të papërgatitur.

Në Elbasan, disa fermerë u përballën me konfiskim të duhanit të hapur që po tregonin pasi autoritetet thonë se kjo tregti e duhanit të prodhimit vendës, ilegale por e toleruar prej dy dekadash, po dëmton të ardhurat e qeverisë.

Në një drejtim tjetër, qeveria prezantoi një set me masa shumë më të ashpra kundër evazionit fiskal me ndryshime të kodin penal. Propozimet, të cilat do të duhet të miratohen në parlament, thonë se evazioni fiskal do të dënohet me deri në tre vjet burg, ndërsa aktualisht dënohej me gjobë deri në një vit burg. Bizneset mund të gjobiten me 10 milionë lekë (71 mijë euro) nëse shesin mallra pa faturë fiskale.

Ekonomia informale në Shqipëri vlerësohet se zë së paku 35 për qind të të gjithë aktivitetit ekonomik në vend. Ka një mirëkuptim të përgjithshëm se lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal është e domosdoshme, por shumë i shohin masat e ndërmarra nga qeveria si disproporcionale dhe joefektive.

Disa vërejnë se në Shqipëri ende asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për korrupsion megjithëse korrupsioni perceptohet si i gjithëpërhapur ndërkohë që edhe vetë evazioni fiskal perceptohet se kryhet në masë të gjerë nga bizneset e mëdha të cilat kanë lidhje dhe ndikim politik.

Revista Monitor, publikimi i vetëm ekonomik në Shqipëri, në editorialin e saj në numrin e fundit thotë se lufta kundër evazionit fiskal është e nevojshme por klima e frikës që po krijon ky aksion është shumë shqetësues.

Gjobitja e bizneseve me 10 milionë lekë për shitjen pa faturë fiskale nuk ka kuptim sepse një gjobë e tillë mjafton për të falimentuar çfarëdolloj biznesi, tha Monitor në editorilin e saj. Revista shton se nuk arrin të dallojë nëse këto gjoba do të funksionojnë apo thjeshtë do të rrisin mundësinë e taksambledhësve për më shumë ryshfet.

Editoriali paralajmëron gjithashtu se klima e frikës që po krijohet nga fushata do të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim për shkak se bizneset e vogla kanë aktualisht 90 për qind të të punësuarve në vend.

39 komente në “Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve”

  1. tfgs says:

    shtet bourdhelo,e fillon nga rruajtesit e koqeve[berberet]………!!

    1. dash says:

      Ore Erebara; pse e traumatizone situaten.
      Ku e ke hallin.Shteti njoftoi per gjithcka
      edhe per ndeshkimin qe i pret ata qe nuk e duan
      zbatimin e ligjit.keshtu edhe ti duhej taq kishe kuptuar
      se mos zbatimi ndeshkohet,-Atehere?Sot eshte nevoja te bjme
      te gjithe propaganden e bindshmerise,e te qenit
      korrekt me Ligjin,pra mbeshtetes te shtetit,keshtu
      te gjithe do te dalim te fituar dhe jo te bejme kundershtarin
      ne kete rast do te mbetemi ne vend dhe te ndenjurit
      ne nje vend do vazhdojme te mbajme Ere te keqe.
      Kush ka nevoje te jetoje ne nje shtet kerrem?
      Besoj se edhe ju Gjergji nuk e deshironi nje fat te tille.tung.

      1. ik o xhaxhi says:

        uaaa. po ku e paske pare ti qe te ardhurat nga aktivitete me ato dimesione rrezokan arken e shtetit. pse nuk shkojne te arrestojne ndonje nga ata bobet e medhenj apo atje ti presin koqet e ti japin ti hash. lerini keto pordhe se eshte qesharake te privohet njeriu nga liria per keto budalleqe me keto ligje. na paska dale piktori po insatlon diktaturen ja do ta durojme edhe dy vjet e pastaj do ta nisim atje ku e ka vendin dmth te beje pikutura se per tjeter nuk eshte. ky lajm se cme kujton nje tjeter qe titullohej: Krimi eshte i organizuar, babe e bir rrahin te dehurin. shqiptaret po neveriten nga inkompetenca e keture kasapeve politike e ketyre dr. Adhamudheve te cileve meqe u dhemb syri ne vend ta mjekojne nuk mendohen dy here po e kerrejne, se gjoja do te shpetojne tjetrin

        1. hajdari says:

          Piktori i Rilindjes normal qe do merret me berberet dhe shitesit e pulave, sepse nuk ka bythe te merret me bobat e kontrabandes dhe korrupsionit…

          1. xoni says:

            Po e dini ju kush jane bobat qe nuk ja mban rames te meret:jane shoket tuaj sigurimsa dhe dhe te salikomunistit qe i la te pasuroheshin padrejtesisht,duke na vjedhur ne,duke vjedhur pronat tona ,duke vjedhur shtetin,duke vjedhur cdo pasuri te ktij vendi.
            Po nuk u ngopet more zuzar 25 vjet duke vjedhur edhe tani qe ju kerkojne te paguani dicka per shtetin ,dalin ham hamet si Erebara e co ju mbrojne se po na trembet populli hajdut dhe patriot.
            Sipas ketij faqe petlles,populli nuk duhet te kete frike as nga ligji as qeveria,as nga policia,duhet ti pelqej vetem rrumpalla qe te bejne si te duan.
            Cjane more keta shpellar qe dalin kundra cdo gjeje,apo kane halle se ju iken privilegjet nje pale qe e la kete vend ne nje gjendje te mjeruar dhe erdhi nje pale tjeter qe po krijon privilegje per vete dhe njerezit e vet.Duroni pak kohe pa karrike se nuk ju ftohet bytha,hani ato qe na vodhet 25 vjet se ndryshe ju cojne te hapni kanale ne myzeqe.
            Shpellaret komuniste kjtojne se jemi akoma ne socializem qe ishim i vetmi vend pa taksa dhe mburreshim si firaune,shpellaret komuniste duan te fitojne si ne kapitalizem dhe cmimet apo taksat te jene si ne socializem.
            Ju doni dullen qe nuk guxonte njeri ti kthente fjalen pervec disidentit saliserb.
            Rrace e poshter shterngoni sumatricen dhe paguani taksat,deshet kapitalizem shtrohuni punes dhe paguani.

    2. Kombtarja kuq e zi says:

      Nqse vazhdojn kështu këta rilindasit e bythës,, aty do e hajn nbyth direkt,,, populli i thjeshtë (90% e popullsisë) duron edhe dy vjet ,, pastaj ja fut socialistave mrena edhe ja jep prap salës, mo mir me padrejtsi edhe me buk se me gjasme drejtsi dhe pa buk…
      Edi piktor rama po ta mbajti bytha kape berishën, kape pra kape , o leshqir, kape se ka vra në 21 janar, ka vra në gërdec, i ka q,, nonën ktij populli 25 vjet rresht, kape pa o bole kape, apo nuk ta mba bytha ? Dënoje pra me burg, dënojme pra o piktor,,
      Po pse dënon shitsin ambulat?? Pse dënon berberin? Pse dënon të voglin ?? Filloje nga i modhi pra, filloje nga koka o Edo , jo nga bytha,,, o ,, o,, ça të të them unë ty mo,, e kupto vet ti ?

    3. Ti ekonomisti ekspert i “MADH” Gjergj Erebara, qe paguhesh nga nje rrjet online Lajmesh BIRN me financa pothuaj mbi 70% nga familja Berisha (s’ka gje ne kete BOTE qe nuk merret vesht…OK), ben mire te fillosh FULL-TIME pune ne PD, pasi ke pjese ne dizinformacione Mediatike qe perdor sot PD-SHQUP_i prej mbi 1-vit.
      Turp per Ty dhe kush te afron ne Median shqiptare per ekspert-ekonomie, nderkohe qe je nje nder ato 22-persona qe punojne ne BIRN, qe vetem dizinformoni ne mbi 85% te rasteve per gjithcka shkruani ne Online tuaj. TURP-TURP

    4. vani says:

      disa here kam komentuar ne artikuj me kete subjekt dhe po e perserit;
      shkoni ore tatimore ne tushemisht hoteli me te njejtin emer Tushemishti nuk eshte fare i regjistruar ,,bile akoma me keq tabelen e ka Bar -restorant,dhe 4 katet persiper i perdor si hotel prej 5 vjetesh,ju betohem ata tatimore qe jane caktuar ne ate zone nese nuk veprojne sipas ligjit do jem une ai qe do tju hap procesin kunder tyre,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  2. edi says:

    Ky psikopat kenaqet me fatkeqesite e njerezve. Si.mund ta fusesh ne burg biznedin qe te paguaj prokurorin gjykatesin kur ato leke mund ti mari shteti. Po e neri edhe kete ka per te pefundu keq

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Une s’kuptoj shqipot.. Qeverria ka plot 2-3 muaj ku thote qe deri ne filan date keni per tu rregjistruar dhe pajisur me kase fiskale.. Rrin tregtaret deri diten e fundit qe te mjelin gjithshka.. Te nesermen shkojne te regjistrohen dhe ka rradhe..Sigurisht ka rradhe, po te mjelesh sistemin deri diten e fundit pa taksa e tvsh, do te thote qe po tregohesh hileqar sic eshte bere per plot 25 vjet.. Ankohen se ka rradhe ?!?! Kishin 3 muaj por kur pane qe po fillojn gjobat dhe qeverria e ka seriozisht, o burra te qahemi qe te ken “pak” meshire si gjithmone (model albanez kjo meshira).. JO INFORMALITETIT.. As ata qe shesin duhan e cumcakiza anash rruges e as berberet e me dreq e shejtan kush shet.. S’paguajn taksa..S’ju jep leket mbrapa.. S’ka shtet pa taksa.. S’ka mireqenie me treg pa informalitet..

    Thote Avokati: Keshtu ka qene lere tregun mos u merr me te ky nuk eshte problemi !!! Problemi eshte tek shteti… Ouuu ?!?! Po c’fare e ben nje shtet eficent ?!?! Informaliteti ?!?! Ketyre su dha para Europa thote dhe po mjelin popullin deri sa ta shtyjne si ai “hajvani” tjeter qe beri me fshataret.. C’fare parash do te japi EUROPA kur shef qe je nje shtet me 50% e siper te pa konsiliduar ne treg ?!?! Do para thote Europa, rregullo informalitetin dhe po e rregullove ate, mbase s’do te duhet te marresh borxh.. Si do te japi borxh ajo kur te gjithe paguajn ne te zeze dhe nuk di balancin buxhetor ne menyre zyrtare te konsiliduar.. Avokat, behu me ate Velon se jeni nje moshe, dhe keni plot per te debatuar, SE JENI TIPA QE ZIHENI DHE ME HIJEN TUAJ…

  4. Bardhi Tolabi says:

    Po mire more ,zoti Erebara,qe e ngre shqetesimin e frikes tek Shqiptaret per arrestimet,po friken e atyre Shqiptareve,qytetare apo biznesmene te medhenj apo te vegjel,te cilet jane korrekt me detyrimet ndaj shtetit,por qe nuk i shmangen dot konkurences te pandershme,apo nuk jane te sigurte,ne se shpenzimet qe kryhen e taksat qe paguajne per keto sherbime,do ju rikthehen ne sherbime dhe investime prej shtetit ne dobi te tyre,si t’ja bejme?
    Po te them nje fakt,prej pervojes personale te disa viteve me pare.Kisha nje aktivitet tregetar prane nje shkolle.Paguaja rregullisht taksat, tatimet dhe sigurimet shoqerore edhe pse kisha dale ne pension, e keto pagesa per keto vite plus,nuk me siguruan asnje qindarke shtese ne pension)dhe siguroja aq pak te ardhura sa me plotesonte ato nevoja qe nuk i siguronte pensioni qe merrja.Brenda oborrit te shkolles,nje qytetar tjeter,pa licence,ushtronte te njejtin aktivitet si mua.Ku eshte barazia dhe konkurenca ne kete rast?U ankova tek tatimet,kur me erdhen nje dite per kontroll,(me gjeten konform ligjes)dhe mu pergjigjen:ne per kete pune kemi dale.Dola tek dera dhe po i shihja.Vajten tek ky personi dhe as minimumin nuk bene:t’i thoshin largohu te pakten tani sa jemi ne,por e lane te vazhdonte qetesisht “tregetine”,kete rradhe me izen e tatimoreve.Une e kuptoj se nuk mund te ndaloja asnje dhe as kete te tregetonte si dhe une,por ama me license.E prandaj them,se tregetia e cfardo niveli,duhet me licence,cdo aktivitet sherbimi,berber rrobaqepes,parrukier,hidraulik,elektrik etj,kur kryhet prej nje personi te vetem,duhet te pajiset me licence,te paguaje nje takse fikse dhe te prese kupon tatimor,per sherbimin qe kryen.Keshtu veprohet ne bote.Si mundet te ushtroje profesionin e elektricistit dhe te kete siguri qytetari qe merr sherbimin e nje elektricisti pa licence,i pa verifikuar ne se eshte i afte ose jo dhe te ben instalimet sot e te te vere zjarrin neser,per instalime te gabuara?Pa e dokumentuar kete aktivitet,i kemi hapur rrugen edhe shtimit artificial te personave te papune e me perkrahje sociale,sepse keta mund te figurojne te papune.Ka shume ceshtje,te cilat nuk zgjidhen me nje koment apo artikull,prandaj venia e te gjitheve perpara kerkesave te ligjes,kuptohet me taksa,tatime,sigurime e gjoba te aresyeshme eshte zgjidhja e drejte.Mos trembemi se dikush do mbylle aktivitetin.Ka me qindra e mijra te tjere,te gatshem te nisin nje aktivitet qe i sjell fitim e mban shtepne e familjen me buke

    1. ik o xhaxhi says:

      aahha pse rregjistrimi prane zyres se tatimeve te ben eficent. rrofsh je njesh. fundja shtu jeni te gjithe. nese elektricisti te ve zjarrin kjo do te thote qe je drejtuar te ai i paafti dhe per kete deri diku ke faj vete e mire te te behet, sdq per keto pune ka sigurime ka gjyqe dhe demshperblime.

    2. Xha Lipja says:

      A u ankove per keta tatimoret ti xha Tolabi qe ti kishin hequr nga puna per mos-kryerje detyre, pasi po thua qe e lane te qete ate informalin? Ti vete ke faj qe i le keta tatimore te abuzonin me detyren e tyre!

  5. Ardenica says:

    Zbato ligjin dhe nuk te prek njeri. Kudo si ne europen perndimore dhe ne Amerike qe kemi pare edhe berberi ,qofshin ata kolektiv apo nje individ ka kasen fiskale. Mos u merrni me terrci verrci e te diskutoni pas interesit tuaj ,po zbatoni ligjin. sali rrumpalla i Vicidolit me Ridvan devolliun i hodhen me popmpozitet kasat fiskale ,po si rrumpalle qeveri i la ne heshtje se me shume u duhen votat se sa shteti………
    ZBATONI LIGJIN SI KUDO NE BOTEN PERNDIMORE TE CILEN NUK E LESHOJME NGA GOJA!

    1. Kombtarja kuq e zi says:

      Ta zbatojn ligjin or çun ta zbatojn pse jo..
      Po të fillojn ta zbatojn kompanit e mdhoja iher mër daje pastaj të voglat

      1. Xha Lipja says:

        te mdhojat e te voglat bashke, o ti i komtores

    2. ik o xhaxhi says:

      po ligjin ama qe ka nje arsye qe zhvillon nje funksion, jo idiotizmat prej inkomeptetntesh qe kalohen si ligje. ku e vetmja gje qe bie ne sy eshte entiteti i sanksionit krejt i shkeputur nga natyra e shkeljes qe ndeshkohet. e lereni konkurrencen e pandershme se nuk vjen nga futja ne burg e njerezve po nga paaftesia e atyre qe duhet te bejne e te aplikojne ligjin. dhe qe ta merrni vesh konkurrenca e pandershme si edhe mbrojtja nga ajo eshte kosto e lojes. po fundja juve jeni mesuar nuk e keni problem se shoqeria disiplinohet nga norma prej diktaturash afrikane, rendesi ka qe ne darke te hani nje kore buke se me shume nuk meritojne njerez qe nuk e kane te shenjte lirine pa le per drejtesine qe se dine nga bie. epo mire kerbac doni me kerbacin kenaqeni, ja edhe kerbac po gjeni. ju uroj qe te jeni te gjithe ju qe i broni keto ligje, subjektet e ardhshme mbi te cilet do te aplikohen keto ligje do te thoja drakoniane, po nuk me ben zemra te krahasoj keta pisanjose qurrashe qe jane ne qeveri me legjislatorin e madh e gjakatar athinas, ateher do te kuptoni edhe urtesine e shprehjes e ben qimen tra

      1. xoni says:

        O xhaxhi komunist sigurims i shpelles ,na thuaj sa ke vjedhur ne keto 25 vjet,se u lodhe duke mbrojtur hajdutet patriot.Apo edhe per kete propogande te paguan partia qe duartroket ashtu si duartrokiste salisekretari profesorin e tij enver.

  6. aldo says:

    O qytetar optimist askush seshte kunder taksave po kunder prioriteteve qe qeveria po ndjek. A ke pare ndonje inspektor tatimesh te futet ne burg per te ardhurat e munguara ne buxhetin e shtetit? A nuk jane inspektoret ata qe kontrollojne mbarevajtjen e formalitetit te tregut ne Shqiperi? Para 5 ditesh u kap edhe lokali i gruas se Dash Pezes pa kase fiskale. A degjove gje qe e arrestuan ose e ndoqen penalisht? A ka shkuar njeri para drejtesise per grabitjet qe jane bere e po i behen ketij populli? Keto jep pergjigje pastaj thuaj qe zihemi apo jo me hijen tone

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Aldo, 13 inspektor vetem sonte ne ndjekje penale.. Une nuk them qe fillimi do jete I lehte ku “favorizmi alla-shqiptar” tenton te shfaqet..Por gradualisht gjithkush do vije tek senset e ligjit dhe do e zbatoje ate..

    2. lom deliu says:

      gruaja e Dashit e rru vete e bo dac ??? si ti doj qejfi e skevpse i kerko fature. per biznesin nuk duhet arestu se osgt biznes i madh ebe aty ha ne bosi Ed ???????

  7. alti says:

    Erebara ben pjes ne ata gjoja gazetar ekonimist, qe vetem nxjerrin bishta per cdo reforme qe vet ky karafil (te pakten ne aparence e pranon) .Jam dakort me ty per penalizimin e bisnesit te mesem dhe te madh qe bejne evazion me milona ,por ama qe shteti te funksionoj ,duhet qe ligji te zbatohet dhe cdo kushi ,te paguaje ate detyrim qe I takon .Penaliteti nuk eshte i lehte, dhe te vjen keq qe zanatcinj ,qe vetpunesohen te arrestohen , por ligji duhet te jete i njejte per te gjithe ,ndryshe or Erebar grrici nuk ecen ekonomia. Dhe nuk mbahet shteti.

  8. zaho says:

    tf gopi semes e ke nga eksperienca?

  9. Bardhi Tolabi says:

    @ik o xhaxhi!
    Xhaxhi iken,por i ka akoma mend ne vend dhe jo si ti,qe me duket,as ke patur dhe as ke ndermend te kesh.Po te sqaroj:licensen per profesione te ndryshme,jepen mbi bazen e garancive,se ke nje dokument,i cili tregon se je i afte per kete profesion.Si mund te marressh license taksixhiu,ne se nuk ke nje patente qe je shofer i afte per transport njerzish?Ndersa per te shitur banane e ku di une cfare,nuk ka nevoje per te patur nje dokument te tille.Ti sic duket,do te jesh nje nga keta,shitesit e bananeve…

  10. satana says:

    Po per rrojtoret nuk ka ndonje lajm TEMA se suksesi i qeverise tamam aty ka ngelur ,brisku po i berberit eshte.O popull budall besoni tek shpata e Enverit akoma,se kuptoni se kane vdekur te gjithe ,mendoni akoma se ka shtet qe mirret me berbere,po çfar suksesi,kenaquni me perrallat e Edit.

  11. ILIRIA says:

    Eshte normale qe te zbatohet ligji por jo me reprezalje ose jo ne menyre te befasishme por te miratohet nje ligj duke mare parasysh edhe mendimin e bisneseve dhe i logjikshem edhe per gjobat ndaj shkelsave qe te jete ne propocion te drejte me vleren e mallit ose sherbimit dmth. per berberin apo bisnesin e vogel te behet ligji qe te paguash gjobe 5 fishin e vleres se mallit apo sherbimit edhe per te punesuarit nqs. pagesa per 1 person eshte pagesa e sigurimeve 7000 leke/personi gjobite 5 fish apo 10 fish sepse keshtu si po veprohet do ti falimentojne te gjitha bisneset e vogla, ndersa per bisneset e medha qe bejne edhe evazionin me te madh gjobat te jene nga 10 fish ne 20 fish te vleres dhe keshtu rregullohet edhe sistemi tatimor duke lene edhe afatin e fundit per regjistrimet dhe pajisjet me kasa deri ne 31 dhjetor 2015 dhe nqs. nga 1 janari 2016 kapet nje person i pa regjistruar me license dhe i punesuar ne zyren e punes atehere te zbatohet ligji i miratuar dhe me llogjike. Faleminderit

  12. dritan cela says:

    Arrestime arrestime. vetem te vipat nuk ndodh. ata nuk kane dale as ne aksion. sigurisht miqte e Agim Shehut dhe Adem Rrenges nuk bejne evazion. Cdo muaj plani nuk realizohet per 7 milion $ por ata jane modeli i pastertise !!!!! Informaliteti nuk ekziston valle tek vipat? Apo mikja e ministrit Cani eshte e paprekshme?!!!!

  13. luli says:

    flluat ju gazetar legena o vlla a ke qen jasht shtetit ake pa ti shtet me sy, e ke provuar forcen e ligjit po bollllllll me ankesa e me pretendime leren popullin te flas ne burge ai qe nuk paguan taksat se te gjith jan horra

  14. BOBI says:

    -EDI RAMA-NDJEK RRUGEN KRIMINALE TE TE ATIT- SADIST -KERKON HAKMARJE NE EMER TE KOMUNIZMIT ATEROR.POR MOS HAROJE SE NJE DITE DO TE RREZOHET NGA KALI -DO FUTET EDHE AI NE BURG -DHE DO TI MARRIN CKA ME LACKE E PLACKE.KOSA PER KHAKMARJE NDAJ TIJ DO TE BEHET SHUME ME E EGER SE E TIJA SOT-DHE E PAMESHIRSHME.-NJE GABIM FATAL I KRYEMINISTRIT-EDI-BURG-ESHTE SE NUK E MENDON TE ARDHMEN E TIJ SKETERE-.KJO DHE DO TI KUSHTOJE SHUME ATIJ DHE FAMILJES SE TIJ TE PASUR-.

  15. Ajaxs says:

    Bravo EDI trullose kete popull, shtype, se me shume do te doje. Kete popull po e nenshtrove do te votoje akoma me shume dhe do te doje me shume. Enveri e njifte mire kete popull prandaj e nenshtroje dhe populli e donte me shume.

  16. Antares says:

    Klima terroriste dhe kriminale qe po ndjek kjo qeveri, nuk ka lidhje fare me ekonomine dhe tregun e lire. Une nuk jam kunder taksave dhe detyrimeve, por ka menyra te ndryshme qe kjo te behet pa demtuar ekonomine e rraskapitur te vendit me te varfer ne Europe.

    Ky terror, te cilin do ta kishin zili gjithe diktatoret e botes, do te fuse disa kacidhe ekstra ne arken e qeverise per momentin, por ne planin afatgjate do te tkurre edhe me teper ekonomine anemike ne Shqiperi. Investimet do te pergjysmohen. Shume do te ngelen pa pune dhe shume biznese te rregjistruara do ta mbyllin aktivitetin, si rrjedhoje e abuzimit dhe aksionit te disa injoranteve dallkauke qe punojne ne organet tatimore, te cilet u kerkojne qiqra ne hell bizneseve. Klima nuk eshte e favorshme qe te besh biznes ne Shqiperi, dhe kjo do te kete pasoja te renda. Peshqit e medhenj qe bejne evazion do te vazhdojne qe te bejne evazion, dhe kjo qeveri do vazhdoj te merret me ata qe dalin per buken e gojes, deri sa te zhduket nga ta me vote.

  17. "BALASHI" says:

    Ju komentues kundra informalitetit jeni te cmendur. Une nuk e kuptoj dot logjiken tuaj…

  18. Antares says:

    Te shtoj edhe dicka tjeter, nje ekonomi e sukseshme nuk eshte ajo qe pasuron shtetin por ajo qe pasuron njerezit, sepse te ardhurat shperndahen me mire dhe zhvillimi eshte me i vrullshem. Nuk mund te kete shtet te pasur me shumice njerezish te varfer. Vetem kur ka njerez konfident, me te ardhura te mira dhe me nje jetese mbi varferine, atehere do te kete edhe nje shtet te pasur dhe te forte. Ne Shqiperi po ndodh ajo qe ndodh ne shume vende Afrikane dhe te treta, ku shteti nderhyn brutalisht per te mbushur arken e korrupsionit duke shkaterruar ekonomine. Do ja shohin hairin se shpejti kesaj gjeje.

  19. gjergji says:

    ok paguajme taksa etj po ku skojne keto miliarda leke>
    c jane kaq deputet c eshte ky televizion shqiptar qe bejn qejf me leket tona c jane gjith kto drejtori koti gjth kta drejtora
    c eshte ky teater kombetar qe mbahet me taksat tona
    c eshte kjo ministria integrimit kur te njejten pune e ben ministra jashtme c jan gjith kto njesi bashkiane neper lagje kur eshte bashkia etj etj pa fund
    zyra e drejtori qe paguen nga buxheti shtetit ti kalojne privat tju dali bytha ta shikojne ose te mbyllen urgjent eshte dybluar cdo gje per t fut miqte e te afermit ne pune dhe nuk shkojne leket per pensionet dhe asistence.tendera koti kudo tani mses ministrive per pllaka e shatervane se ato kemi mangut.
    pra shteti ka para me leket fukarenjve per te mbajtur gjith kete dinasti parazitsh
    18 ministri kur vendet me 3 milion banore kane 2 ministri ja kalojme dhe rusis me 250 milion njerez
    pra ju shtrydhni popullin dhe mbani parazite kudo
    pse nuk i mbyllni gjith kto drejtori pa fund etj po kaq deputet si ka as italia me 70 milion njerez >
    pse leke me tendera pa fund qe bejne ministrit vete lyerje ndricmim pllaka dhe bunkeri ne fund qe po ndertohet se dhe ate kemi mangut
    s keni ku te coni leket ju zbukuroni ministrite?mire palmat dhe drita pa fund rinas tirane mund tu bent me pak leke por per te plotesuar dehirat e x u be super si dubaj kur ne kemi shume pune me te medha .
    pse nuk flet asnje per kete piramid gjigande qe vjedh kete popull dhe kta parazit bene qejf marrin rroga e makina e cdo gje
    ja pra o pupull ku shkojne leket tuaja ktheni syte nga sindikatat si e ka gjith bota dhe lejine partite abandonojini
    hyp njera e zbrit tjetra s keni gje ne terzi pervecse votoni prap po ata njerez qe po lu pijne gjakunsi jua kane pire 23vjet.paguani taksa ju per kta politikan qe t ngopin xhepin me tendera koti.

  20. lol says:

    tani u zgjidhen hallet e buxhetit. me qindarkat qe mbledhin berberat…

  21. xoni says:

    Shpellaret komunist,jane shume te shqetesuar per popullin!!!!!
    Pasi e vodhen dhe e ropen per 25 vjet me radhe,tani na dalin ham hamet na qurraviten dhe qajne per hallet e popullit.
    Vodhen,pushtuan tokat e ish pronareve per 25 vjet dhe tani ju vjen keq per ish pronaret.
    Vodhen sa vodhen dhe tani ulurijne se do u mari shteti 2 lek per 100 qe kane fituar.
    vodhen sa deshen tani bejne propogande qe asnje te mos paguaje taksa se po vjen socializmi i salikomunistit.
    Bejne thirrje per te kundershtuar cdo gje,qe populli te mos kete frike nga ligji dhe qeveria,jo se duan popullin kaq shume, jo se jane kaq patriot qe duan vendin e tyre(brockulla),keta e kane hallin tek karrikja qe humben,keta karieriste hajdut dhe kriminel nuk mund ta shikojne bythen pa karriken e pushtetit, se sa per popullin e pame ne se sa e donin kur ishin ne pushtet.
    Zoterinj shpellar komunist duroni pak pa karrike se kjo eshte demokracia:ne ato maja rripa rripa nje here ma hipe njehere ta hipa.
    Lerini edhe keta qe kane ardhur te vjedhin aq sa vodhet ju dhe pastaj ndroni portat,apo nuk e keni keshtu marreveshjen?

  22. tomi says:

    Ska nevoje te merret me rrujtesit berbere shteti ka rref 33 subjekte bosash qe shiten 4 hidocentrale me 1/4 e qmimit me Tvsh dhe I ndjek ne gjendje te lire ,,Nuk e kuptoni qpo ndodh une te dhjedh me thase ti te ngordhesh per buke,,,
    Mire ka thene Ngjela kjo I ngjan tufezimit te 10 bagtive qe ja hoqi
    xhaxhi Enver popullit ne vitin 1980…
    Prishnin shume pune ato 10 bagetite ne mal ,,,Edhe keta berberet prishin shume pune demtojne ekonomine..

  23. A duam shtet apo jo!!!!! says:

    Pa nese punedhenesi e ka instruktuar punemarresin qe ta leshoje kuponin tatimor ne cdo rast…. dhe ky ne nje cast nuk e leshon per arsye te ndryshme (ngarkesa ne pune, rradhet e medha, nuk kupton shume)… dmth mendoni nje biznes qe ka shume dyqane…. Vodafone, AMC, OSHEE, NEPTUN, etjetj… per faj te nje pakujdesie nga punonjesi… merret 10 milino leke te reja gjobe… plus administratori denohet 3 vjet burg.
    SNuk shkon ky muhabet…

  24. Q.S says:

    Kesaj I thone mos bej si bej une po bej si them une.
    Qeveria duhet te jete me realiste se po humb kontaktin me realitetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje