Njihuni me Sali Berishën e Mamurrasit…që e do fort Sali Berishën e Viçidolit!

11 Shtator 2015, 10:02Politika TEMA

Ky është Sali Berisha, por jo i biri i Ram Berishës nga Tropoja; nuk është ish-president dhe ish-kryeministër, por prapë është Sali Berisha.

I ka 80 vite, ka plot shtatë fëmijë dhe ndjehet mjaft i lumtur me emrin e tij, ndonëse gjendjen ekonomike nuk e ka të atillë siç i do i shkonte këtij emri.

Pra, është fjala për një Sali Berishë tjetër, e që është nga Mamurrasi, aty ku Berisha politikan duhet fort.

Në vitin 1996, ka ndodhur që Sali Berisha-president të takohet me adashin e tij të dyfishtë, që ndryshe nga ai, nuk kishte veshur ndonjëherë bluzë të bardhë e te merrej me zemrat e njerëzve, por ishte veshur me kombinoshe tërë njolla vaji e graso, pasi ishte marrë me “zemrat” dhe “trupat” e automjeteve si ish-punonjës në Parkun e Mallrave të Laçit.

“Unë i jam prezantuar ish-presidentit të Republikës, Sali Berisha, duke i thënë: edhe unë jam Sali Berisha, por jam nga Mamurrasi, ndaj ne dy Berishët do të bëjmë historinë”, thotë Sala i Mamurrasit.

Sipas tij, nuk i është besuar ish-presidentit të asokohe, Sali Berishës, se na qenka dhe një tjetër emër si ky, por jo me sozinë e tij.

“Ndonëse jam punëtor, jam demokrat i flaktë si tërë mamurrzakët e tjerë” -i është përgjigjur Berishës së Vuçidolit, Berisha i Mamurrasit.

“Unë jam Sali Berisha i Mamurrasit dhe ti ai tropojani që po drejtoni vendin, ndaj duam të qeverisim mirë nën siglën e PD-së”, citon sërish veten Sala 80-vjeçar, kur i është drejtuar Salës famëmadh në politikën shqiptare.

Dhe teksa e pyet sot 80-vjeçarin nga Mamurrasi i cili jeton në një shtëpi përdhese njëkatëshe dhe me boll probleme ekonomike, nëse i qëndron sërish fanatik liderit të qeverisë së mëparshme, këtij Sali Berishës që sot ndodhet në opozitë, ai thotë se po.

“Me Edi Ramën nuk më lidh asgjë dhe nuk e dua si kryeministër”, deklarohet politikisht Berisha i Mamurrasit, sipas së cilit, edhe nëse Rama mund të qeverisë shumë më mirë nga adashi i tij i dyfishtë, Sali Berisha, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dashuria politike ndaj Salës së Tropojës me banim në Tiranë.

Tërë banorët e Mamurrasit e duan njeriun e mirë Sali Berisha; dhe jo vetëm nga emri, por dhe nga cilësitë pozitive që ai posedon si individ.

Sakaq, dhe bashkëshortja e tij Zylfia tregon për vështirësitë të cilat ka kapërcyer 80-vjeçari që sot jeton me një pension pleqërie me 142 mijë lekë të vjetra nga punët e rënda që ai ka kryer tërë jetës së tij.

“Jam krenare për respektin që mamurrzakët ruajnë për bashkëshortin tim, Sali Berisha nga Mamurrasi”, thotë Zyfia, që nuk ka se si të quhet Liri, pasi ndryshe vetëm një “Guines” i rastësisë i priste dy çiftet.

Tesheshi.com

17 komente në “Njihuni me Sali Berishën e Mamurrasit…që e do fort Sali Berishën e Viçidolit!”

  1. astronomi says:

    fajin e ka berisha..vazhdo mero

    1. Berja Durresit says:

      Eshte dhe nje Sali Berisha tjeter ne Hamallaj te Durresit eshte drejtor shkolle ne se nuk e kane hequr komunistet e mutit.
      Kete Sali Berishenm e Mamursit kam patur rastin ta njoh,kane qen shume vellezer dhe e kane patur shtepine mbi Mamuras me duket se Shperdhet quhet vendi po te gjithe fisi tyre jane njerez te ndershem e punetor dhe jo servile te pushtetit.
      Me behet qejfi qe sot kjo gazete beri nje artikull per kete njeri pamvaresisht se qellimi gazetes ishte per ta vene ne loje kete njeri.

    2. kledon says:

      jo. Fain e ka populli i trash! shum i trash!….

    3. olti says:

      mamuras vetem per vrasje e kane mendjen kta njerez ne kete zone jevgj pa fund dhe njerez derra c do presesh me nga civilizmi i ktyre kur trecereku kan qen bandite dhe kan ber ckan dash vrare e perdhunuar e vjedh
      demokrat ky ka ngel demokracia n doren e nji injoranti e analfabeti qi sdi nga lidhet gomori.t zgjuarit dhe te civilizuarit po ikin nga ky vend dhe po len kafshet dhe injorantet ktu do ishte mire t ishte e kunderta
      mjerim dhe fatkeqsi per kete vend te bukur qe mban keta kafshe parahistorike qe akoma e kan mendjen tek prinjsit e te partia
      sa turp qe jane dhe shqiptar kta katnar.ta kishte emrin gomor do ishte akoma me mire.

  2. Dean says:

    Ja u njofem edhe me S.B 2.0.
    Cfare duhet te bejme tani?!
    D.M.Th.,si mund t’a perdorim informacionin e sa po mar per te nxjerr buken e gojes?!
    Behuni serioz Tema,se lajme te kesaj natyre jane vecse THASHETHEME

    1. Wendy-B says:

      A me duket mua apo kan rreshkit pak keta gazetaret e Temes??!

  3. Kol Tivari says:

    I varfër ekonomikisht, por dhe “i varfër” nga trutë…Sali Berisha i Mamurrasit. Më kujtohet një skenë para disa vitesh, kur ishte mbytur e gjithë Nënshkodra, Zadrima e Lezha, nga hapja e liqeneve të Drinit…(Akuzohej qeveria Berisha për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit) Diku andej nga fusha e Zadrimës, ku shtëpitë ishin mbuluar me ujë të paktën deri tek kati i parë, kishte vajtur Sala (në pushtet), sëbashku me suitën për të parë gjendjen… Ishte dimër, bënte ftohtë. Në një fshat, shikojmë Salën me gjithë suitë, duke ecur në një ledh që dilte pak sipër ujit… Papritur nga një shtëpi e përmbytur, del një plak i reckosur duke ecur në ujë deri në brez, i afrohet Salës poshtë ledhit dhe duke ngritur sytë me përgjerim, i thotë: “Mirëse na erdhe o Komandant, se na ngrofe zëmrat”…(???!!!) Konkluzionet i nxirni vetë

  4. Vita Milo says:

    Vertet istorine lane per te bere l’età dy burra.Per plakun nega Mamurrasi nuk e di se c,far historine la per te bere ne kete moshe ,kurse per plakun tjeter Ish president dhe ish kryeminister e la bere historine .Tani pret dekorimin ne Hage!

  5. abcde says:

    hahahahaha e modhe kjo enveri 2!

  6. Shqiptar Iliro Arian says:

    “I varfer por me nder” si ne kohen e Dulles si ne kohen e salit!

  7. Lëmi Llukës says:

    Ky kafsha nga Mamurrasi ,besnik i verbër i kafshës nga Viçidoli , është injoranti klasik shqipëtar !
    Ne sot , jetojmë në Shqipërinë “demokratike ” të këtyre kafshëve !
    O Zot , ku je ?!

    1. Berja Durresit says:

      O Zot ku je qe ke lene te gjalle kete kafshen nga Lemi LLukes.

  8. kollodoku says:

    Jet te gjate o sali. Po qeke bole komplet. Po ske faj, berish mamorrsi mo, e kuptoni vet ti.

  9. Ardenica says:

    Artikull koti. Kemi par edhe me keq.Nje person qe fliste per Berishen prostitute se politikan nuk eshte….. Shtepine e kishte pa cati e c’binte jashti i binte brenda ,po ne shtyllen qe kishte ngulur ne mes te shtepise per mos iu rrezuar kishte potretin e kurves Sali kur ishte Kryeminister e i tregonte Majlindes cimbilin e lopes. Keto jane shkrime koti.

  10. xoni says:

    Edhe Rama do te bej shtet me keta shpellar,kuku moj loke,keta duhet ti besh njerez njehere pastaj te besh shtet.
    Po ishalla nuk arrin 80 edhe shpellari i Vicidolit se uj te zi ka per ti nxjere Shqiperise.

  11. GAMORI says:

    KY eshte shok i Shabon Norjes ; PRANDAJ E DO SE KA ARDHE NE KETO ANE VEC ME BO SEFA ;POR JO QE RROJ ME DJERSEN E BALLIT !

  12. GAMORI says:

    KY eshte shok i Shabon Norjes ; PRANDAJ E DO SALI, SE KA ARDHE NE KETO ANE VEC ME BO SEFA ;POR JO QE RROJ ME DJERSEN E BALLIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje