Qasja e Shqipërisë ndaj BE: Diskurs kërcënues dhe pak punë

10 Shtator 2015, 19:08Politika TEMA
Qasja e Shqipërisë ndaj BE: Diskurs kërcënues dhe pak

Integrimi evropian’ është pa dyshim shprehja më e përdorur dhe keqpërdorur në politikën shqiptare. Prej vitit 1991, politikanët kanë premtuar ta integrojnë vendin në Bashkim Evropian në çdo fushatë elektorale për shkak të faktit se 85 përqind të popullsisë shqiptare janë të etur për një bashkim të tillë. Politikanët i kanë fituar zgjedhjet në emër të ‘integrimit’, dhe vazhdimisht kanë dështuar t’i mbajnë premtimet. Megjithatë, shqiptarët, si euro-dashës të fortë, edhe pasi kanë pritur dy dekada, ende besojnë shumë se dita e realizimit të aspiratave të tyre po afrohet. Ironikisht, njerëzit që kanë përfituar më së shumti nga ëndrra e popullit janë ata që duken të lodhur e të paduruar me procesin e integrimit në BE.

Nga Fatjona Mejdini

 

Paaftësia e politikanëve shqiptar për të lëvizur shpejt në rrugën e procesit të BE dhe për të përmbushur reformat e kërkuara i kanë detyruar kryeministrat e vendit, ata të së kaluarës dhe ky i së tashmës, që të përdorin gjuhë provokative dhe ndonjëherë kërcënuese drejt zyrtarëve të BE. Në vitet e kaluara, liderët shqiptar kanë parashikuar se do të ndodhin gjëra të këqija në rajon po të mos i bashkohet Shqipëria BE-së. Ata kanë pretenduar se pa integrim në BE, nacionalizmi dhe radikalizmi religjioz do të rritet në vend dhe si pasojë do të ndikojë negativisht në tërë rajonin e Ballkanit. Lajmi i mirë është se kjo gjuhë është vetëm retorike.

Qeveri e re, retorikë e vjetër

Në prill 2013, Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste (PS), dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), i bashkuan forcat për të formuar koalicion opozitar nën emrin Aleanca për Shqipërinë Europiane. Marrëveshja e tyre për bashkëpunim, e përbërë prej 15 pikave, premtoi në mënyrë eksplicite integrimin shqiptar në BE brenda tetë viteve të ardhshme. Tre muaj më vonë, koalicioni Aleanca për Shqipëri Europiane i fitoi zgjedhjet, dhe Edi Rama u zgjodh si kryeministër i ri i vendit.

Një vit më vonë, në qershor 2014, Shqipëria fitoi statusin e kandidatit të BE; pesë vite pasi qeveria e vendit e paraqiti kërkesën. Duke ia dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë, pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, BE më në fund i tha qeverisë së re nxitje thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe shtytje në reformat e shumëpritura gjyqësore.

Por qeveria e Tiranës duket se është më ambicioze. Nisja e negociatave për anëtarësi të plotë është hapi i ardhshëm. Megjithatë, në vend se të punojnë shumë në këtë drejtim, po praktikohet retorikë shqetësuese kundër BE dhe Evropës së sotme.

Në korrik të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistë me Financial Times, i tha gazetarit se Evropa ka nevojë për Ballkanin, për shkak se nëse rajoni lihet jashtë procesit të zgjerimit, siguria e Evropës do të dobësohet si rezultat i radikalizmit religjioz. “Një i ri në Tunis ose Tobruk mendon se nuk ka të ardhme; por në Shqipëri ylli në qiell është Evropa”, tha ai. “Nëse BE nuk ndodh siç po pritet, do të ketë mundësi shumë të mëdha për islam radikal”.

Rama duket se po përdor dobësinë e Evropës drejt kërcënimit të radikalizmit religjioz për të arritur qëllimin e tij. Megjithatë, kur këto fjalë thuhen nga kryeministri i një vendi ku muslimanët përbëjnë shumicën absolute, atëherë pranohen si kërcënim.

Pas përdorimit të kërcënimit të radikalizmit nga ana e tij, në gusht Rama filloi të përdorte kërcënimin e nacionalizmit kur foli për gazetën austriake der Standard. Ai ia rikujtoi gazetarit gjakderdhjen që ndodhi në Ballkan, dhe u kërkoi zyrtarëve evropian të mos vazhdojnë të shohin aktivitetin në këtë pjesë të kontinentit si “diçka e zakonshme”, duke kërkuar kështu më shumë vëmendje nga partnerët e BE.

Kryeministri tha në një intervistë se “Evropa e ka humbur rrugën” pasi që po vepron pa ndonjë strategji. “Nëse Evropa vepron vetëm në mënyrë taktike, mund të ndodhin gjëra të këqija përsëri”, tha ai, pa dhënë shpjegime të mëtejme. Rama përforcoi retorikën e tij përsëri në një intervistë për gazetën italiane Il Mattino me 30 gusht kur tha: Evropa ështe e humbur në egoizëm, nacionalizëm, dhe taktika politike e zgjedhore që konsumohen në vende të caktuara të BE”.

Kjo nuk është hera e parë që Evropa ka pranuar mesazhe të tilla nga Shqipëria. Në shkurt 2013, ish-Kryeministri Sali Berisha, deri sa fliste në Konferencën e 49 të Sigurisë të mbajtur në Mynih, tha se Evropa po toleronte rritjen e ‘fobisë ndaj shqiptarëve’ në rajon. Ai sugjeroi se Evropa duhet të përdor procesin e integrimit si ilaç për mosmarrëveshje të vjetra ballkanike.

Berisha tha se shqiptarët ishin të shpërndarë në pesë shtete të Ballkanit dhe nëse nuk trajtohen mirë brenda atyre vendeve atëherë do t’u ipnin “bashkimin kombëtar” të gjithë shqiptarëve si alternativë. “Kur gjermanët dhe francezët iu bashkuan BE, e bënë nën një atmosferë të fuqishme të pajtimit, dhe i frymëzuan kombet tjera evropiane”, tha ai. “Kjo nuk ndodh në rajonin tonë”.

Një vit më vonë, Berisha pranoi në një postim të gjatë në Facebook se gjatë kohës kur ishte në fuqi, i raportonte organeve dhe zyrtarëve të BE për shkelje dhe komplote të supozuara të Komisionerit të Zgjerimit të BE, Stefan Fule, kundër procesit të integrimit shqiptar. “Fule është diplomat çek i shkollës ruse”, tha Berisha. “Është serb-dashës i flakët dhe majtist i pastër”.

Eksodi shqiptar dhe reformat e papërfunduara

Në korrik 2015, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, në një vizitë zyrtare në Tiranë, mbajti konferencë të përbashkët me Ramën, dhe në të u pyet për datë specifike kur mund të pritet që Shqipëria të nis negociatat hyrëse me Evropën. “Nuk mund të kërkoni integrim me BE në një kohë kur qytetarët e juaj kërkojnë azil në vendet e Evropës Perendimore”, tha ajo.

Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, nga 1 janari deri me 31 korrik, 29,353 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani. Përkundër faktit se Ministria Shqiptare e Punëve të Brendshme i kundërshton këto shifra, duke argumentuar se shumica e këtyre njerëzve ishin shqiptarë që jetuan në Greqi, askush nuk mund të mohojë se një numër i madh i njerëzve duan të ikin nga vendi. Siç thotë artikulli, varfëria, papunësia dhe mungesa e mundësive janë faktorë kyç në ikje e njerëzve nga vendi.

Për të bërë progres drejt integrimit në BE dhe për të nisur negociatat hyrëse, Shqipëria ka një listë të kërkesave vendimtare që duhet t’i përmbush. Reformat gjyqësore janë pika kyçe për fuqizimin e pavarësisë dhe llogaridhënies së sistemit problematik të vendit. Qeveria shqiptare dhe shumica e saj në parlament ende nuk ka arritur të pajtohet me opozitën që të ecin përpara me këtë detyrë të rëndësishme.

Gjetja e zgjidhjes për luftimin e korrupsionit të papërmbajtshëm është element tjetër i rëndësishëm i kërkesave të BE për qeverinë shqiptare. Edhe pse disa hapa janë bërë në këtë aspekt, ende ka mungesë të regjistrit të qartë të ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë që janë akuzuar për korrupsion. Deri më tani, individët e vetëm që janë dënuar kanë qenë zyrtarët e ulët; asnjë zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion, i kaluar ose i tashëm, nuk është hetuar.

BE gjithashtu kërkon nga Shqipëria që të ndërmarrin masa kundër krimit të organizuar. Qeveria duket e fokusuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, por më shumë kërkohet edhe në këtë aspekt. Ka shumë punë për vendin sa i përket rritjes së kapacitetit për të luftuar krimin, veçanërisht pasi Shqipëria konsiderohet si udhëkryq i përdorur për të eksportuar kriminalitet prej Lindjes në Perendim.

Dialogu politik në mes të qeverisë së koalicionit dhe opozitës konsiderohet si vendimtar për arritjen e këtyre qëllimeve, siç është edhe përfshirja e shoqërisë civile për të ndihmuar me këto reforma kyçe.

Përveç kërtyre sfidave, Shqipëria duhet edhe të vazhdojë me rritje stabile ekonomike dhe të jetë e aftë të tërheq investime të huaja, gjë që mund të ndihmojë me uljen e nivelin të papunësisë.

Me gjithë këto sfida që e presin vendin, do të ishte më mirë që politikanët shqiptar t’i fokusojnë energjitë e tyre në reforma të vërteta, se sa në kërcënime të maskuara dobët drejt BE. Është e qartë se qeveria dhe çdo institucion tjetër shtetëror kanë ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të shpejtohet integrimi i Shqipërisë në BE./ KOSOVO 2.0

10 komente në “Qasja e Shqipërisë ndaj BE: Diskurs kërcënues dhe pak punë”

  1. E verteta says:

    2 PLEHRAT E POLITIKES SHQIPTARE. Skizofreni me kokebolin….

  2. Pelasgian says:

    dhe kur te bo shantazh shqiperia dije se ka per te shku gjaku deri ne gju (te mizes)…….prrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

    si tha lushnjari ……ore cfare ere ka gjaku ……

  3. Dean says:

    Nuk e di se cfare moshe ke,moj Fatjona,po problemi nuk qendron ke Paaftesia e politikaneve,por ke Defektet e Pariparueshme te popullit Shqiptar.
    Shpresoj t’a shofesh boten Shqiptare nga ky kendveshtrim,pasi kjo historia me “politikan te keqij” eshte aspak Produktive dhe teper siperfaqesore.
    Ndersa “toni kercenues” i zotit Rama eshte me teper 1 Britme Dhimbjeje e 1 dhelpre te rene ne cark,se sa Kercenim.
    Po nejse,Fatjona,nejse.Ti pac Uratat qe more penen dhe letren dhe shkruajtje dicka,por me duket se I kushton me shume rendesi Racionales,se Realitetit Shqiptar.

  4. petro says:

    As mund te mendohet nje integrim i shpejt ne BE.Qeveritanet tane vazhdojne te manifestojne mentalitetin enverian ne politiken me kuadrin.Fobi dhe vetem fobi per te arsimuarit ne perendim.Tashme perendimoret e kane kuptuar fare mire kete.Edhe ndonje qe eshte ngjitur lart per shkak te origjines komuniste, edhe pse ka mbaruar ne perendim, manifeston boshllek ne sjellje.Vazhdoni te notoni ne ujrat e Enverit.Madje kercenojeni Europen.Po administraten vazhdoni ta mbushni me injorante militante, me dembele bosh me diploma te blera nga baballaret bosa hajduter.Me nje administrate te tlle asgje nuk realzohet.Shkretetire e Karakumit.

  5. Gregor says:

    Per autoren e shkrimit:
    Kujt i thoni ‘diskurs’ ju nga krahina juaj? Apo e ke mesuar shqipen si ghuhe te dyte dhe e ke te pamundur te shmangesh fjale te tilla si ‘religjion’, ‘eksplicite’ apo ‘stabile’? Kur gazetaret rendin mbas fjaleve te huaja dhe i futin ne gjuhen shqipe lehtesisht, pa e vrare mendjen shume per ruajtjen e pastertise se saj, atehere c’mund te presesh nga populi i thjeshte?
    Per redaktorin:
    Po ti mor djale, di te dallosh njejesin nga shumesin? Nuk shkruhet ‘politikanet shqipetar’ por ‘politikanet shqipetare’.
    Dhe ‘kerkesat duhet t’i permbushe’ jo ‘permbush’. Zgjedhimi i foljes mesohej dikur ne klasen e peste.
    Mbi cfare kriteresh perzgjidhen tani gazetaret dhe redaktoret? A nuk duhet te kene mbaruar gjuhen shqipe me rezultate te shkelqyera? Po ne interviste nuk merren? Nuk testohen? Apo rrofte babi me pune te mire!! Mire ne socializem, por edhe ne kapitalizem, njesoj veprojne shqipetaret?

    Ndersa persa i perket temes se shkrimit, kjo autorja i paska shtene dridhmat Edi Rames tani. Kush e di si po i shkojne djerset kryeministrit tone nga ky shkrim?!! Te era keto qe the ti moj zonje, cereku i popullates i di shume mire po nuk vepron, ndersa trecereku nuk i shkon as deri tek gjysma shkrimit tend sepse nuk ka ngritjen e duhur kulturore per te tretur tema te tilla, apo edhe per t’i bere pershtypje se c’ben qeveria. Perndryshe nuk Enver Hoxha do kishte dhene doreheqjen mbas vitit 1956, ndersa Sali Berisha do t’a kishte lene politiken mbas vitit 1994 dhe do ishte harruar. Ne si popull kemi shume pak kerkesa, edhe ndaj vetes, dhe nuk behemi dot bashke per interesa te perbashketa. Jemi percare ne shekuj, per pune feje, per pune pasurie, per pune pushteti, dhe tani se fundi edhe per pune partie. Eshte e lehte t’a kthesh shqiptarin kunder shqiptarit. Pa pike turpi, nje shqipetar mysliman e shan nje shqipetar ortodoks apo katolik ‘yy kaur i derrit’, duke perdorur te njejten shprehje qe perdorte turku osmanlli ndaj tere shqipetareve kur ishim te tere te krishtere. Ndersa ne duam te hyme ne Europe me mentalitete mesjetare, me nje korrupsion anadollak, me qeveritare apo deputete qe bejne si te duan dhe nuk kane frike nga elektorati, dhe me nje nivel kulturor te popullates rurale qe shkon deri tek thenia qe degjohet rendom ne kafenete tona: ‘Po te doje Europa na mban edhe me therrimet e saj. Cfare na ka Europa ne dy miljone shqipetare? As nuk i rendojme fare.’ Ja si duam te hyjme ne ne Europe – si parazite. Ndersa Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe te gjithe ata qe kujtojne se jane ‘baballaret e kombit’ (nuk e di pse e kane kete mendim) tallen me kombin sepse kane mundesi te tallen, kur shohin njerez qe therrasin si te cmendur emrat e tyre neper mitingje qe me ngjajne me mitingjet anti-amerikane ne Pakistan apo Iran.

    1. Pjatalaresi ne Austri says:

      I ke thene te gjitha. Nuk kam se cfare te shtoj. Ky koment tregon se ka akoma disa kokrra ne Shqiperi, te cilet nuk i ka budallallepsur as e majta dhe as e djathta. Megjithese nuk te njoh po te them: Falemnderit MIK

  6. GerdecBomba says:

    Prit beg se ka hendek.

    Baxhanakun s’e njof gruja m’tha ish n’migrim. T’them un tyja absolut t’garrrantoj un tyja.

    Un te du ty ti m’do mueeee. qyttari pari me ne fitojn t’gjith perpara me dur t’pastra shuko shoku t’them un tyja shkojm n’europ t’garrrantoj absolut.

  7. SHQIPE says:

    Te lumte pena Gregor ,me eshte bere zakon tani qe me te dalluar keto idjotesirat gramatikore ose zevendesimin e fjaleve shqipe me ato te huaja me neveveritet artikulli sebashku me ate qe e ka shkruar . Perse e bejne valle , per te cuditur te paditurit e gjuheve te huaja apo per ti dhene nje hije te pakuptimte misticizmi nje artikulli banal me gabime trashanike gramatikure?Nuk e kam kuptuar asnjehere ,si mund nje gazetar te perdore kaq huazime te panevojshme e si me kaq gabime trashanike.Nje gazetatar qe nuk njeh shqipen eshte si nje guzhinier qe nuk dallon dot vajin e ullirit nga vaji i makines e helmon klientet.KRIMINELE!

  8. islami says:

    te gjithe ja hedhin fajin qeverive,sipas kokes dhe kapelen,sille ketu dhe kryeministrin me te sukseshem te botes prap nuk behet me kete popull,shqiptaret e kane mendjen ke te vrasin neser,kujt t’ja hedhin,ke te genjejne,sikur eshte 1 prilli gjithe vitin,pike muhabeti njerez hajdute dhe shume te mencur.

  9. Demo says:

    Eshte nje shkrim sa per te kaluar radhen.Nje analize e kote per nje problem madhor. Evropa eshte evrope nuk eshte Shqiperi dhe aq sa ka bere eshte e cuditshme. Kjo per vete faktin se ne 23 vjet Shqiperija ishte ne Ender dhe me e keqja shume here I bente karshillek Europes duke genjyer popullin e vet. E verteta eshte se tani eshte zgjuar dhe ka pak autoritet dhe per kete falemi nderit Zotit Rama. Per kete person kam nje keshille: Ashtu sic mendon per Shqiperin ne kuadrin europian Te bej me shume per popullin e vuajtur Shqiptar dhe ekonomin Shqiptare qe Europa mos te tallet me.zoti Rama popullin e ke me vehte puno per te se do te jesh per jete i nderuar. filloje sa me shpejte me problemin e Drejtesise.Njerzit Hipkrit dhe hajdut duhet te dalin para gjyqit dhe te denohenashtu sic po ndodh me ish kryeministrat e shume vendeve te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje