SHKRESAT/ Bode dhe Naço janë përplasur për favoret e CEZ: Bode ka ulur çmimin, Naço ka kundërshtuar

10 Shtator 2015, 20:03Politika TEMA
SHKRESAT/ Bode dhe Naço janë përplasur për favoret e CEZ:

Ish- ministri i Finacave, Ridvan Bode dhe ish- ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, kanë pasur qëndrime tërësisht të kundërta, lidhur me favorizimin e kompanisë CEZ në vitin 2012, për t’i ulur nga 2.83 lek për kilovat, në 2.2 lek për kilovat, çmimin me të cilin CEZ do të blinte energjinë nga KESH. Beteja e shkresave është zhvilluar në 5 prill të vitit 2012, ndërkohë që çmimi për vitin në vijim ishte vendosur qysh në dhjetor 2011, në masën 2,83 lek për kilovat. Ulja e çmimit me 0,6 lek për kilovat dhe me fuqi prapavepruse për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, ka ardhur pas lobimit të kompanisë CEZ me anëtarët e ERE dhe favorizimet që u kishte bërë anëtarve të qeverisë shqiptare, përfshi dy kompani të afërta me familjen e Sali Berishës, për të qenë ndërmjetëse në mbledhjen e borxhit të vjetër të CEZ.

Më 5 prill 2012, ish- ministri i Financave, Ridvan Bode, ka miratuar sipas një dokumenti zyrtar, uljen në 2.2 lek për kw, për furnzimin e CEZ nga KESH, nga 2,83 që ishte në fuqi ndërkohë, si dhe njohjen e borxhit të keq në masën 16.8 për qind të kësaj kompanie, që buronte nga kontrata e shitjes.

Në argumentet e tij, Ridvan Bode përmend situatën e vështirë financiare të CEZ, shkaktuar sipas tij nga vendimet e ERE, dhe situatën e keqe energjitike në vend dhe si pasojë e regjimit të shirave në veprat hidroenergjitike.

Në të njëjtën ditë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço, po përmes një dokumeni zyrtar, hedh poshtë propozimet e ministrit të Financave Ridvan Bode, me arsyetimin se “nuk është e argumentuar sa është vlera që dëmtohet KESH dhe buxheti i shtetit nga ky veprim, ngaqë shifrat që Bode përmend nuk i ka të specifikuara, por i ka në përqindje”.

Enti Rregullator i Energjisë kishte vendosur në dhjetor të vitit 2011 tarifat e furnizuesit publik me shumice te energjise elektrike per periudhen 2012-2014, në vlerën 2.83 leke per kwh;

Ndryshimi i këtij çmimi në qershor të vitit 2012 dhe me fuqi prapavepruese për periudhën janar 2012- qershor 2012, është jo vetëm i paargumentuar ligjërisht, por dhe një dëshmi e kapjes së shtetit nga CEZ për shkak të favoreve që u ka bërë zyrtarve të lartë të shtetit shqiptar, përfshi familjes Berisha, duke licensuar disa kompani ndërmjetëse të lidhura me ta, si mbledhëse të borxhit të vjetër. Më e shpërblyera dukej se ishte Breçani, pronarët e së cilës kishin dhe një kompani të policisë private, që u përdor nga Berisha për të pergjakur kryeqytetin më 21 janar 2011.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se një shumë prej 1.5 milion euro e dhënë si studim tregu për kompaninë e Kastriot Ismailaj, është përdorur për të korruptuar zyrtar të ERE që ranë dakord për këtë ulje çmimi, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Debatet e sotme në Kuvend e bënë më të qartë këtë situatë, pasi deputeti Erjon Braçe paraqiti faktet, se si Berisha ishte vënë në shërbim të kompanisë çeke në dëm të buxhtit të shtetit shqiptar. Ish- kryeministri Berisha i nervozuar u mbrojt duke thënë se ai nuk i ka borxh askujt, as ndonjë prostitute dhe as ndonjë zyrtari apo burri shteti./ M. Baze

Letra miratuese e Ritvan Bodes

Letra kundershtuese e Nasip Nacos

Faqe2. Letra kundershtuese e Nasip Nacos

15 komente në “SHKRESAT/ Bode dhe Naço janë përplasur për favoret e CEZ: Bode ka ulur çmimin, Naço ka kundërshtuar”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ja dhe shkresa e qarte kush e ka ulur cmimin per perfitime personale duke futur banda per mbledhjen e borxheve.. A ka procedure parlamentare te ulesh cmimin e energjise me nje firme ?!?! Ku e kemi KLD-ne ne kete rast ?!?! Si e ulke cmimin pa e kaluar ate ne parlament dhe te shqyrtohet ne menyre transparente.. Kjo eshte nje shkelje e rende ligjore nga ana e ish ministrit te financave duke urdheruar nje kompani te bej nje ndryshim te cmimit duke dhene direkt efekt ne xhepat e taksapaguesve.. Naco e paska rrefuzuar ne menyren me korrekte se nuk ka asnje argument me transparence.. Po dalin fletet e qepes nje e nga nje..

    1. Gesti says:

      dihet qe gjithmone prishen per pazare keta jo per parime
      http://bit.do/pazaret-mes-ministrave-video

      1. altin says:

        Ketu mungon shkresa me e rendesishme. Ajo qe ERE ka derguar tek Naco. Sidoqofte keto jane perralla. Kush e prishi kontraten me CEZ dhe i coi ne Arbitrazh e i hapi ceshtje penale CEZ dhe gjithe kompanive qe mblidhnin borxhet ? Berisha ! Kush i mbylli ceshtjet penale dhe u terhoq nga arbitrazhi duke oaguar CEZ-in me parate tona ? Rama ! Beni vete llogarite kush ka bere pazar e kush jo.

  2. Roberto says:

    Merruni kot me Berishen,se ai PLEHRE PO PI KAFE NE KETE MOMENT NE LOKALIN “LURA “PRANE VILES SE TIJ NE GJIRIN E LALZIT.E KAM PERBALLE KETE MONSTER QE ESHTE KRRUSUR SI SHTRIGAN!

    1. Dean says:

      Futi 1 gelbaze ne Surrat nga ana ime.
      Te falenderoj para kohe per plotesimin e kerkeses time.
      Zoti te Bekofte,por mos harro me e peshty ate Barbar.

  3. alti says:

    Keto letra ti kalojne prokurorise ,dhe te dale e verteta ,per hajdutllekun e CEZ -it ,qe eshte qime floku me malin e hajdutlleqeve Berisha -Bode .

  4. Aua ;) says:

    Berisha, Bode e te tjere hajdute jane te qete, sepse sistemi i drejtesise eshte me i zi se vete politikanet tane! ?

  5. Edi Rama behu burrrrrrre says:

    Shkresat ne fjale jane nje fakt i qarte qe Qeveria Shqiptare bente cfare te donte me ERE-n. Keto jane provat qe ERE e shkaterroi teresisht sistemin energjetik Shqiptare bashke me Qeverine Shqiptare duke ndryshuar cmimet sipas qejfeve te saj dhe jo sipas nevojave te tregut sic ndodh kudo ne Evrope.

    Ne momentin qe CEZ ka hyre ne Shqiperi ajo e blente energjine nga KESH me cmim 1.48 Leke/KWh (e kini te verifikueshme ne ERE), nderkohe qe qeveria nga 2009 deri ne 2012 e dyfishoi cmimin e energjise qe shiste KESH ne kurriz te CEZ dhe fakti qe ne 2012 ERE miratoi cmim 2.8 leke per KWh tregon hapur qe ne kurriz te kompanise CEZ jane bere lojra te paimagjinueshme nga Berisha dhe Meta per ti bere presion kompanise CEZ ti paguante bakshish Metes dhe Berishes.
    Keto jane fakte ne drite te diellit. Ne momentin qe CEZi ne Prage mori vesh horlleqet e ketyre dy plehrave (Meta-Berisha ne bashkpunim me ish drejtorin e CEZ Hajsek) gjeja e pare qe beri ishte qe direkt ne 2012 hoqi Hajsekun me ceremoni dhe ne vend te tij vendosi nje menaxher te pakorruptueshem (te gjithe qe kane punuar ne CEZ mund ta konfirmojne kete per pasardhesin e Hasjekut). CEZ Praga gjithashtu alarmoi aksionerin e vet per padrejtesite qe po i beheshin ne Shqiperi dhe ne 2012 ka ardh kryeministri Cek dhe i ka thene Berishes dhe Metes se nuk mund te bejne lojra me CEZ-in. Ne vere te 2012 qeveria i dergoi nje leter EREs ku i thoshte te rregullonte gabimin, por nderkohe ishte shume vone, CEZ e kishte marre vendimin (kete ma ka thene vete Bode ne tetor te 2013).

    Meta Bersha jane ujqer te korrupsionit dhe gjakpiresit me te medhenj ne Shqiperi. Sot EFT, GSA, dhe dy kompani te Metes per verifikimin e matesave po bejne kerdine me OSHEE dhe asnje nuk flet as nje fjale pasi edhe Berisha eshte i kapur totalisht me gjithe familje nga serbet e EFT dhe GSA.

    Sa kohe qe Meta dhe Berisha jane aktive ky vend eshte i pashprese!

  6. qiu says:

    Me teper se e mjaftueshme per nje aktakuze kundrejt
    Z. Bode.
    Krim ekonomik me efekt “afatgjate ” per ekonimine shqiptare.
    Diku tjeter padiskutim Burg per shperdorim detyre.

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Po flasim per ceket te cileve Rama u fali 600 milione euro?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Trego provat si puna e ketyre LETRAVE ZYRTARE thAnAs..

  8. gezim says:

    Nuk duhet habitur pasi maxhoranca disponon te gjitha provat e duhura e gjithcka cfare i duhet per ti vene para ligjit berishen e sejmenet e tije. Por vullneti mazhorances per drejtesi eshte i dyshimte, pasi perdorimi ketyre provave vetem ne rastin e vetembrojes eshte i ulte. Mos denancimi ketyre krimeve mafjoze nga mazhoranca eshte faj, e mban pergjegjesi ligjore ne raste mos denancimi. Po te shikoni vendimet e KM nga berisha qe nuk jane bere publika do vini duart ne koke dhe do pyesim pse i ruajn?! pse e mbrojne me heshtje berishen?! Hajduti dhe mos denancuesi indirekte jane bashkepuntore.

  9. maxi says:

    interesohuni se ku ndollet ku Sokol Ramadani edhe e shihni si zberthehen gjerat seky zoti ramadani eshte nipi i Dr ferit hotit ambasadorit te salen ne Malajzi e indonezi nga ku edhe sala i ropi ato te quajtura banka islamike hahahahaah

  10. zeni says:

    Nuk eshte ky favori me i madh qe i ka bere CEZit Bode e Berisha. Bode i “caktonte” perqindjen e humbjeve qe te paguanin me pak tatime. Kerkoni e do gjenoi cudira. Ketu fle lepuri.

  11. Epic says:

    PO po na nxirrni fakte, po cojini more ne prokurori sa na cani veshet me fakte. I dime aq mire sa edhe ju nuk kemi nevoj te degjome faktet por cojini ne prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje