Debati për CEZ, Braçe “nxjerr” Berishën nga salla e Kuvendit

10 Shtator 2015, 14:03Politika TEMA

Seanca e sotme parlamentare është shndërruar në një shkëmbim akuzash dhe kundërakuzash mes pozitës dhe opozitës.

Deputeti Sali Berisha tha se nuk i detyrohet askujt asnjë qindarkë dhe akuzoi kryeministrin Rama se aferën më të madhe me CEZ e ka bërë ai.

Ka qenë deputeti Erion Braçe që i është përgjigjur Berishës nga foltorja e Kuvendit me dokumente që  sipas tij faktojnë abuzime dhe favore të Berishës në CEZ që arrijnë deri në 220 milionë euro.

Braçe tha se Berisha ka shkatërruar sistemin elektro-energjitik në vend, dhe për këtë duhet një hetim gjithëpërfshirës.

I ndodhur në këtë situatë, Berisha ka preferuar të lërë sallën e Kuvendit pa pasnjë shpjegim

“Berisha i shkaktoi dëme të mëdha sistemit elektro-energjitik. Për këtë duhet të bëhet një hetim

gjithpërfshirës. Duhet të hetohen ministrat. E dini si ka ndodhur? Privatizimi i OSHEE ka ndodhur pas

takimit të Berishës në Pragë. Berisha ka bërë favore në shuma me mbi 220 milionë euro” tha Braçe

6 komente në “Debati për CEZ, Braçe “nxjerr” Berishën nga salla e Kuvendit”

  1. emigranti says:

    Brace ka ardhur koha per vepra dhe jo per llafe.Llafe degjojme perdite kur do te pasohen nga vepra.Fullani ja hodhi.si ka mundesi si kurr ne asnje vend ndodhin gjerat nga me te cuditshme dhe nuk denohen keto monstra.p, e pabesueshme.

  2. alti says:

    Brace ke shume fakte per abuzimet e ish qeverise se Saliut ,por me Ramen ne krye dhe Llallen ne krye te hetimeve ,zor se hapen dosjet .Keto kerkojani kryeministrit ,qe ka te gjithe autoritetin ligjor ,qe te aktivizoj organet e hetimit . Ai. nuk vepro n ,gjejeni ju se cfar e pengon Ramen ,mundet Meta dhe ka friken e prishjes se koaicionit .Po ter jete burre tre dale ne zgjedshje te parakoheshme ,ndoshta lirohet nga zgjedha e Meters .per te shkaterruar korrupsionin ne drejtesi. Po ter kish qene Saliu me gjithe keto fakte kundra jush ,prej b ythe do ju kapte dhe do ju pellciste mbrenda .Inat mund ta kemi ,por per te qeveris nuk pyeste per asnji.

  3. Jimmy Gorreja says:

    Brace kete e dine shumica e shqipetareve. Ty bravo te qofte per fjalet. Problemi qendron; a do te denohen per keto qe kane bere?

  4. y,yyy says:

    O njerez,Brace me shume se kaq nuk ban dot me,Tani e ka rradhe Prokuroria,,qe vet Sal leshi I ka emeruar,,Fundi duhet,,

  5. y,yyy says:

    Fundi dihet, me falni

  6. daniel says:

    Rama duhet te denoje Sali dhe kompani dhe te jete i sigurte qe ne zgjedhjet e ardheshme nuk do te kete me nevojen e Lsl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje