Gati plani për “shkrirjen” e Durrësit me Tiranën, pagëzohet me emrin Durana

10 Shtator 2015, 09:11Politika TEMA

Një plan që projekton zhvillimin e integruar të Rajonit të Tiranë Durrës është bërë gati nga Ministria e Zhvillimit Urban.

Plani Durana që është një bashkim i emrave të Tiranës dhe Durrësit synon projekte të përbashkëta të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit , energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik.

Plani tani është në fazën e konsultimit dhe në themel të tij ka krijimin e një sistemi për të përbashkët logjistik.

Rajoni “Durana” është porta hyrëse e Korridorit 8, pikëprerja e aksit Veri- Jug dhe porta hyrëse e rrugës së Arbrit dhe si e tillë ajo duhet të menaxhojë flukset kombëtare dhe ndërkombëtare, tokësore, detare dhe ajrore.

Në këtë plan parashikohet ndërtimi i klasterit të logjistikës. Krijimi i strategjisë së transportit për lëvizjen e mallrave dhe krijimi i nyjeve të magazinimit dhe përpunimit të mallrave është në fokusin primar të zhvillimit të Rajonit Durana.

Aeroporti dhe transporti ajror dhe porti janë planifikuar të lidhen me rrjetet multimodale të logjistikës.

Do të vihet në eficensë aksi në veri të rajonit, Vorë-Kashar-Vaqar-Arbanë –Elbasan.

Do të ndërlidhet rruga e Arbrit me Korridorin 8. Aksi i Ndroqit do të kalojë në konservim dhe do të evidentohen polet logjistike rajonale.

Do të krijohen barriera të forta për moslejmin e zhvillimit rural ose urban në zonën e ndërveprimit ajror në aerport. Gjithashtu do të planifikohen hapësirat për shtimin dhe zgjerimin e aeroportit të mallrave dhe të pasagjerëve.

Rrugët rajonale të Durana janë planifikuar të funksionojnë si një rrjet i ndërlidhur ndërveprimi, duke ndihmuar në përshpejtimin e daljeve të produkteve bujqësore në treg si dhe duke bërë të mundur ndërlidhjen më të mirë të nyjeve të përpunimit dhe magazinimit të mallrave.

Ndërlidhja e akseve rurale me akset kombëtare do të ndjekë hierarkinë e hyrjeve dhe të daljeve në rrugë sekondare e më pas në ndërlidhjen me akset kombëtare për të shmangur daljen e mjeteve bujqësore në akset kombëtare. Rrugët rurale janë planifikuar të lidhin nyjet ndërqytetëse të transportit me ndërlidhjen e magazinimit të mallrave.

Ministria e Rregullimit të territorit sqaron se, plani Tiranë-Durrës është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Tirana dhe Durrësi janë qytete që kanë pasur një zgjerim në shtrirjen e tyre dhe tendenca është që këto qytete të takohen. Zona ndërmjet është një nga zonat që ka pasur një zhvillim të vrullshëm formal dhe kryesisht informal. Zhvillimet kaotike dhe pa vizion kanë dëmtuar rëndë peisazhin natyror, prandaj lind nevoja për një plan të integruar dhe me një vizion të qartë.

Monitor

22 komente në “Gati plani për “shkrirjen” e Durrësit me Tiranën, pagëzohet me emrin Durana”

  1. rudin says:

    ndoshta emri me mire do ishte turres

    1. vk says:

      kjo e Duranes nuk eshte ide e re…..ka nja 15-20 vjet qe mendohet…..me demek kur erdhi demokracia njerzit kujtuan se tani do bohemi si kapitalzimi me zhvillim te madh etj etj………….shumica harrojne nje FAKT gjeografik…..Tirana eshte e rrethuar nga kodra, si ne grope…..do zgjatet ne drejtim te Kasharit por aq….mund te bashkohet me nje vije te ngushte me Durresin……por KURRE sdo te jete nje bashkim i plote, sepse terreni nuk e lejon kete gje. hajt tung

  2. Gattamelata says:

    Mefalni, se ndoshta e keni harruar…ku eshte pjesa ku zgjohemi nga gjumi?

    1. Vlonjat says:

      Hahahaha e forte kjo….

  3. shvejk says:

    Do binjakezohen Bathorja me Keneten?

  4. Kapterri says:

    Verini emrin Duran – Duran. Por kujdes mos pagoni per te drejten e autorit se ja keni mare doren duke humbur dhe paguar gjyqe me nderkombetaret

    1. kuqezi says:

      Duran tingellon me bukur . Durana si emer jevgjish . Komisioni te heqi germen a

  5. Anna says:

    DuRama se histori do bente. Pasi kye horri e ka origjinen nga durrsesi- vlora- mirdita e per te pushuar pushone në Tirane

  6. Dean says:

    Hapsira midis Tiranes dhe Durresit ka qen toke Bujqesore dhe teper pjellore.Vecse ne vendet RRUMPALL,kjo toke i lihet zhvillimit urban ashtu sikur ka ndodh ne Shqiperi keto 25 vitet e fundit.1 dite do t’a kerkojme kete cope toke,por do jet shume vone.Ne jemi 1 vend me siperfaqe te Ulet,toke Bujqesore,per fryme popullsie dhe nuk duket ndo1 “drite ne fund te tynelit” se ne 1 te ardhme te afert do t’a sigurojme mbijetesen tone duke u bazuar ke Manifaktura apo Industria e ndertimit te Avionve dhe Anijeve Hapsinore.Ne gjithmon do kemi nevoje per Bujqesine.
    Japonezet,historikisht,ujan qepur kodrave mendertu,me qellim qe te kursejne ate pak Toke Buke,ndersa ne Idiotet vemi dhe planifikojme ndertimin e Metropolit te dhjer,Durana.
    Pika budallenjve.

    1. Shpellari says:

      Kur Durresi ishte qytet,Tirona, le qe s´ishte as katund, por nuk existonte fare, per qata po ia kethejme emnin e vjeter – Dyrrhachium.

  7. albanistan says:

    Do te ndertohet dhe nje aeroport i ri,nje port i ri,do te ndertohet nje metro,do te…. do te,,,,,, do te…. do te…… do te… do te….do te….do te …. do te ……shum gjera te bukura popullin shqiptar!Tallni lesht me ket popull tallni se ska njeri kush ju kerkon llogari,po mjer ne cfar na ka gjet!!!!

  8. petro says:

    Sigurisht TALEBAN.Ne funksion te shkaterrimit dhe te fshirjes se historise.Historia fillon me ta.Ide e madhe po prapa fshihen vizione boshe.Jane dy qytete te ndare dhe te bashkuar po qe funksionojne me vete.Mos i prekni me tej.Eshte nje tendence e metejshme e parise mafioze te Tiranes drejt detit, per te gllaberuar dhe Durresin, si dikur Kavajen, Golemin, tani Gjirin e Lalezit,Rodonin dhe ne fund Durresin.Nje vizion rrumpalle e mendjeve te shprishura , injorante, te babezitura, jo ne sherbim te komunitetit por te monopoleve dhe te oligarkise.

  9. kuqezi says:

    Sala nuk dinte te bente shtet .Rama do ta beje Shqiperine Qytet- Shtet

  10. x says:

    PO ELBASANI KUR TE BASHKOHET ME KAVAJEN SI DO TE QUHEN DHE KU DO TA KENE PIKEN E LIDHJES

    1. xxxx says:

      Kur elbasani te bashkohet me kavajen do te quhet bethorja

  11. liu says:

    do bashkoet dhe shkodra me fierin dhe do jete emri SHPREFEJA

  12. £¢ω§ says:

    Pika e lidhjes eturres do te fmoarri emrin Elvaja .

  13. Kol Tivari says:

    Një “vepër” të tillë, kishte paraqitur dhe Basha para katër vjetësh, për Qëndrën e Tiranës dhe tramin, në mos gaboj… Sa për “idera dhe projekte”, nuk na e ha qeni shkopin…!

  14. ron says:

    PO te bashkohet Tirana me Prishtinen do shkonte Tishtina (ti biem dmth)

  15. Arber says:

    Pikerisht per kete bashkim duhet te vihet ne linje treni elektrik dhe stacioni i trenit ne Tirane te mos levizet, por te modernizohet.

  16. Ajaxs says:

    SHqiperia nuk vuan per projekte dhe plane zhvillimi, SHqiperia vuan se nuk ka Leke per ti bere Realitet ato.

  17. bush says:

    ceshte ky emer demode gjeni nje emer mete bukur se tirana se ska kuptim akoma me regullat e treshit ndoshte tirdana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje