Berisha nuk ka kujt t’i ankohet

9 Shtator 2015, 18:59Politika TEMA

 

…ose kush është adoleshentja e tradhëtuar natën e ditëlindjes…

 Nga Lorenc Vangjeli

 

Kush dyshonte se mbas thikës në shpinën e Doktor Berishës nuk qëndronte Lulzim Basha, të mërkurën në mëngjez ka pasur të gjitha arsyet për të besuar të kundërtën. Mjaftonte pak aftësi për të lexuar gjuhën shqipe në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa nëntekste dhe nënkuptime dhe një pagesë prej 20 lekësh. Sulmi i fundit dhe absolutisht i pari i këtij lloji, Doktor Berishës, ish-president një herë e pak, dy herë kryeministër dhe kryetar partie deri dy vjet e pak më parë, i ka ardhur nga gazeta në të cilën ai ka punuar si gazetar kronike, redaktor politike dhe drejtor i përgjithshëm. Për herë të parë, gazeta RD, me kosto shitjeje 20 lekë, e përmend Doktorin në një kontekst dëshpërues. Ajo citon dëshminë e ish-CEO-s së CEZ-it: “…Ambasadori Tepshi e rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të punëve të jashtme dhe të kryeministrit Berisha.

Ky tekst i cituar është shkëputur nga shkrimi, në faqen tre të RD-së, me titullin: “Ismailaj, “i besuari” i Metës”. Madje edhe fjala “i besuari”, në origjinal është vënë në thonjëza sepse as editori nuk e beson një gjë të tillë ose së paku e dyshon atë.

Në të njëjtën faqe, në një tjetër shkrim, citohet sërish e njëjta dëshmi e çekut Hejsek, për lidhjen mes biznesmenit të arrestuar Ismailaj dhe ish-ministrit të jashtëm dhe ish-kryeministrit Berisha.

Në të njëjtën faqe dhe me të njëjtën teknologji, kësaj here si për të mos lënë asnjë shteg për dyshime, transmetohet edhe qendrimi zyrtar i PD-së nëpërmjet një deklarate të lexuar nga deputeti Luçiano Boçi. Zoti Boçi kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit pikërisht për këtë arsye: imponimin e lidhjes së marrëveshjes për borxhet mes CEZ-it dhe biznesmenit të prezantuar si aleat i Metës dhe i ish-kryeministrit Berisha. Dhe ky ishte shkrimi i tretë.

Nëse njëherë mund të quhet lapsus, dy herë mund të quhet gabim, përmendja tre herë e këtij fakti që akuzon Berishën në faqen tre të ish-gazetës së ish-kryeministrit, është më shumë se kaq. Eshtë provë. Eshtë akt i menduar mirë. Eshtë shpallje zyrtare e fundit të një pakti me një akt lufte të kryetarit të ri ndaj kryetarit të vjetër.

U duk se faktet e reja që dolën sapo u shfaq skandali do të afronin së paku tërheqjen me “nder” të PD-së, në “respekt” edhe të mosdenoncimit të një pune të errët të Doktor Berishës, dikur kryeministër. Por vijimi i sulmit ndaj Metës po provon pikërisht të kundërtën: ai është vetëm mbulesa për të fshehur objektivin e vërtetë të kësaj sjelljeje zyrtare të PD-së kundër Berishës. Dhe jo vetëm ndaj tij. Dokumenta të tjera të dalë nga kjo Kuti e pistë e Pandorës shqiptaro-çeke, përmendin edhe ish-ministrin e financave dhe një sërë zyrtarësh të tjerë veteranë të PD-së. Basha në fakt, pikërisht kësaj kategorie kërkon t’i japë mesazhin e forcës. Duke vënë realisht nën akuzë Berishën dhe Boden, si fillim, ai synon të trembë gjithkënd tjetër. I mbetur pa një qendër pushteti – bashkia e Tiranës ishte deri dje e tillë – sot Basha po tenton të imponohet edhe me të vërtetat që di nga e shkuara. Ato që kanë të bëjnë me qeverinë Berisha nga e cila u nda në prill 2011, kur morri bashkinë e Tiranës si prikë politike. Dijenia, sidomos dijenia mbi mëkatet e fshehta dhe të dukshme, është gjithashtu një qendër pushteti. Dhe shumë e fortë, madje. Përdorimi i asaj që di dhe asaj që i bëjnë herë pas here me dije, është linja e sjelljes së  re politike të Bashës. Nëse nuk është kështu, nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç asaj që në PD, miq dhe armiq të tij e thonë tashmë me ironi: “E gënjyen dhe e vunë të përqafojë një gafë politike nga miopia dhe padija!”

Tashmë është rradha e Bashës të shpjegohet. Në të gjitha rrethanat, është më mirë që për hir të së nesërmes së tij, Basha të japë një shpjegim. Natyrisht që e ka të vështirë të pranojë se ka bërë një llogari gabim, se e kanë futur në një lojë që nuk ja kuptonte dot as rrethanat, as caqet dhe as rrethin nga ku nuk mund të dalë. Në të kundërt, duket se në interesin e tij është që të lere të kuptohet se ai po synon individualitetin e tij, i cili kalon vetëm nëpërmjet një dere: rrënimit të plotë të Doktorit. Dhe nëse e bën këtë – i ka të gjitha arsyet politike dhe personale që ta bëjë – Doktori nuk ka kujt t’i ankohet! Vetë e zgjodhi Bashën, njëlloj siç e zgjodhi atë vetë Ramiz Alia më shumë se 25 vjet më parë. Historia thjesht po përsëritet. Doktori e mbylli dikur në qeli burgu Alinë, pikërisht për të dëshmuar distancë me atin e tij shpirtëror. Basha nuk po bën asgjë më shumë se ajo që është rregull në politikën mosmirënjohëse shqiptare: Hidh poshtë atë që të morri në krahë! Nesër do ta pësojë në të njëjtën formë në kurrizin e tij. Sot për sot, së paku i këshilluar keq në rastin më të mirë, në këmbim të 20 lekëve të gazetës së tij, ai i dha një 20 lekësh politik Doktorit. Që mund të qahet kundër mosmirënjohësit Basha vetëm në Facebook, njëlloj si një adoleshente e tradhëtuar natën e ditëlindjes. Sepse nuk ka kujt t’i ankohet!

Javanews.al

6 komente në “Berisha nuk ka kujt t’i ankohet”

  1. Artur says:

    germo, germo se kockat e qenit te ngordhur do gjesh, thote i madhi Kadri Roshi ne ne filmin e para ’90. Edhe Lorenci do shkruaj dicka se per ate paguhet. Lorenco, ato qe lexon ti jane cituar nga BIRN, dhe RD nuk e manipulon tekstin. Kaq. Nuk eshte komenti i RD pra Lorenc, mos kerko gjilperen ne kashte se nuk e gjen. Ato ishin te gjithe lidhje te Metes e jo Berishes, mos helmo opinionin kot dhe mos ushqe shprese tek naivet se po behet hataja ne PD. Nqs e beson, atehere po genjen veten, dhe ku eshte problemi yt.

    1. Alfred says:

      Lorenc mos e shit Ismailin kaq lire. Ai eshte kolegu yt. I ka sherbyer te njejtit padron. Mendo sa keq do ndiheshe pershembull nese neser nga nje qeli e ftohte burgu (si kastrioti sot) te lexoje akuza nga sherbetoret e radhes, se nuk i ke sherbyer Metes por Berishes.

  2. Edmond Prenge Rama says:

    Mbrojta me e dobet qe i behet Ilir Metes.si ajo barcaleta angleze..Ketu nuk ka flori… Nje keshille per xhuxhin Vangjeli…Ke fat se nuk perkulesh se je i shkurter sa duhesh per bythelepirje,por mos kujto se do kesh fat me te tjeret Ata nuk do te lene tjua lepish bythen pasi e ke gojen me te felliqur dhe jua ben pis.

  3. Sit back and relaks says:

    varilenc karngjeli po i thote pd po u fundosem ne do ju marrim dhe ju me vete. Dmth qelbesira te te gjitha kraheve bashkohuni. Duket me shume si dora e tak brahos sesa e varilencit. E vetmja, po e vetmja mundesi eshte qe bashes ti jete ofruar amnisti e vazhdimesi ne kembim te dorezimit te kokes se metes e berishes, por eshte nje mundesi shume shume e pamundur duke ditur bemat e bashes. Berisha mjaft te vere ne levizje dosjen basha nepermjet llalles dhe basha zbythet. Pra mendoj se tashme lsi eshte ne kundersulm total dhe ka zbrazur thesin e parave ne drejtim te mediave dhe analisteve per te cilet ky eshte njje rast i arte per te bere ndonje dore lek. Qe likja eshte ne thes kete na e verteton zarngjeli qe u aktivizua keto ditet e fundit. Ceshtja eshte sa i vndodur eshte berisha te fundosi loken dhe sa i vendosur eshte likja ta terheqi poshte bashke me veten berishen dhe bashen

  4. lefter says:

    Bravo Lorenc! Nje pershkrim teper korrekt dhe i sakte. Ka filluar ajo qe e mendonte Basha , por po e realizon. S’me vjen mire qe e ben Basha se duhej ta dergonte ne qeli mazhoranca qe me shume per arrestimin e Berishes u votua, as per vendet e punes e as per mireqenien se te gjithe e dine qe keto duan aq vjet sa e shkaterroi Berisha. Po tunden themelet e krimit, hajduterise dhe antikombtarizmit. Njerezit nuk durojne me ta degjojne Saliun e Zenin, Boden e Pollon, Imamin e Bregun… Njerezit e ndershem me mire durojne vuajtjet e mospasjes se vuajtjet e shpirtit te vrerosur nga ky kriminel

  5. Tori says:

    Ou prape ki Lorenci i Vangjeleve.sa here flet apo shkruan apo komenton ki Lenci, me dyket sikur njerezit hecin se prapthi.
    Ki e meriton simbolin xhaketa vec me kanavac, pa menge,pa stofen mbi te e pa jake fare, shqip as krye e as bisht.
    O Lenci i Vangjelit Berisha nuk ka me nevoje ti ankohet askujt,eshte populli ne mase qe po i ankohet atij per menxyrat e turkoshakeve, o tukoshak i mijvjecarit te trete.
    Kur te lindin dhe 999 lenca te tjere si ti, ndoshta nje dite mund te krahasishesh me Berishen,gjithnje 1000 shkalle me poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje