Informaliteti/ Rama: Ulje drastike për kasat fiskale, nga nesër e tutje kushtojnë 279 euro

9 Shtator 2015, 14:53Politika TEMA

Kryeministri Rama është ndalur sërish tek lufta kundër informalitetit, duke theksuar se  për gjithë bizneset që nuk kanë kasë fiskale dhe ato biznese të vogla që justifikohen për çmimin e lartë, do të ketë ulje drastike çmimi për uljen e tyre.

Kasa fiskale ka qënë një problem shumë i madh për shumë njerëz, edhe ndër ju që mund ta keni, shumë e shtrenjtë, me një shifër mirëmbajtjeje të lartë dhe me një tjetër shifër shumë më të lartë për atë qe ata e quajnë zgjerimi i memories. Pra, në qoftë se rritet volumi i transaksioneve, truri i kasës nuk mban më dhe i duhet shtuar një pjesë e trurit.

Ne besojmë shumë që kjo situatë është e patolerueshme. Ju e dini mirë që kasat janë vendosur si praktikë, nga pikëpamja financiare, para sesa ne të vinim në qeveri. Ne e kemi kontestuar menyrën sesi është bërë gjithë ai ai proces, siç e mbani mend. Ajo që është më e keqja është që përveç çmimeve shumë të kripura ka dhe shumë probleme të tjera; Mungesë trajnimesh që e kanë detyrim kompanitë t’i bëjnë, mungesë funksionimi të transferimit të të dhënave në kohë reale.

Për këto arsye, duke pasur parasysh dhe faktin që ata që vrapojnë sot të regjistrohen janë kryesisht biznes i vogël, por duke pasur parasysh edhe faktin që rritja e numrit të kasave do të jetë e lartë, ne i kemi imponuar kompanive një ulje drastike te çmimit. Për të gjithë ata që do të porosisin kasë fiskale nga nesër e mbrapa, kasa nga 330 euro që kushton aktualisht do të jetë 279 euro. Çmimi absolutisht më i ulët në Europë dhe në rajon, për shkak se ndërkohë edhe mundësia për shitje është edhe më e lartë.

Po ashtu kemi bëre një ulje drastike edhe të shërbimit për zgjerimin e memories dhe uljen në një përqindje të caktuar të shërbimeve të tjera si mirëmbajtja e kasës ose një sërë shërbimesh të tjera.

Këto të gjitha janë të vlefshme për të gjithë ata që do ta porosisin kasën nga nesër e tutje dhe besoj që është një lehtësim i konsiderueshëm, duke marrë parasysh që çmimet ezzistuese ishin shumë të larta, sidomos për kategori të caktuara. Nuk dua të gënjej, nuk pata parasysh dentistet kur luftuam për të ulur çmimin, edhe pse ata dentistë që tani do të blejnë kasën, do e blejnë më lirë se shitësit e fruta-perimeve poshtë pallatit, por me fat është kjo punë. Kështu që mos i bini me shqelmë fatit tuaj, blini kasën, filloni jepni kuponat që të mos ju duhen pastaj, shpenzime të mëdha për marrë avokatë”, u shpreh Rama

22 komente në “Informaliteti/ Rama: Ulje drastike për kasat fiskale, nga nesër e tutje kushtojnë 279 euro”

  1. Tomi says:

    po si nuk ju vjen turp, akoma do vazhdoni ta vidhni kete vend dhe biznesin e tij…
    nje kase shume me moderne se keto rrangallat ketu, ne MAQEDONI KUSHTON 90 – 100 EURO…

    1. shqiptari says:

      Nuk eshte e vertete

      http://kurir.mk/en/?p=41475

      ketu thote nga 200 ne 450, mos ja fusni kot

      1. 09092015 says:

        o “shqiptari” i leshit, po qenke kokrra e mashtruesit me kete link , po ca lidhje ka ajo kase qe po na tregon me kasen qe thote edi rama. kasa ne link eshte shume me e perparuar ( vetem display kushton ) ajo kasa e jone nuk ben me teper se 100 euro . kete kase qe tregon ti , edi rama ta shiste 2000 euro. Dhe nese do bente aq sa thua, pse duhet qe kostot ti mbaje biznesi ( dhe konsumatori) per nje pajisje qe e ka shtetit te nevojshme. per cfare paguajme taksa ne, pikerisht qe te mbulojme kostot e mbarevajtjes se shtetit. me kete llogjike qe ka ky shtet i bie qe te blejme ambulancen e urgjences vete kur te na duhet, se shteti nuk e blen.

    2. Informaliteti te zhduket says:

      O Tomi, legalizohu se ngelem kafshe..Po po prandaj Maqedonsit erdhen tek ne per te marre eksperience. Kasat e tyre jane VK… Makina llogaritese

  2. vlora.al says:

    cfare hajduti dhe barboni qe je ,kasat duhet te ishin falas o kryehajdut

    1. Mezani Celoja says:

      Ne kapitalizem nuk ka asgje falas. Po te dush kane mbet nja 2 vende komuniste ne bote ku “sherbimet publike jane falas”.

  3. Sudja 'Organizatë jo Fitimprurëse' says:

    Ik m legen , zgjatim i saliut

  4. Loni says:

    Sa ra informaliteti do e tregoje plani!!!!

  5. eklipso says:

    Po normal, se nuk të bën zemra ti prishësh qejfin kompanive të kasave.

    Të kanë kap për koqesh.

  6. Eni says:

    Nuk besoj se bie inf me 1000000 kupona ne shume, do kohen e vet. Mire e tha dikush te shohim te ardhurat e gushtit e shtatorit

  7. alti says:

    Merr masa per ministrin Beqaj , se ta ka bo ministrine e shendetsise lesh e li ,me skandale nga njeri tek tjetri . Koncensioni kriminal I “check up” ju dha kompanise private ,per korrupsiuon ,ku shteti duhet te paguaj per 10 vjet 120 milon $ . Beqaj e ka kthyer ministrine e shendetsise si prone te vet .Prokuroria dhe KLSH te fillojne kontrollin se aty po i ikin shtetit milona ,qe paguhen nga taksapaguesit shqiptar .”Check up” shume mire mund ta kryenin laboratoret shteterore ,qe jane ne cdo cep te vendit dhe ato miliona do I mbesnin shtetit . E mashtruat popullin ,kur u zgjodhet ,duke denuar koncensionet si forma korruptibve ,dhe po i vazhdoni ato me forte se qeveria qe u shporr .Ram nuk vazhdophet keshtu ,dhe ne se nuk mundesh jep dopreheqe .

  8. maraku says:

    prep e hwngri i ndershmi tamam si ne mbreterine e saliut ku nder dhe respekt kishin maskarenjte . Po ata qe i blene nga 500 euro do kompesohen o shoku edison ne djall te gjtha

  9. genci.d says:

    Ore , ta zgjoje ndonjeri nga narkoza kete Ramen , jetojme ne Shqiperi dhe me sa di une , si monedhe zyrtare kemi lekun dhe jo Euron e Dollarin…Na kane hequr trurin neper lajme dhe gazeta , ku llogarite e shtetit i bejne ne euro e dollare , per te na ngaterur dhe kur dalin te fituar , na i paraqesin ne leke te vjetra ose te reja…PO , si do i veje halli fukarenjeve tani , qe i merrnin ushqimet me te shkruajtur , si do te veproje ai shitesi i lagjes qe e di qe” filani” nuk ka leke per ti paguar,, nuk do i jape buke apo ushqime…Kesaj ai thone demokraci?Qyteterim eutopian , kulture europiane ,,kesaj i thone skllaveri moderne..Masonet do na rrjepin edhe breket .E mos kujtoni se do ju vije keq ne kemi te hame apo jo..Zoti mbajte doren se si e kane nisur keta pushtetaret tane, do katandisemi si Siria..e mos me keq…

    1. guri says:

      Kot nuk e thosh xhaja asokohe ne kapitalizm qi njeru njerine..

  10. ILIRIA says:

    Kasat nuk duhet te jepeshin me koncesion sepse u pasuruan me djersen e taksapaguesve koncesionaret dhe ministrat qe e dhane 6 vjet me pare, por duhet te jepen vetem nga ministria e financave dhe te jete prone e shtetit dhe te jepet pa pagese sepse jepet per te mbledhur taksat e shtetit dhe jo per privatin ndersa per riparime nqs prishet atehere duhet ta paguaj bisnesi.

  11. test says:

    Keti zgjyres do I thote njeri qe TVSH e biz te vogel qe ky po do me taksu me zor nuk eshte as 30% e tvsh ne total. Te shkoje te taksoje nje here bizneset e medha sic duhet dhe kerkon me pak resurse dhe investim. Apo ka hallin e 2k kocos se ska lek deputeti per te paguar tvsh qe mbase do ishte tvsh e gjysmes se biz te vogla ne tirane. Ik o piktor leshi se na mashtrove me keq se saliu. Te ka ngel tani vetem me vra nja 4 5 te hyrja kryeministrise dhe barazohesh.

  12. Kasa fiskale says:

    Te vegjlit jane 5% e te ardhurave totale.ca dreqin po ben ministri i financave? S ka byth me mbledh tatimet me merret me fukarenjt.do denohet po hajt .po prish rregullat e shtetit.merr njerz nga rruga me paret e tatimpaguesve qe te dublojne punen e inspektoreve qe jane pagu dhe ato nga tatimpaguesit. O zot na ruj .kjo eshte vjedhje ne emer te te ardhurave. Po aq leke sa do marresh me aksion aq do harxhosh nga grupet e rruges. O zot a lexoni ca ben bota. Ku po na coni o zot? Ministri ruan bythen e vet dhe s ja merr leket tatimpaguesv et emedhenj se e heqin. Leja o trap se ja marrin drejtoret e rilindjes po si more ti

  13. Ledio says:

    Zoti Kryeminister: Ti kerkon te besh leke nga kastat apo taxat… Njesoj te pangopur te gjithe…

  14. daniel says:

    Ju nuk jeni serioz,ju po talleni me shtresen e varfer!Pse u dashka ulur tani cmimi i kases pasi e blene pjesa mee madhe e fukarenjve. Nuk e kuptoj perse nuk u be qe ne fillim!

  15. Arben Malaj says:

    Po ndaj me ju disa ide te nje shkrimi neser

    Deklarate e kryeministrit se garantonte se kishte ulur cmimin e kasave dhe bënte thirje të vraponim për të përfituar nga kjo “dhuratë qeveritare”, është shumë shqetësues sepse përfaqëson një mentalitet qeverisës të gabuar dhe të dëmshëm.

    Për cdo mall kur kërkesa bie dhe oferta rritet – cmimi bien. Cdo ulje cmimi me negocita me kompanitë e bën qeverinë bashkë-aksionere dhe bashkë-fajtore ne evazionin dhe abuzimin e tyre.

    Po a mund të ndikohet pozitivisht në uljen e cmimit te kasave, duke ulur kërkesës, duke shpërbër tregjet e kontrolluara dhe abusive pa dëmtuar formalizimin e ekonomisë , si edhe duke rritur ofertën e kasave ?

    Po, dhe më konkretisht :
    Në uljen e kërkesës – qeveria të thjeshtëzoj llojet e kssave në tërësi dhe për biznesin individuale dhe atë të vogël në tërësi.
    Të hiqet detyrimi per raportim on-linë për këto biznese. Shumë biznese të vogla mund të blejne individualisht kasa, jo nga kompanitë e licensuara , jo per raportime online, por thjeshtë lëshuese të kuponit. Shtimi I detyrimeve ndaj biznesve të vogla për raportime onlinë, nuk është mirë-adminstrim tatimore, por biznes korruptive me biznesin e kasave.
    Kompanite kudo lobojnë për ta bërë sa më të sofistikuar shërbimin e tyre, sepse marrin jo pak para nga sherbimet shtesë dhe mirë-mbajtjen e tyre. Fitimet e tyre në thelb janë kosto e rritur e biznesve të vogla.
    Bile këto kasa të thjeshta – lëshuese të kuponave nuk duhet ti nënshtrohen as certifikimint nga agjensia shtetore, tarifa vjetore te ciles rëndon në kurriz të tatimpaguesve.
    Ndoshta në këtë rast vlen krahasimi që me ligj deryrohet kolaudimi makinave dhe jo I motorave te vegjël dhe bicikletave.

  16. illyrians says:

    Kasa fiskale (cassa fiscale) = arka tatimore (taksore).
    Po hajt s’ka gajle, te gjithe italiane jemi.

  17. Eri says:

    Po kasat qe na llane me zori qe pagume nga 410$ku mi que kush na tregon qe I kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje