VIDEO+FOTO/ Në kufijtë e tragjedisë, avioni i British Airways shpërthen në flakë. Piloti hero shpëton 157 persona

9 Shtator 2015, 13:47Politika TEMA
VIDEO+FOTO/ Në kufijtë e tragjedisë, avioni i British Airways

Mund të ishte shndërruar në një tragjedi një defekt në avionin e British Airways, motorri i të cilit ka marrë flakë teksa po ngrihej nga pista e  aeroportit të  Las Vegas të martën në mbrëmje.

Pasagjerët nxituan të dilnin nga dyert dhe të evakuoheshin, ndërsa 14 persona janë dërguar në spitalet lokale ku do të trajtohen për dëmtime të lehta.

Mediat britanike shkruajnë se ka qenë merita dhe aftësia e pilotit, i cili me qetësi ka kontrolluar situatën dhe ka informuar kullën e  kontrollit  se po evakuoheshin për shkak të zjarrit.

Ai ka  shmangur katastrofën duke ulur aeroplanin, tip Boeing 777  në pistë, nga ku kishte marrë shpejtësinë për tu ngritur dhe po fluturonte me 90- milje në orë kur motorri i majtë u përfshi nga zjarri.  Piloti ka vepruar në vetëm 9 sekonda duke e kthyer avionin në pistë dhe duke u shpëtuar jetën të gjithëve.

Sipas dëshmive  ekuipazhi ka menaxhuar në mënyrë të përsosur panikun e krijuar dhe ka arritur që për 90 sekonda të evakuojnë pasagjerët e avionit, në të cilin udhëtonin 157 persona.

Pasagjerët dhe ekuipazhi dolën nga aeroplani kur ai ishte ende në mes të pistës.

Avioni tip Boeing 777 është ndërtuar në vitin 1998 dhe ka një rekord të mirë të sigurisë./j.h

 

 

19 komente në “VIDEO+FOTO/ Në kufijtë e tragjedisë, avioni i British Airways shpërthen në flakë. Piloti hero shpëton 157 persona”

  1. Kalmanti says:

    Te gjithe te falenderojme ZOTIN, pastaj pilotin.
    ZOTI yne lart ne qiell faleminderit qe mbrojte jetet e 157 besimtareve te tu, u lartesofte emri YT ne univers. Amen!

      1. BaX says:

        Po,po, allahu i shpetoi!

    1. Ca thu mer says:

      Hajde kaco hajde…
      Apo po tallesh?

    2. accd says:

      PSE KUR RREZIKOHEN APO VDESIN PERENDIMORE NA DHEMB SHPIRTI
      DHE KUR VRITEMI VETE APO VRITEN NE LINDJE NUK NA E NDJEN
      PROPAGANDA E MEDIA E KANE BERE PUNEN E VET

    3. Lipe Gremi says:

      Po pse e lejoi zoti flakën në motor?
      Hajde popull hajde.

  2. filani says:

    O garushe aty lart, çfare ke pire qe ne mengjes? Thuaj shyqyr nuk plasi krahu i avionit qe mban karburantin… se ata idiotat qe moren dhe valixhet me vete ne aq pak kohe, do ishin pjekur per qejf.

  3. Juglindori nga Korça says:

    Po kur “Zoti lart ne qiell” merr jeten e qindra pasagjereve ne raste te tjera katastrofash ? Po kur “Zoti yt” merr jeten e nje femije disa muajshe , si t’ja veme emrin ? Degjo , more Kalmant : megjithe keto mizori , krime , permbytje , shkaterrime , ISIS , Alkaida , Boko Haram , pra , megjithe keto mynxyra qe permenda dhe qe mund te rendis sa te duash ti , te mendosh qe lart ne qiell , na qenka nje Zot , eshte marrezia me e madhe e mendjes njerezore . Ose , mundet edhe te ekzistoje “lart ne qiell” ndonje Zot , meqe nje pjese e njerezve e besojne kete idiotesi , po me siguri , ai , i ashtuquajturi Zot , eshte krijesa me negative , qe mund te kete krijuar NATYRA . Nje BRAVO e madhe pilotit te avionit dhe ekuipazhit !

    1. ardjani says:

      nuk eshte vetem nje “mendim” o i shkrete
      “Kalmanti”, ti ka “shtru ne tavoline” te tria fakoltetet qe jeton njeriu: Mendimi – e folura – dashuria.
      Jane pikersihte keto fakolta qe na vejne ne mardhejne me njerezit, dhe duke i jetuar ne mynyre perfekte keta mardhejne, ne si human, i hapemi mardhenjeve me ate qe quhet Zot.

    2. PELA E TROJES says:

      E ke gabim!

  4. Pedagogu says:

    Nje lajme shume i mire, eshte merite e pilotit dhe ekuipzhit qe e ka menaxhaur qetesisht kete situate dhe fatit qe ka ndodhur kaq afer pistes. Nje mesim per ata qe kontrollojne avionin para ngritjes ne fluturime

  5. Asnjeanesi says:

    Marrezira e lojra fjalesh me “fakoltete e “fakolta”, siç ben ky Ardiani , jane lajthitje e pjella te nje mendje te semure . “Mendimi-e folura-dashuria” , filozofi e madhe , s’ke ç’ti thuash . Na shkrive , more Ardian .

  6. #1 says:

    Pasagjeret t’i jene mirenjohes British training.

    Kjo tregon qe Anglia akoma ka standarte ne arsim ne krahasim me ameriken dhe kanadane ku arsimi publik ose privat po merr fund., ku profesoret dhe studentet shmangin ceshtje politike ose serioze sepse humbasin vendin e punes.

    nje pedagoge ne kanada u hoq nga puna se guxoi te thoshte qe vaksinat luajne rrole ne semundjet medore tek femijet si pasoje e permbajtjve te kemikateve sidomos te zhives.

    nje student qelbesire, i korruptuar dhe gollonguc, ndoshta i paguar, u ankua per deklaraten qe beri pedagogja dhe universiteti e hoqi menjehere.

  7. nga afer says:

    Te gjithe avionet Boening jane difektoz .

  8. xhateli says:

    Te mos ishte piloti, vetem lutje pwr te vdekurit do vinin nw emwr tw zotit.
    Po mire, more shoke, pse ia ndezi flakwn motorit tw avionit Zoti? Per tw vwnw nw provw zotesinw e pilotit? Pwrse nuk e ndaloi zjarrin qw te xixa e parw? apo e hwngri barku pwr njerwzit. Te rren mendja, o milet.
    Zbrisni o njerwz me kwmbwt nw tokw, se prandaj nuk bwni hajwr, se ngjiteni nw qiell dhe vetw ia bani nanws tjetrit ne tokw.
    Po e pwsoni edhe ju si ai ‘pseudoastronomi’qw, duke ecur gjithw ditwn, i mbante syte nga qielli, pwr tw zbuluar yjw e trupa qiellorw, por pwrfundoi nw njw pus tw thellw kwtu nw tokw, qw nuk e dinte se ekzistonte ai njeri i gjore.
    Edhe ju, shikoni vrasjet, masakrat, vdekjet, vjedhjet, varfwrinw e mjerimin kwtu nw tokw, se “zoti” juaj bwn sikur i shikon, por vetwm i shton. Pse nuk e ndalon ISIS-in qw vepron nw emwr tw Zotit? Pse nuk e ndwshkon Zoti Janullwn qw pwrzien kishwn me politikwn eshovinistwve grekw kundwr Shqipwrisw? etj. etj.
    Pilotit t’i ngreme monument, jo t’ua marrim njerwzve me Zotin mendt…

  9. zhaku i pamposhtur says:

    ‘xhateli’ po tregoj nje histori…
    na dergon ‘zoti’ nje blete dhe nje mize ne nje are…ne darke na i therret te dy insektet e na u thote? he pra cfare pate sot duke bredhur??..oooo! thote bleta..sot pashe nje lendine me lule te shumengjyreshme…
    mmmmmm!! thote miza..sot pashe nje fushe te mbushur plot me mut..
    prandaj ‘xhateli’ sill sa te duash ti(edhe une) fakte realiste por ato nuk bejne pune kur bien ne vesh te shurdher dhe sy te verber…keta njerez duhet te lexojne me shume por jo ne kete jete vec sepse jane teper te vonuar por ne nje jete tjeter mund te ndryshojne mendim dhe ‘lendinen’ do ta shikojne ashtu sikurse eshte e mbushur me lule dhe jo e mbushur me mut…

  10. CANI says:

    ju njerz te paditure qe po thoni se ska zote pse spo e ndalni vdekjen tuaj edhe te dashuve tuaje ,po me vjene keq nga ju pore eshte gjynah ju me hanger buke ,ju jeni per me hanger bari pore vetem hunda ju pengone .

  11. Kalmanti says:

    Ju terbon ZOTI mor te pa fe, AI ka dhene 10 porosi, nder te cilat :
    Mos Genje! Ju jeni genjeshtare.
    Mos Vidh! Ju jeni hajdute.
    Mos Vrit! Ju jeni vrases.
    Kijeni frike ZOTIN, sa nuk eshte vone. Sidomos ti juglindori nga korca. Zoti nuk gjykohet dhe as nuk pyetet PSE? ATIJ vetem i bindesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje